{"id":397337,"date":"2023-12-01T12:23:25","date_gmt":"2023-12-01T11:23:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397337"},"modified":"2023-12-01T12:23:25","modified_gmt":"2023-12-01T11:23:25","slug":"zgjidhja-e-konfliktit-izraelito-palestinez-ne-keshillin-e-sigurimit-ne-okb-dhe-ne-unionin-per-mesdheun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zgjidhja-e-konfliktit-izraelito-palestinez-ne-keshillin-e-sigurimit-ne-okb-dhe-ne-unionin-per-mesdheun\/","title":{"rendered":"Zgjidhja e konfliktit Izraelito \u2013 Palestinez n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit n\u00eb OKB dhe n\u00eb Unionin p\u00ebr Mesdheun"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artur Nura<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Gaza po skadonte arm\u00ebpushimi, Kina duket se po p\u00ebrgatiste nj\u00eb takim imponues n\u00eb OKB p\u00ebr t\u00eb promovuar \u201cnj\u00eb tjet\u00ebr arm\u00ebpushim\u201d, \u201cp\u00ebrfundimin e luftimeve\u201d dhe \u201cp\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zbutjen e kriz\u00ebs humanitare\u201d n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs. Kujtojm\u00eb se k\u00ebt\u00eb muaj, Kina mban presidenc\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe se ministri i jasht\u00ebm kinez Wang Yi koordinoi takimin n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB.<\/p>\n<p>Pas kryesimit k\u00ebtij takimi t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen palestinezo-izraelite, ministri kinez Wang Yi, n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp theksoi se zgjidhja me dy shtete \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00ebdalje e kriz\u00ebs Izraelito \u2013 Palestineze.<\/p>\n<p>\u201cZgjidhja me dy shtete \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nuk ka asnj\u00eb hap prapa nga kjo. Shtet\u00ebsia e pavarur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb komb\u00ebtare e patjet\u00ebrsueshme e popullit palestinez, nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb k\u00ebmbehet,\u201d tha ai duke shtuar se \u00e7\u00ebshtja palestineze \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme dhe duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb margjinalizohet, n\u00eb agjend\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Roli i OKB-s\u00eb dhe rezolutat e saj n\u00eb konfliktin izraelito-palestinez<\/p>\n<p>OKB-ja (Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktor\u00ebt e jasht\u00ebm n\u00eb konfliktin izraelito-palestinez dhe pas p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb konfliktit midis Izraelit dhe Palestin\u00ebs, OKB miratoi urgjentisht n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme nj\u00eb rezolut\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pauz\u00eb humanitare n\u00eb Gaza e cila lejoi popullsin\u00eb civile t\u00eb evakuohet dhe t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00ebn e duhur humanitare. Rezoluta u miratua me 120 vota pro, 45 abstenime dhe 14 kund\u00ebr dhe, nuk \u00ebsht\u00eb detyruese.<\/p>\n<p>OKB-ja si aktore e jashtme n\u00eb konfliktin izraelito-palestinez, vepron jo vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet agjencive t\u00eb saj t\u00eb specializuara p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe ndihm\u00ebn humanitare, por edhe n\u00ebp\u00ebrmjet akteve q\u00eb miraton, deklaratave t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe p\u00ebrpjekjeve diplomatike p\u00ebr qet\u00ebsim te situatave.<\/p>\n<p>Objektivi i OKB-s\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb paqen dhe sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit dhe diplomacis\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur mosmarr\u00ebveshjet dhe konfliktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Prandaj n\u00eb rast lufte, OKB-ja duhet s\u00eb pari t\u00eb luaj\u00eb rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhje diplomatike dhe paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Rezolutat jan\u00eb nj\u00eb nga aktet ligjore kryesore q\u00eb Kombet e Bashkuara mund t\u00eb miratojn\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb konflikti. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb dy organeve q\u00eb i nxjerrin ato ndahen n\u00eb: rezoluta t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit dhe rezoluta t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme. Dallimi thelb\u00ebsor midis t\u00eb dyjave \u00ebsht\u00eb se rezolutat e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit kan\u00eb karakter detyrues dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye detyrues p\u00ebr shtetet an\u00ebtare, nd\u00ebrsa ato t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme nuk jan\u00eb detyruese.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Kin\u00ebs ishte paralajm\u00ebruar n\u00eb mesazhin e presidentit Xi Jinping adresuar nj\u00eb takimi t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn izraelito \u2013 palestineze.<\/p>\n<p>Kina n\u00eb autoritetin e saj m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sic \u00ebsht\u00eb presidenti i Republik\u00ebs, kish deklaruar se bisedimet e paqes palestinezo-izraelite duhet t\u00eb rifillojn\u00eb sa m\u00eb shpejt, t\u00eb b\u00ebhet e mundur dhe e drejta e popullit palestinez p\u00ebr shtet\u00ebsi dhe mbijetes\u00eb, t\u00eb rikthehen sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Kina, si gjithmon\u00eb, ka mb\u00ebshtetur me vendosm\u00ebri kauz\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb popullit palestinez p\u00ebr t\u00eb rivendosur t\u00eb drejtat e tyre legjitime komb\u00ebtare \u2013 thot\u00eb presidenti Xi Jinping \u2013 duke shtuar se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb e mundshme p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen palestineze q\u00ebndron n\u00eb krijimin e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur palestinez q\u00eb g\u00ebzon sovranitet t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Nevojat e ekonomis\u00eb palestineze dhe jetesa e njer\u00ebzve duhet t\u00eb sigurohen dhe komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet t\u00eb rris\u00eb ndihm\u00ebn p\u00ebr zhvillime humanitare p\u00ebr Palestin\u00ebn dhe, t\u00eb insistoj\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur drejt bisedimeve t\u00eb paqes e t\u00eb th\u00ebrras\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare m\u00eb autoritative p\u00ebr paqen, sipas presidentit Xi.<\/p>\n<p>Ai kish th\u00ebn\u00eb gjithashtu se Kina, si nj\u00eb an\u00ebtare e p\u00ebrhershme e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar konsensus global p\u00ebr promovimin e paqes, p\u00ebr ta rikthyer \u00e7\u00ebshtjen palestineze n\u00eb rrug\u00ebn e duhur drejt zgjidhjes me dy shtete si nj\u00eb zgjidhje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i BE dhe Vendeve Arabe n\u00eb lidhje me konfliktin Izraelito \u2013 Palestinez p\u00ebrkon me q\u00ebndrimin e Pekinit<\/p>\n<p>Shtetet arabe dhe Bashkimi Evropian ran\u00eb dakord t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (27 n\u00ebntor) se zgjidhja me dy shtete duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjigja p\u00ebr konfliktin izraelito-palestinez, me P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Lart\u00eb Evropian p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme dhe Politik\u00ebn e Siguris\u00eb, Josep Borrell, duke th\u00ebn\u00eb se Autoriteti Palestinez duhet t\u00eb qeveris\u00eb Gazan pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Vitet e fundit, Unioni p\u00ebr Mesdheun i themeluar 15 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb vazhd\u00ebn e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Oslos, \u00ebsht\u00eb kthyer kryesisht n\u00eb nj\u00eb forum bashk\u00ebpunimi midis BE-s\u00eb dhe bot\u00ebs arabe. P\u00ebrfaq\u00ebsues nga m\u00eb shum\u00eb se 40 vende evropiane, t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme dhe t\u00eb Afrik\u00ebs Veriore u takuan n\u00eb Barcelon\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar luft\u00ebn Izrael-Gaza dhe p\u00ebrpjekjet e mundshme p\u00ebr paqe.<\/p>\n<p>Duke folur pas takimit, Joseph Borrell tha se t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e BE-s\u00eb, si dhe pothuajse t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit nga vendet e Lindjes s\u00eb Mesme dhe Afrik\u00ebs s\u00eb Veriut ran\u00eb dakord p\u00ebr nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje me dy shtete.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjidhje me dy shtete parashikon nj\u00eb shtet p\u00ebr palestinez\u00ebt n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor dhe Rripin e Gaz\u00ebs s\u00eb bashku me Izraelin. Autoriteti Palestinez duhet t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb funksionimin e tij, por \u00ebsht\u00eb e vetmja \u201czgjidhje e zbatueshme\u201d p\u00ebr udh\u00ebheqjen e ardhshme t\u00eb Gaz\u00ebs, aktualisht e udh\u00ebhequr nga islamist\u00ebt e Hamasit, p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb \u201cvakum pushteti\u201d, tha Borrell.<\/p>\n<p>\u201cPaqja midis Izraelit dhe Palestin\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb imperativ strategjik p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komunitetin euro-mesdhetar dhe m\u00eb gjer\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb Barcelon\u00eb, ministri i Jasht\u00ebm palestinez Riyad al-Maliki b\u00ebri apel p\u00ebr zgjatjen e arm\u00ebpushimit t\u00eb brisht\u00eb n\u00eb Gaza. Sot kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjasim arm\u00ebpushimin (\u2026) Un\u00eb mb\u00ebshtetem te koleg\u00ebt e mi (\u2026) n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb largohemi nga k\u00ebtu me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb boten: jo luft\u00ebs, po arm\u00ebpushimit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Katari, Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjatur arm\u00ebpushimin, tha al-Maliki, duke paralajm\u00ebruar se n\u00ebse nuk zgjatej, numri i t\u00eb vdekurve do t\u00eb dyfishohej sepse popullsia e Gaz\u00ebs tani \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb jug t\u00eb Rripit.\/ CRI.CN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artur Nura Nd\u00ebrsa n\u00eb Gaza po skadonte arm\u00ebpushimi, Kina duket se po p\u00ebrgatiste nj\u00eb takim imponues n\u00eb OKB p\u00ebr t\u00eb promovuar \u201cnj\u00eb tjet\u00ebr arm\u00ebpushim\u201d, \u201cp\u00ebrfundimin e luftimeve\u201d dhe \u201cp\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zbutjen e kriz\u00ebs humanitare\u201d n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs. Kujtojm\u00eb se k\u00ebt\u00eb muaj, Kina mban presidenc\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":397338,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397337","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397337","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397337"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397337\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397340,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397337\/revisions\/397340"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397338"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}