{"id":397591,"date":"2023-12-07T10:21:02","date_gmt":"2023-12-07T09:21:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397591"},"modified":"2023-12-07T10:21:02","modified_gmt":"2023-12-07T09:21:02","slug":"skandal-ne-librazhd-mjeku-i-dehur-ne-orarin-e-punes-vlereson-personat-qe-perfitojne-kemp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/skandal-ne-librazhd-mjeku-i-dehur-ne-orarin-e-punes-vlereson-personat-qe-perfitojne-kemp\/","title":{"rendered":"Skandal n\u00eb Librazhd\/ Mjeku i dehur n\u00eb orarin e pun\u00ebs, vler\u00ebson personat q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb kemp"},"content":{"rendered":"<p>Fiks Fare trajtoi mbr\u00ebmjen e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs rastin e nj\u00eb mjeku i cili n\u00eb orarin e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n<p>Rasti ka ndodhur n\u00eb Librazhd dhe mjeku i familjes Balluk Troka n\u00eb orarin e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb i dehur. Mjeku gjithashtu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e KMCAP Librazhd, ku merret me komisionimin e personave t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb e invalid\u00ebve.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt e Fiksit, t\u00eb interesuar p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb hequr kempi, e gjejn\u00eb mjekun n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb or\u00ebn 14:00 t\u00eb dehur, aq sa nuk arrin dot as t\u00eb flas\u00eb e t\u2019i shqiptoj\u00eb fjal\u00ebt si\u00e7 duhet. Kjo duket qart\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb Fiksi pati me mjekun ku ai nuk kuptohet apo p\u00ebrgjysmon fjal\u00ebt gjat\u00eb bised\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Fiks Fare u ankua Anxhela Kurti, n\u00ebn\u00eb e 4 f\u00ebmij\u00ebve. Ajo tregoi gjendjen e keqe ekonomike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jeton familja e saj. I shoqi, Taulant Kurti, vuan nga probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe prej nj\u00eb viti i \u00ebsht\u00eb hequr kempi. Familja e saj q\u00eb s\u00eb shpejti pritet t\u00eb shtohet edhe me f\u00ebmij\u00ebn e 5-t\u00eb, jetojn\u00eb vet\u00ebm me ndihm\u00eb ekonomike me nj\u00eb shum\u00eb prej 10 mij\u00eb lek\u00ebsh. Jetojn\u00eb me qira, fatmir\u00ebsisht bonusi i qiras\u00eb i paguhet nga bashkia. Anxhela thot\u00eb se i shoqi vuan nga depresioni dhe ka b\u00ebr\u00eb edhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb kok\u00eb. Prej shum\u00eb vitesh ka qen\u00eb p\u00ebrfitues i kempit, por prej nj\u00eb viti atij i \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. KMCAP Librazhd ia ka nd\u00ebrprer\u00eb kempin, Taulanti e ka ankimuar k\u00ebt\u00eb vendim dhe dosja ka kaluar n\u00eb Kempin Epror n\u00eb Tiran\u00eb, nga i cili ende nuk ka marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>KMCAP Librazhd nuk e ka shpallur p\u00ebrfitues pasi sipas Anxhel\u00ebs i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se diagnoza q\u00eb ka Taulanti nuk e p\u00ebrfiton. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb diagnoza e Taulant Kurtit nuk ka ndryshuar, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta me at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfituar kemp para 1 viti.<\/p>\n<p>Gjendja e familjes pas heqjes s\u00eb kempit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar sa m\u00eb ato pak t\u00eb ardhura q\u00eb kan\u00eb paguajn\u00eb drita e uj\u00eb, e me pas p\u00ebr t\u2019u ushqyer q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e muajit, i ndihmojn\u00eb komshinjt\u00eb dhe ato pak ndihma q\u00eb u jep sh\u00ebrbimi social i bashkis\u00eb. Plus Anxhela nuk mund t\u00eb pun\u00ebsohet vet\u00eb, pasi ka 4 f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujdesur. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb 5-t\u00eb dhe duhet t\u00eb kujdeset dhe p\u00ebr bashk\u00ebshortin, i cili shpesh her\u00eb humb vet\u00ebdijen. Frigoriferi i familjes Kurti \u00ebsht\u00eb bosh, ashtu si edhe dollap\u00ebt pa ushqime, dhe kjo sipas Anxhel\u00ebs \u00ebsht\u00eb tabloja e p\u00ebrditshme e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Fiksi u interesua tek Sh\u00ebrbimi Social n\u00eb Bashkin\u00eb Librazhd, t\u00eb cil\u00ebt e njihnin gjendjen e familjes Kurti, por q\u00eb sipas ligjit i ishte dh\u00ebn\u00eb dhe ndihma ekonomike. Gjithashtu ata kishin ndihmuar me pako me ushqime kur kan\u00eb patur mund\u00ebsi. Por n\u00eb pranin\u00eb e Fiksit punonj\u00ebsi pohoi se rasti do t\u2019i referohej kryetarit dhe n\u00ebnkryetarit t\u00eb bashkis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>Takimi n\u00eb zyr\u00ebn e mjekut, i dehur n\u00eb orar t\u00eb pun\u00ebs<\/p>\n<p>Fiksi u interesua edhe pran\u00eb KMCAP Librazhd p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se pse i \u00ebsht\u00eb hequr kempi denoncuesit. Sapo hyjn\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e mjekut Balluk Troka pjes\u00eb e komisionit t\u00eb KMCAP Librazhd ndjejn\u00eb er\u00ebn e alkoolit. Gazetarja duke par\u00eb gjendjen e dehur t\u00eb mjekut e pyet disa her\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019u p\u00ebrgjigjet pyetjeve, por mjeku sillet sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pamja, sjellja dhe e folura e tij e tradhtojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ora 14:00 dhe mjeku i komisionimit n\u00eb zyr\u00ebn shtet\u00ebrore kund\u00ebrmon era alkool.<\/p>\n<p>Rasti i Taulantit nuk i kujtohet fare, e k\u00ebrkon emrin n\u00eb regjistrat e tij por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb gjej gj\u00eb. Madje gjat\u00eb bised\u00ebs ai p\u00ebrgjysmon fjal\u00ebt duke i th\u00ebn\u00eb recet\u00ebs-precet\u00eb dhe punonj\u00ebses sociale d\u00ebgjohet vet\u00ebm nj\u00eb \u2018ssss\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte ai th\u00ebrret sekretaren p\u00ebr t\u00eb shpjeguar gazetar\u00ebt e Fiksit. Sekretarja shpjegon rastin dhe tregon se aktualisht dosja e Taulantit \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kempin Epror dhe se nuk ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje. P\u00ebrsa i p\u00ebrket pyetjes s\u00eb Fiksit se n\u00eb lidhje me komisionet q\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb n\u00eb vazhdim a \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb mjeku Troka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e tyre n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, sekretarja ul kok\u00ebn dhe del nga zyra.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta pyetje i drejtohet dhe vet\u00eb mjekut Troka, por q\u00eb ai s\u2019e pranon q\u00eb \u00ebsht\u00eb i dehur. Ai pohon se \u00ebsht\u00eb duke punuar dhe se po plot\u00ebsonte nj\u00eb \u2018precet\u00eb\u2019 (recet\u00eb). Pyetjes se a \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb individ\u00eb n\u00ebse duhet ta p\u00ebrfitoj\u00eb apo jo kempin kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pir\u00eb, mjeku Troka p\u00ebrgjigjet se asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb i pir\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb \u201c100%\u201d. Por pamjet dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr jan\u00eb prova q\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, q\u00eb mjeku \u00ebsht\u00eb i dehur n\u00eb orarin zyrtar t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fiks Fare trajtoi mbr\u00ebmjen e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs rastin e nj\u00eb mjeku i cili n\u00eb orarin e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dehur. Rasti ka ndodhur n\u00eb Librazhd dhe mjeku i familjes Balluk Troka n\u00eb orarin e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb i dehur. Mjeku gjithashtu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e KMCAP Librazhd, ku merret me komisionimin e personave t\u00eb paaft\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":397592,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397591","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397591"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397591\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397594,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397591\/revisions\/397594"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397592"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}