{"id":397955,"date":"2023-12-14T16:46:49","date_gmt":"2023-12-14T15:46:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=397955"},"modified":"2023-12-14T16:46:49","modified_gmt":"2023-12-14T15:46:49","slug":"marrja-ne-pyetje-e-gazetarit-dhe-kontrolli-i-baneses-reagon-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/marrja-ne-pyetje-e-gazetarit-dhe-kontrolli-i-baneses-reagon-spak\/","title":{"rendered":"Marrja n\u00eb pyetje e gazetarit dhe kontrolli i banes\u00ebs, reagon SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Anti-Korrupsion ka reaguar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat p\u00ebr kontrollin fizik dhe t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb gazetarit t\u00eb Ora News, Elton Qyno.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, gazetari Elton Qyno ka publikuar materiale t\u00eb komunikimeve q\u00eb sipas prokuroris\u00eb jan\u00eb n\u00eb hetim paraprak.<\/p>\n<p>Nga dosjet e jan\u00eb nxjerr d\u00ebshmit\u00eb e Nuredin Dumanit, q\u00eb sipas prokuror\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb hetim. \u201cN\u00eb artikujt q\u00eb jan\u00eb publikuar nga gazetari Elton Qyno, \u00ebsht\u00eb konstatuar duksh\u00ebm se, teksti dhe p\u00ebrmbajtja e bisedave n\u00eb k\u00ebto publikime p\u00ebrmbante disa pjes\u00eb t\u00eb komunikimeve q\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori i drejt\u00ebsis\u00eb Nuredin Dumani ka b\u00ebr\u00eb me disa persona t\u00eb tjer\u00eb (t\u00eb paidentifikuar deri aktualisht nga hetimet) n\u00eb platform\u00ebn e kriptuar SkyECC, q\u00eb jan\u00eb objekt i hetimeve paraprake\u201d thekson SPAK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gazetarit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb q\u00eb tregoj\u00eb burimin e informacionit, por ky i fundit ka refuzuar. \u201cMe k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.501 dat\u00eb 13.12.2023 dhe nr.502 dat\u00eb 13.12.2023 vendosi lejimin e kontrollit personal t\u00eb shtetasit Elton Qyno, lejimin e kontrollit t\u00eb banes\u00ebs dhe t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb vendin e pun\u00ebs, Zyrat e TV Ora Ne\u00ebs. N\u00eb vendimin gjyq\u00ebsor u lejua edhe sekuestrimi i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike n\u00eb sistemin kompjuterik n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe n\u00eb banes\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs, kontrolli personal solli rezultat negativ, telefon celular nuk iu gjet; nga kontrolli n\u00eb banes\u00eb dhe n\u00eb ambientet e pun\u00ebs u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan dokumente dhe sende elektronike tek t\u00eb cilat dyshohet t\u00eb ket\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale q\u00eb po hetohet. Nd\u00ebrkaq, para mesnat\u00ebs, me an\u00eb t\u00eb pajisjeve speciale gjurmuese operacionale u b\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb Bar Kafe me vendndodhje n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me Godin\u00ebn e SPAK, t\u00eb gjenden dy telefona celular\u00eb, q\u00eb pasi iu vun\u00eb n\u00eb dispozicion, t\u00eb njihen prej tij si sende t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dy telefonat celular\u00eb, pajisjet elektronike dhe dokumentacion n\u00eb let\u00ebr u sekuestruan n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar ekzaminimeve t\u00eb m\u00ebtejshme. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb veprimeve t\u00eb urdh\u00ebruara nga gjykata dhe t\u00eb ekzekutuara tashm\u00eb, gazetari Elton Qyno u largua nga ambientet e SPAK p\u00ebr n\u00eb banes\u00eb t\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb njoftimine  SPAK.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plote e SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me po kryen hetime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr.75 viti 2022 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit jan\u00eb duke u hetuar persona me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, p\u00ebr vepra penale t\u00eb r\u00ebnda dhe q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb vrasjen e disa personave, vepra penale t\u00eb cilat jan\u00eb kryer n\u00eb form\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 10.12.2023 jan\u00eb konstatuar t\u00eb botuara n\u00eb faqen e internetit t\u00eb medias audiovizive Ora News (orane\u00ebs.tv), artikuj t\u00eb shkruara nga gazetari Elton Qyno, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr disa komunikime t\u00eb kryera nga persona q\u00eb jan\u00eb subjekte t\u00eb hetimeve paraprake. N\u00eb dat\u00ebn 11.12.2023 artikujt jan\u00eb publikuar edhe nga media t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb artikujt q\u00eb jan\u00eb publikuar nga gazetari Elton Qyno, \u00ebsht\u00eb konstatuar duksh\u00ebm se, teksti dhe p\u00ebrmbajtja e bisedave n\u00eb k\u00ebto publikime p\u00ebrmbante disa pjes\u00eb t\u00eb komunikimeve q\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori i drejt\u00ebsis\u00eb Nuredin Dumani ka b\u00ebr\u00eb me disa persona t\u00eb tjer\u00eb (t\u00eb paidentifikuar deri aktualisht nga hetimet) n\u00eb platform\u00ebn e kriptuar SkyECC, q\u00eb jan\u00eb objekt i hetimeve paraprake.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i publikimeve t\u00eb artikujve t\u00eb sip\u00ebrcituar, p\u00ebrmes konsultimit me t\u00eb dh\u00ebnat e akteve hetimore t\u00eb komunikimeve SkyECC q\u00eb disponon Prokuroria e Posa\u00e7me, rezultonte se bisedat e b\u00ebra publike n\u00eb media, nuk jan\u00eb dokumentuar ende n\u00eb akte procedurale nga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr.75\/2022. Gjithashtu, disa nga shkrimet e evidentuara n\u00eb artikujt mediatik\u00eb, p\u00ebrputheshin me p\u00ebrmbajtjen e komunikimeve q\u00eb ka kryer Nuredin Dumani me p\u00ebrdorues t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb platform\u00ebn SkyECC (t\u00eb paidentifikuar deri aktualisht), komunikime t\u00eb cilat vet\u00ebm Prokuroria e Posa\u00e7me i disponon  aktualisht, si akte procedurale t\u00eb hetimit paraprak.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb e prezantuar n\u00eb media krijoi dyshime se mundet t\u00eb ndodheshim para element\u00ebve t\u00eb veprave penale:  \u201cZbulimi i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d dhe \u201cNdalimi i dh\u00ebnies dhe i shpalljes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d, t\u00eb parashikuara p\u00ebrkat\u00ebsisht nga nenet 295\/a paragrafi (3) dhe 313\/b pika (1) t\u00eb Kodit Penal. Mbi k\u00ebt\u00eb, Prokuroria e Posa\u00e7me filloi hetimet dhe regjistroi procedimin penal nr.245\/2023, p\u00ebr kryerjen e dy veprave penale t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se publikuesi i artikujve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm ishte Elton Qyno \/ gazetar, m\u00eb dat\u00eb 13.12.2023 ai u ftua p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb SPAK, p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb nj\u00eb deklarim n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit n\u00eb dijeni t\u00eb fakteve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb objekt hetimi, ftes\u00eb q\u00eb gazetari  iu p\u00ebrgjigj pozitivisht dhe u paraqit. Pasi iu b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura arsyet e marrjes n\u00eb pyetje, si\u00e7 dhe parashikimi i nenit 159 i KPP (e drejta e mos deklarimit p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit t\u00eb gazetarit) iu k\u00ebrkua t\u00eb shpjegonte mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si kishte siguruar akte hetimore q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sekret hetimor, zbulimi i t\u00eb cilave ndaj t\u00eb tret\u00ebve p\u00ebrmes publikimit \u00ebsht\u00eb i ndaluar nga ligji procedural. Po k\u00ebshtu, iu b\u00eb e ditur dhe domosdoshm\u00ebria q\u00eb ka lindur p\u00ebr t\u00eb identifikuar e gjetur dokumente ose akte n\u00eb origjinal apo n\u00eb \u00e7do form\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ai i dispononte.<\/p>\n<p>Shtetasi Elton Qyno \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se burimi ka qen\u00eb konfidencial dhe nuk mundet ta deklaroj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb sekretit q\u00eb lidhet me profesionin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, gazetari deklaroi me shkrim se aktet e dokumentet q\u00eb dispononte ishin sekret q\u00eb lidheshin me profesionin e tij (parashikim i nenit 211 pika 1 K.Pr.P) dhe nuk mund t\u2019i jepte. Duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb si t\u00eb pabazuar dhe me synimin p\u00ebr t\u00eb gjetur dokumente, prova materiale, gjurm\u00eb ose sende q\u00eb i p\u00ebrkisnin vepr\u00ebs penale, ai u ftua nga hetuesit q\u00eb t\u2019i k\u00ebqyrej telefoni\/telefonat q\u00eb kishte n\u00eb p\u00ebrdorim, gj\u00eb q\u00eb gazetari iu p\u00ebrgjigj negativisht.<\/p>\n<p>Sjellim n\u00eb v\u00ebmendje se Prokuroria e Posa\u00e7me, me urdhrin e dat\u00ebs 14.06.2022, ka urdh\u00ebruar ndalimin e publikimit t\u00eb akteve procedurale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal dhe ky akt i \u00ebsht\u00eb komunikuar shtetasit Elton Qyno.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.501 dat\u00eb 13.12.2023 dhe nr.502 dat\u00eb 13.12.2023 vendosi lejimin e kontrollit personal t\u00eb shtetasit Elton Qyno, lejimin e kontrollit t\u00eb banes\u00ebs dhe t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb vendin e pun\u00ebs, Zyrat e TV Ora Ne\u00ebs. N\u00eb vendimin gjyq\u00ebsor u lejua edhe sekuestrimi i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike n\u00eb sistemin kompjuterik n\u00eb vendin e pun\u00ebs dhe n\u00eb banes\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs, kontrolli personal solli rezultat negativ, telefon celular nuk iu gjet; nga kontrolli n\u00eb banes\u00eb dhe n\u00eb ambientet e pun\u00ebs u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan dokumente dhe sende elektronike tek t\u00eb cilat dyshohet t\u00eb ket\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale q\u00eb po hetohet. Nd\u00ebrkaq, para mesnat\u00ebs, me an\u00eb t\u00eb pajisjeve speciale gjurmuese operacionale u b\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb Bar Kafe me vendndodhje n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me Godin\u00ebn e SPAK, t\u00eb gjenden dy telefona celular\u00eb, q\u00eb pasi iu vun\u00eb n\u00eb dispozicion, t\u00eb njihen prej tij si sende t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dy telefonat celular\u00eb, pajisjet elektronike dhe dokumentacion n\u00eb let\u00ebr u sekuestruan n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar ekzaminimeve t\u00eb m\u00ebtejshme. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb veprimeve t\u00eb urdh\u00ebruara nga gjykata dhe t\u00eb ekzekutuara tashm\u00eb, gazetari Elton Qyno u largua nga ambientet e SPAK p\u00ebr n\u00eb banes\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka kryer veprimet procedurale n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebrkesat e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, si dhe n\u00eb zbatim t\u00eb vendimeve nr.501 dat\u00eb 13.12.2023 dhe nr.502 dat\u00eb 13.12.2023 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me falenderon \u00e7do gazetar p\u00ebr kontributin e mbulimit t\u00eb lajmeve rreth nesh, \u00e7do gazetar profesionist q\u00eb i sh\u00ebrben publikut dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duke raportuar me etik\u00eb dhe n\u00eb respektim t\u00eb ligjeve n\u00eb fuqi, duke konsideruar seriozisht respektimin e sekretit hetimor dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave personale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Anti-Korrupsion ka reaguar me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat p\u00ebr kontrollin fizik dhe t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb gazetarit t\u00eb Ora News, Elton Qyno. Sipas SPAK, gazetari Elton Qyno ka publikuar materiale t\u00eb komunikimeve q\u00eb sipas prokuroris\u00eb jan\u00eb n\u00eb hetim paraprak. Nga dosjet e jan\u00eb nxjerr d\u00ebshmit\u00eb e Nuredin Dumanit, q\u00eb sipas prokuror\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":397956,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-397955","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397955","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=397955"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397955\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":397958,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/397955\/revisions\/397958"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397956"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=397955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=397955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=397955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}