{"id":397483,"date":"2023-12-05T11:27:53","date_gmt":"2023-12-05T10:27:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397483"},"modified":"2023-12-05T11:27:53","modified_gmt":"2023-12-05T10:27:53","slug":"copetimi-i-pd-se-agron-shehaj-njofton-krijimin-e-nje-force-te-re-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/copetimi-i-pd-se-agron-shehaj-njofton-krijimin-e-nje-force-te-re-politike\/","title":{"rendered":"Cop\u00ebtimi i PD-s\u00eb, Agron Shehaj njofton krijimin e nj\u00eb force t\u00eb re politike"},"content":{"rendered":"<p>Edhe n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, Partia Demokratike do t\u00eb futet e ndar\u00eb n\u00eb disa pjes\u00eb, ku p\u00ebrve\u00e7 dy grupimeve t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe Lulzim Bash\u00ebs, priten dhe fraksione t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre pritet t\u00eb drejtohet nga deputeti Agron Shehaj, i cili n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d deklaroi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se ka nisur pun\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb re politike. Ai tha se ka nisur komunikimin me qytetar\u00ebt, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e asaj q\u00eb e cil\u00ebsoi nj\u00eb \u201calternativ\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e ndershme dhe e pakorruptuar\u201d, p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Deputeti tha se vendimin p\u00ebr t\u2019u larguar nga PD-ja ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur zotit Berisha n\u00eb muajin qershor dhe se ishte nxitur nga mungesa e vullnetit p\u00ebr hapjen e partis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>INTERVISTA P\u00cbR VOA-n<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti Shehaj, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb prej disa koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb jo funksional p\u00ebr shkak t\u00eb protestave t\u00eb deputet\u00ebve demokrat\u00eb dhe kryesisht atyre deputet\u00ebve q\u00eb mb\u00ebshtesin ish kryeministrin Sali Berisha, si kryetar t\u00eb PD-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb paralajm\u00ebruar s\u00eb fundmi edhe nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb mosbindjes civile. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj lidhur me k\u00ebt\u00eb aksion politik t\u00eb opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>Agron Shehaj: Un\u00eb nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e vendimmarrjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aksion politik, por mund t\u00eb them q\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pavar\u00ebsisht form\u00ebs q\u00eb zgjidhet, p\u00ebr t\u00eb gjykuar \u00e7do aksion politik, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjykojm\u00eb arsyet pse \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ky aksion politik. Opozit\u00ebs po i mohohet p\u00ebr t\u00eb ngritur komisionet hetimore, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e parashikuar nga Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb absolutisht nj\u00eb shkelje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn opozita ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb, pastaj format mbeten p\u00ebr t\u2019u diskutuar. Si\u00e7 thash\u00eb un\u00eb nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj vendimmarrje dhe nuk dua t\u00eb gjykoj form\u00ebn, por ajo q\u00eb mua m\u00eb intereson m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb b\u00ebhet kjo protest\u00eb, apo p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb zgjedhur t\u00eb protestohet.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Megjithat\u00eb forma \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb. A \u00ebsht\u00eb kjo forma e duhur, pra me tymuese n\u00eb Parlament, duke i v\u00ebn\u00eb zjarrin karrigeve, apo \u00e7far\u00eb paralajm\u00ebrohet m\u00eb tej q\u00eb \u00ebsht\u00eb mosbindja civile?<\/p>\n<p>Agron Shehaj: Nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e vendimmarrjes dhe nuk di n\u00ebse jan\u00eb diskutuar forma t\u00eb tjera proteste p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb ngritjen e komisioneve hetimore. Do kisha preferuar ndonj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, por un\u00eb si\u00e7 e thash\u00eb nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e mbledhjes dhe nuk kam patur mund\u00ebsi ta diskutoj. Do kisha preferuar nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Megjithat\u00eb, ju mund ta b\u00ebni nj\u00eb vler\u00ebsim, ju p\u00ebrfaq\u00ebsoni opozit\u00ebn n\u00eb parlament\u2026<\/p>\n<p>Agron Shehaj: T\u00eb gjykosh opozit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaq komplekse si\u00e7 ndodhet opozita dhe Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment vet\u00ebm nga m\u00ebnyra si protestohet, flas gjithmon\u00eb p\u00ebr komisionet hetimore, do t\u00eb ishte reduktive, besoj. Opozita e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb sigurisht n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb rend\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb kam marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u2019u larguar nga grupi i PD-s\u00eb, i shumic\u00ebs brenda PD-s\u00eb. Disa thon\u00eb q\u00eb arsyeja \u00ebsht\u00eb sepse mazhoranca ka mbyllur \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb, si n\u00eb rastin konkret, p\u00ebr opozit\u00ebn, nga ana tjet\u00ebr, ka disa q\u00eb thon\u00eb, se arsyeja p\u00ebrse opozita \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, \u00ebsht\u00eb se opozita nuk ka ditur t\u00eb rinovohet, t\u00eb hapet dhe t\u00eb afroj\u00eb njer\u00ebz nga shoq\u00ebria civile dhe qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta k\u00ebto arsye q\u00eb sapo p\u00ebrmenda. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb absolutisht q\u00eb opozita ka nj\u00eb munges\u00eb besueshm\u00ebrie si pasoj\u00eb e faktit q\u00eb nuk arriti t\u00eb rinovohej, nuk arriti t\u00eb hapej, nuk arriti t\u00eb b\u00ebhej e besueshme, jo p\u00ebr t\u00eb mundur Edi Ram\u00ebn por p\u00ebr t\u2019iu ofruar shqiptar\u00ebve nj\u00eb alternativ\u00eb, nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb qeveri q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb mendojn\u00eb se do jet\u00eb e korruptuar, nj\u00eb qeveri q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb besim se do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr ta dhe jo p\u00ebr t\u2019u pasuruar vet\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Ju e keni b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe m\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb jeni larguar edhe nga ajo pjes\u00eb e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb drejtohet nga zoti Berisha edhe p\u00ebr k\u00ebto arsye q\u00eb parathat\u00eb. Keni th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb vazhdoni t\u00eb b\u00ebni opozit\u00eb n\u00eb parlament dhe se i takoni qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb. Pse u shk\u00ebput\u00ebt nga zoti Berisha dhe pik\u00ebrisht tani? Dhe keni paralajm\u00ebruar edhe m\u00eb par\u00eb q\u00eb do b\u00ebni nj\u00eb force t\u00eb re politike. Jeni gati p\u00ebr t\u00eb sot?<\/p>\n<p>Agron Shehaj: Un\u00eb jam shk\u00ebputur nga PD, i kam komunikuar kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, zotit Berisha, n\u00eb qershor n\u00ebse nuk gaboj, menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve vendore, largimin tim nga PD-ja. Nuk kam qen\u00eb aktiv gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve dhe para nj\u00eb muaji pak a shum\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb publik si vendim. Arsyeja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb sapo p\u00ebrmenda, q\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdohej n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, shikoja munges\u00ebn e nj\u00eb drejtimi, munges\u00ebn e vullnetit dhe nj\u00eb plani p\u00ebr t\u00eb rinovuar Partin\u00eb Demokratike, p\u00ebr t\u00eb hapur Partin\u00eb Demokratike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kemi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb besuesh\u00ebm me elektoratin, dhe t\u2019i japim nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Kjo alternativ\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e re politike?<\/p>\n<p>Agron Shehaj: Ajo q\u00eb nuk pata mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebja apo t\u00eb jepja kontributin tim p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb brenda Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb ajo mbi t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb po punoj p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Jam duke punuar mbi nj\u00eb projekt politik, jam duke folur me njer\u00ebz. Sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e leht\u00eb, politika k\u00ebrkon k\u00ebmb\u00ebngulje, k\u00ebrkon sakrifica, sidomos kur nuk je i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebsh kompromise dhe sidomos kur vjen nga sektor\u00eb ku kan\u00eb arritur\u2026 duhen njer\u00ebz, duhen profesionist\u00eb t\u00eb aft\u00eb, q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb ken\u00eb sukses n\u00eb fushat e tyre dhe bashk\u00eb me ta t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb alternativ\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe pse jo e ndershme, e pakorruptuar, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Mendoj se \u00ebndrra e \u00e7do shqiptari \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb qeveriset nga nj\u00eb qeveri e pakorruptuar, t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb pakorruptuar.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Megjithat\u00eb, zoti Shehaj, kritik\u00ebt tuaj ju kan\u00eb p\u00ebrmendur disa momente ky\u00e7e q\u00eb lidhen me opozit\u00ebn. Kan\u00eb p\u00ebrmendur faktin q\u00eb ju nuk keni patur nj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb kur Departamenti i Shtetit shpalli non grata zotin Berisha, por p\u00ebrkundrazi u bashkuat me zotin Berisha. Keni th\u00ebn\u00eb se ai kishte shumic\u00ebn. Tani ju shk\u00ebputeni nga zoti Berisha. Nuk keni b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb forta p\u00ebr sa i takon rezultateve n\u00eb zgjedhjet e opozit\u00ebs. Fillimisht ato t\u00eb marsit, q\u00eb ishin t\u00eb pjesshme. M\u00eb pas ato t\u00eb muajit maj, q\u00eb ishin nj\u00eb rezultat zhg\u00ebnjyes duhet th\u00ebn\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn. Pse duhet shqiptar\u00ebt t\u2019ju besojn\u00eb juve sot, formacionit t\u00eb ri q\u00eb ju sapo paralajm\u00ebruat q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb?<\/p>\n<p>Agron Shehaj: Le t\u2019i marrim me radh\u00eb. P\u00ebr sa i takon shpalljes s\u00eb zotit Berisha non grata. Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka shumic\u00ebn. Kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nuk kam g\u00ebnjyer. Nuk kam gjetur nj\u00eb pretekst. Kam th\u00ebn\u00eb thjesht nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb Sali Berisha, pavar\u00ebsisht se ishte shpallur non grata, kishte shumic\u00ebn brenda Partis\u00eb Demokratike. Dhe un\u00eb besoj q\u00eb elektorati dhe aq m\u00eb tep\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e Partis\u00eb Demokratike duhen d\u00ebgjuar. Nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sikur nuk i d\u00ebgjojm\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb m\u00eb besuar dhe jo p\u00ebr t\u00eb mos m\u00eb besuar. Fakti q\u00eb pavar\u00ebsisht se p\u00ebr mua ishte shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb thosha q\u00eb Berisha ishte shpallur non grata dhe nuk i takon lidershipi i Partis\u00eb Demokratike, un\u00eb thash\u00eb at\u00eb q\u00eb realisht njer\u00ebzit donin. Shumica donte Berish\u00ebn kryetar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Vendosa t\u00eb q\u00ebndroj brenda Partis\u00eb Demokratike pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje, sepse shpresoja se do t\u00eb vinte nj\u00eb ndryshim. Shpresoja, si shum\u00eb demokrat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb besoj, q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs do vinte nj\u00eb ndryshim q\u00eb n\u00eb fakt i cili nuk erdhi, sidomos pas rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit, ku praktikisht rezultati ishte jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb i dob\u00ebt. Sigurisht aty ka shum\u00eb arsye pse ka qen\u00eb ai rezultat, sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje demokratike, pushteti t\u00eb fitoj\u00eb mbi 90% t\u00eb bashkive, se realisht kjo ka ndodhur. Mjafton ky rezultat p\u00ebr t\u00eb kuptuar se p\u00ebr \u00e7far\u00eb zgjedhjesh po flasim. Po ne nuk duhet t\u00eb fshihemi pas k\u00ebtij rezultati, p\u00ebr mos t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb problemesh kishim dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnim dhe pse ne nuk kishim sidoqoft\u00eb besimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Kam folur me akte. K\u00ebshtu mendoj se duhet b\u00ebr\u00eb. Gjithmon\u00eb, edhe kur kandidova kund\u00ebr zotit Basha, nuk e p\u00ebrgatita daljen time, nuk e p\u00ebrgatita vendimin tim duke dal\u00eb kund\u00ebr dhe duke kritikuar. Aq m\u00eb tep\u00ebr, jo sepse nuk mund t\u00eb kritikoja. Sepse shoh q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kritikojn\u00eb, por un\u00eb mendoj q\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb veprimi. Sidomos kur nuk d\u00ebgjon njeri. Dhe \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb ka nj\u00eb munges\u00eb d\u00ebgjimi, le t\u00eb themi. Un\u00eb i ftoj t\u00eb m\u00eb gjykojn\u00eb mbi faktet, mbi \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb. Dhe jo mbi \u00e7far\u00eb thon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, Partia Demokratike do t\u00eb futet e ndar\u00eb n\u00eb disa pjes\u00eb, ku p\u00ebrve\u00e7 dy grupimeve t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe Lulzim Bash\u00ebs, priten dhe fraksione t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla. Nj\u00eb prej tyre pritet t\u00eb drejtohet nga deputeti Agron Shehaj, i cili n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d deklaroi p\u00ebr her\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":300064,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397483","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397483"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397483\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397484,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397483\/revisions\/397484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/300064"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}