{"id":397481,"date":"2023-12-05T11:23:50","date_gmt":"2023-12-05T10:23:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397481"},"modified":"2023-12-05T11:23:50","modified_gmt":"2023-12-05T10:23:50","slug":"eshte-ceshtje-e-sajuar-skandali-cfare-deklaruan-ne-gjkko-safet-gjici-dhe-alma-kaci-po-beja-investigim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/eshte-ceshtje-e-sajuar-skandali-cfare-deklaruan-ne-gjkko-safet-gjici-dhe-alma-kaci-po-beja-investigim\/","title":{"rendered":"&#8220;\u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e sajuar&#8221;-Skandali, \u00e7far\u00eb deklaruan n\u00eb GJKKO Safet Gjici dhe Alma Ka\u00e7i: Po b\u00ebja investigim"},"content":{"rendered":"<p>Dosja n\u00eb ngarkim t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Kuk\u00ebsit ka kaluar p\u00ebr gjykim. Dy t\u00eb pandehurit e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb u konsiderua n\u00eb fakt nj\u00eb skandal n\u00eb zyrat e shtetit q\u00eb tronditi mbar\u00eb opinionin publik, kan\u00eb vijuar akuza dhe kund\u00ebr akuza p\u00ebr rastin n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>Alma Ka\u00e7i, e cila u hetua edhe n\u00eb mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak, i ka q\u00ebndruar versionit t\u00eb saj t\u00eb fillimit duke pohuar se kishte shkuar n\u00eb Kuk\u00ebs pasi e dinte se Safet Gjici ishte nj\u00eb abuzues dhe shp\u00ebrdoronte postin. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Safet Gjici, i ka m\u00ebshuar faktit se ai ishte nj\u00eb sulm i sajuar nga ushtar\u00ebt politik por q\u00eb nuk q\u00ebndron n\u00eb asnj\u00eb asket shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs nga ana e tij.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me ka pranuar gjykimin e shkurtuar p\u00ebr t\u00eb dy personat, t\u00eb cil\u00ebt ishin protagonist\u00eb me video t\u00eb atij skandali, pamje q\u00eb u hodh\u00ebn n\u00eb rrjetet sociale dhe q\u00eb dol\u00ebn nga telefoni i Alma Ka\u00e7it. Gjyqi ndaj tyre do t\u00eb b\u00ebhet me dyer t\u00eb mbyllura nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pritet edhe d\u00ebnimi i tyre q\u00eb n\u00eb fakt gjykimi i shkurtuar edhe do tua ul\u00eb ndjesh\u00ebm mas\u00ebn e nd\u00ebshkimit.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, kalon p\u00ebr gjykim dosjen n\u00eb ngarkim t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Kuk\u00ebsit Safet Gjici dhe shtetases Alma Ka\u00e7i. GJKKO e me trup\u00eb gjykuese Atalanta Zeqirin pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb akuz\u00ebs Manjola Kajana p\u00ebr ta kaluar dosjen p\u00ebr gjykim p\u00ebr veprat penale \u2018Korrupsion pasiv\u2019 sa i p\u00ebrket Gjicit dhe \u2018korrupsion aktiv\u2019 p\u00ebr Ka\u00e7in.<\/p>\n<p>Gjithashtu GJKKO pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb pandehurve p\u00ebr gjykim t\u00eb shkurtuar por jo at\u00eb p\u00ebr pushim t\u00eb akuzave. N\u00eb seanc\u00ebn me dyer t\u00eb mbyllura, Ka\u00e7i iu ka q\u00ebndruar deklarimeve t\u00eb m\u00ebhershme, duke th\u00ebn\u00eb se kishte sinjalizime se pushtetari vendor abuzonte me detyr\u00ebn, dhe kishte vendosur t\u00eb kryente skenarin p\u00ebr t\u00eb provuar dyshimet sipas saj p\u00ebrmes nj\u00eb investigimi.<\/p>\n<p>\u201dKisha d\u00ebgjuar dhe marr\u00eb informacione se zyrtar\u00eb t\u00eb till\u00eb kryenin veprime n\u00eb shkelje t\u00eb funksionit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Gjicin. Vendosa t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb investigim, nuk kisha aspak q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitoja tender apo ndonj\u00eb favor t\u00eb till\u00eb. Doja vet\u00ebm t\u00eb faktoja se si zyrtar\u00ebt e lart\u00eb abuzojn\u00eb me detyr\u00ebn\u201d, tha Ka\u00e7i n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Safet Gjici tha se skenari \u00ebsht\u00eb i sajuar duke mos kursyer as akuzat.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb prov\u00eb, asnj\u00eb firm\u00eb a vendim q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb se e kam kryer vepr\u00ebn penale. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e sajuar nga ushtar\u00eb politik\u201d, tha Gjici.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak jav\u00eb pasi ishte rikonfirmuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb si kryebashkiak i Kuk\u00ebsit, n\u00eb zgjedhjet e 14 majti 2023, Safet Gjici u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb skandal seksual n\u00eb zyr\u00ebn e pun\u00ebs, ku kryente marr\u00ebdh\u00ebnia seksuale me Alma Ka\u00e7in.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr kalimin e dosjes p\u00ebr gjykim, ndryshe nga pretendimet e Gjicit, thuhet se \u00ebsht\u00eb provuar fakti se zyrtari pranon ndihm\u00ebn e k\u00ebrkuar nga Alma Ka\u00e7i p\u00ebr ta paraqitur projektin e saj n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Bashkiak.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, e cila mbylli hetimet m\u00eb 25 n\u00ebntor 2023, jan\u00eb p\u00ebrftuar prova dhe t\u00eb dh\u00ebna nga analizimi i t\u00eb cilave ka rezultuar se e pandehura Alma Ka\u00e7i, \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb i ka ofruar\/dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta t\u00eb pandehurit Safet Gjici, dhe se ky i fundit pasi ka p\u00ebrfituar prej saj p\u00ebrfitimin e parregullt, n\u00eb form\u00ebn e favorit seksual, ka premtuar\/pranuar ta ndihmoj\u00eb me projektin e saj t\u00eb mbrojtjes s\u00eb qenve dhe ta paraqiste m\u00eb tej n\u00eb mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Bashkis\u00eb Kuk\u00ebs. Prej 24 qershorit 2023, kur dhe u arrestua, Safet Gjici ndodhet n\u00eb paraburgim nd\u00ebrsa Alma Ka\u00e7i po gjykohet n\u00eb mas\u00eb sigurie \u2018arrest sht\u00ebpie\u2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dosja n\u00eb ngarkim t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Kuk\u00ebsit ka kaluar p\u00ebr gjykim. Dy t\u00eb pandehurit e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb u konsiderua n\u00eb fakt nj\u00eb skandal n\u00eb zyrat e shtetit q\u00eb tronditi mbar\u00eb opinionin publik, kan\u00eb vijuar akuza dhe kund\u00ebr akuza p\u00ebr rastin n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Alma Ka\u00e7i, e cila u hetua edhe n\u00eb mas\u00ebn e arrestit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":326202,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397481","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397481"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397481\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397482,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397481\/revisions\/397482"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/326202"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}