{"id":396880,"date":"2023-11-22T10:18:13","date_gmt":"2023-11-22T09:18:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=396880"},"modified":"2023-11-22T10:18:13","modified_gmt":"2023-11-22T09:18:13","slug":"i-sapo-liruar-nga-qelia-reagon-per-here-te-pare-jamarber-malltezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/i-sapo-liruar-nga-qelia-reagon-per-here-te-pare-jamarber-malltezi\/","title":{"rendered":"I sapo liruar nga qelia, reagon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Jamarb\u00ebr Malltezi"},"content":{"rendered":"<p>Pas lirimit nga qelia me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Jamarb\u00ebr Malltezi, shkruan se e ndjen veten si n\u00eb gjyqet politike t\u00eb vitit 1945 ku pronar\u00ebt ishin armiqt\u00eb e pushtetit popullor. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale. Ai u b\u00ebn apel qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos lejojn\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben, duke theksuar se SPAK duhet t\u00eb zbatoj\u00eb ligjin e jo t\u00eb kthehet n\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore politike.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Prof. Malltezi i ben gjyq publik Edi Rames ne Apelin e GJKKO<br \/>\nSot m\u00eb duket vetja si n\u00eb gjyqet politike t\u00eb 1945 ku pronar\u00ebt ishin armiqt\u00eb e pushtetit popullor.<br \/>\nMendoni p\u00ebr nj\u00eb moment, n\u00ebse tek Ambasada Amerikane, shteti komunist do t\u00eb kishte vendosur ndonj\u00eb barrake apo nd\u00ebrtes\u00eb, t\u00eb fusnin ndonj\u00eb uzurpator dhe mos ia kthenin sendin e vjedhur pronarit t\u00eb ligjsh\u00ebm, si\u00e7 iu kthye n\u00eb 1991-shin. A do duhej n\u00eb 1991-shin, ta mbante shteti hajdut apo uzurpatori, apo mos i kthehej deri sa t\u00eb priste plotesimin e procedurave te privatizimit p\u00ebr rrethimin e ngritur pas futjes se familjes Popaj ne ambasad\u00eb? Apo ta merrte Ramiz Alia e t\u2019ia jepte me koncension tek ndonj\u00eb hajdut strategjik t\u00eb Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>Po pse b\u00ebhet prokuroria politike drap\u00ebr n\u00eb rastin e kthimit t\u00eb pron\u00ebs tek 5 Familjet pronare themeluese t\u00eb Tiran\u00ebs?<br \/>\nPronar\u00eb, k\u00ebto 5 Familje, nuk i b\u00ebri asnj\u00eb proces privatizimi. Pronar\u00eb, k\u00ebto pes\u00eb familje, ishin prej thuajse 100 vitesh, p\u00ebrmes blerjes s\u00eb tok\u00ebs private.<\/p>\n<p>Procesi i kthimit t\u00eb pron\u00ebs \u00ebshte kthim i sendit t\u00eb vjedhur. Ky proces zgjati nga 1994 deri n\u00eb 2007, kur pas dhjet\u00ebra vendimesh qysh nga viti 1995 (njohje prone e pjes\u00ebrisht kthim), prona e vjedhur iu kthye 5 Familjeve pronare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb ligjsh\u00ebm, jashte cdo rregulli ishin futur 42 familje informale t\u00eb cil\u00ebt banonin n\u00eb kushtet e mjerueshme ku ishin katandisur godinat e shum\u00ebsport\u00ebshit, ndersa klubi i futbollit p\u00ebrdorej nga nj\u00eb biznes, pa asnje akt ligjor a cope let\u00ebr me shtetin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar sendin e konfiskuar nga rregjimi komunist, pas nj\u00eb kalvari 13 vje\u00e7ar, pronar\u00ebt fisnik\u00eb u detyruan nga Ligji t\u00eb blejn\u00eb edhe barrakat e nd\u00ebrtesat e uzurpuara. Pra, shteti jo vet\u00ebm q\u00eb ua vodhi pron\u00ebn dhe ua mbajti at\u00eb p\u00ebr 60 vjet pa qera, por tani pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm duhet t\u00eb prisnin edhe permbi 2 vjet, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ato barraka q\u00eb as nuk na duheshin, e q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ishin t\u00eb uzurpuara. PRIVATIZIMI ISHTE NJE GJOBEVENIE NDAJ PRONAREVE.<br \/>\nPronar\u00ebt u detyruan t\u00eb paguajne edhe afro 700\u2019000$ p\u00ebr nd\u00ebrtimet e uzurpuara te nj\u00ebri klub, si dhe 100\u2019000$ p\u00ebr klubin tjet\u00ebr. Krahasojeni pak me \u00e7mimin 1 Euro me te cilin Bolino mori 4000 m2 tok\u00eb dhe nd\u00ebrtes\u00eb 2-kat\u00ebshe, caktuar p\u00ebr gjimnaz, tok\u00eb t\u00eb cil\u00ebn familjet pronare ia fal\u00ebn shtetit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjimnaz.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pron\u00eb private, pronar\u00ebt e zhvilluan duke respektuar \u00e7do ligj te vendit, por edhe me humaniz\u00ebm e respekt p\u00ebr komunitetin. Ata strehuan 42 familje informale falas, mor\u00ebn nj\u00eb nga emrat e shquar t\u00eb arkitektur\u00ebs bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb konceptuar zonen, si Daniel Libeskind, b\u00ebn\u00eb nd\u00ebrtime miq\u00ebsore me mjedisin. N\u00ebse do t\u00eb kishim marr\u00eb leje klienteliste do t\u00eb kishim nd\u00ebrtuar fjetore n\u00eb grada\u00e7ela q\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb qiellin dhe diellin, n\u00ebse do kishte pastrim parash do kishim shitur me \u00e7mim t\u00eb \u00e7mendur se do kishim plot para p\u00ebr t\u00eb pastruar. Por jo ne, fisnik\u00ebt e Tiran\u00ebs!<br \/>\nNga projekti yn\u00eb, publiku fitoi mbi 2000 vende pune, miliona euro taksa, mbjelljen e 2000- 3000 pem\u00eb, kopshtin\/\u00e7erdhen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrtesa miq\u00ebsore me mjedisin, nj\u00eb nd\u00ebr zonat me ajrin m\u00eb t\u00eb paster n\u00eb qytet, faltore per besimtar\u00ebt, sistemimin e 42 familjeve informale.<br \/>\nPo si filloi kjo \u00e7\u00ebshtje? Shihni dosjen e SPAK Vol. 1, Fq. 97! Kall\u00ebzimi I Taulantit ka 2 vula nga SPAK n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cSSSKAPE!\u201d \u2013 Urdh\u00ebroi Taulant Balla para 3 vitesh SPAK ku doli presion me shpur\u00eb gazetar\u00ebsh.<br \/>\n\u2013 \u201cSI URDH\u00cbRON!\u201d \u2013 Pergjigja e prokuror\u00ebve sh\u00ebrbyes brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb (01.12.2020) edhe e regjistrojn\u00eb kall\u00ebzimin 246 te Taulantit edhe nisin procedimin penal!<br \/>\nTaulanti me urdhrin e Edi Rames ngriti padi ne SKAP p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb pron\u00ebs, per vjedhje pasi sipas tij ishin shpron\u00ebsuar nga Italia, p\u00ebr privatizim te paligjsh\u00ebm etj.<br \/>\n3 vjet hetime kryen prokuror\u00ebt sh\u00ebrbyes t\u00eb Rames deri te femij\u00ebt e Malltezit (se nuk hetohet ceshtja por 3 gjenerata te personave), dhe doli se Taulanti kish b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb. Toka e 5 familjeve pronare ka vijuar e past\u00ebr ne Rregjistrat Hipotekor\u00eb edhe n\u00eb 1943, 1945 &#038; 1946. Ligji i kthimit t\u00eb pron\u00ebs i 2004, i ktheu tok\u00ebn pronarit t\u00eb ligjsh\u00ebm, dhe e beri privatizimin e objekteve mbi tok\u00eb private nje detyrim taksativ ligjor p\u00ebr shtetin ndaj pronareve te tokes.<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 ketyre, Taulanti beri kallzim t\u00eb rrem\u00eb edhe p\u00ebr pjes\u00ebn takuese t\u00eb Malltezit. SPAK e v\u00ebrtetoi kallzimin e rrem\u00eb t\u00eb Taulantit, por ka frik\u00eb t\u00eb veproj\u00eb.<\/p>\n<p>Prof. Malltezi \u00ebsht\u00eb I burgosur prej 1 muaji ndon\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb as objekt i SPAK, nd\u00ebrsa ai q\u00eb vertetohet se ka kryer kallzim t\u00eb rrem\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb objekt i SPAK, kalon nen hunden e prokuroreve politike me te cilet e lidhin fijet e kriminalizimit t\u00eb Taulant Ball\u00ebs.<br \/>\nDyfytyr\u00ebsia e prokuror\u00ebve mund t\u00eb shihet edhe me rastet e fundit: 100 Mln euro vjedhja me sterilizimin dhe dyshohet p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d; nga ana tjeter kemi kthim prone tek i zoti por SPAK cakton dyshimin \u201ckorrupsion\u201d.<br \/>\nPasi doli huq pretendimi i shpron\u00ebsimit dhe u vertetua se toka u p\u00ebrkiste 5 familjeve, at\u00ebher\u00eb filloi pretenca e reformave te qeverise se PD. Fajin ligjet &#038; VKM. Si guxon ligji t\u2019i kthej\u00eb pronarit gj\u00ebn\u00eb e vjedhur?<\/p>\n<p>Sipas prokuror\u00ebve sh\u00ebrbyes t\u00eb Rames, toka e vjedhur nga pronar\u00ebt nuk duhet t\u2019i kthehet t\u00eb zotit, por duhet ta ndaj\u00eb Edi Rama p\u00ebr miqt\u00eb e vet.<br \/>\nDisa prokuror\u00eb e gjejn\u00eb normale q\u00eb Edi Rama t\u00eb grabis\u00eb e t\u00eb ndaj\u00eb 5.8 Miljon m2 n\u00eb bregdet, por sipas komand\u00ebs \u201cSSSKAPE!\u201d, duhet t\u00eb burgose pronaret e ligjshem p\u00ebr kthimin e sendit te vjedhur token t\u00eb t\u00eb par\u00ebve.<br \/>\nTre inventar\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitet 2000, nj\u00eb prej t\u00eb cilave me firm\u00ebn e Edi Ram\u00ebs, shprehen se t\u00eb gjitha objektet e klubeve ishin t\u00eb z\u00ebna forc\u00ebrisht. 3 ministra t\u00eb PS, p\u00ebrkat\u00ebsisht Angjeli, Klosi &#038; Majko, nis\u00ebn komunikimin shkresor e u shprehen n\u00eb 2005 PRO fillimit t\u00eb privatizimit (t\u00eb pakt\u00ebn letrat e Angjelit &#038; Klosit), por SPAK fsheh k\u00ebto shkresa zyrtare; Pra le ta vjedhin miqt\u00eb e Ram\u00ebs, ve\u00e7 pronar\u00ebt ligjor\u00eb jo!<br \/>\nTre vite hetime t\u00eb SPAK konfirmuan se familjet pronare n\u00eb Rregjistrat Hipotekor t\u00eb 1945 dhe 1946, kishin mbi 67\u2019000 m2 tok\u00eb (Begeja 28\u2019000 m2, Vaqarri 14\u2019120 m2, Llagami 14,120 m2 \u2013 2 vajzat e Ramazan Deliut \u2013 dhe Alimehmeti me 10,560 m2).<br \/>\nKush duhej ta g\u00ebzonte k\u00ebt\u00eb tok\u00eb t\u00eb bler\u00eb me flori prej familjeve Tironse? Shteti hajdut? Uzurpatori q\u00eb rrinte duke dorovitur zyrtar\u00eb t\u00eb korruptuar? Apo ndonj\u00eb hajdut strategjik apo vras\u00ebs strategjik i Edi Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>Kthimi i pron\u00ebs tek pronar\u00ebt ishte detyrim ligjor, jo vet\u00ebm moral; \u00ebsht\u00eb kthim i sendit t\u00eb vjedhur.<br \/>\nProkuror\u00ebt politik\u00eb insinuojn\u00eb p\u00ebr kthimin e pron\u00ebs si e shpejt\u00eb pse zgjati 5 muaj ne 2006-2007, por fshehin faktin se pro\u04abesi zgjati plot 13 vjet dhe se n\u00eb fakt n\u00eb mars 2007 ishte vendim plot\u00ebsimi I vendimit nr. 532 dt. 25.04.1996 dhe se kishte edhe 2 vendime te tjera, nj\u00ebra marr\u00eb n\u00eb janar 2006 nga Komisioni i KP t\u00eb PS!<br \/>\nProkuror\u00ebt sh\u00ebrbyes t\u00eb Taulantit duket se shqet\u00ebsohen pse qeveria e PD ka nxjerr\u00eb ligje e VKM, jo p\u00ebr pes\u00eb familjet pronare, por akte qe rregullonin kthimin e pron\u00ebs tek te gjithe, dhjet\u00ebra mij\u00ebra pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm. Sipas prokuror\u00ebve politik\u00eb, Berisha nuk duhet t\u00eb miratonte asnj\u00eb VKM apo ligj, meqenese un\u00eb jam trash\u00ebgimtar i nj\u00eb familje pronare Tironse?<br \/>\nTe njejtet prokuror\u00eb nuk ndihen p\u00ebr faktin se Edi Rama ka nxjerr\u00eb 3 VKM me emrin e kompanis\u00eb s\u00eb Carlo Bolinos, ve\u00e7 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrlar\u00eb 4000 m2 tok\u00eb e nd\u00ebrtes\u00eb 2-kat\u00ebshe t\u00eb caktuar n\u00eb Plan Rregullues p\u00ebr gjimnaz.<\/p>\n<p>Pra sipas tyre, Berisha, i cili nuk ka miratuar asnje VKM me emer, do duhej t\u00eb bllokonte \u00e7do kthim prone tek pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm, ndersa Rama \u00ebsht\u00eb OK q\u00eb p\u00ebrlan troje per t\u2019ia dhuruar me em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm Carlo Bolinos, Djalit t\u00eb Prokurorit, te fal\u00eb Portin e Durr\u00ebsit, e t\u2019u jap\u00eb statusin e investitorit strategjike miqve t\u00eb tij vras\u00ebs me te cilet trim\u00ebrohet.<br \/>\nProkuror\u00ebt politik\u00eb sulmojn\u00eb Berish\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrrimin e destinacionit, por \u201charrojn\u00eb\u201d t\u00eb tregojn\u00eb se vendimet p\u00ebr nd\u00ebrrimin e destinacionit nuk b\u00ebheshin me emra pronar\u00ebsh. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr vendimi I KRRTRSH miratoi pes\u00eb vendime t\u00eb KRRT p\u00ebr ndryshimin e destinacionit ne pese zona te ndryshme, t\u00eb miratuara nga Edi Rama (Vendimi nr. 132\/j dat\u00eb 08.06.2006 i KRT Tiran\u00eb). KRTRSH asokohe nuk nd\u00ebrronte asnj\u00eb destinacion p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb k\u00ebrkonte Bashkia e Tiran\u00ebs. KRTRSH gjithnj\u00eb miratonte ato q\u00eb kish miratuar Edi Rama. Ve\u00e7 nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 2005, KRTRSH rr\u00ebzoi vendimin e KRrT se Bashkise Tiran\u00eb, te drejtuar nga Edi Rama, dhe kjo ishte me rastin e mbikalimit t\u00eb Zogut t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Edi Rama ne ate rast solli kreun e Autoriteteve Vendore t\u00eb Keshillit t\u00eb Europ\u00ebs \u2013 (Maj 2006) i cili (italian) e cil\u00ebsoi vendimin e KRRTRSH si nd\u00ebrhyrje e qeveris\u00eb q\u00ebndrore n\u00eb funksionin vendor t\u00eb planifikimit t\u00eb territorit. Rama i coi m\u00eb pas me k\u00ebto argumente n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, e cila sanksionoi ne 12.12.2006, t\u00eb drejten e KRRT t\u00eb miratonte planet urbane te saj dhe pamund\u00ebsin\u00eb e KRRTRSH te anullonte vendimet e KRRT. Por edhe nj\u00eb muaj para ketij vendimi dhe para vendimit te KRRTRSH p\u00ebr miratimin e vendimit te Edi Rames per ndryshimin e destinacionit te zones se Klubit Partizani, Gjykata Kushtetuese me vendimin 24\/06, date 10.11.2006, kish vendosur rrezimin e ndryshimit te ligjit per Urbanistiken qe rriste disa kompetenca te prefektit mbi aktivitetin e KRRT, duke bere nul edhe pasojat juridike te ketyre ndryshimeve. Asnj\u00ebher\u00eb tjeter, p\u00ebrve\u00e7 rastit te Zogut te Zi, KRTRSH nuk nd\u00ebrhyri n\u00eb vendimet e KRRT-ve. Pra, pse Rama nd\u00ebrroi destinacionin n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb kish humbur funksionin e saj sportive, fajin e ka Saliu?<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, si duhet ta dinte Berisha se kujt familje i p\u00ebrkiste toka, q\u00eb do ndryshonte destinacioni, kur shkresa e Rames nuk sh\u00ebnonte at\u00eb?<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt politik\u00eb m\u00eb pas, t\u00eb fyejn\u00eb logjik\u00ebn kur pretendojn\u00eb se kalimi i VKM, n\u00eb plotesim te nje premtimi elektoral p\u00ebr p\u00ebrdorimin e letrave me vler\u00eb, u b\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte dh\u00ebndri i Berish\u00ebs. K\u00ebt\u00eb pretendim e lidhin me at\u00eb se, p\u00ebr nj\u00eb nga 2 klubet, vlera prej afro 100\u2019000 $, e t\u00eb cilit u b\u00eb 20% me para, e 80% me letra me vler\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me nj\u00eb VKM t\u00eb miratuar. POR, prokuror\u00ebt politik\u00eb \u201charrojn\u00eb\u201d se vet\u00ebm nj\u00eb muaj para kalimit t\u00eb k\u00ebsaj VKM-je, familjet pronare kishin paguar 100% me para, gati 700\u2019000 $, q\u00eb ish llogaritur vlera e objekteve te klubit shumesportesh. Nese do te kishte ndikim te paligjshem, a nuk do te mundet familja Begeja dhe pronaret e tjere te prisnin edhe nje muaj dhe te paguanin Shumen prej 700 mije dollaresh me bono privatizimi? Kjo t\u00eb fyen logjik\u00ebn minimale.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, familja Begeja (trash\u00ebgimtar i s\u00eb cil\u00ebs kam krenari t\u00eb jem), kishte gati 40% t\u00eb objekteve te klubi q\u00eb na ra te paguajm\u00eb 700\u2019000 $, dhe vetem m\u00eb pak se 5% tek e vetmja nd\u00ebrtes\u00eb e objektit t\u00eb klubit, p\u00ebr t\u00eb cilin u pagua 100\u2019000 $. Pra nga 800,000 p\u00ebr 2 klubet, I paguan 720\u2019000 $ me para dhe 80\u2019000 $ me bono privatizimi.<\/p>\n<p>Kaq edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb prokuror\u00ebve politik\u00eb, q\u00eb nuk guxuan t\u00eb merrnin n\u00eb pyetje as Berishen e as mua, se kishin urdh\u00ebr tjet\u00ebr.<br \/>\nProkuror\u00ebt politik\u00eb tentojn\u00eb ta paraqesin sikur mor\u00ebm pron\u00eb me privatizim, por n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb kthim i sendit t\u00eb vjedhur. Tentojn\u00eb t\u2019a paraqesin sikur ka filluar me ministrin Mediu, por g\u00ebnjejn\u00eb e fshehin nga dosja shkres\u00ebn nr. 4533 Prot dat\u00eb 21.07.2005 t\u00eb ministrit Angjeli, q\u00eb i adresohet ministrave Majko e Klosi, me k\u00ebrkes\u00eb zyrtare p\u00ebr fillimin e procedurave t\u00eb privatizimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme t\u00eb Klubit Partizani.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb me pas, me shkres\u00ebn nr. 2732 dat\u00eb 22.07.2005 ministri Klosi shprehet dakort p\u00ebr privatizimin e Klubit Partizani.<br \/>\nAsnj\u00eb nga k\u00ebto 2 shkresa nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosjen e prokuror\u00ebve politik\u00eb, ndon\u00ebse ia kam d\u00ebrguar bashk\u00ebngjitur me padin\u00eb p\u00ebr kallzim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb Taulant Ball\u00ebs, para 3 muajsh. Pse?<br \/>\nProkuror\u00ebt politik\u00eb ngrejn\u00eb tymnaj\u00eb me siperfaqen e Klubit Partizani: n\u00ebse ishte 26\u2019500, 28\u2019000 apo 30\u2019000 m2.<br \/>\nSa p\u00ebr dijeni:<\/p>\n<p>Sip\u00ebrfaqet e pronar\u00ebve ishin: Begeja 28,000, Vaqari 14,120, Llagami 14,120, Alimehmeti 10,560, pra gjithsej 66,800 m2<br \/>\nKlubet: 26\u2019500 Futbolli dhe 19\u2019000 Shum\u00ebsport\u00ebshi (p\u00ebrfshi pishin\u00ebn), pra rreth 45,500 m2.<br \/>\nPRA, PRONARET PATEN MBI 21,000 m2 me shume se 2 klubet marre se bashku!<br \/>\nSPAK shkruan se sip\u00ebrfaqja e Klubit t\u00eb Futbollit Partizani nuk ishte 26\u2019524 m2 por 28\u2019000 m2 ose 30\u2019000 m2.<\/p>\n<p>Por SPAK (ndon\u00ebse I del tek fq. 54 pika 42 e vendimit t\u00eb mas\u00ebs) nuk tregon (fsheh) q\u00eb sipas VKM nr. 794 dt. 21.11.2007 tagrin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ligjore p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e sip\u00ebrfaqeve e kishte Bashkia e Edi Ram\u00ebs. 7 drejtor\u00eb dhe specialist\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs caktuan sip\u00ebrfaqen e secilit klub (plus pishin\u00ebn) dhe vendndodhjen e tyre. Pronar\u00ebt e tok\u00ebs nuk kishin asnj\u00eb tag\u00ebr. As agjensi t\u00eb qeveris\u00eb nuk kishin tag\u00ebr. 26\u2019524 m2 e caktoi Bashkia (fq. 54, pika 42).<br \/>\nN\u00eb Bashkia ka heq sip\u00ebrfaqe nga 1 klub e ia ka shtuar tjetrit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Bashkis\u00eb. Pronar\u00ebt kan\u00eb 22\u2019000 m2 m\u00eb shum\u00eb se sip\u00ebefaqja e e klubeve bashk\u00eb ndaj nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Por SPAK nuk I ka pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb por vet\u00ebm a njihni Jamarb\u00ebr Malltezin?<br \/>\nNdryshimi nga Komision ne Agjensi Kthimi Pronave: Ky ndryshim nuk pati asnj\u00eb ndikim tek prona Begeja! Kishte 3 vendime perfshire nga Komisioni I PS. Ky ndryshim shtoi 2 hallka t\u00eb reja kontrolli: Para se vendimi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb d\u00ebrgohet p\u00ebr rishikim \/ korrigjim tek: 1) Zyra q\u00ebndrore AKP dhe 2)Avokatura e shtetit.<\/p>\n<p>Edhe ne rastin konkret vendimet jane derguar sipas ligjit per tu verifikuar tek dy institucionet para se te merrnin forme te prere sic shihet nga materialet e dosjes:<br \/>\n\u2022 Vol. 8, fq.1248: Zyra Rajonale AKKP i d\u00ebrgon m\u00eb dt.03.04.2007 tek Zyra q\u00ebndrore AKPP 9 VENDIMET q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb mars 2007<br \/>\n\u2022 Vol. 8, fq.1243: Zyra rajonale AKPP I d\u00ebrgon m\u00eb 02.04.2007 kopjen e 8 vendimeve q\u00eb kishte marr\u00eb tek Avokatura e shtetit<br \/>\n\u2022 Vol.8, fq.1253: Zyra rajonale AKPP I nis Avokatur\u00ebs s\u00eb shtetit edhe vendimin e 9te q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb mars vet\u00ebm 2 dit\u00eb m\u00eb pas m\u00eb 04.04.2007<br \/>\n\u2022 Vol. 8, fq. 1209: Zyra rajonale AKPP me nr.1936 Prot, dt.22.06.2007 njofton zyr\u00ebn q\u00ebndrore AKPP p\u00ebr vendimet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<br \/>\n\u2022 Vol. 9, fq. 1496: SPAK (EM) k\u00ebrkon t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse vendimet e AKPP jan\u00eb pasqyruar n\u00eb librin e protokollit t\u00eb Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit.<br \/>\n\u2022 Vol. 9, fq. 1499: OPGJ Endri Me\u04abi konfirmon se vendimet e 4 familjeve pronare I jan\u00eb d\u00ebrguar dhe pasqyrohen n\u00eb Protokollin e Avokatur\u00ebs s\u00eb shtetit nr. 330 Prot, dt 04.04.2007 vendimi p\u00ebr Begejat ka nr.6.<\/p>\n<p>Pra kalimi nga Komision Kthimi Prone n\u00eb Agjensi nuk pati asnj\u00eb efekt p\u00ebr pronat e 5 familjeve Tironse q\u00eb e kishin kat\u00ebrcip\u00ebrisht t\u00eb v\u00ebrtetuar pron\u00ebn dhe familja Begeja kishte vendim plot\u00ebsues p\u00ebr kthim edhe nga Komisioni I caktuar nga PS n\u00eb janar 2006. Ndryshimi shtoi hallka kontrolli p\u00ebr t\u00eb shmangur abuzimet.<br \/>\nProkuror\u00ebt politik\u00eb n\u00eb pikat 18-21 t\u00eb vendimit t\u00eb mas\u00ebs k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ngrejn\u00eb tymnaj\u00eb edhe me nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs time t\u00eb 2006, me familjar\u00ebt e mi Begeja, p\u00ebr nj\u00eb fond pre 3-5%, lidhur me shpenzime t\u00eb ndryshme. Kjo pik\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt normale si form\u00eb mbulimi shpenzimesh t\u00eb mundshme, n\u00eb fakt nuk u p\u00ebrdor kurr\u00eb, pasi \u04abdo shpenzim u mbulua m\u00eb pas nga firma nd\u00ebrtuese dhe investitor\u00ebt. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kan\u00eb shpjeguar n\u00eb prokurori t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpronar\u00ebt Begeja, por prokuror\u00ebt e kan\u00eb me qejf t\u2019a l\u00ebn\u00eb p\u00ebr tymnaj\u00eb.<\/p>\n<p>G\u00ebnjeshtra e prokuror\u00ebve politik\u00eb t\u00eb SPAK lidhur me qenien apo jo t\u00eb Klubit Sportiv Partizani n\u00eb Planin e p\u00ebrhapjes s\u00eb FA.<\/p>\n<p>Pronar\u00ebt donin kthimin e sendit t\u00eb vjedhur (toka) dhe nuk I\u2019a kishin iden\u00eb \u04abfar\u00eb ishte plani I p\u00ebrhapjes.<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb vendimin e mas\u00ebs fq. 9 pika 15 SPAK sh\u00ebnon me bold se prona nr. 11 \u201cKlubi I Futbollit Partizani rezulton t\u00eb ishte pjes\u00eb e PP dhe n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb FA\u201d sipas shkres\u00ebs nr.6932\/2 Prot. Dt 09.08.2006 t\u00eb zv. Shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb FA.<br \/>\n(SPAK nuk kupton ose b\u00ebn sikur nuk kupton se k\u00ebtu flitet edhe p\u00ebr disa prona n\u00eb PP edhe p\u00ebr prona n\u00eb p\u00ebrdorim).<br \/>\n\u2013 Pika 15.1:\u201dN\u00eb vijim , lidhur me k\u00ebt\u00eb pages\u00eb, Ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu me shkres\u00ebn nr.9549\/1, dt.12.10.2005, I drejtohet Genc Rulit q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshihet n\u00eb PP dhe I k\u00ebrkon mendim.\u201d<br \/>\nSi qenka \u201cn\u00eb vijim\u201d kur letra e Mediut \u00ebsht\u00eb 10 muaj p\u00ebrpara shkres\u00ebs t\u00eb zv. Shefit t\u00eb Shtabit q\u00eb I p\u00ebrfshinte t\u00eb dyja?<br \/>\n\u2013 Fq.11, pika 17.3: Shkresa nr.48\/1 prot., dt16.01.2006 (7 muaj p\u00ebrpara asaj q\u00eb I referohet SPAK) nga Prof. Elmaz Leci (shef kabineti MM) njofton pronaret se \u201cKlubi Partizani nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb Planin e perhapjes te Fa dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Min. Mbrojtjes I ka k\u00ebrkuar METE miratimin e privatizimit t\u00eb objekteve.\u201d<br \/>\nProkuror\u00ebt e SPAK vijojn\u00eb e thon\u00eb se kjo bie ndesh me shkresa t\u00eb m\u00ebpasshme!<br \/>\nP\u00ebr qart\u00ebsimin e k\u00ebsaj paqart\u00ebsie le t\u00eb shohim vet\u00eb dosjet q\u00eb na ka sjell\u00eb SPAK!<br \/>\n\u2013 Vol. 10, fq.149: Shkres\u00eb nr. 1951\/3 Prot., dt.26.9.2022 ku Kolonel Arben Zani, Drejtor I Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm I p\u00ebrgjigjet Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Min . Mbrojtjes q\u00eb thot\u00eb se:<br \/>\nShkresa konfidenciale nr.231\/3 dt.29.3.2006 \u201cPlani I Perhapjes s\u00eb FA 2006-2010 firmosur nga Presidenti A. Moisiu nuk p\u00ebrfhsin KS. Partizani por \u201corkestra frymore\u201d me vend dislokimi tek KS Partizani.<br \/>\nPo kjo shkres\u00eb e 2022 nga Kolonel Zani tregon se Klubi Partizani nuk ka q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e PP t\u00eb FA as 2006, as 2007 e as 2009.<br \/>\n\u2013 Vol. 10, fq. 170: Shkresa nr.5384\/1 Prot dt 22.9.2022 nga Komandanti I Komandes Mb\u00ebshtet\u00ebse Gjen. Ilir Xhebexhiu shkruan se: \u201cProna nr. 11 nuk ka q\u00ebn\u00eb pron\u00eb brenda planit t\u00eb p\u00ebrhapjes t\u00eb komand\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse. Nuk disponojm\u00eb dokumentacion p\u00ebr q\u00ebnien e pron\u00ebs n\u00eb PP t\u00eb FA apo t\u00eb nxjerrjes s\u00eb saj nga Plani I P\u00ebrhapjes I FA\u201d<br \/>\n-Vol. 10, Fq. 500 (qershia mbi tort\u00eb): Shkres\u00eb nr. 336\/4 Prot, dt. 10.06.2004 \u201cPlani I p\u00ebrhapjes s\u00eb FA 2004-2010\u201d firmosur nga Presidenti A. Moisiu as ky plan nuk e ka\/ ka vetem orkestra frymore.<br \/>\n-Vol 16. (pa nr. Rendor): 12.10.2023 OPGJ A. Metaj tregon se nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb PP 2004 q\u00eb P. Majko I coi Presidentit A. Moisiu. Pra as n\u00eb 2004 nuk ishte n\u00eb PP!<br \/>\nPRA PSE GENJEN SPAK?<\/p>\n<p>Urdh\u00ebri politik I err\u00ebsoi syt\u00eb dhe bllokoi logjik\u00ebn? Dhe pse I lidh komunikimet e brendshme me pronar\u00ebt? As nuk dim\u00eb komunikimet e zyrtar\u00ebve dhe as nuk n\u2019a interesuan. Pronar\u00ebt k\u00ebrkuan sendin e vjedhur. Ligji I 2004 na e ktheu. Kthim prone =kthim I sendit te vjedhur. Privatizimi I objekteve ishte detyrim per t\u2019a g\u00ebzuar q\u00eb mos t\u00eb kishte gozhd\u00eb Nastradini.<br \/>\nTymnaja vijon me pretendimet sikur pronar\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb 4261 m2 tok\u00eb shtet. Ky \u00ebsht\u00eb mashtrim i prokuror\u00ebve politik\u00eb, pasi sip\u00ebrfaqet dhe pozicionimet jan\u00eb kryer nga institucionet ligjore, toka e pronar\u00ebve \u00ebsht\u00eb tok s\u00eb bashku pa asnj\u00eb sip\u00ebrfaqe hap\u00ebsire boshe. Prona e tyre pershinte nje hapesire prej 67\u2019000 m2 pra mbi 22\u2019000 m2 m\u00eb shum\u00eb se sa sip\u00ebrfaqja e klubeve.<\/p>\n<p>E turpshme tymnaja e prokuror\u00ebve politike, q\u00eb p\u00ebrdorin tabel\u00ebn e gatshme nga Tualeti I Edi Rames, se Malltezi u b\u00eb investitor me 114 m2. Prokuror\u00ebt kan\u00eb makin\u00eb llogarit\u00ebse dhe mund t\u00eb llogarisin se 1\/64 e 26\u2019200 m2 i bie 410 m2, dhe jo 114 m2. Ata kan\u00eb sekuestruar \u00e7do kontrat\u00eb dhe e din\u00eb qart\u00eb se brenda 2 viteve t\u00eb para t\u00eb bllokimit antiligjor nga Edi Rama, un\u00eb nd\u00ebrkaq bleva edhe mbi 1000 m2 tok\u00eb nga bashk\u00ebpronar\u00ebt Begeja, e n\u00eb vitet n\u00eb vijim edhe mbi 1100 m2 tok\u00eb aty nga bashk\u00ebpronar\u00ebt e familjeve Llagami, Saliaga dhe Alimehmeti.<br \/>\nProkuror\u00ebt politik\u00eb t\u00eb SPAK paraqesin insinuata sikur pronaret kane marre siperfaqe toke qe nuk iu perkisnin dhe pa paguar.<\/p>\n<p>Keshtu lidhur me pretendimin se eshte marre 857 m2 toke shtet sic pretendohet tek fq.66, pika 64.1 dhe vol. 1, fq. 41, pika 39 qe tregon se familja Alimehmeti meqe kishte gati 3000 m2 per kompensim (nuk iu kthye) si familje fqinje kerkoi kompensim fizik per kete siperfaqe 857 m2 dhe ti zbritej nga siperfaqja per kompensim.<\/p>\n<p>Por nuk iu kthye\/kompensua ndaj kjo sip. 857 m2 ka qene dhe ka mbetur edhe sot siperfaqe shtet. Nuk eshte perdorur fare as ne zhvillimin e prones dhe ka mbetur e lire dhe sot. Mjafton te sohesh Gen-Planin e Lejes Zhvillimore qe kjo toke nuk eshte perfshire as si siperfaqe per intensitet. Kete mund t\u2019ua sqaroja nese do kishte pyetje ose edhe deshmitare nese do donit te dinit faktet e jo t\u2019i pyesnit \u201cA njihni Jamarber Malltezin?\u201d<\/p>\n<p>Edhe lidhur me pretendimin se nje siperfaqe prej 4261 m2 ishte shtet dhe pronaret duhej ta blinin (fq. 168, pika 52 vendimi I mases) (dhe vol.1, fq 32 pika 22.2.1 dhe vol.1 fq.35, pika 27) I referohet shkreses nga ZRPP se aty figuronte 4261 m2 shtet. Sipas SPAK pronaret paskan qene 3 familje (Vaqari, Alimehmeti dhe Begeja) dhe se duhet te ishte paguar per kete toke 4261 m2. Por SPAK eka shpjegimin tek dosja e vet vol. 1, fq. 24 pikat 30.9, 30.10 ku tregohet se familja Llagami ankimoi vendimin e vet. Familja Llagami ankimoi vendimin e kthimit te prones pasi pretendonte me teper. Zyra qendrore miratoi rrezimin e vendimit te kthimit te 2007 per familjen Llagami. Per pasoje vendimi nuk u rregjistrua ne ZRPP dhe ne ZRPP kjo toke vijonte \u201cshtet\u201d por familja Llagami kishte ne fuqi vendimin nr.668 te 1996 (vendimi I njohjes se prones) ndaj per efekt privatizimi nuk ndryshon asgje nese toka ishte e kthyer apo e njohur: Per token pronarit qe<br \/>\nI eshte njohur pronesia nuk paguan se eshte e tij. Kjo pike eshte sqaruar tek vol. 12\/1, fq.17-22 qe paraqet nje proces verbal te 4 specialisteve qe kane vertetuar cdo dokument konfirmojne se vetem 857 m2 nuk perfshihet ne pronen e njohur familjeve pronare te tokes. Kane listuar vendimet e kthimit dhe njohjes se pronave per cdo familje dhe per Llagamin paraqesin vendimin e njohjes se prones nr.668 dt 16.08.1996.<\/p>\n<p>SPAK mund dhe duhet t\u2019a kishte sqaruar ne vend qe te genjeje ose mjafton te kishte pyetur deshmitarin ne vend qe t\u2019a pyeste \u201c A e njeh Jamarber Malltezin?\u201d<br \/>\nPra toka ishte e familjeve pronare ne mbi 96%. Cepat u blene perfshi token tek pishina qe as nuk e dinim dhe as nuk e donim por u detyruan se ishte pjese inventari. Prona shkoi tek I zoti qe ishin mbi 50 trashegimtare nga 5 familje qe kishin pronen. Pronaret zhvilluan pronen me dashuri. A ka pasur shteti dem? Jo vetem qe nuk ka dem por shteti perfitoi 800\u2019000$ (720\u2019000 para dhe 80\u2019000 bono privatizimi) pasi e kishte vjedhur dhe keqperdorur pa qera per mbi 60 vjet. Si mund te kete dyshime per korrupsion kur nuk ka dem? A e dine veten mbi ligjin keta prokurore qe genjejne e fshehin dokumenta? A dine Edi Ramen dhe Taulant Ballen mbi ligjin?<\/p>\n<p>Pse kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike?<br \/>\n1. \u201cSSSKAPE!\u201d \u2013 Urdhri nga Rama nepermjet Taulant Ball\u00ebs me shpure gazetaresh para dyerve te SPAK ne fund te nentorit 2020.<\/p>\n<p>2. \u201cSI URDHERON\u201d \u2013 pergjigjet SPAK dhe brenda dites 01.12.2020 regjistron edhe kallzimin penal 246 te Taulant Balles po brenda dites 01.12.2020 regjistruan procedimin penal 287 pa verifikuar fare.<\/p>\n<p>3. \u201cSSSKAPE!\u201d \u2013 4 her\u00eb e dergoi Rama Taulantin p\u00ebr presion para zyrave te SPAK, duke p\u00ebrdorur prokuror\u00ebt si qen sulmi t\u00eb gjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave.<\/p>\n<p>4. 3 vjet hetime nxorr\u00ebn se kall\u00ebzimi I Balles ishte shumefish i rrem\u00eb, por SKAP u be SNUK.<\/p>\n<p>5. Arreston Prof. Malltezin pa e pyetur kurr\u00eb, e pa qen\u00eb subjekt I SPAK.<\/p>\n<p>6. Prokuror\u00ebt nuk perfshijn\u00eb n\u00eb dosje, shkresat zyrtare nga Angjeli e Klosi, p\u00ebr fillimin e privatizimit.<\/p>\n<p>7. Nuk perfshijn\u00eb (ose fshehin e injorojne) n\u00eb dosje lejen e sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit nga Edi Rama dt 29.12.2007 dhe as lejen e ndertimit me kusht e shkurtit 2008.<\/p>\n<p>8. Nuk perfshin ne dosje as vendimet e gjykates se shkalles se pare dhe as apelit 2008-2010 \u201cDetyrim per nxjerrje akti\u201d qe detyronte Edi Ramen te zbardhte lejen e ndertimit.<\/p>\n<p>9. Nuk perfshijne ne dosje 3 vendimet antiligjore te Drejtorit INUV te Edi Rames (gjoba dhe vendim prishje) ne dhunim te vendimit te Gjykates se formes se prere. Keto shkresa I jane depozituar ne SPAK qysh para 3 muajsh se ishin bashkelidhur padise per kallzim te rreme qe depozitova me 26.08.2023 ndaj Taulantt Balles.<\/p>\n<p>10. Nuk perfshijn\u00eb n\u00eb dosje vendimet e gjykat\u00ebs shkalla e pare dhe apelit p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre nga Edi Rama, ndon\u00ebse kjo pages\u00eb prej afro 300\u2019000 euro ishte investimi i par\u00eb n\u00eb ket\u00eb projekt.<\/p>\n<p>11. P\u00ebrdorin tabel\u00ebn e gatshme te tualetit te Edi Rames, kinse Malltezi u be investitor me 114 m2 tok\u00eb, kur qysh dit\u00ebn e par\u00eb 1\/64 e 26\u2019200 m2 i bie 410 m2 dhe sipas kontratave t\u00eb sekuestruara kan\u00eb sqaruar se brenda 2 viteve, 2007 \u2013 2009, Malltezi bleu mbi 1000 m2 nga bashk\u00ebpronar\u00ebt Begeja, e n\u00eb vitet m\u00eb pas edhe mbi 1100 m2 nga bashk\u00ebpronar\u00ebt e familjeve Llagami, Saliaga dhe Alimehmeti<\/p>\n<p>12. Shkel\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb J. Malltezit n\u00eb Gjyqin Civil p\u00ebr shpifje ndaj Taulant Ball\u00ebs, duke sekuestruar, p\u00ebrmbi 1 vit, dosjen civile p\u00ebr t\u00eb ndaluar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr gjykat\u00eb, a thua se nuk b\u00ebnte dot fotokopje.<\/p>\n<p>13. Prokuroret genjejne ose te pakten ka pasaktesi per siperfaqen 857 m2 sikur u pervetesua nga pronaret e tokes kur kjo ne fakt sic e sqarova me lart eshte edhe sot toke shtet. SPAK dergoi 6 here OPGJ tek Agjensia e Kadastres e gjoja nuk e pa.<\/p>\n<p>14. Prokuroret genjejne (ose pasaktesi e rende) per siperfaqen 4261 m2 sikur kjo siperfaqe ishte shtet kur ne fakt sic u sqarua me siper kjo ishte toke e njohur e familjes Llagami.<br \/>\n* Ku qenka lidhja me Berishen?<\/p>\n<p>1. A ka nxjerre ndonje ligj apo vkm ne emer te pervecem sic ka nxjerre dhjetera Edi Rama? Jo asnje!<\/p>\n<p>2. A nderroi destinacionin nga sportiv ne banim? Jo! E nderroi Rama nr .132\/j dt 06.2006. Nderrimi i destinacionit eshte Funksion i pushtetit vendor!.<br \/>\nVetem 1 here doli KRRTRSH kunder KRT Edi Rama e coi ne Gjykate Kushtetuese.<br \/>\na) Rama solli ne Tirane Kreun e Komitetit te Autoriteteve Vendore te Keshillit te Evropes ne Maj 2006 dhe ai tha qe eshte funksion I pushtetit vendor dhe Shqiperia duhet te respektoje Karten e Autonomise Vendore te Keshillit te Evropes.<br \/>\nb) Gjykata Kushtetuese rrezoi ligjin e urbanistikes e ndaloi qe Prefekti (pushteti qendror) te rrezonte vendimet e KRT (10.11.2006)<br \/>\nc) Gjykata Kushtetuese rrezoi qeverine per Zogun e zi (dhjetor 2006)<br \/>\nd) Edi Rama ne 2008-2009 mori kompanine Urbanplan qe paraqiti draft-planin per Tiranen ku gjithe zona perfshihej si zone banimi.<br \/>\ne) Plani rregullues i Tiranes i 2013 u miratua ne Keshillin Bashkiak Tirane (vendim nr 57 dt 24.12.2012 keshilli bashkiak) e me pas formalisht edhe ne KKT. Nese nuk do e miratonte Planin per gjithe qytetin KKT do bente Shperdorim Detyre!<br \/>\nf) Nuk ka asnje kryeqytet ne bote qe te mbaje klube profesionale futbollli me fusha futbollli me pak se 2 km nga qendra e qytetit.<br \/>\ng) Nuk ka emer familje se kujt I takon toka qe I nderrohet destinacioni. Te hidhet fall?<\/p>\n<p>3. Ligji I kthimit te pronave 2006, 2004. Prona tek I zoti eshte baze politike e se djathtes 2004-pa kufizim -2006 vetem ato jashte planit. Kthimi I prones= kthimi I sendit te vjedhur tek pronari I ligjshem. Ligji i 2004 ia kthente pa kufizim pronen pronareve pervec tokes bujqesore deri 60 hektare. Ligji I 2006 shtoi edhe disa kufizime si psh. Nuk kthente pronat Brenda planit te perhapjes se Ushtrise qe nuk ishte si term ne 2004.<\/p>\n<p>4. Ndryshimi nga komision kthimi pronave ne agjensi kthim pronave asnje ndryshim per Begejat. Plotesime vendimi ne vijimesi nga dosja \u201995. Njelloj iu kthye Begejave edhe 11\u2019740 m2 me vendim 135 te dates 20.01.2006 nga komisioni I caktuar nga shumica e PS. Ndryshimi ligjore shtoi 2 hallka kontrolli 1) Zyra qendrore dhe 2) Avokatura e shtetit. SPAK ka vertetuar se Agjensia ka derguar per shqyrtim vendimet tek te 2 institucionet. Nese do ishte per Begejat mjafton qe te ndryshonte emrat e komisioneve dhe kaq. Por kjo shtoi dy nivele kontrolli dhe kjo qenka problem per prokuroret politike?<\/p>\n<p>5. VKM per perdorim te letrave me vlere?<br \/>\na) perdorur qe nga 1995;<br \/>\nb) premtim elektoral I 2005;<br \/>\nc) propozuar nga 2 ministra dhe 3 faqe relacion bashkelidhur;<br \/>\nd) vetem 1 muaj para miratimit te kesaj vkm pronaret blene me para ta thata klubin shumesportesh per 700\u2019000$. Nese do kishte komunikim atehere do e kishim vonuar 1 muaj per te shpetuar pagesen e rende! Pra, ose nuk ka pasur komunikim ose jemi budallenj qe shpetuam nga pagesa prej 100\u2019000 por paguam te plote vleren 700\u2019000! Kjo tef yen logjiken!<\/p>\n<p>6. VKM 794 dt 21.11.2007 per vleresimin?<br \/>\nIa kaloi tagrin bashkive per te percaktuar siperfaqet nuk e mbajti ne agjensi te pushtetit qendror. Pra zbatim ligji dhe kalim pergjegjesie tek pushteti vendor . Kjo eshte cfare uji I ke dhene gomarit? Ate uje qe donte vete gomari qe sot ka kap drejtesine.<\/p>\n<p>7. Udhezimi per fshirjen nga ZRPP e regjistrimeve te falsifikuara<br \/>\na) sugjeruar nga drejtori ZRPP dhe nga ministri I drejtesise plus 3 faqe relacion ( vol 16)<br \/>\nb) miratuar thuajse 1 vit perpara kur nuk kishte asnje dijeni askush as se kishte pishine ne inventar as se ku ndodhej dhe as se ishte e uzurpuar.<br \/>\nc) Gj, Kushtetuese e shfuqizoi 3 vite me pas thote SPAK por<br \/>\nd) Gjyqi mes pronareve me falsifikatoret zgjati 7 vjet dhe me vendim te formes se prere doli se ishte falsifikim. Kete SPAK e fsheh nga dosja.<\/p>\n<p>8. Konflikt interesi I Ilir Kadiut?<br \/>\na) Sali Berisha as nuk dinte qe Ilir Kadiu ishte kusheri I nivelit te trete te Jamarber Malltezit<br \/>\nb) Ilir Kadiu nuk ka njoftuar as drejtuesit e tij direkt Oerd Bylykbashin jo me Sali Berishen qe kishte konflikt interesi ne ate inspekim konkret.<\/p>\n<p>9. Plani rregullues I Tiranes 2013 eshte funksion vendor per gjithe qytetin me mijera hektare e jo 1 zone. Edhe Edi Rama mori kompanine Urbanplan ne 2008-2009 e ajo solli draftin qe gjithe zonen e kishte zone banimi. Si kudo ne bote me largesi 2 km nga qendra e qyteteve.<br \/>\nPlani rregullues u miratua me vendim te keshillit bashkiak nr.57 dt. 24.12.2012. Nese nuk do ta miratonte do ishte shperdorim detyre.<br \/>\nN\u00ebse do ishte p\u00ebrdorur pushteti nga Berisha, si\u00e7 p\u00ebr shembull, e p\u00ebrdor Edi Rama:<br \/>\n1. Nuk do zgjaste 13 vjet kthimi i tok\u00ebs s\u00eb vjedhur tek I zoti.<\/p>\n<p>2. Nuk do kish zgjatur mbi 2 vjet privatizimi i nd\u00ebrtesave n\u00eb tok\u00eb pronare, por ve\u00e7 2 dit\u00eb (se Rama kalon gjoja 17 firma n\u00eb dit\u00eb).<\/p>\n<p>3. Nuk do kishim paguar 800\u2019000 $ p\u00ebr disa barraka t\u00eb z\u00ebna forc\u00ebrisht, por shum\u00eb her\u00eb m\u00eb lir\u00eb, ose 1 euro, p\u00ebr shembull, si Bolino.<\/p>\n<p>4. Do kishim edhe ne, pronaret e tokes, VKM me em\u00ebr konkret personal p\u00ebrfituesi, si ka nxjerr\u00eb Edi Rama 3 VKM n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Bolinos, p\u00ebr t\u00eb grabitur shkoll\u00ebn. Ose si dhjetra VKM e ligje si p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit dhe\/ose hajdut\u00ebt e vras\u00ebsit strategjik t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>5. Do kishim p\u00ebrlar\u00eb edhe ne, si thjeshtra e Edi Ram\u00ebs, me dhjet\u00ebra tendera me para publike. Por, as un\u00eb e asnj\u00eb trash\u00ebgimtar Begeja, nuk kemi marr\u00eb kurr\u00eb asnj\u00eb lek nga fonde publike gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb PD.<\/p>\n<p>6. Nuk do t\u00eb kishim paguar taksa, se do t\u00eb p\u00ebrfitonim si \u201cstrategjik\u201d.<\/p>\n<p>7. Nuk do i kishim dhuruar kopshtin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>8. Nuk do e zhvillonim me Libeskind, por me ndonj\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb; dhe jo me dashuri p\u00ebr mjedisin, por me grada\u00e7ela q\u00eb u bllokojn\u00eb ajrin dhe diellin gjith\u00eb banor\u00ebve.<\/p>\n<p>9. Nuk do kishim shpenzuar 2500 m2 dhe mbi 500\u2019000 \u20ac p\u00ebr t\u00eb sistemuar 42 familje informale me banesa, por do i kishim nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, duke p\u00ebrdorur policin\u00eb e shtetit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>10. Nuk do t\u00eb na ishte kthyer ve\u00e7 8% e pron\u00ebs fisit Begeja, por do t\u00eb na ishte kthyer mbi 80% e pron\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb tipare t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit, p\u00ebr interes t\u00eb miqve t\u00eb Ram\u00ebs, dhe k\u00ebto bat\u00ebrdi i shohim \u00e7do dit\u00eb sot, por asnj\u00eb nga k\u00ebto veprime t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit p\u00ebr miqt\u00eb, nuk kan\u00eb ndodhur nga Berisha por nga Rama!<br \/>\nSPAK gjen problem pse Prof. Malltezi ka qene pjese e grupit strategjik dhe teknik te planit rregullues te Tiranes . Une ka qene pa pagese si keshilltar per mjedisin jo per sportin dhe jemi krenare per vsm e planit me dhjetera kritere kufizuese ne favor te mjedisit..<br \/>\nNderkohe qe SPAK ka perfshire 14 here ne dosjen e saj vendimin nr. 668 te 1996 te familjes Llagami apo 9 here vendimin 532 dt 1996 te Begejave etj., ka perfshire ne dosjen 6 deri vendimet gjyqesore Albana Vokshi kunder Saimir Tahirit, apo Argita Malltezi dhe Shkelzen Berisha kunder Saimir Tahirit, e ne dosje te tjera edhe deri procedura librarie ne Librazhd pa asnje lidhje SPAK fsheh dokumente.<br \/>\nProkuroret e SPAK kane fshehur ose nuk referojne dokumenta:<\/p>\n<p>1. Ka fshehur kontraten e familjes Begeja me kompanine kontakt ne 2007 ku parashikohej se cilido nga F. Begeja mund te hynte ne bashkeinvestim deri ne 25% te pjeses se vet.<\/p>\n<p>2. Kane fshehur ose nuk referojne lejen e sheshi te ndertimit firmosur nga Edi Rama me 19.12.2007 e zbardhur 06.01.2008<\/p>\n<p>3. Kane fshehur lejen e ndertimit me kusht qe ka miratuar KRRT e Edi Rames ne shkurt 2008.<\/p>\n<p>4. Kane fshehur shkresat nga Angjeli dhe Klosi per fillimin e procedurave te privatizimit ndonese jane bere te ditura dhe derguar bashkangjitur padise per kallzim te rreme Taulant Balla.<\/p>\n<p>5. Kane fshehur vendimin gjyqesor te formes se prere te falsifikimit te ish pishina. Kane shkruar se udhezimi per fshirje nga ZRPP u shfuqizua nga GJK por nuk tregon qe kjo ceshtje u gjykua per 7 vjet dhe ka vendim te formes se prere qe ishte falsifikim.<\/p>\n<p>6. kane fshehur 3 shkresat e kundraligjshme te drejtorit te policise ndertimore te Edi Rames leshuar ne 2010 pasi kishte dale vendimi I gjykates se formes se prere. Edhe keto 3 shkresa te kundraligjshme jane dorezuar SPAK para 3 muajsh.<\/p>\n<p>7. kane fshehur vendimet e gjykatave edhe te Shkalles se pare dhe te Apelit 2008-2010 qe u shprehen se leja quhet e dhene kur miratohet dhe jo kur zbardhet.<\/p>\n<p>8. Kane fshehur vendimet e gjykatave edhe te Shkalles se pare dhe te Apelit per shperblim demi qe gjeten Edi Ramen ne shperdorim detyre me dem mbi 300\u2019000 euro!<br \/>\nTe gjkitha keto I kam depozituar para 3 muajsh tek kallzimi dt 26.08.2023 per kallzim te rreme te Taulant Balles.<\/p>\n<p>Znj. Gjyqtare,<br \/>\nJu paraqita se SPAK ka shume 1-pasaktesi , 2- gesnjeshtra dhe 3-fshehje dokumentash. Pse? Cila mund te jete arsyeja pervec urdherit politik te Edi Rames dhe Taulant Balles? Apo eshte urrejtje ndaj pronareve qe pas 15 vitesh sorollatje zhvillojne me dashuri pronen e te pareve? Studenteve te mi I mesoj se shkenca ndjek te dhenat ndersa pseudoshkenca niset nga nje opinion fiks ose ne kete rast urdher politik dhe perpiqet te gjeje ose sajoje disa prova rruges qofte edhe me premisa te rreme.<br \/>\nShumicen e sajesave jua rrezova qe nuk qendrojne, me fakte nga vete dosja e SPAK. As nuk ka dem e as nuk ka korrupsion. Ka pronare qe iu kthye sendi I vjedhur dhe e zhvilluan pronen me dashuri e per kete jane krenare. As nuk ka pastrim parash e as pagesa kesh. As nuk ka asnje lidhje Berisha.<\/p>\n<p>As SPAK nuk paraqet dot asnje prove , por u keqperdor si lecka ku fshin kepucet Edi Rama dhe Taulant Balla. Per fat te keq gjyqtarja Irena Gjoka u keqperdpr duke iu nenshtruar urdherave politike. Berluskoni kishte 400 ceshtje te hapura nga drejtesia italiane por askush nuk u be palaco te kerkonte bllokimin e pasaportes se tij, por ne kemi drejtesi me te mire se ne Itali kemi Edi-Rama drejtesi qe ethpte troc se PS I beri organet dhe e di veten mbi ligjin. Sherbyesja politike Irena Gjoka shkeli ligjin dhe me mbajti (nje profesor universiteti) 2 jave burgim te paligjshem. Po cfare bene mbrojtesit e interesit publik. E shfajesuan se iu sherbeu. Per ta nuk kishte problem shkelja e ligjit pasi e konsiderojne veten mbi ligjin . Me pas gjykatesja falsifikoi edhe vendimin e humbjes se fuqise se mases ne ate qe nuk pasqyroi 8 pyetjet qe I adresova dhe nuk ktheu pergjigje.<\/p>\n<p>Mos lejoni t\u2019iu neperkembin si sherbyes apo noter I paligjshmerise se urdherave politike te SPAK. Kini respekt per dinjitetin dhe integritetin profesional tuajin.<br \/>\n6 miljon m2 ben dhoro personale edi Rama e SPAK=SNUK. Dhjetera VKM me emra personale ka nxjerre Edi Rama por problemi I SPAK qenka pse pronari I ligjshem mori token pas 13 vitesh dhe u detyrua te vonohej edhe mbi 2 vjet dhe te paguante 800\u2019000 $ si gjobe per te blere objekte te rrenuara dhe te uzurpuara!<\/p>\n<p>Kerkojini SPAK te zbatoje ligjin e jo te kthehen ne sherbetore politike. Te paraqesin 1 prove ligjore e jo insinuata . Cdo njeri kur kapet me genjeshtra ose kerkon ndjese publikisht ose kur nuk ka aq kurajo te pakten terhiqet pa fole. Por jo sherbetoret politike te Edi Rames dhe Taulant Balles. Ata qe ndjekin urdherin politik nuk skuqen por fshihen pas ahprehjes \u201cI qendrojme kerkeses\u201d. Ketu nuk ka fare ceshtje penale e aq me pak per tagrat e SPAK. Une kerkoj qe SPAK te kerkoje ndjese publike ne mos eja perballemi sa te duan ne gjykate si njerez te lire me argumenta e jo urdhera politike.<\/p>\n<p>Une as rrezikoj njeri e as kam akses ne asnje dosje apo institucion se I ka kap 100% Edi Rama. Une ju gjeta qe genjenit bazuar ne dosjet qe ka krijuar SPAK . Ne si pronare as nuk dinim e as nuk na interesonte gje tjeter vec \u201cProna tek i zoti\u201d, me te drejten e Zotit dhe ne respekt te ligjeve te shtetit. Ju faleminderit<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas lirimit nga qelia me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Jamarb\u00ebr Malltezi, shkruan se e ndjen veten si n\u00eb gjyqet politike t\u00eb vitit 1945 ku pronar\u00ebt ishin armiqt\u00eb e pushtetit popullor. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjetet sociale. Ai u b\u00ebn apel qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos lejojn\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben, duke theksuar se SPAK duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":332015,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-396880","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=396880"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396880\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":396881,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/396880\/revisions\/396881"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/332015"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=396880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=396880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=396880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}