{"id":34826,"date":"2017-05-09T20:43:55","date_gmt":"2017-05-09T18:43:55","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=34826"},"modified":"2017-05-09T20:43:55","modified_gmt":"2017-05-09T18:43:55","slug":"romeo-gurakuqi-kujton-rrezimin-e-bustit-te-enver-hoxhes-ne-shkoder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/romeo-gurakuqi-kujton-rrezimin-e-bustit-te-enver-hoxhes-ne-shkoder\/","title":{"rendered":"Romeo Gurakuqi kujton rr\u00ebzimin e bustit te Enver Hoxh\u00ebs ne Shkoder"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Romeo Gurakuqi<\/strong><\/p>\n<p>Te dashur<\/p>\n<p>Bashkeqytetare te Shkodres dhe krahines se saj qe jetoni ne emigracion,<\/p>\n<p>Sot,27 vite pasi djemte dhe vajzat e Labiatise rrezuan bustin e Diktatorit Stalin dhe nxoren jashte nga selia e PPSh ne Shkoder, mbetjet e fundit te tentakules lokale te ish Bllokut, ne perfitim te rrethanave te mungeses suaj ne Shkoder dhe Shqiperi, vendi juaj riskon te shohe serish instaluar nje qeveri dhe perfaqesi te njejte me ate qe rrezuan Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu, Rin Monajka e mijera pasues te tyre te qytetit e krahines.<\/p>\n<p>Jo vetem kaq, por Edi Rama dhe nukli i PPSH ne prapaskene te PSSH, synojne me e lane jashte perfaqesimit ne Parlament, ne Institucione, nd Administrate, ne Diplomaci, gjysmen e Shqipnise, Shqipnine e pa lidhur kurre me Komunizmin, veriun e shtypur per dekada nen thundren e reparteve policore te Batalioneve te Sigurise se Nenshtrimit.<\/p>\n<p>Uzurpimi i institutit te zgjedhjeve te lira, shkaterrimi i kushteve te barazise zgjedhore, i shperndarjes se barabarte te njesive zgjedhore ne territor, shmangia nga votimi e votuesve te Shqiperise Veriore te boshatisur nga mosfinancimi sistematik prej popullsise, zhbalancimi i kolegjeve elektorale dhe bashkive sipas ndarjes se re administrative, krijimi i nje regjistrimi ilegal te dhenash qe shkelin privacy, etj., te gjitha keto perfshihen ne teresine e metodave te procesit te uzurpimit te pushtetit, qe jane perdorur per te ndertuar skemen e sotme instaluese. Kjo skeme po perkryhet ne keto ore, permes nje mekanizmi te pilotimit te perfaqesise, qe nuk e kemi pare qe nga koha e kongreseve te diktatoreve Hoxha dhe Alia.<\/p>\n<p>Por uzurpimi, vellezer e motra, eshte vetem njera ane: shoqeria jone, nen thundren e nje sistemi te heshtur diskrimimi selektiv dhe te studiuar, po vuan edhe nga nje akomodim, nje pajtim shumefaqesh dhe i pershkallezuar me uzurpatorin e institucioneve shteterore dhe nje proces bashkepunimi me ate, qe segmente te caktuara te shoqerise, te blere nga paraje ilegale, afiniteti ideologjik, po ua ofrojne kastes pushtetmbajtese te paketes financiare te vendit.<\/p>\n<p>Shkodra juaj, nje qytet dhe krahine e urryer per Kasten e Nomenklatures se Larte, asht ne prag te nenshtrimit te skenari te ngjashem ne thelbin rezultativ me ate, qe dikur ia hoqi rolin primar ne Shqipni, duke i shkaterruar Eliten ne Murin pas Varrezave te Rrmajit.<\/p>\n<p>Sot ata nuk mund te bejne te njejten gje, por munden me e lane pa za, pa peshe, pa ekonomi, pa nje rol kryesor ne institucione dhe ne arsim e dije. ata si gjithmone po gjejne menyra me ia vu makiazhin \u201cpluralist,\u201d qe dojne Shkodres dhe Veriut te Shqipnise. Mos harroni ditet kur ne muajin nentor dhe dhjetor 1990 therrisnin nje nga nje kryetaret e familjeve shkodrane ne komitetin e partise, per t\u2019u perfshi ne pluralizmin e pilotuar, qe iu refuzua nga eterit tane. Sot kjo gje fatkeqesisht nuk po ndodh, ndaj kerkohet ndihma juaj per te abstenuar demonstrativisht ne procesin ne makiazhin e pluralizmit te organizates narkomane, te njeriut te deformuar ne shpirt, zemer dhe mendje.<\/p>\n<p>Mbyllur ne bunkerin e Surreit, per ate ekziston vec femija i tij dhe vec pak prej femijve te rrethit te tij. Femijet e Rilindjes jane vec pjese e dekorit te pushtetit per t\u2019u perdorur per strukturat e AgjitProp-it, te drejtuar nga nxenes te Gebelseve se Tiranes.<\/p>\n<p>E na jena mesue ne Shkoder, me e dashte lirine, e shqiptarin njelloj. Diviza jone ka qene pergere\u201dGeg\u00eb e Tosk\u00eb, Malsi jallia, jan\u00eb nji komb m\u2019u da s\u2019duron, fund e maje nji a Shqipnija, e nj\u00eb gjuh\u00eb t\u2019gjith\u00eb na bashkon\u201d.<\/p>\n<p>Por per fat te keq, kjo divize e shqiptarit atdhetar, nuk ka qene kurre pjese e sundimtareve te kuq dhe mavi te Tiranes.<\/p>\n<p>Sot, pasuesit e nomenklatures ndodhen ne fazen e fundit te nxjerrjes jashte edhe te pjeses se mbetun te asaj bote shqiptare qe mendon me krijue nje Shqipni per te gjithe, ne paqe, ne harmoni dhe per me e ba vend te kthyeshem per ju bashkeqytetaret tane qe jetoni me mendje ne Shqipni dhe ne Shkodren tone te dashtun, qe e kane vu ne targetimin e shkaterrimit.<\/p>\n<p>Une nuk mendoj se asht e ndershme qe te pranohet dhe te lejohet qe pas sa e sa brezash te lane pa shkolla para nesh, pas mijera familjesh shkodrane te internueme, te bashkemoshatareve tane te vrame barbarisht ne kufi, sundimtaret pas EDI Rames te krijojne ne Shkoder, makiazhin e perfaqesimit parlamentar te Shkodres ne Shqipni.<\/p>\n<p>Vullneti jone, i juaji qe jeni ne USA, UK, Germany, Itali, Greqi, Zvicer, Austri etj., dhe jetoni me mendje ketu, dhjetra mijera shkodraneve te detyruem me ike prej qytetit te tyre te zemres, nuk duhet te shkelet dhe dhunohet ne kete menyre.<\/p>\n<p>Ne nuk duhet ta lejojme kete. Ne kerkojme ndihmen tuaj ne ShBA per te nderhyre fuqimisht dhe mencurisht prane State Department and White House, per te ndale cmendurine e perfaqesuesit te Nomenklatures se Re te te Njejteve lyer me kanabis.<\/p>\n<p>Dhe kete nuk e bejme per te ricikluar askend, por per te ndertuar nje te ardhme te ndershme, te drejte dhe ne paqe.<\/p>\n<p>Keto dite po shfletoja nje kerkese per ndihme te dhjetorit 1944:Dy oficer\u00eb britanike te SOE u takuan aso kohe dhe fol\u00ebn me qytetar\u00eb shkodran\u00eb: nj\u00eb piktor, nj\u00eb shegert dyqani, nj\u00eb murgesh\u00eb, pun\u00ebtor\u00eb, nj\u00eb tregtar tekstilesh, nj\u00eb drejtor shkolle, nj\u00eb pronar hoteli, nj\u00eb librashit\u00ebs, nj\u00eb rrobaqep\u00ebs\u201d dhe t\u00eb gjith\u00eb i than\u00eb: \u201cNe nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb m\u00eb k\u00ebshtu, pse britanik\u00ebt nuk vijn\u00eb k\u00ebtu?\u201d. Dhe ky mesazh u transmetua n\u00eb Londer me 11 janar 1945. Koha trathtisht na u perserit pas 70 vitesh:<\/p>\n<p>Sot ne Vellezer e Motra: Jemi duke ju pritur ju qe te na ndihmoni. JU BASHKEQYTETARET SHKODRANE NE USA! VETEM SYRI I KTHYER DREJTEPERDREJTE I QEVERISE SE SHBA MBI KREUN E KASTES SE KUQE TE TIRANES, MUND TE NDALE CMENDURINE QE PO ORVATEN TE IMPLEMENTOJNE.<\/p>\n<p>Zgjedhjet ne Shqiperi duhet te zhvillohen, por ato zgjedhje nuk mund te garantohen nga instaluesit e zhbalancimit, percarjes dhe trafikimit.<\/p>\n<p>Ju nuk duhet ta leshoni popullin e mbetur ne vendin tuaj pa perkahje, ne duart e brumatrices se nje njeriu te pashpirt qe gezohet kur dhunon.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Romeo Gurakuqi Te dashur Bashkeqytetare te Shkodres dhe krahines se saj qe jetoni ne emigracion, Sot,27 vite pasi djemte dhe vajzat e Labiatise rrezuan bustin e Diktatorit Stalin dhe nxoren jashte nga selia e PPSh ne Shkoder, mbetjet e fundit te tentakules lokale te ish Bllokut, ne perfitim te rrethanave te mungeses suaj ne [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,1,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-34826","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-uncategorized-sq","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34826","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34826"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34826\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34826"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34826"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34826"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}