{"id":397437,"date":"2023-12-04T13:27:29","date_gmt":"2023-12-04T12:27:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397437"},"modified":"2023-12-04T13:27:29","modified_gmt":"2023-12-04T12:27:29","slug":"shperndarja-e-bonusit-te-fundvitit-prej-5-mije-leke-per-700-mije-pensioniste-ja-kur-do-te-nise-dhenia-e-shperblimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shperndarja-e-bonusit-te-fundvitit-prej-5-mije-leke-per-700-mije-pensioniste-ja-kur-do-te-nise-dhenia-e-shperblimit\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebrndarja e bonusit t\u00eb fundvitit prej 5 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr 700 mij\u00eb pensionist\u00eb, ja kur do t\u00eb nis\u00eb dh\u00ebnia e shp\u00ebrblimit"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave miratoi bonusin e fundvitit q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndahet p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb trajtime financiare.<\/p>\n<p>Ministri i Financave, Ervin Mete, njoftoi se \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb fond prej 3.5 miliard\u00eb lek\u00eb dhe pensionist\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shum\u00ebn prej 5 mij\u00eb lek\u00ebsh. Bonusi i fundvitit do t\u00eb shp\u00ebrndahet nga dita e sotme s\u00eb bashku me pensionet mujore p\u00ebrgjat\u00eb muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore. Shp\u00ebrblimi, nga i cili do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb rreth 700 mij\u00eb pensionist\u00eb, por edhe kategori t\u00eb tjera, q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb trajtime financiare, mund t\u00eb t\u00ebrhiqet edhe pas festave t\u00eb fundvitit.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave miratoi vendimin p\u00ebr shp\u00ebrblimin e pensionist\u00ebve dhe personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb trajtime financiare me bonusin e fundvitit, n\u00eb mas\u00ebn 5 mij\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb fond total prej 3.5 miliard\u00eb lek\u00ebsh. Bonusi i fundvitit do t\u00eb shp\u00ebrndahet s\u00eb bashku me pensionet mujore p\u00ebrgjat\u00eb muajit dhjetor nga Instituti i Sigurimeve Shoq\u00ebrore. Shp\u00ebrblimi mund t\u00eb t\u00ebrhiqet nga p\u00ebrfituesit edhe pas festave t\u00eb fundvitit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb bonusi i dyt\u00eb q\u00eb jepet brenda k\u00ebtij viti, pas atij t\u00eb akorduar n\u00eb muajin prill, nga i cili do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb rreth 700 mij\u00eb pensionist\u00eb, por edhe kategori t\u00eb tjera, q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb trajtime financiare. N\u00eb tre vitet e fundit, p\u00ebr indeksimin e pensioneve jan\u00eb alokuar 25 miliard\u00eb lek\u00eb, t\u00eb cilat me buxhetin e parashikuar p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm arrijn\u00eb n\u00eb afro 30 miliard\u00eb lek\u00eb dhe me efekt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb buxhetin e shtetit. Pensionist\u00ebt mund t\u00eb t\u00ebrheqin bonusin prej 5 mij\u00eb lek\u00ebsh duke nisur nga dita e sotme. N\u00eb total parashikohet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb 767 t\u00eb moshuar q\u00eb trajtohen me pension.<\/p>\n<p>N\u00eb buxhetin e k\u00ebtij viti jan\u00eb programuar 3.5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb total q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr bonusin e pensionist\u00ebve, por p\u00ebrfitues do t\u00eb jen\u00eb edhe individ\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension invaliditeti, persona q\u00eb trajtohen me pension familjar dhe pension social. Shp\u00ebrndarja do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb t\u00eb gjitha sportelet e post\u00ebs shqiptare ku t\u00ebrheqin pensionet nd\u00ebrsa p\u00ebr ata q\u00eb e marin n\u00eb bank\u00eb kalimi b\u00ebhet automatikisht. Ky \u00ebsh\u00ebt bonusi i dyt\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pensionist\u00ebt me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb pas atij q\u00eb u dha n\u00eb prill si nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar shtrenjtimin e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb 1 tetor, mbi 767 mij\u00eb individ\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha kategorive t\u00eb pensioneve kan\u00eb p\u00ebrfituar indeksimin n\u00eb mas\u00ebn 8.6% t\u00eb pensionit q\u00eb marin. N\u00eb Buxhetin 2024, p\u00ebr indeksimin e pensioneve jan\u00eb parashikuar 4.1 miliard\u00eb lek\u00eb dhe 3.6 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr bonusin e fundvitit p\u00ebr pensionist\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 27 n\u00ebntor Kryeministri Edi Rama paraljam\u00ebroi se ndryshe nga vitet e tjera, bonusi p\u00ebr pensionist\u00ebt do t\u00eb shp\u00ebrndahet m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb fundvit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb mbajtur n\u00eb Asamblen\u00eb e Zgjeruar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Vlor\u00eb, Rama tha se qeveria ka parashikuar nj\u00eb fond prej 250 milion eurosh p\u00ebr pensionist\u00ebt n\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, dhe se pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, ekziston nj\u00eb grop\u00eb e pambyllur e trash\u00ebguar nga qeveria e m\u00ebparshme, sikurse ajo e mospagimit t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm ne kemi vendosur 250 milion\u00eb euro t\u00eb tjera, p\u00ebr pensionist\u00ebt. Natyrisht q\u00eb do t\u00eb donim q\u00eb kjo shum\u00eb t\u00eb ishte edhe m\u00eb e madhe, por nd\u00ebrkoh\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb se sa asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk duhet harrua q\u00eb e para, numri i pensionist\u00ebve krahasuar me gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb. E dyta, gropa e madhe e dekadave t\u00eb t\u00ebra e krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb praktikisht e vetmja grop\u00eb ende e pambyllur, nd\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gropat q\u00eb ne trash\u00ebguam nga qeveria e m\u00ebparshme kur mor\u00ebm detyr\u00ebn dhe kjo sigurisht q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb realizimin e ambicieve dhe d\u00ebshir\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb pensioneve, por ama qoft\u00eb pagat, qoft\u00eb p\u00ebr pensionet pik\u00ebrisht pse kemi krijuar m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebrmes rritjes p\u00ebrmes rritjes dhe fuqizimit t\u00eb ekonomis\u00eb, do t\u00eb kemi 650 milion\u00eb euro t\u00eb dedikuara n\u00eb buxhetin e vitit 2024.<\/p>\n<p>Edhe di\u00e7ka t\u00eb fundit q\u00eb dua t\u00eb them p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb; shpesh her\u00eb njer\u00ebzit flasin dhe thon\u00eb q\u00eb Partia Socialiste nuk \u00ebsht\u00eb e majt\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb etj. Por e gjitha kjo rr\u00ebzohet duke par\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrqind jeje z\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb buxhetin e shtetit mbrojtja sociale. N\u00eb gjith\u00eb buxhetin e vitit 2024, 33% e t\u00eb gjith\u00ebs shkon p\u00ebr kujdes social, q\u00eb nga pensionist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb pensioneve, p\u00ebrmes ri indeksimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar dhe bonusi i pensionistit.<\/p>\n<p>Bonus q\u00eb do ta japim p\u00ebrs\u00ebri tani n\u00eb prag t\u00eb festave, por ndryshe nga vitet e tjera, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak se kemi nj\u00eb situat\u00eb financiare m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa \u00e7do vit tjet\u00ebr, do t\u00eb fillojm\u00eb ta japim menj\u00ebher\u00eb, pra brenda disa dit\u00ebsh do t\u00eb filloj\u00eb shp\u00ebrndarja e bonusit t\u00eb pensionist\u00ebve p\u00ebr festat e Vitit t\u00eb Ri. Ashtu si\u00e7 u b\u00eb edhe vitin e kaluar dhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe vitet e kaluara, por jo m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit, por m\u00eb p\u00ebrpara\u201d, tha Rama.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave miratoi bonusin e fundvitit q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndahet p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb trajtime financiare. Ministri i Financave, Ervin Mete, njoftoi se \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb fond prej 3.5 miliard\u00eb lek\u00eb dhe pensionist\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shum\u00ebn prej 5 mij\u00eb lek\u00ebsh. Bonusi i fundvitit do t\u00eb shp\u00ebrndahet nga dita e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":397438,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397437","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397437","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397440,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397437\/revisions\/397440"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}