{"id":397459,"date":"2023-12-05T09:54:04","date_gmt":"2023-12-05T08:54:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397459"},"modified":"2023-12-05T09:54:04","modified_gmt":"2023-12-05T08:54:04","slug":"u-hap-lajmi-se-ne-8-dhjetor-babo-virani-do-te-promovoje-nje-analiza-satirike-e-gjekmarkajt-muli-vertitej-si-titan-neper-salle-zjarri-e-ndiqte-nga-pas-majko-i-bute-pi-dy","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/u-hap-lajmi-se-ne-8-dhjetor-babo-virani-do-te-promovoje-nje-analiza-satirike-e-gjekmarkajt-muli-vertitej-si-titan-neper-salle-zjarri-e-ndiqte-nga-pas-majko-i-bute-pi-dy\/","title":{"rendered":"\u201cU hap lajmi se n\u00eb 8 dhjetor Babo virani do t\u00eb promovoj\u00eb nj\u00eb\u2026\u201d- Analiza satirike e Gjekmarkajt: Muli v\u00ebrtitej si titan n\u00ebp\u00ebr sall\u00eb, zjarri e ndiqte nga pas! Majko i but\u00eb pi dy n\u00ebna"},"content":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>Kronik\u00eb  e shkurt\u00ebr p\u00ebr  thagma  q\u00eb t\u00eb k\u00ebpusin shpirtin.<\/p>\n<p>Pjesa e par\u00eb: Durimi i zotit Bernard soset<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e mbani mend at\u00eb p\u00ebrzhitje madh\u00ebshtore q\u00eb mb\u00ebshtolli Bernard Banushin kur Terminatori, daci i tij q\u00eb mos i qoft\u00eb i r\u00ebnd\u00eb dheu na la. Dhimbja po  kalon caqe e kufij si dikur vrapi i zorzopi sokaqeve e rr\u00ebpirave ku lezeti \u00e7ilte filiz<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb errur,  sikur gjith\u00ebsa t\u00eb mos mjaftonte, Bernardit i vjen nj\u00eb telefonat\u00eb nga spitali i zonjes Edhit. Ata i kerkonin  as m\u00eb pak e as m\u00eb shum\u00eb por plot 300 mij\u00eb lek p\u00ebr ditet kur ai  ashik lebetitej mes jetes dhe shuarjes me hallatet n\u00eb sat\u00ebr.<\/p>\n<p>Aty Banushi , nuk mbajti, mori zjarr si rr\u00ebshira e pish\u00ebs. Ai  e kap\u00ebrceu melankolin\u00eb, vet\u00ebp\u00ebrmbajtjenmadje edhe admirimin p\u00ebr kolegen ideologe,  p\u00ebr mendimet e holla e plot thagem t\u00eb vet\u00eb zonjes Ed\u2019hit mbi PD-n\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, qendrestaret,  demokracin\u00eb, vatanin e Boten.<\/p>\n<p>Si\u00e7 di ai  sokelliu. E  kroi z\u00ebrin dhe telit t\u00eb tefonit  prej ndezullis\u00eb i ra  l\u00ebkura si gjarprit n\u00eb pranver\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nur t\u00eb Allahut mos e thoni m\u00eb at\u00eb fjal\u00eb , se ja \u00e7uat rinin\u00eb d\u00ebm atij \u00e7ar\u00e7ifi u hakerry, m\u00eb thyet zemren q\u00eb ju b\u00ebfsha gj\u00ebmen. Do vij aty si dimri n\u00eb kasollen  pa der\u00eb e dritare n\u00ebse kjo zile bie prap\u00eb e lek m\u00eb kerkoni kur un\u00eb ende vajtoj Terminatorn\u00eb e gjor\u00eb.<\/p>\n<p>Pjesa e dyt\u00eb ! Kryezevendes Lideri ja b\u00ebn fora !<\/p>\n<p>Me keto lajme n\u00eb krye mb\u00ebrrita n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit. Luft\u00ebtaret e liris\u00eb e kishin v\u00ebn\u00eb dushmanin n\u00ebn panik. Kudo ai ishte n\u00ebn t\u00ebrheqje. Niko Nikoqiri kishte braktisur istikamin. Pa nj\u00eb pa dy  ishte rrasur n\u00eb mes t\u00eb Tezes  s\u00eb murosur si Rozafati  dhe Ogertes s\u00eb d\u00eblir\u00eb e  cila me nj\u00eb shami t\u00eb q\u00ebndisur i fshinte \u00e7urgun her\u00eb pas here. Ulsiu foli me heshtje.<\/p>\n<p>Kryezevendes Lideri Muli i frym\u00ebzuar nga Kongresi i dates 2 Dhjetor v\u00ebrtitej si titan neper salle teksa zjarri e ndiqte nga pas. Dor\u00ebn ja hijeshonte nj\u00eb flakadan.<\/p>\n<p>Muli  para nesh shfaqej si statuja e liris\u00eb.  Dora gjakatare e Lindites e shnd\u00ebrroi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb d\u00ebshmor. Kosta  shkruante epitafet nga llozha si mehmur i palodhur i Tabirr Sarajt.<\/p>\n<p>Pader Salianji i cili ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb ep\u00ebrme purifikimi ekleziastik  u g\u00ebzua kur m\u00eb n\u00eb fund gjet mes nesh Agallin\u00eb t\u00eb cilit ju lut p\u00ebrunj\u00ebsisht t\u00eb ndizte nj\u00eb qiri edhe per shpirtin politik t\u00eb Lulit.<\/p>\n<p>Diku d\u00ebgjohej z\u00ebri i g\u00ebzuar i Doktorit q\u00eb i kujtonte Petro debatikasit , vazhdo ti vazhdo se do t\u00eb qethim p\u00ebrs\u00ebri si dikur.  Pash\u00eb nga Petro zefiri , \u00e7\u2019ti qethesh pakogj\u00eb i ka mbetur rreth veshit pos vrerit p\u00ebr ballistet. Inati i vjen nga lufta klasore se ata hanin pula dhe ai kothere e shellir\u00eb.  Albana dhe Lideri n\u00eb  perspektiv\u00eb  Gazi ruanin krah\u00ebt nj\u00ebri-tjatrit,  tashm\u00eb  si veteran nder beteja.<\/p>\n<p>Po t\u00eb vin\u00eb nga para i thoshte Albana , shiko anash e kujdesonte ai. Aty ke nj\u00eb ka\u00e7ile me bumje e lajmeronte ajo, mos ndalo zjarrin e keshillonte ai.  Ah sikur ti shihte Jorushi i gjor\u00eb do ti b\u00ebhej mal ajo z\u00ebmer e but\u00eb mbushur me miresi e travaj\u00eb. Sajme  Korreshi i binte boris\u00eb si borizani n\u00eb Tenden e Qypit.  Ismet Beqiri foli si\u00e7 i ka hije, si t\u00eb ishte Babo n\u00eb sall\u00eb, t\u00eb na rrojn\u00eb djemt\u00eb tha e armiqt\u00eb  me kok\u00eb posht\u00eb dhe brram nga xhepi nxorri nj\u00eb faqore  dhe lagu gurmazin. Dash Sula hakerrehej \u201cjeten e japim demokracin\u00eb  kurr\u00eb\u201d. Sa hije i kishte ai slogan.<\/p>\n<p>Tao i cili prej kohesh k\u00ebrkon nj\u00eb fitore n\u00eb sall\u00eb ik\u00ebn gjithnj\u00eb e m\u00eb i zhg\u00ebnjyer nga gardistet e tij t\u00eb trembur nga Elda Hoti. T\u00eb enjten tjet\u00ebr t\u00eb marrin kufje se po i fryu Mondi bilbilit i shurdhon per jet\u00eb  e mot. I ha dreqi, mbeten batall p\u00ebr jet\u00eb e mot. Nuk do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi pastaj t\u00eb shijojn\u00eb fjalimet e Tonit dhe t\u00eb Pranver\u00ebs.<\/p>\n<p>Laerti ndien mall  p\u00ebr dit\u00ebt e bekuara kur koleget socialist i mbushnin plot me lot g\u00ebzimi domixhanet e kujtes\u00ebs nga sukseset e Babos, tani t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb ngurt\u00ebsuar, kan\u00eb shterur si gjasht\u00eb milion lop\u00ebt e Aniles n\u00eb prag dimri.  Ndihej si i pushuar nga puna.<\/p>\n<p>Arben Pellumbi fshihej gjith\u00eb koh\u00ebs pas  kok\u00ebs si barrikad\u00eb t\u00eb  Nasipit e cila mbulonte munges\u00ebn e  pap\u00ebrballueshme t\u00eb Etildes. Majko i but\u00eb pi dy n\u00ebna. Ai qe m\u00eb me fat nga t\u00eb gjith\u00eb. Q\u00eb t\u00eb mos e ngante njeri u shoq\u00ebrua nga   Elisa  kuq e zi p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si i vetmi segment lirik i nj\u00eb dite zjarri. N\u00eb bese t\u00eb saj nuk e prekem. Qerratai<\/p>\n<p>Ermua dukej e g\u00ebzuar pas depozitimit t\u00eb projektligjit kund\u00ebr komisioneve hetimore. N\u00eb m\u00ebngjes kishte ngr\u00ebn\u00eb nj\u00eb tas me p\u00ebrshesh t\u00eb ngroht\u00eb, madje k\u00ebsaj here nuk kishte thyer as pasqyr\u00ebn, n\u00eb dalje. Sherri i jepte forc\u00eb si toka Anteut. Klotilda f\u00ebrkonte duart si kasapi n\u00eb thertore sa vetave do ju ndalonte rrog\u00ebn. \u00c7yrbja uroi Doktorin p\u00ebr rikonfirmimin e v\u00ebshtire  teksa si m\u00ebz lozonjar fluturoi p\u00ebr kah dalja.<\/p>\n<p>N\u00eb oborr u hap lajmi se n\u00eb daten 8 dhjetor n\u00eb Kongres  Babo virani do t\u00eb promovoj\u00eb nj\u00eb \u201chomo sovieticus\u201d duke shkaktuar sakelldi t\u00eb madhe tek t\u00eb vet\u00ebt. Ferdinand Xhaferri si Pilati mes Gaz Bardhit e Mulit perpiqej t\u00eb ndante kush \u00ebsht\u00eb Krishti e kush Baraba. E sigurova q\u00eb Doktor Tritani nuk  \u00ebsht\u00eb Juda.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ Kronik\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr thagma q\u00eb t\u00eb k\u00ebpusin shpirtin. Pjesa e par\u00eb: Durimi i zotit Bernard soset T\u00eb gjith\u00eb e mbani mend at\u00eb p\u00ebrzhitje madh\u00ebshtore q\u00eb mb\u00ebshtolli Bernard Banushin kur Terminatori, daci i tij q\u00eb mos i qoft\u00eb i r\u00ebnd\u00eb dheu na la. Dhimbja po kalon caqe e kufij si dikur vrapi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397459","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397459","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397459"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397459\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397460,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397459\/revisions\/397460"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}