{"id":398415,"date":"2023-12-23T18:28:25","date_gmt":"2023-12-23T17:28:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398415"},"modified":"2023-12-23T18:28:25","modified_gmt":"2023-12-23T17:28:25","slug":"drejtesia-sado-vegel-qorre-te-behet-eshte-shume-e-vogel-te-perballet-me-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/drejtesia-sado-vegel-qorre-te-behet-eshte-shume-e-vogel-te-perballet-me-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia, sado veg\u00ebl qorre t\u00eb b\u00ebhet, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb p\u00ebrballet me shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla<\/p>\n<p>Skenari p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin e diktatur\u00ebs me \u00e7do mjet po vazhdon serin\u00eb dhe me \u00e7far\u00eb po duket \u00e7mimi i pushtetit po i b\u00ebn karakatina  t\u00eb gjitha intucionet e k\u00ebtij shteti, sidomos drejt\u00ebsin\u00eb, e cila ishte jo e p\u00ebrkryer, por  sidoqoft\u00eb  funksiononte me difektet e saj .<\/p>\n<p>Po ndodh  ajo q\u00eb pritej , prej m\u00ebndjes s\u00eb pa epur prej t\u00eb korruptuari dhe inkriminuari t\u00eb k\u00ebtij njeriu. \u201cBerisha po \u00e7ohet  n\u00eb burg, Berisha mori d\u00ebnimin e merituar, mori shp\u00ebrblimin e atyre q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb,  dhe m\u00eb n\u00eb fund drejt\u00ebsia fitoi.\u201d<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb shp\u00ebrndan propaganda q\u00eb i sh\u00ebrben ruajtjes s\u00eb regjimit, i cili i ushqen me bordero t\u00eb ve\u00e7anta dhe  p\u00ebrpiqet energjikisht tu b\u00ebj\u00eb jehon\u00eb te njer\u00ebzit. Ndon\u00ebse  kuptohet, se ajo q\u00eb  po b\u00ebn drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e manipuluar prej pushtetit, p\u00ebrs\u00ebri, p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb<\/p>\n<p>ndershm\u00ebris\u00eb intelektule, le ti analizojm\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha as sot e as gjith\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, kurr\u00eb nuk  \u00ebsht\u00eb thirrur nga SPAK, madje as k\u00ebtu e tre vjet q\u00eb gjoja qenka  hetuar prej tij.<\/p>\n<p>Nuk dihet ende se \u00e7fare akuze ka. Berish\u00ebs ende nuk i jepet asnj\u00eb prove, asnj\u00eb fakt, p\u00ebr asgj\u00eb  dhe nuk dihet pse po denohet.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse kjo quhet fitore e ligjit dhe drejt\u00ebsis\u00eb pa asnj\u00eb akuz\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb jo vet\u00ebm as si fitore e Pirros, por as si nj\u00eb fitore marr\u00ebzie. Ajo \u00e7far\u00eb po ndodh  me burgosjen politike t\u00eb Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb humbja posht\u00ebruese e arsyes dhe dinjitetit e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb gatuan s\u00eb bashku \u00e7orb\u00ebn e prishur t\u00eb \u201cnon- grat\u00ebs\u201d s\u00eb tij dhe duke mos ditur si ta servirin si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb syt\u00eb e shqiptareve po kalojn\u00eb nga gabimi n\u00eb faj, nga faji n\u00eb m\u00ebkat, e tani nga m\u00ebkati n\u00eb nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh kryesisht p\u00ebr popullin shqiptar, aspak p\u00ebr personin Berisha.<\/p>\n<p>Ka dyshime shum\u00eb t\u00eb arsyeshme se burgosja politike  e Berish\u00ebs  \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i bashkuar i kreut t\u00eb regjimit me segmente t\u00eb administrates amerikane t\u00eb ndikuar nga Sorrosi, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr motive hakmarr\u00ebse u vret syrin ekzistenca e tij n\u00eb politik\u00eb, duke sfiduar k\u00ebshtu  hapur vullnetin demokratik t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb e votojn\u00eb.<\/p>\n<p>A e mbani mend me sa pompozitet dhe gj\u00ebm\u00eb ishte shkruar letra e non-grat\u00ebs?! Berisha akuzohej p\u00ebr minim t\u00eb demokracis\u00eb dhe korrupsion sistemik!<\/p>\n<p>Ku u shkrin\u00eb si sheqeri n\u00eb uj\u00eb t\u00eb gjitha akuzat shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb seanc\u00ebn e pare gjyq\u00ebsore prej SPAK , ku lideri i opozit\u00ebs akuzohet se nuk i qe bindur nj\u00eb urdh\u00ebri anti-kushtetues, e n\u00ebse shkojm\u00eb m\u00eb thell\u00eb, n\u00eb akuz\u00ebn e par\u00eb p\u00ebrmendeshin vet\u00ebm vendime t\u00eb qeverise dhe te parlamentit kundra tij.<\/p>\n<p>Po faktet aq t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t\u00eb justifohet non-grata e tij ku jan\u00eb? U mbars mali e polli nje mi ose m\u00eb mir\u00eb mijush, se i till\u00eb duket ky prokuror i SPAK n\u00eb dredhjet dhe p\u00ebrdredhjet e tij proceduriale, si p\u00ebr t\u00eb gjetur gjilp\u00ebr\u00ebn n\u00eb kasht\u00eb e p\u00ebr t\u2019ia arritur q\u00ebllimit final: Berisha me \u00e7do kusht n\u00eb burg pa na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb prov\u00eb, se duhet lar\u00eb fytyra dhe duhet ngren\u00eb me buk\u00eb t\u00eb that\u00eb turpi i madh i blerjes q\u00eb Edi Rama i b\u00ebri k\u00ebsaj non- grate .<\/p>\n<p>Nj\u00eb sjellje e barazvlefshme me inkuzicionin  fetar t\u00eb mesjet\u00ebs. SPAK po zbardhet qart\u00eb, se ka tre vjet koh\u00eb q\u00eb  zhbirilonte n\u00eb detaje mos gjente ndonj\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historit\u00eb e pun\u00ebs ,veprave dhe akteve berishiane gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushtetit, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nderin dhe fytyr\u00ebn  gatuesve t\u00eb \u00e7orb\u00ebs  s\u00eb non grat\u00ebs  si dhe minimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb na tha e p\u00ebr cfar\u00eb e akuzoi me n\u00eb fund kjo drejt\u00ebsi zotin Berisha? P\u00ebr asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Madje p\u00ebr asnj\u00eb gj\u00eb me prova dhe fakte.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb burgosje  \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb po i b\u00ebhet ?! P\u00ebr Berish\u00ebn q\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkulur kurr\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Kjo drejp\u00ebrdrejt\u00eb  \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkim hakmarr\u00ebs p\u00ebr demokracin\u00eb shqiptare, p\u00ebr popullin shqiptar, me shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar  opozit\u00ebn dhe p\u00ebr ti  zbehur shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke ia leht\u00ebsuat pun\u00ebn dhe jet\u00ebn pushtetit, nuk d\u00ebnon dhe burgos korrupsionin sistemik t\u00eb rregjimit q\u00eb po shpopullon Shqip\u00ebrin\u00eb. Me k\u00eb jan\u00eb vall\u00eb  europian\u00ebt apo amerikan\u00ebt(e kam fjal\u00ebn ju t\u00eb sot\u00ebmit )  t\u00eb cil\u00ebt si nj\u00eb sy i tret\u00eb q\u00eb sodisin k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb  t\u00eb turbullt  n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po i b\u00ebhet varri demokracis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin edhe m\u00eb tej, vall\u00eb me shqiptar\u00ebt apo me p\u00ebrligjijen e rregjimit?<\/p>\n<p>Kush g\u00ebzohet sot q\u00eb po varroset drejt\u00ebsia dhe po pushkatohet pa gjyq lideri i nj\u00eb opozite 10 vjet jasht\u00eb  pushtetit dhe politik\u00ebs?  Kush p\u00ebrfiton nga kjo urgjenc\u00eb e pakuptimt\u00eb dhe e q\u00ebllimt\u00eb e shkat\u00ebrimit te aksionit opozitar q\u00eb nga koha e non-grat\u00ebs ? Askush p\u00ebrve\u00e7 Sorosit dhe Edi Ram\u00ebs, dy gatuesit e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re hakmarr\u00ebse, t\u00eb cil\u00ebt sot , t\u00eb turp\u00ebruar  p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrlar\u00eb fytyr\u00ebn e nxir\u00eb prej korrupsionit t\u00eb shitblerjes se non- gratave, q\u00eb u zbuloi  dhe do shpalos edhe  m\u00eb mire     gjyqi i paralajm\u00ebrur i Mcgonigalit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb shkurt t\u00eb 2024 , po p\u00ebrpiqen me \u00e7do mjet t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb e gatuar me nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb re.<\/p>\n<p> Nuk \u00ebsht\u00eb Amerika kjo e k\u00ebsaj administrate aktuale, Amerika e \u00cbillsonit , i cili  \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dashur p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, sepse na ngjizi dashurin\u00eb e madhe p\u00ebr Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb kjo Amerika e Reganit, e Klintonit, e Bush\u00ebve etj. Kjo \u00ebsht\u00eb Amerike e padrejt\u00eb me ne, s\u00eb paku p\u00ebr gjysm\u00ebn e popullit shqiptar.  Guxoj t\u00eb shprehem  hapur, madje  shum\u00eb e padrejt\u00eb, sepse ka prishur me pandershm\u00ebrin\u00eb e saj me nd\u00ebrhyrjet n\u00eb politik\u00ebn e br\u00ebndshme ekulibrin social politik t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit po ikin nj\u00eb nga nj\u00eb, sepse ky kryeminist\u00ebr i vet\u00eb pag\u00ebzuar si mbret po ushtron pa iu drudhur qerpiku, n\u00ebn mbrojtjen  indirekte amerikane dhe heshtjen  europiane luft\u00ebn e klasave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt mizore si dikur  et\u00ebrit e tij, k\u00ebtu e 10 vjet me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Askush nuk mund ta laj\u00eb fytyr\u00ebn prej m\u00ebkateve t\u00eb veta me fatin e nj\u00eb populli t\u00eb t\u00ebr\u00eb. M\u00ebkatin e nj\u00eb non- grate t\u00eb paq\u00ebn\u00eb askush, as kjo administrat\u00eb e miqve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk mund ta fshij\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr seri m\u00ebkatesh. Nj\u00eb opozit\u00eb nuk mund t\u00eb vritet k\u00ebshtu. As nj\u00eb pretendim p\u00ebr gjoja qarkullim elitash nuk mund t\u00eb krijohet k\u00ebshtu, pa kushte e pa projekt breznie. K\u00ebsaj i thon\u00eb loj\u00eb e pist\u00eb  n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb nuk ka shqiptar q\u00eb ta pranoj\u00eb e t\u00eb n\u00ebnshtrohet. Demokracia dhe pluralizmi jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Berisha, pavar\u00ebsisht se ai sot \u00ebsht\u00eb simboli i q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb tyre. Ndaj drejt\u00ebsia, sado veg\u00ebl qorre q\u00eb po b\u00ebhet, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb perballet me ta. Ajo Berish\u00ebn mund ta d\u00ebnoj\u00eb si\u00e7 po orvatet ta b\u00ebj krejt padrejt\u00ebsisht , ndoshta mund t\u00eb orvatet edhe ta var\u00eb n\u00eb litar  si\u00e7 d\u00ebshiron kryeministri  me mikun e tij Xhorxh  Sorros dhe mikesh\u00ebn  Yuri Kim, por jo demokracin\u00eb dhe pluralizmin shqiptar.  N\u00eb mbrojtje t\u00eb tyre do t\u00eb jet\u00eb gjith\u00eb populli shqiptar, i majt\u00eb dhe i djatht\u00eb, q\u00eb do drejt\u00ebsi, barazi dhe nj\u00eb standard p\u00ebr \u00e7do krim korrupsioni dhe demokracie.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla Skenari p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin e diktatur\u00ebs me \u00e7do mjet po vazhdon serin\u00eb dhe me \u00e7far\u00eb po duket \u00e7mimi i pushtetit po i b\u00ebn karakatina t\u00eb gjitha intucionet e k\u00ebtij shteti, sidomos drejt\u00ebsin\u00eb, e cila ishte jo e p\u00ebrkryer, por sidoqoft\u00eb funksiononte me difektet e saj . Po ndodh ajo q\u00eb pritej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":398416,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398415","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398415","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398415"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398415\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398418,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398415\/revisions\/398418"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/398416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}