{"id":398194,"date":"2023-12-19T14:52:31","date_gmt":"2023-12-19T13:52:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398194"},"modified":"2023-12-19T14:52:31","modified_gmt":"2023-12-19T13:52:31","slug":"tedi-blushi-prezanton-11-propozimet-per-heqje-e-ulje-taksash-ne-bashkine-e-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tedi-blushi-prezanton-11-propozimet-per-heqje-e-ulje-taksash-ne-bashkine-e-tiranes\/","title":{"rendered":"Tedi Blushi prezanton 11 propozimet p\u00ebr heqje e ulje taksash n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi ka prezantuar 11 pika p\u00ebr heqje dhe ulje taksash dhe tarifash n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se p\u00ebrfitimi p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset \u00ebsht\u00eb 50 milion euro.<\/p>\n<p>\u201cPropozime q\u00eb do t\u2019i jepnin frym\u00ebmarrje buxheteve familjare dhe t\u00eb biznesit n\u00eb kushtet aktuale t\u00eb pasojave t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike t\u00eb shkaktuar nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb shport\u00ebs, energjis\u00eb elektrike dhe karburanteve\u201d, tha Blushi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shtoi se sistemi fiskal aktual \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb rritje e numrit t\u00eb tatimeve dhe t\u00eb tarifave.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e Tedi Blushit:<\/p>\n<p>Sistemi fiskal i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb rritje e numrit t\u00eb tatimeve dhe t\u00eb tarifave. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Partia e Liris\u00eb, propozon:<\/p>\n<p>Anulimi i k\u00ebsaj takse, q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb 3% e vler\u00ebs s\u00eb investimit, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb ulur barr\u00ebn fiskale p\u00ebr nd\u00ebrtimet n\u00eb zonat malore t\u00eb Tiran\u00ebs. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb stimuluar e mb\u00ebshtetur zhvillimin e turizmit.<\/p>\n<p>Vendosja e k\u00ebsaj takse n\u00eb mas\u00ebn 0.5% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investimit ka shtuar barr\u00ebn fiskale te qytetar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ende t\u00eb legalizojn\u00eb banesat e tyre. Gjithashtu nga pik\u00ebpamja e konceptit t\u00eb vendosjes s\u00eb k\u00ebsaj takse, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb banese q\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr t\u2019u legalizuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Anulimi i k\u00ebsaj takse do t\u00eb sillte nj\u00eb p\u00ebrfitim n\u00eb 0.93 miliard\u00eb lek\u00eb ose n\u00eb rreth 9 milion euro n\u00eb vit p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe biznesin. Kjo taks\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e shtuar p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe biznesin, pa harruar se n\u00eb 7 vitet e aplikimit, fondet e mbledhura nga kjo taks\u00eb (50 milion euro) nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shkollave, por qartazi jan\u00eb shp\u00ebrdoruar nga Bashkia e Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn keni k\u00ebrkuar edhe nisjen e nj\u00eb auditimi t\u00eb plot\u00eb nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit.<\/p>\n<p>Anulimi i k\u00ebsaj takse, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e shtuar p\u00ebr nd\u00ebrtuesit, gjykohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb i arsyetuar se jo vet\u00ebm q\u00eb rritet kosto p\u00ebr ta dhe rrjedhimisht edhe p\u00ebr \u00e7mimin e banesave, por dhe p\u00ebr arsye se Bashkia e Tiran\u00ebs ka d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur k\u00ebto fonde p\u00ebr nd\u00ebrtime sociale. T\u00eb ardhurat nga kontributi i subjekteve private n\u00eb fondin social arrijn\u00eb n\u00eb rreth 18.3 milion euro. Por konkretisht, p\u00ebr vitin 2022 nga Bashkia e Tiran\u00ebs nuk u realizua asnj\u00eb investim p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb banesave sociale, pavar\u00ebsisht se u mblodh\u00ebn kontributet nga subjektet private.<\/p>\n<p>Sistemi fiskal tregon nj\u00eb rritje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb taksave dhe tarifave p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Partia e Liris\u00eb, propozon :<\/p>\n<p>Rritja e nivelit t\u00eb k\u00ebsaj takse n\u00eb 90 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr m2\/vit ka shtuar barr\u00ebn fiskale p\u00ebr biznesin. Propozimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmimi i nivelit t\u00eb saj n\u00eb 45 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb p\u00ebr banesa, sh\u00ebrbime, p\u00ebr aktivitet ekonomik, etj., \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak se taksimi nga 2-4% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investimit u rrit n\u00eb 8%. Por dhe p\u00ebr shkak t\u00eb llogaritjes s\u00eb saj mbi baz\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb kostos n\u00eb vler\u00ebn e investimit.<\/p>\n<p>Niveli i k\u00ebsaj takes llogaritet q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur mbi 10 her\u00eb.<\/p>\n<p>Propozimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb rikthehet niveli i taks\u00ebs n\u00eb nivelin fillestar n\u00eb 2 deri n\u00eb 4%. Nga ky propozim do t\u00eb p\u00ebrfitohet nj\u00eb ulje e barr\u00ebs fiskale p\u00ebr bizneset n\u00eb rreth 2 deri n\u00eb 3 miliard lek\u00eb, ose n\u00eb rreth 25 milion euro. Me ndikim n\u00eb uljen e kostos dhe p\u00ebrfitim si p\u00ebr qytetar\u00ebt, ashtu edhe p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs duhet t\u00eb argumentoj\u00eb q\u00eb niveli i tarif\u00ebs s\u00eb pastrimit i p\u00ebrgjigjet kostos p\u00ebr pastrimin e qytetit. Niveli i tarif\u00ebs s\u00eb pastrimit \u00ebsht\u00eb rritur mbi 2.6 her\u00eb p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl dhe t\u00eb madh. Propozimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmimi i k\u00ebsaj takse me nj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr bizneset n\u00eb 0.9 miliard lek\u00eb ose n\u00eb rreth 9 milion euro<\/p>\n<p>Kjo tarif\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00ebfish krahasuar me nivelin e m\u00ebparsh\u00ebm. T\u00eb mos harrojm\u00eb se n\u00eb vitin 2011 tarifa p\u00ebr marrjen e nj\u00eb leje zhvillimi apo nd\u00ebrtimi ishte e nj\u00ebjt\u00eb dhe fikse, n\u00eb vler\u00ebn 500 lek\u00eb. N\u00eb mandatin e dyt\u00eb t\u00eb Veliajt, tarifa p\u00ebr leje zhvillimi u rrit n\u00eb 10 lek\u00eb p\u00ebr m2, nd\u00ebrsa p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi u rrit n\u00eb 1% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investimit. Kjo ka ndikuar n\u00eb rritjen e barr\u00ebs si p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr biznesin. Ndaj propozimi yn\u00eb konkret \u00ebsht\u00eb ulja e nivelit t\u00eb tarif\u00ebs n\u00eb 0.5% t\u00eb investimit p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi dhe n\u00eb 5 lek\u00eb\/m2 p\u00ebr leje zhvillimi. Nga kjo ulje qytetar\u00ebt dhe bizneset do t\u00eb p\u00ebrfitonin n\u00eb vit rreth 2.4 milion euro.<\/p>\n<p>Kjo tarif\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur mbi 10 her\u00eb p\u00ebr bizneset, q\u00eb n\u00eb vitin 2011 i paguanin Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs 150 lek\u00eb\/m2, nd\u00ebrsa pas vitin 2019 paguajn\u00eb 1500 lek\u00eb\/m2. Propozimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmimi n\u00eb 50% t\u00eb nivelit aktual t\u00eb tarif\u00ebs me nj\u00eb p\u00ebrfitim n\u00eb 175 milion lek\u00eb p\u00ebr bizneset ose n\u00eb rreth 1.6 milion euro.<\/p>\n<p>Parkimi dhe gjobat arbitrare t\u00eb policis\u00eb bashkiake jan\u00eb nj\u00eb nga problemet kryesore t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kushtet e nj\u00eb trafiku t\u00eb \u00e7mendur, q\u00eb ende nuk ka marr\u00eb nj\u00eb zgjidhje. Territori i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar \u00e7do dit\u00eb dhe sipas statistikave vet\u00ebm 1% e makinave mund t\u00eb gjejn\u00eb vend parkimi publik falas.  N\u00eb situat\u00ebn aktuale ku jan\u00eb ngushtuar hap\u00ebsirat p\u00ebr parkim publik pa pages\u00eb, propozojm\u00eb p\u00ebrgjysmimin e tarif\u00ebs. Nga kjo ulje do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb rreth 310 milion lek\u00eb ose n\u00eb 3 milion euro.<\/p>\n<p>Mungesa e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb vijon t\u00eb jet\u00eb prezente pavar\u00ebsisht premtimit t\u00eb Erion Veliaj p\u00ebr garantim t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm 24 or\u00eb, me \u00ab cil\u00ebsi Kor\u00e7e dhe \u00e7mim Bathoreje \u00bb, q\u00eb rezultoi nj\u00eb mashtrim i madh. Nga qendra n\u00eb periferi, kryeqyteti sot n\u00eb t\u00eb kat\u00ebrta stin\u00ebn \u00ab thahet \u00bb p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe rritja e \u00e7mimit, q\u00eb u premtua se do t\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb investime moderne n\u00eb rrjetin e uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve rezultoi g\u00ebnjesht\u00ebr. Rritja me 40% e \u00e7mimit t\u00eb ujit p\u00ebr abonent\u00ebt familjar\u00eb pa analizuar gjendjen sociale t\u00eb familjeve t\u00eb Tiran\u00ebs ka r\u00ebnduar m\u00eb tej dhe p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjendjen e tyre ekonomike. Ndaj sa koh\u00eb q\u00eb rritja e \u00e7mimit nuk solli ndryshim t\u00eb preksh\u00ebm t\u00eb furnizimit t\u00eb tyre me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm, propozojm\u00eb uljen e \u00e7mimit n\u00eb 45 lek\u00eb\/m3.<\/p>\n<p>Sistemi fiskal ka treguar nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe evazion t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mbledhjes s\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksat n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem fiskal me nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, evazion t\u00eb lart\u00eb dhe gjithashtu me nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb administrative t\u00eb mbledhjes s\u00eb t\u00eb ardhurave. Parashikimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb veta p\u00ebr vitin 2024 tregon s\u00ebrish q\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs ka nj\u00eb performanc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mbledhjes dhe parashikimit t\u00eb realizimit t\u00eb t\u00eb ardhurave duke konsideruar rritjen e lart\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs tatimore t\u00eb taksave dhe tarifave.<\/p>\n<p>Performanca e ul\u00ebt \u00ebsht\u00eb tregues i keqadministrimit dhe i evaziont fiskal. P\u00ebrfitimi i qytetar\u00ebve dhe biznesit nga ulja e barr\u00ebs fiskale n\u00eb vler\u00ebn rreth 50 milion euro, propozojm\u00eb t\u00eb kompensohet nga rritja e performanc\u00ebs dhe uljes s\u00eb evazionit n\u00eb mbledhjen e taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, t\u00eb taks\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, taksa e tabel\u00ebs, tarifa e pastrimit, tarifa e z\u00ebnies s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike, si dhe nga tarifa e parkimit.<\/p>\n<p>Propozime q\u00eb do t\u2019i jepnin frym\u00ebmarrje buxheteve familjare dhe t\u00eb biznesit n\u00eb kushtet aktuale t\u00eb pasojave t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike t\u00eb shkaktuar nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb shport\u00ebs, energjis\u00eb elektrike dhe karburanteve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi ka prezantuar 11 pika p\u00ebr heqje dhe ulje taksash dhe tarifash n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Ai u shpreh se p\u00ebrfitimi p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset \u00ebsht\u00eb 50 milion euro. \u201cPropozime q\u00eb do t\u2019i jepnin frym\u00ebmarrje buxheteve familjare dhe t\u00eb biznesit n\u00eb kushtet aktuale t\u00eb pasojave t\u00eb kriz\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":296184,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398194","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398194","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398194"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398194\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398196,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398194\/revisions\/398196"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/296184"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}