{"id":397672,"date":"2023-12-08T11:53:01","date_gmt":"2023-12-08T10:53:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397672"},"modified":"2023-12-08T11:53:01","modified_gmt":"2023-12-08T10:53:01","slug":"nje-epoke-e-re-ne-marredheniet-kine-bashkimi-europian","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nje-epoke-e-re-ne-marredheniet-kine-bashkimi-europian\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb epok\u00eb e re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb \u2013 Bashkimi Europian"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artur Nura<\/p>\n<p>Pas kat\u00ebr vitesh samitesh virtuale, Samiti BE-Kin\u00eb rikthehet n\u00eb takime reale dhe atmosfera duket frutdh\u00ebn\u00ebse. Samiti BE-Kin\u00eb mbetet forumi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr dialogun dypal\u00ebsh midis dy aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke ofruar nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb institucionalizuar p\u00ebr diskutim midis politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve p\u00ebrkat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb respektive.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, klima \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qet\u00eb se vitin e kaluar dhe, kjo u arrit nga vendimi i fundit I Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb aplikuar nj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb vizave p\u00ebr pes\u00eb nga ekonomit\u00eb kryesore evropiane. Koha e vendimit t\u00eb Pekinit nuk mund duket e rast\u00ebsishme, por nj\u00eb mesazh hapjeje ndaj Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht dallimeve dialogu midis Kin\u00ebs dhe BE-s\u00eb mbetet i nevojsh\u00ebm, pasi t\u00eb dy ekonomit\u00eb jan\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrlidhura n\u00eb interesa strategjik\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb pa Kin\u00ebn, ashtu si\u00e7 nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb Kina pa Bashkimin Evropian<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet politike jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar vitet e fundit, nuk mund t\u00eb thuhet e nj\u00ebjta gj\u00eb p\u00ebr lidhjet tregtare. K\u00ebto t\u00eb fundit jan\u00eb treguar elastike edhe p\u00ebrball\u00eb goditjes pandemike: n\u00eb vitin 2022, tregtia dypal\u00ebshe e mallrave u rrit me 23% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke arritur nj\u00eb nivel t\u00eb ri rekord prej 857 miliard\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Eksportet e BE-s\u00eb drejt Kin\u00ebs u rrit\u00ebn me 3.1%, duke arritur n\u00eb 230 miliard\u00eb euro, nd\u00ebrsa importet u rrit\u00ebn me 32%, me vler\u00eb 626 miliard\u00eb euro. Sipas nj\u00eb dokumenti t\u00eb hartuar nga Komisioni Evropian, deri m\u00eb sot jan\u00eb 137 produkte strategjike p\u00ebr t\u00eb cilat BE-ja konsiderohet tep\u00ebr e varur nga aktor\u00ebt e jasht\u00ebm. Nga k\u00ebto, 52% vijn\u00eb nga Kina.<\/p>\n<p>Ka disa zinxhir\u00eb furnizimi ku var\u00ebsia nga Pekini \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e dukshme, si n\u00eb rastin e sektorit farmaceutik ku deri n\u00eb 40% t\u00eb inputeve vijn\u00eb nga Kina; edhe furnizuesit alternativ\u00eb, si India, shpesh varen shum\u00eb nga komponent\u00ebt kinez\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb fusha e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme. Kina \u00ebsht\u00eb vendosur nd\u00ebr vite si lider n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor dhe, sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb Agjencis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb, sot kontrollon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb furnizimit (rreth 60%) t\u00eb elementeve q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb themel t\u00eb prodhimit t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, tranzicioni evropian i energjis\u00eb bazohet kryesisht n\u00eb themelet e prodhuara n\u00eb Kin\u00eb, si\u00e7 tregohet nga t\u00eb dh\u00ebnat e vitit 2022 p\u00ebr origjin\u00ebn e importeve jasht\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb turbinave me er\u00eb dhe paneleve diellore, t\u00eb cilat, p\u00ebrkat\u00ebsisht, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 61% dhe 96% nga Kina.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, duhet r\u00ebn\u00eb dakort q\u00eb BE-ja dhe Kina mbeten dy aktor\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb nd\u00ebrlidhur. BE-ja \u00ebsht\u00eb kryesisht e varur nga eksportet kineze, nd\u00ebrsa Pekini p\u00ebr tregun evropian.<\/p>\n<p>Mesazhi I presidenti Xi Jinping me Von der Leyen dhe Charles Michel<\/p>\n<p>Agjencia shtet\u00ebrore Xinhua raportoi se presidenti kinez Xi Jinping u takua n\u00eb Pekin me lider\u00ebt e BE-s\u00eb Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, p\u00ebrkat\u00ebsisht president\u00eb t\u00eb Komisionit dhe K\u00ebshillit. Presidenti Xi Jinping, duke takuar homolog\u00ebt e tij evropian\u00eb Ursula von der Leyen dhe Charles Michel n\u00eb Pekin, k\u00ebrkoi \u201cpun\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb arritur besim politik\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb dy pal\u00ebt \u201cduhet t\u00eb intensifikojn\u00eb\u201d p\u00ebrpjekjet p\u00ebr \u201ct\u00eb qen\u00eb partner\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me p\u00ebrfitim reciprok, t\u00eb forcojn\u00eb vazhdimisht besimin e nd\u00ebrsjell\u00eb politik\u201d dhe t\u00eb arrijn\u00eb konsensus strategjik, vuri n\u00eb dukje Xi.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb-BE \u201cg\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb mir\u00eb konsolidimi dhe rritjeje\u201d n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u201cinteresave t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve dhe pritshm\u00ebrive t\u00eb popujve tan\u00eb. Ne duhet t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb mbajtur vrullin e rritjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe\u201d, shtoi Xi sipas tekstit t\u00eb publikuar nga diplomacia e Pekinit.<\/p>\n<p>Presidenti kinez, duke v\u00ebzhguar se \u201cn\u00eb bot\u00eb po ndodhin transformime t\u00eb nj\u00eb shkalle t\u00eb papar\u00eb n\u00eb nj\u00eb shekull\u201d, n\u00ebnvizoi se Kina dhe Evropa, \u201cdy forca t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb promovojn\u00eb multipolaritetin, dy tregje t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mb\u00ebshtesin globalizimin dhe dy qytet\u00ebrime t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mb\u00ebshtesin diversitetin, \u201cKan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr paqen, stabilitetin dhe prosperitetin global. I takon t\u00eb dyja pal\u00ebve t\u2019i ofrojn\u00eb bot\u00ebs stabilitet m\u00eb t\u00eb madh, m\u00eb shum\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr zhvillim, si dhe frym\u00ebzim dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr qeverisjen globale.\u201d \u2013 citohet presidenti Xi.<\/p>\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se viti 2023 sh\u00ebnoi 20-vjetorin e partneritetit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs strategjik Kin\u00eb-BE, Xi foli p\u00ebr nj\u00eb \u201cpik\u00eb t\u00eb re fillestare t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve\u201d, e cila duhet \u201ct\u00eb orientohet n\u00eb trendin e bot\u00ebs, t\u00eb veproj\u00eb me men\u00e7uri dhe ndjenj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrshkrimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies si nj\u00eb partneritet strategjik global\u201d.<\/p>\n<p>Kina dhe BE-ja duhet t\u00eb jen\u00eb partner\u00eb \u201cp\u00ebr bashk\u00ebpunim reciprokisht t\u00eb dobish\u00ebm\u201d, t\u00eb forcojn\u00eb vazhdimisht besimin politik dypal\u00ebsh, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb konsensus strategjik dhe t\u00eb \u00e7imentojn\u00eb lidhjet e interesave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ne duhet \u2013 citohet te k\u00ebt\u00eb th\u00ebn\u00eb presidenti Xi \u2013 t\u00eb shmangim lloje t\u00eb ndryshme nd\u00ebrhyrjesh dhe t\u00eb intensifikojm\u00eb dialogun dhe bashk\u00ebpunimin p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popujve tan\u00eb. Ne duhet t\u00eb bashkojm\u00eb forcat p\u00ebr t\u00eb adresuar sfidat globale dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar stabilitetin dhe prosperitetin n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Mesazhi europian ndaj Kin\u00ebs dhe presidentit Xi<\/p>\n<p>\u201cBashkimi Evropian dhe Kina jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj nj\u00eb partneriteti strategjik gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Bilanci i sfidave dhe mund\u00ebsive t\u00eb paraqitura nga Kina ka ndryshuar me kalimin e koh\u00ebs. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, BE-ja dhe Kina duhet t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku m\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar sfidat globale dhe rajonale dhe t\u00eb mbeten t\u00eb p\u00ebrkushtuara ndaj angazhimit. Ne jemi dy nga tre ekonomit\u00eb dhe tregtuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb. Prandaj, sigurimi i reciprocitetit, arritja e nj\u00eb fushe loje t\u00eb barabart\u00eb dhe adresimi i asimetrive n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje prioritare.\u201d \u2013 shkruhet n\u00eb websitin zyrtar t\u00eb Komisionit Europian seksioni i marr\u00ebdh\u00ebnieve Kin\u00eb \u2013 BE.<\/p>\n<p>Ursula van der Lyen deklaroi se samiti i sot\u00ebm ishte tashm\u00eb vizita e saj e dyt\u00eb n\u00eb Kin\u00eb k\u00ebt\u00eb vit dhe se kjo gj\u00eb d\u00ebshmonte r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe te marr\u00ebdh\u00ebnieve BE-Kin\u00eb. Ne kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie komplekse me Kin\u00ebn, e cila meriton diskutime t\u00eb sinqerta dhe t\u00eb hapura, p\u00ebr t\u00eb thelluar mir\u00ebkuptimin reciprok, dhe k\u00ebt\u00eb e pat\u00ebm sot \u2013 deklaroi Presidentja e Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Sipas presidentes te Komisionit Europian ky ishte sigurisht nj\u00eb \u201csamit i zgjedhjeve\u201d. Ishte nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i shpjeguar qart\u00eb shqet\u00ebsimet dhe pritshm\u00ebrit\u00eb tona udh\u00ebheqjes kineze dhe natyrisht p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar gjithashtu p\u00ebrparim n\u00eb fushat kryesore t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tona dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>Protagonizmi Kinez n\u00eb zonat e konflikteve ku influenca e saj \u00ebsht\u00eb e padistukutueshme i nevojitet jo pak Bashkimit Europian tashm\u00eb q\u00eb po performon jo thjesht si aktor ekonomik, por gjeopolitik global dhe, presidentja e Komisionit Europian, pasi konfirmoi raportet ekonomike dinamike dhe komplese dhe politikat dypal\u00ebshe t\u00eb cilat po gjetet mir\u00ebkuptim midis pal\u00ebve, shtoi se n\u00ebse flasim per Ukrain\u00ebn, Kin\u00ebs ju k\u00ebrkua t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ndikimin e saj mbi Rusin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb luft\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Formul\u00ebn e Paqes t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidentja e Komisionit Europian deklaroi se me autoritet kineze u diskutua edhe per status quo-n\u00eb e Tajvanit dhe se Bashkimi Europian pranon \u2018politik\u00ebn e nj\u00eb Kine\u2019, tha Van Der Lyen duke shtuar se shum\u00eb zgjedhje jan\u00eb n\u00eb tryez\u00eb. \u2013 \u201cDhe sot, ne pat\u00ebm nj\u00eb diskutim t\u00eb sinqert\u00eb dhe t\u00eb hapur. Dhe ne ram\u00eb dakord t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, n\u00eb dialog\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb.\u201d \u2013 p\u00ebrfundoi Van der Lyen duke konfirmuar k\u00ebshtu fillimin e nj\u00eb ere t\u00eb re n\u00eb raportet Kin\u00eb \u2013 Bashkimi Europian ndaj t\u00eb cilit duket shkruar p\u00ebrs\u00ebri\u2026\/CRI.CN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artur Nura Pas kat\u00ebr vitesh samitesh virtuale, Samiti BE-Kin\u00eb rikthehet n\u00eb takime reale dhe atmosfera duket frutdh\u00ebn\u00ebse. Samiti BE-Kin\u00eb mbetet forumi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr dialogun dypal\u00ebsh midis dy aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke ofruar nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb institucionalizuar p\u00ebr diskutim midis politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsve p\u00ebrkat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb respektive. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, klima \u00ebsht\u00eb m\u00eb e qet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":397673,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397672","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397672","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397672"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397672\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397675,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397672\/revisions\/397675"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397673"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397672"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397672"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397672"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}