{"id":397935,"date":"2023-12-14T15:34:40","date_gmt":"2023-12-14T14:34:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397935"},"modified":"2023-12-14T15:34:40","modified_gmt":"2023-12-14T14:34:40","slug":"verberia-agron-gjekmarkaj-per-kaosin-ne-kuvend-pse-ambasada-e-shba-ve-e-anglise-ato-te-be-duhet-ti-vine-ne-ndihme-jo-opozites-por-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/verberia-agron-gjekmarkaj-per-kaosin-ne-kuvend-pse-ambasada-e-shba-ve-e-anglise-ato-te-be-duhet-ti-vine-ne-ndihme-jo-opozites-por-shqiperise\/","title":{"rendered":"\u201cVerb\u00ebria!\u201d- Agron Gjekmarkaj p\u00ebr kaosin n\u00eb Kuvend: Pse Ambasada e SHBA-ve, e Anglis\u00eb, ato t\u00eb BE duhet t\u2019i vin\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb jo Opozit\u00ebs, por Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>Prej tre muajsh Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb ka humbur normalitetin, sot ai la pas shpin\u00eb edhe dinjitetin.<\/p>\n<p>Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Partis\u00eb socialiste, as e pushtetit  as e gardes s\u00eb Republikes por Institucioni m\u00eb i lart\u00eb i saj  shprehje e vullnetit qytetar. Sot per nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe pse Zevendes Kryetar i Kuvendit p\u00ebrfaq\u00ebsues i Opozit\u00ebs nuk u lejova t\u00eb futem n\u00eb ambientet e mia t\u00eb punes , dhe si un\u00eb shum\u00eb deputet t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb opozites ndon\u1ebdse ndaj nesh nuk kishte asnj\u00eb  mas\u00eb ndeshkuese. Gandist e rugovian prej natyre kam mb\u00ebshtetur kauzen e opozites pa q\u00ebn\u00eb protagonist i dalluar i saj . Sot  deputetet u ndan\u00eb t\u00eb kategoris\u00eb superiore  dhe inferiore. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb na k\u00ebrkojn\u00eb qendisma  dalluese e diskriminuese.<\/p>\n<p>Garda kujdesej me nj\u00eb gjuhe shenjash ti udh\u00ebhiqte koleget socialist t\u00eb hynin n\u00eb kater dyert an\u00ebsore duke b\u00ebr\u00eb ndarjen \u201ctan\u00ebt\u201d dhe \u201cata\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb \u201cgardat pretorian\u00eb\u201d ruanin nderin e shteteve, ndersa garda politike po e \u00e7nderon shtetin. Gramoz i gard\u00ebs m\u00ebsoje k\u00ebt\u00eb n\u00ebse t\u00eb mbetet pak koh\u00eb nga tenderat.<\/p>\n<p>Shtetet ndertohen mbi trashigimit\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb asnj\u00ebri prej nesh nuk do t\u00eb jet\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb larguar si\u00e7 e thoshte motit socialisti , Dritero Agolli  por \u00e7far\u00eb l\u00ebm\u00eb pas? Ai la libra dhe kollen e tij t\u00eb that\u00eb dhe shembullin q\u00eb virtyti triumfon mbi partin\u00eb. Ne \u00e7far\u00eb l\u00ebm\u00eb? Dhunim t\u00eb m\u00eb t\u00eb dobtit? Pervetesim t\u00eb shtetit, ideologjizim t\u00eb administrates, n\u00ebshtrim pa kushte ndaj barkut e t\u00eb prapanicave. Qyqaret , servilet, hajdutet, injorantet  po e pickojn\u00eb adn-n\u1ebd e  Kushtetutes  aq shum\u00eb sa ajo duket tashm\u00eb si nj\u00eb xhybe e dal\u00eb boje rr\u00ebze nj\u00eb ferre.<\/p>\n<p>Opozita po b\u00ebn betej\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb drejta kushtetuese, t\u00eb drejta keto q\u00eb po n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben dhe shtypen me thundra gardistesh. Sot me nj\u1ebd akt t\u1ebd papre\u00e7edente kjo mazhoranc\u1ebd kaq e akuzuar e kaq e venitur me nj\u1ebd  akt t\u1ebd pashembullt votoi p\u1ebdr asgj\u00ebsimin  e Opozit\u00ebs ne Parlament. Rregullorja e votuar sot praktikisht tenton thyerjen e Opozit\u00ebs. Do doja q\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit ta shfrytezoja per dimensionin e fjales dhe argumentit, por fjala pa garanci kushtetuese \u00ebsht\u00eb fasad\u00eb. Protesta k\u00ebrkon normalitet nd\u00ebrsa \u201cnormaliteti\u201d pa rregulla \u00ebsht\u00eb xhungel. Ambasada e SHBA-ve, e Anglis\u00eb, ato t\u00eb BE duhet t\u2019i vin\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb jo Opozit\u00ebs por Shqip\u00ebris\u00eb qe ajo t\u00eb mos humbas\u00eb standardet demokratike , t\u00eb drejtat kushtetuese.<\/p>\n<p>Konceptim e opozites prej tyre e fituam. Me ta duhet ta mbrojm\u00eb. Ne jemi n\u00eb Nato dhe aspirojme BE-n\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota. Nuk mund t\u00eb rrim\u00eb aty dhe as t\u00eb shkojme atje me nj\u00eb opozit\u00eb jasht\u00eb ligjit. Opozita dhe opozitarizmi nuk jan\u00eb \u00e7eshtje individuale, jan\u00eb shum\u00eb me teper se kaq jan\u00eb thelb i demokracis\u00eb, ambasadoret e nderuar po b\u00ebhen deshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb vdekjeje t\u00eb paralajmeruar. Shum\u00eb gazetar\u00eb pyesin, qytetar\u00eb gjithashtu, h\u00eb \u00e7do b\u00ebni tani, po m\u00eb pas, me nj\u00eb kersheri  feminore n\u00eb raportme premtimet e patetikes politike. E kam nj\u00eb pergjigje per t\u00eb gjithe, kudo ka ndodhur , n\u00eb Shqip\u00ebri shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb arsyeja \u00ebsht\u00eb mbytur nga forca nd\u00ebrsa kujtimi i s\u00eb drejtes na ka dh\u00ebn\u00eb forc\u00eb t\u00eb ngrihemi n\u00eb vitin 1990. Perseri mund t\u00eb ndodhe e perseri mund t\u00eb gremisimi.<\/p>\n<p>I kujtoj Kryeministrit t\u00eb v\u00ebndit  Edi Rames nj\u00eb s\u00ebr\u00eb artikujsh  q\u00eb ai botonte tek gazeta \u201cKoha jon\u00eb\u201d n\u00eb vitet 1992-97 n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb demokracie liberale, t\u00eb rregullave demokratike, kund\u00ebr depersonalizimit t\u00eb politikes dhe dominimit t\u00eb individit dhe jam i sigurt\u00eb q\u00eb n\u00ebse e b\u00ebn , nese aso kohe ishte i v\u00ebrtete dhe ne paqe me veten ,do ta thyente pasqyren e kesaj dite t\u00eb shemtuar, do ta griste portretin e dhun\u00ebs gardiste, rregulloren q\u00eb asgjeson opoziten. Po Kryeministri duket ska koh\u00eb ti rikthehet vetvetes. Deputetet e Kosoves votuan kund\u00ebr atonomis\u00eb s\u00eb tyre ne vitin 1990 por ishin t\u00eb rrethuar nga tanket e Miloshevi\u00e7et. E korigjuan n\u00eb Ka\u00e7anik sa gjeten pak liri po k\u00ebta tonet sot pse votuan kund\u00ebr vetvetes, kunder pluralizmit dhe t\u00eb nj\u00eb Shqiperie normale. Kjo \u00ebsht\u00eb verberi do thoshte Saramango.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ Prej tre muajsh Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb ka humbur normalitetin, sot ai la pas shpin\u00eb edhe dinjitetin. Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Partis\u00eb socialiste, as e pushtetit as e gardes s\u00eb Republikes por Institucioni m\u00eb i lart\u00eb i saj shprehje e vullnetit qytetar. Sot per nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb edhe pse Zevendes Kryetar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397935","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397935","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397935"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397935\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397936,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397935\/revisions\/397936"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}