{"id":397022,"date":"2023-11-24T19:01:41","date_gmt":"2023-11-24T18:01:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397022"},"modified":"2023-11-24T19:01:41","modified_gmt":"2023-11-24T18:01:41","slug":"do-te-zevendesoje-ardi-veliun-prezantohet-drejtori-i-ri-i-amp-kush-eshte-florian-sulejmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/do-te-zevendesoje-ardi-veliun-prezantohet-drejtori-i-ri-i-amp-kush-eshte-florian-sulejmani\/","title":{"rendered":"Do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Ardi Veliun, prezantohet drejtori i ri i AMP, kush \u00ebsht\u00eb Florian Sulejmani"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Taulant Balla ka prezantuar Drejtorin e ri t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore, Florian Sulejmanin. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, ministri Balla \u00ebsht\u00eb shprehur i k\u00ebnaqur q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, hap\u00ebn nj\u00eb procedur\u00eb konkurrimi publike p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidatit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri Balla ka deklaruar se niveli i kandidat\u00ebve q\u00eb aplikuan ishte i lart\u00eb dhe me ata q\u00eb u p\u00ebrzgjodh\u00ebn n\u00eb list\u00ebn e 5 t\u00eb par\u00ebve tha se do t\u2019i ftoj\u00eb n\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar forma bashk\u00ebpunimi me Ministrin\u00eb dhe AMP-n\u00eb.<\/p>\n<p>Balla u shpreh se Florian Sulejmani ka nj\u00eb eksperienc\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb 18 vje\u00e7are dhe ka kaluar me sukses procesin e vler\u00ebsimit kalimtar, si dhe ka eksperienc\u00eb dhe njohuri t\u00eb gjera mbi procesin e vetting-ut t\u00eb Policis\u00eb. <\/p>\n<p>Fjala e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Taulant Balla n\u00eb ceremonin\u00eb e prezantimit t\u00eb drejtorit t\u00eb ri t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb AMP, Florian Sulejmani:<\/p>\n<p>Jemi k\u00ebtu sot p\u00ebr t\u00eb prezantuar Drejtorin e ri t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore, por m\u00eb lejoni s\u00eb pari t\u00eb shpreh nj\u00eb fal\u00ebnderim dhe vler\u00ebsim t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e deritanishme t\u00eb Agjencis\u00eb n\u00ebn drejtimin e zotit Rrumbullaku, t\u00eb zotit Veliu dhe n\u00eb k\u00ebto pak jav\u00eb edhe nga Dritani (Dorda). E vler\u00ebsoj maksimalisht pun\u00ebn e deritanishme s\u00eb bashku me ju, nd\u00ebrsa Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore ka referuar pran\u00eb SPAK dhe Prokurorive t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi 200 raste p\u00ebr rreth 300 subjekte, nd\u00ebr ta gati 260 oficer\u00eb policie, me masa q\u00eb variojn\u00eb nga arrest n\u00eb burg deri tek pezullimi nga detyra. <\/p>\n<p>Besoj pas 130 dit\u00ebve s\u00eb bashku m\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb i thash\u00eb drejtuesve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, dit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb kanabisi e ka nj\u00eb shans t\u00eb rritet, pa nj\u00eb polic q\u00eb paguhet p\u00ebr t\u00eb mos e par\u00eb apo se nj\u00eb parcel\u00eb kanabisi e ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb vetme t\u00eb korret, pa nj\u00eb shef komisariati q\u00eb paguhet nga trafikant\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mos e shkulur. Sa nga k\u00ebta 260 punonj\u00ebs policie keni arrestuar apo proceduar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb apo mos-veprim ndaj kultivimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Nuk i v\u00eb n\u00eb diskutim k\u00ebtu rezultatet e agjencis\u00eb, t\u00eb kuptohemi qart\u00eb. N\u00eb k\u00ebto 4 muaj e pak s\u00eb bashku kam vler\u00ebsuar rritjen dita dit\u00ebs s\u00eb forc\u00ebs godit\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ama nuk mund t\u00eb mos v\u00eb n\u00eb diskutim faktin se pas statistikave t\u00eb saj q\u00ebndron e v\u00ebrteta se jan\u00eb goditur shum\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs me grada t\u00eb ul\u00ebta nd\u00ebrsa fare pak me grada m\u00eb t\u00eb larta. Besoj se jemi t\u00eb gjith\u00eb dakord, bashk\u00eb me pritshm\u00ebrit\u00eb e publikut, se ka ardhur momenti ta ngrem\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ri dhe standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb procesin e vet\u00ebpastrimit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, dhe t\u00eb subjekteve t\u00eb tjera ndaj t\u00eb cil\u00ebve ushtron mbik\u00ebqyrje AMP-ja, si\u00e7 jan\u00eb Garda e Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shp\u00ebtimi. Si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb: lufta kund\u00ebr korrupsionit nuk nis nga jasht\u00eb nesh, por s\u00eb pari brenda nesh.   Vet\u00ebpastrimi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb mision par\u00ebsor i mandatit tim si Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm. <\/p>\n<p>Policia e Shtetit duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb, e past\u00ebr, e besueshme dhe e fort\u00eb n\u00eb goditjen e paligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, dhe krimit t\u00eb organizuar e trafiqeve n\u00eb ve\u00e7anti. Nuk dua ta harroni p\u00ebr asnj\u00eb moment se roli i AMP \u00ebsht\u00eb jetik. Veshi i shurdh\u00ebr dhe syri qorr, heshtja bashk\u00ebfajtore me t\u00eb fort\u00ebt e lagjes dhe mosreagimi i forcave t\u00eb rendit ndaj denoncimeve t\u00eb qytetar\u00ebve, jan\u00eb rreshtim i policis\u00eb kund\u00ebr tyre, kund\u00ebr shtetit. Jeni ju ata q\u00eb duhet t\u00eb hetoni \u00e7do rast mosveprimi nga Policia. Rasti i Vlor\u00ebs kur nj\u00eb vajz\u00eb e re viktim\u00eb e dhun\u00ebs seksuale, apo ai I kopshtit n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb shembujt e k\u00ebqij t\u00eb veprimit t\u00eb vonuar dhe standardit q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb vajz\u00eb, nj\u00eb grua, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb denoncon nj\u00eb rast dhune, dhun\u00eb seksuale, dhun\u00eb me baz\u00eb gjinore, veprimi yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm, sipas nj\u00eb protokolli t\u00eb detajuar mir\u00eb. Ju takon ju t\u00eb verifikoni \u00e7do rast, derisa t\u00eb mos guxoj\u00eb m\u00eb askush brenda policis\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb an\u00ebn e dhunuesve duke mos regjistruar kall\u00ebzimin dhe duke mos marr\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb mbrojtje viktim\u00ebn. Po ashtu Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore duhet t\u00eb marr\u00eb rolin e vet sa i takon Paket\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb shkolla, kopshte, \u00e7erdhe. Shkoni dhe verifikoni a e ka b\u00ebr\u00eb Policia e Shtetit detyr\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore duhet t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb terren \u2013 me rezultate konkrete n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, abuzivizmit, bashk\u00ebjetes\u00ebs me krimin \u2013 besimin e publikut dhe partner\u00ebve tan\u00eb, kjo edhe fal\u00eb bashk\u00ebveprimit n\u00eb rritje me agjencit\u00eb e tjera ligjzbatuese, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ante me SHISH dhe SPAK.  Komunikimet n\u00eb aplikacionet e koduara q\u00eb implikojn\u00eb oficer\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb e nevoj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb intensive e pa kompromis t\u00eb AMP-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin dhe paligjshm\u00ebrin\u00eb brenda radh\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb dinjitetin dhe respektin e merituar n\u00eb shoq\u00ebri k\u00ebsaj organizate, q\u00eb ka n\u00eb gjirin e saj  qindra e mij\u00ebra t\u00eb rinj e t\u00eb reja q\u00eb punojn\u00eb me dedikim, pasion e profesionaliz\u00ebm krah qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket fenomenit t\u00eb aplikacioneve t\u00eb koduara, kam k\u00ebrkuar q\u00eb verifikimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre aplikacioneve nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e formularit t\u00eb vet\u00eb-deklarimit t\u00eb kryer nga \u00e7do punonj\u00ebs e q\u00eb, n\u00eb rast deklarimi t\u00eb rrem\u00eb, do t\u00eb pas-sjell\u00eb p\u00ebrjashtimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb tij nga radh\u00ebt e policis\u00eb.  Vettingu i drejtuesve t\u00eb Policis\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu nj\u00eb proces i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ec\u00eb me ritme t\u00eb shpejta, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb pritshm\u00ebrive t\u00eb publikut p\u00ebr institucione me integritet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Procesi i vettingut duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tregues i pastrimit t\u00eb Policis\u00eb, proces i cili do t\u00eb ndikoj\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb rritjen e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek Policia e Shtetit, por mos e harroni asnj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht i madh q\u00eb AMP duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb p\u00ebr seriozitetin, paanshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb kryerjes t\u00eb k\u00ebtij procesi kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Kush nuk t\u00ebrhiqet nga procesi i vettingut, nuk ka m\u00eb vend n\u00eb asnj\u00eb karrige n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Duke kaluar te prezantimi i Drejtorit t\u00eb ri, jam i k\u00ebnaqur q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e pavar\u00ebsisht se kjo procedur\u00eb nuk ishte e parashikuar n\u00eb ligj, ne hap\u00ebm nj\u00eb procedur\u00eb konkurrimi publike p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidatit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Fal\u00ebnderoj partner\u00ebt tan\u00eb \u2013 ICITAP dhe EU4LEA \u2013 p\u00ebr mb\u00ebshtetjen gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtij procesi p\u00ebrzgjedhjeje dhe gjithashtu edhe t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr besimin q\u00eb i dhan\u00eb procesit. Niveli i kandidat\u00ebve q\u00eb aplikuan ishte i lart\u00eb dhe me ata q\u00eb u p\u00ebrzgjodh\u00ebn n\u00eb list\u00ebn e 5 t\u00eb par\u00ebve do t\u00eb kem mund\u00ebsin\u00eb dhe k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u2019i ftoj n\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar forma bashk\u00ebpunimi me Ministrin\u00eb dhe AMP-n\u00eb. Z. Sulejmani ka nj\u00eb eksperienc\u00eb pune t\u00eb gjat\u00eb 18 vje\u00e7are. Ka kaluar me sukses procesin e vler\u00ebsimit kalimtar, si kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozicion drejtues dhe ka eksperienc\u00eb dhe njohuri t\u00eb gjera mbi procesin e vetting-ut t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Taulant Balla ka prezantuar Drejtorin e ri t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore, Florian Sulejmanin. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, ministri Balla \u00ebsht\u00eb shprehur i k\u00ebnaqur q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, hap\u00ebn nj\u00eb procedur\u00eb konkurrimi publike p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidatit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ministri Balla ka deklaruar se niveli i kandidat\u00ebve q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":397023,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397022","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397022"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397022\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397025,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397022\/revisions\/397025"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397023"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}