{"id":37248,"date":"2017-09-04T18:25:37","date_gmt":"2017-09-04T16:25:37","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=37248"},"modified":"2017-09-04T18:25:37","modified_gmt":"2017-09-04T16:25:37","slug":"skema-e-spiunazhit-ne-institucione-si-do-funksionojne-sinjalizuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/skema-e-spiunazhit-ne-institucione-si-do-funksionojne-sinjalizuesit\/","title":{"rendered":"Skema e \u201cspiunazhit\u201d n\u00eb institucione, si do funksionojn\u00eb sinjalizuesit"},"content":{"rendered":"<p>Institucionet publike q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb staf me mbi 80 persona t\u00eb pun\u00ebsuar, dhe ato private q\u00eb kan\u00eb mbi 100 punonj\u00ebs, duhet t\u00eb ken\u00eb gati struktur\u00ebn e spiunazhit.<\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuriveu la afat deri n\u00eb 15 korrik institucioneve dhe bizneseve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar struktur\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi t\u00eb hartuar nga Koalicioni i Europ\u00ebs Juglindore p\u00ebr Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe t\u00eb publikuar nga Panorama kjo struktur\u00eb do ket\u00eb nj\u00eb manual t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes sinjalizuesit deri tek hallkat e tjera.<\/p>\n<p>Sinjalizuesit do raportojn\u00eb rastet q\u00eb lidhen me korrupsionin, shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs, shp\u00ebrdorimin e buxhetit.<\/p>\n<p>Sinjalizuesit do t\u00eb jen\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb institucionit publik, por edhe atij privat dhe do t\u00eb paguhen nga k\u00ebta t\u00eb fundit dhe do t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb status dhe mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me ligj.<\/p>\n<p><strong><em>Manuali i funksionimit t\u00eb sinjalizuesve:<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Ku mund ta b\u00ebj sinjalizimin?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0N\u00ebse gjat\u00eb pun\u00ebs viheni n\u00eb dijeni t\u00eb veprimeve ose praktikave t\u00eb korrupsionit, sinjalizimin mund ta b\u00ebni te nj\u00ebsia p\u00ebrgjegj\u00ebse brenda institucionit publik ose nd\u00ebrmarrjes private ku punoni ose tek ILDKPI. Sinjalizimi kryhet te nj\u00ebsia p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe brenda institucionit publik ose nd\u00ebrmarrjes private quhet sinjalizim i brendsh\u00ebm. Sinjalizimi i kryer tek ILDKPI quhet sinjalizim i jasht\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>A mund t\u00eb sinjalizoj nj\u00eb akt korrupsioni n\u00eb nj\u00eb institucion ose nd\u00ebrmarrje t\u00eb ndryshme nga ajo ku punoj?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Po. Nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb t\u00eb sinjalizoni p\u00ebr nj\u00eb akt korrupsioni t\u00eb nj\u00eb institucioni publik apo nd\u00ebrmarrjeje private t\u00eb ndryshme nga ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn punoni.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>\u00c7far\u00eb detyrimesh ka nj\u00ebsia p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sinjalizimin?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Nj\u00ebsia p\u00ebrgjegj\u00ebse brenda institucionit publik ose nd\u00ebrmarrjes private, e cila mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb punonj\u00ebs, ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00ebse mbas sinjalizimit do t\u00eb kryhet hetimi administrativ, si dhe t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e sinjalizuesit p\u00ebr mbrojtje, n\u00ebse sinjalizuesi e k\u00ebrkon.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb \u00e7\u2019form\u00eb mund ta b\u00ebj nj\u00eb sinjalizim?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Sinjalizimin mund ta b\u00ebni me shkrim ose me goj\u00eb p\u00ebrpara punonj\u00ebsve t\u00eb nj\u00ebj\u00ebsis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse brenda institucionit publik apo nd\u00ebrmarrjes private ose tek ILDKPI.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>A mund t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb sinjalizim n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit ose e-mailit?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Ligji p\u00ebr sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve parashikon se sinjalizimi mund t\u00eb b\u00ebhet me \u00e7do mjet komunikimi. Kjo presupozon edhe komunikimin elektronik. Megjithat\u00eb, q\u00eb sinjalizimi t\u00eb quhet i vlefsh\u00ebm, nevojitet q\u00eb sinjalizuesi t\u00eb kontaktoj\u00eb fizikisht punonj\u00ebsit e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb sinjalizimit ose t\u00eb ILDKPI-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>A mund t\u00eb sinjalizoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Ju mund t\u00eb zgjidhni t\u00eb sinjalizoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime dhe sinjalizimi t\u00eb pranohet, n\u00ebse arsyetoni shkaqet e anonimatit dhe n\u00ebse t\u00eb dh\u00ebnat e sinjalizuara p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb hetuar administrativisht veprimin ose praktik\u00ebn e dyshuar t\u00eb korrupsionit.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>A mund ta denoncoj te nj\u00eb punonj\u00ebs policie, n\u00eb vend t\u00eb sinjalizimit?<\/em><\/strong>\u00a0<em>N\u00eb thelb, sinjalizimi \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb si dh\u00ebnia e informatave mbi nj\u00eb<\/em>\u00a0<em>akt korruptim nj\u00eb punonj\u00ebsi policie apo dhe gazetari. Megjithat\u00eb, ka nj\u00eb dallim nd\u00ebrmjet t\u00eb dyjave. N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb sinjalizim sipas ligjit, nj\u00ebsia p\u00ebrgjegj\u00ebse ku keni kryer sinjalizimin, ka p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb nj\u00eb hetim administrativ t\u00eb sinjalizimit sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur, por jo m\u00eb von\u00eb se 60 dit\u00eb nga data e fillimit t\u00eb hetimit. Ndryshe n\u00ebse e raportoni n\u00eb polici, nuk \u00ebsht\u00eb e detyrueshme q\u00eb policia t\u00eb veproj\u00eb mbi informacionin e dh\u00ebn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>A ka kushte p\u00ebr nj\u00eb sinjalizues q\u00eb t\u00eb mbrohet nga ligji?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Po. N\u00eb raportimin e nj\u00eb veprimi ose praktike t\u00eb dyshuar korrupsioni, sinjalizuesi duhet t\u00eb ket\u00eb motive t\u00eb pastra dhe t\u00eb ndershme dhe arsye p\u00ebr t\u00eb besuar se informacioni i raportuar \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>A\u00a0<strong><em>mund t\u00eb paditem p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb sinjalizimi t\u00eb pasakt\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>N\u00eb rast se nga shqyrtimi paraprak i sinjalizimit, nj\u00ebsia p\u00ebrgjegj\u00ebse ose ILDKPI konkludojn\u00eb se sinjalizuesi nuk ka vepruar n\u00eb kushtet e mir\u00ebbesimit, apo se sinjalizimi nuk \u00ebsht\u00eb depozituar sipas procedur\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar, at\u00ebher\u00eb vendosin p\u00ebr mosfillimin e hetimit administrativ. Ky vendim nuk sjell pasoj\u00eb p\u00ebr sinjalizuesin. Nj\u00eb sinjalizues mund t\u00eb paditet n\u00ebse sinjalizimi p\u00ebrmban informacionin t\u00eb klasifikuar dhe sinjalizuesi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zbulimin e sekretit. Po k\u00ebshtu, sinjalizuesi mund t\u00eb rrezikoj\u00eb t\u00eb paditet nga i sinjalizuari, n\u00ebse sinjalizimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abuzive ose shpif\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>A mund t\u00eb m\u00eb detyroj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb n\u00ebnshkruaj ndonj\u00eb akt q\u00eb m\u00eb ndalon sinjalizimin?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Sipas ligjit, n\u00ebnshkrimi i \u00e7do akt-marr\u00ebveshjeje, q\u00eb p\u00ebrjashtohen ose kufizohen t\u00eb drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesit, \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm. T\u00eb<\/em>\u00a0<em>drejtat e sinjalizuesit kan\u00eb ep\u00ebrsi ndaj marr\u00ebveshjeve t\u00eb konfidencialitetit nd\u00ebrmjet pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe pun\u00eb- marr\u00ebsve.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Cilat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb lidhje me sinjalizimin?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Fryma e ligjit k\u00ebrkon nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb hapur, transparent dhe t\u00eb sigurt, ku punonj\u00ebsit t\u00eb ndihen t\u00eb motivuar dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar, n\u00ebse konstatojn\u00eb akte korruptive. P\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar sinjalizimin, ligji parashikon q\u00eb institucionet publike dhe nd\u00ebrmarrjet private t\u00eb miratojn\u00eb rregullore t\u00eb brendshme t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr procedur\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb hetimit administrativ t\u00eb sinjalizimit dhe mekanizmat e mbrojtjes s\u00eb konfidencialitetit. Edhe institucioneve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb u duhen sinjalizuesit Institucionet e Siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, t\u00eb cilat qarkullojn\u00eb informacione t\u00eb klasifikuara apo sekrete, nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga detyrimi ligjor p\u00ebr t\u00eb pasur sinjalizues brenda tyre. Sipas ligjit p\u00ebr sinjalizuesit, k\u00ebto institucione nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga risku i akteve korruptive t\u00eb mundshme, ndaj parashikon edhe detyrimin p\u00ebr t\u00eb pasur sinjalizues edhe brenda institucioneve t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb. Ligji parashikon edhe m\u00ebnyr\u00ebn sipas t\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb mbrohet informacioni sekret. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur informacionin e klasifikuar sekret, ligji parashikon detyrimin e sinjalizuesve dhe nj\u00ebsive p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ruajtur sekretin shtet\u00ebror si gjat\u00eb marrjes s\u00eb sinjalizimit, ashtu edhe gjat\u00eb hetimit apo mbrojtjes s\u00eb sinjalizuesit. T\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb sinjalizuesve, n\u00eb dokumentacionin e mbajtur prej tyre, ruhen p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 60 dit\u00eb mbas marrjes s\u00eb vendimit p\u00ebr p\u00ebrfundimin e hetimit administrativ.<\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-152854\" src=\"http:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/sinjalizuesi.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 347px) 100vw, 347px\" srcset=\"http:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/sinjalizuesi.jpg 347w, http:\/\/www.hashtag.al\/wp-content\/uploads\/2017\/09\/sinjalizuesi-141x300.jpg 141w\" alt=\"sinjalizuesi\" width=\"347\" height=\"740\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Institucionet publike q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb staf me mbi 80 persona t\u00eb pun\u00ebsuar, dhe ato private q\u00eb kan\u00eb mbi 100 punonj\u00ebs, duhet t\u00eb ken\u00eb gati struktur\u00ebn e spiunazhit. Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuriveu la afat deri n\u00eb 15 korrik institucioneve dhe bizneseve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar struktur\u00ebn. Sipas nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesi t\u00eb hartuar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-37248","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37248","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37248"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37248\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37248"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37248"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37248"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}