{"id":37675,"date":"2017-11-09T18:26:23","date_gmt":"2017-11-09T16:26:23","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=37675"},"modified":"2017-11-09T18:26:23","modified_gmt":"2017-11-09T16:26:23","slug":"gjyshi-teper-nga-agim-xhafka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjyshi-teper-nga-agim-xhafka\/","title":{"rendered":"GJYSHI TEP\u00cbR, nga Agim Xhafka"},"content":{"rendered":"<p>GJYSHI TEP\u00cbR.<\/p>\n<p>Kur shkova her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Vel\u00e7an t\u00eb Gor\u00ebs,kisha me vete jorgan\u00eb,jast\u00ebk,batanije,\u00e7ar\u00e7af\u00eb. M\u00eb k\u00ebshilloi Lena,drejtoresha e shkoll\u00ebs,nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb nisesha. Ishte gusht e nga q\u00eb m\u00ebsimet nuk kishin nisur ende mberrita nga dreka me autobuzin e Lozhanit. Ishim thuajse krejt trupa m\u00ebsimore,nja dhjet\u00eb m\u00ebsues. Zbrita dengun n\u00eb tok\u00eb e po shihja anash n\u00eb se nga fshati kishin d\u00ebrguar ndonj\u00eb mushk\u00eb apo jo. Se do ngjiteshim dy male t\u00eb lart\u00eb,nja tre or\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb deri te shkolla ku do nisnim misionin ton\u00eb fisnik,si\u00e7 na u tha nga drejtuesit e rrethit.<br \/>\n-Ka dal\u00eb Gjyshi Tep\u00ebr,- m\u00eb tha Lena, e tregoi nga dyqani. Ishte nj\u00eb djalosh,ndoshta mosha ime,nja 22-24 vje\u00e7,me dy mushka p\u00ebrdore. Nj\u00eb ngarkuar me fu\u00e7i nafte dhe nj\u00eb bosh. Do ishte p\u00ebr mua se vet\u00ebm un\u00eb isha i ri,t\u00eb tjer\u00ebt kishin vite atje e i kishin \u00e7uar me koh\u00eb dengjet e tyre.<br \/>\n-Gjyshi Tep\u00ebr,-i thirri Lena.-Hajde,ngarkoji rrobat e m\u00ebsues Agimit. Ne po ecim para.<br \/>\nAi hodhi mbi mushk\u00eb dengun dhe po e balanconte. Ne ia nis\u00ebm ngjitjes s\u00eb maj\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb pjerrin\u00eb p\u00ebr alpinist\u00eb. Por e merrnim me kthesa t\u00eb shumta se ndryshe do na duheshin litar\u00eb.<br \/>\n-Pse i thoni Gjyshi Tep\u00ebr?- pyeta Len\u00ebn.-Se ai nuk quhet k\u00ebshtu,apo jo?<br \/>\n-Eshte histori e ngat\u00ebrruar,-m\u00eb tha ajo.- E ka emrin Roland. Roland Grabova. Ka q\u00ebn\u00eb m\u00ebsues n\u00eb qytet,\u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga nj\u00eb fshat i Devollit. Por i b\u00ebn\u00eb nj\u00eb anonime sikur gjyshin ia kan\u00eb pushkatuar partizan\u00ebt.<br \/>\n-V\u00ebrtet?- dhe m\u2019u mek z\u00ebri.<br \/>\n-Sipas k\u00ebtij jo. I ka gjall\u00eb t\u00eb kater gjysherit. I \u00e7oi dhe te komiteti,por nuk ia var\u00ebn. I ka ngelur letra n\u00eb dokumente dhe e nis\u00ebn n\u00eb Vel\u00e7an. Pandehu se do punonte m\u00ebsues,por jo e fut\u00ebn mushkar,bile operativi i zon\u00ebs nuk e lejon t\u00eb largohet nga fshati pa i dh\u00ebn\u00eb ai leje. Si gjys\u00ebm i internuar,por \u00ebsht\u00eb djal\u00eb flori. Punetor dhe i qeshur.<br \/>\n-Po pse i thoni Gjyshi Tep\u00ebr?<br \/>\n-Po se i del tep\u00ebr gjyshi q\u00eb iu pushkatua. Esht\u00eb i vetmi njeri me pes\u00eb gjysh\u00ebr.<br \/>\nU trondita,mbase dhe nga lodhja m\u2019u mblodh nj\u00eb revolt\u00eb n\u00eb shpirt. O zot,\u00e7far\u00eb nuk po d\u00ebgjojm\u00eb. Ktheva kok\u00ebn e pash\u00eb q\u00eb Gjyshi Teper ishte n\u00eb fund t\u00eb vargut,pas mushkave. Ecte me kok\u00ebn ulur,mbase mallkonte fatin e tij t\u00eb zi.<br \/>\nKaluan ca muaj dhe e harrova at\u00eb njeri. Por nj\u00eb mbasdite ishte posht\u00eb ahut para shkoll\u00ebs me nallbanin,Yzeirin,q\u00eb po i mbathte mushkat. U afrova dhe nis\u00ebm nga rromuzet. Un\u00eb flija tek Yzeiri dhe kisha mjaft miq\u00ebsi. Por Gjyshi Tep\u00ebr m\u00eb hoqi m\u00ebnjan\u00eb e gati m\u2019u lut:<br \/>\n-M\u00eb b\u00ebj nj\u00eb anonime,sikur gjyshin e kan\u00eb pushkatuar,por para tog\u00ebs ai b\u00ebrtiti:\u201dRroft\u00eb Partia Komuniste,\u201d<br \/>\n-Jo,nuk b\u00ebj anonime un\u00eb. B\u00ebj let\u00ebr tamam p\u00ebr komitetin. Aty t\u00eb ndihmoj.<br \/>\n-Kam b\u00ebr\u00eb nja 50 cop\u00eb e askush nuk l\u00ebvizi. Nuk ma heqin t\u00eb pestin gjysh.<br \/>\nU ndam\u00eb e pas ca jav\u00ebsh m\u00eb hipi nj\u00eb dell idioti. N\u00eb klas\u00ebn e tet\u00eb u b\u00ebra diktim. N\u00eb fleta,jo n\u00eb fletore. Emrin dhe fjal\u00ebn diktim do e vendosni n\u00eb fund. Do shkruajm\u00eb nj\u00eb cop\u00eb nga Komisari Memo i Driteroit,i g\u00ebnjeva.<br \/>\nDhe u diktova 40 nx\u00ebn\u00ebsve:<br \/>\n\u201cGjyshi i Roland Grabov\u00ebs,ka q\u00ebndruar heroik para tog\u00ebs s\u00eb pushkatimit. Ai tha,m\u00eb keni ngat\u00ebrruar me Nusretin e fshatit p\u00ebrball\u00eb,por ju b\u00ebni tuaj\u00ebn. P\u00ebr mua t\u00eb rroj\u00eb Partia Komuniste!\u201d<br \/>\nMblodha flet\u00ebt,preva me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb emrat e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb fund dhe t\u00eb shtun\u00eb,kur zbrita n\u00eb qytet i futa n\u00eb nj\u00eb zarf,nj\u00eb pull\u00eb sip\u00ebr,emrin e marr\u00ebsit Komiteti I Partis\u00eb dhe oh,u \u00e7lirova. Kaq kisha n\u00eb dor\u00eb. Pas ca jav\u00ebsh u transferova n\u00eb Tiran\u00eb dhe e kisha harruar k\u00ebt\u00eb ndodhi. U desh\u00ebn t\u00eb kalonin tre vjet dhe kur po udh\u00ebtoja si gazetar nga Gramshi n\u00eb Korc\u00eb,n\u00eb Lozhan m\u00eb doli para makin\u00ebs vet\u00eb Gjyshi Tep\u00ebr. Ngriti dor\u00ebn ta merrnim.<br \/>\n-Ndale,Guga,ta marrim,-i thash\u00eb shoferit.<br \/>\nHapa der\u00ebn e BC -s\u00eb kineze dhe e pyeta:<br \/>\n-Ke marr\u00eb leje nga operativi?<br \/>\n-Hahah,kam shp\u00ebtuar. Jam m\u00ebsues tani,n\u00eb Lozhan sa t\u00eb hapet ndonj\u00eb vend n\u00eb Korc\u00eb.<br \/>\n-Ta zhduk\u00ebn gjyshin e pest\u00eb?- e pyeta.<br \/>\nE futa brenda dhe nd\u00ebrsa u g\u00ebzova isha dhe kurioz.<br \/>\n-N\u00eb komitet kishin mb\u00ebrritur plot letra anonime nga fshati,-ia nisi ai.<br \/>\n-Nja 40? &#8211; e pyeta.<br \/>\n-Po.<br \/>\n-Me shkrim kalamajsh?<br \/>\n-Po anonimet me shkrim t\u00eb till\u00eb b\u00ebhen,q\u00eb mos kuptohen. Po ti nga e di?<br \/>\n-Se i b\u00ebra un\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit e mij. Por vazhdo.<br \/>\n-U ngrit nj\u00eb ekip e shkoi n\u00eb fshat. Thirr\u00ebn dhe gjysh\u00ebrit. Vajt\u00ebn t\u00eb katert. P\u00ebr 5 minuta u sqarua gjith\u00e7ka. Sikur lind\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb. Se kalova ca vjet duke ber\u00eb muhabet vet\u00ebm me mushkat.<br \/>\nE nd\u00ebrsa fliste m\u00eb ferkonte qaf\u00ebn,isha para n\u00eb vetur\u00eb. Si shenj\u00eb falenderimi. Tek turizmi nuk na u nda.<br \/>\n-Do darkojm\u00eb bashk\u00eb,patjet\u00ebr.<br \/>\nGuga,shoferi,nisi refrenin:<br \/>\n-Shef,mos ja prish popullit.<br \/>\nGjyshi Tep\u00ebr shp\u00ebtoi nga internimi,por nuk ia doli t\u00eb hiqte nofk\u00ebn. Sikur edhe u m\u00ebsua. I p\u00eblqente kur e therrisni k\u00ebshtu.<br \/>\n-Roland e kam harruar. Dhe e fejuara k\u00ebshtu m\u00eb thot\u00eb,gjyshi im,shpirti im.<br \/>\nHiqej k\u00ebshtu se ishte fisnik. U trajtua m\u00eb keq se mushkat e tij,por bardh\u00ebsia e shpirtit e sundoi,ia mposhti mllefin,i tha shih para e g\u00ebzohu&#8230;<br \/>\n* * * * * * * *<br \/>\n(\u00c7do ngjashm\u00ebri me njer\u00ebz real\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt e vertet\u00eb. N\u00eb se doni emrat e gomer\u00ebve t\u00eb komitetit ua them pa ndrojtje fare.)<\/p>\n<div id=\"fb-root\"><\/div>\n<p><script async=\"1\" defer=\"1\" crossorigin=\"anonymous\" src=\"https:\/\/connect.facebook.net\/de_DE\/sdk.js#xfbml=1&amp;version=v8.0\" nonce=\"XG0TKEKe\"><\/script><\/p>\n<div class=\"fb-post\" data-href=\"https:\/\/www.facebook.com\/agim.xhafka\/posts\/877738282395735\" data-width=\"696\">\n<blockquote cite=\"https:\/\/www.facebook.com\/agim.xhafka\/posts\/877738282395735\" class=\"fb-xfbml-parse-ignore\">\n<p>GJYSHI TEP\u00cbR.Kur shkova her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Vel\u00e7an t\u00eb Gor\u00ebs,kisha me vete jorgan\u00eb,jast\u00ebk,batanije,\u00e7ar\u00e7af\u00eb. M\u00eb k\u00ebshilloi&#8230;<\/p>\n<p>Gepostet von <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/agim.xhafka\">Agim Xhafka<\/a> am&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/agim.xhafka\/posts\/877738282395735\">Mittwoch, 8. November 2017<\/a><\/p><\/blockquote>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GJYSHI TEP\u00cbR. Kur shkova her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Vel\u00e7an t\u00eb Gor\u00ebs,kisha me vete jorgan\u00eb,jast\u00ebk,batanije,\u00e7ar\u00e7af\u00eb. M\u00eb k\u00ebshilloi Lena,drejtoresha e shkoll\u00ebs,nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb nisesha. Ishte gusht e nga q\u00eb m\u00ebsimet nuk kishin nisur ende mberrita nga dreka me autobuzin e Lozhanit. Ishim thuajse krejt trupa m\u00ebsimore,nja dhjet\u00eb m\u00ebsues. Zbrita dengun n\u00eb tok\u00eb e po shihja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-37675","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37675\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}