{"id":398462,"date":"2023-12-25T14:23:21","date_gmt":"2023-12-25T13:23:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398462"},"modified":"2023-12-25T14:23:21","modified_gmt":"2023-12-25T13:23:21","slug":"gezuar-festat-me-valixhe-ne-duar-zbuloni-se-ku-do-ti-kalojne-pushimet-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gezuar-festat-me-valixhe-ne-duar-zbuloni-se-ku-do-ti-kalojne-pushimet-shqiptaret\/","title":{"rendered":"G\u00ebzuar festat, me valixhe n\u00eb duar! Zbuloni se ku do t\u2019i kalojn\u00eb pushimet shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>\u201cUria\u201d dhe tendenca p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb dit\u00ebt e pushimit ka ndikim n\u00eb industrin\u00eb e turizmit, duke nxitur zhvillimin e ofertave dhe eventeve t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb paharrueshme p\u00ebr fundvit. Hotele, restorantet dhe agjencit\u00eb turistike jan\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr t\u00eb ofruar paketa dhe sh\u00ebrbime t\u00eb personalizuara q\u00eb i p\u00ebrshtaten nevojave dhe pritshm\u00ebrive. K\u00ebt\u00eb vit vihet re nj\u00eb rritje e leht\u00eb e \u00e7mimeve, si dhe udh\u00ebtar\u00ebt q\u00eb organizojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb vet\u00eb, jan\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Alternativat turistike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shqiptar\u00ebve jan\u00eb duke u shtuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe kjo ka nxitur prej disa vitesh gjetjen e ofertave, sipas buxhetit, p\u00ebr secilin udh\u00ebtar.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas festave t\u00eb n\u00ebntorit, agjencit\u00eb turistike n\u00eb kryeqytet thon\u00eb se nisi interesi p\u00ebr udh\u00ebtime p\u00ebr fundvit. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shqiptar\u00ebve kan\u00eb rezervuar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr festat e fundvitit dhe kjo ka ndodhur, kryesisht p\u00ebr destinacione m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, megjithat\u00eb agjencit\u00eb raportojn\u00eb q\u00eb ka gjithnj\u00eb  udh\u00ebtar\u00eb \u201cn\u00eb minut\u00eb t\u00eb fundit\u201d.<\/p>\n<p>Zgjedhjet flasin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat tendenca si vitet e m\u00ebparshme: rajoni p\u00ebr ski, s\u00ebrish rajoni p\u00ebr nat\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve e deri te destinacionet ekzotike, ku nj\u00eb p\u00ebrqindje e ul\u00ebt u lejojn\u00eb vetes luksin e 10 dit\u00ebve pushime, nga 29 dhjetor n\u00eb 7 janar.<\/p>\n<p>Agjencit\u00eb turistike n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrmendin edhe nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Me rritjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb, p\u00ebrqindja e udh\u00ebtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritet, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre i presin biletat dhe hotelet vet\u00eb, jo m\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb agjencie turistike.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb preferencat e shqiptar\u00ebve, mbizot\u00ebron rajoni: Mavrov\u00eb, Kolashin, Brezovic\u00eb me nj\u00eb paket\u00eb 3-4 ditore, t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrfshira, duke i shtuar edhe sportin e preferuar t\u00eb skive, q\u00eb u mungon n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, \u00e7mimet jan\u00eb t\u00eb favorshme n\u00eb Stamboll, nj\u00eb tjet\u00ebr destinacion i lakmuar, sidomos p\u00ebr mbr\u00ebmjet gala.<\/p>\n<p>Thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha festat q\u00eb shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin jasht\u00eb, alternativa e par\u00eb q\u00eb i vjen n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb rajoni. Arsyeja \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi, si\u00e7 argumentojn\u00eb agjencit\u00eb turistike, por edhe af\u00ebrsia.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb avantazh t\u00eb till\u00eb dhe me organizime t\u00eb mira p\u00ebr festa, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia e Veriut kan\u00eb pasur rezervime t\u00eb shumta nga shqiptar\u00ebt, p\u00ebr pushimet e fundvitit.<\/p>\n<p>Faktor ky\u00e7, sipas agjencive \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsia, sidomos p\u00ebr familjet, edhe me f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb zgjedhin t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me makin\u00ebn e tyre drejt k\u00ebtyre destinacioneve.<\/p>\n<p>Infrastruktura e mir\u00eb dhe \u00e7mimi i leverdish\u00ebm e ka vendosur Malin e Zi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, me resortet e tyre t\u00eb skive, n\u00eb list\u00ebn kryesore. Edhe Brezovica ka qen\u00eb e k\u00ebrkuar, si dhe zona malore e Prizrenit, Prevall\u00eb etj. Nga agjencia Union Travel thon\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se \u00e7mimi i lir\u00eb i josh shqiptar\u00ebt jo vet\u00ebm p\u00ebr festat e fundvitit, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebt e pushimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ata zgjedhin rajonin p\u00ebr dark\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, kryesisht n\u00eb Budva apo Dubrovnik. Edhe Greqia ka k\u00ebrkesa, pohojn\u00eb agjencit\u00eb, por k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta. Megjithat\u00eb, jasht\u00eb shifrave zyrtare t\u00eb agjencive, raportohen k\u00ebrkesa p\u00ebr Athin\u00ebn, pas vendosjes s\u00eb linj\u00ebs direkte me kosto t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga agjencia Kalemi Travel and Tours pohojn\u00eb se udh\u00ebtimet me autobus\u00eb n\u00eb rajon, sidomos Selaniku dhe Stambolli, ndryshe nga vite m\u00eb par\u00eb, nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb preferuara. Shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me avion ose makin\u00eb, sipas destinacioneve q\u00eb kan\u00eb buxhetet e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Matias Travel and Tours pohon se Budva preferohet shum\u00eb p\u00ebr fundvit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pyesin: \u201c\u00c7far\u00eb fest\u00eb organizohet dhe me cil\u00ebt k\u00ebng\u00ebtar\u00eb?\u201d dhe m\u00eb pas, p\u00ebr \u00e7mimin dhe hotelin.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb gjith\u00eb agjencive t\u00eb kontaktuara, \u00e7mimet n\u00eb rajon k\u00ebt\u00eb vit kan\u00eb p\u00ebsuar rritje t\u00eb leht\u00eb dhe variojn\u00eb nga 139 euro dy dit\u00eb deri n\u00eb 450 euro maksimumi.<\/p>\n<p>Eksplorimi i destinacioneve europiane p\u00ebr festat e fundvitit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb preferenc\u00eb e njohur midis shqiptar\u00ebve, duke sjell\u00eb nj\u00eb freski dhe magji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ata festojn\u00eb fundin e vitit.<\/p>\n<p>Qytete t\u00eb njohura si Parisi, Vjena dhe Roma jan\u00eb shpesh destinacionet e para q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mendje p\u00ebr shum\u00eb udh\u00ebtar\u00eb. K\u00ebto metropole ofrojn\u00eb nj\u00eb bukuri arkitekturore, si dhe evente festive n\u00eb sheshet dhe bulevardet e tyre kryesore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr ata q\u00eb e preferojn\u00eb natyr\u00ebn dhe stilin e jetes\u00ebs m\u00eb t\u00eb qet\u00eb, Alpet zvicerane jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr destinacion i preferuara p\u00ebr t\u00eb kaluar fundvitin.<\/p>\n<p>Sipas komunikimeve me agjencit\u00eb n\u00eb kryeqytet, v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka pasur Vjena, Kolmari, Praga, Amsterdami, Bukureshti dhe Parisi , nd\u00ebr prenotimet e fundjav\u00ebs s\u00eb Krishtlindjeve.<\/p>\n<p>\u00c7mimet p\u00ebr k\u00ebto destinacione raportohen n\u00eb rreth 170 euro mesatarisht p\u00ebr person, 2net\u00eb. Nd\u00ebrsa nj\u00eb udh\u00ebtim tjet\u00ebr i preferuar \u00ebsht\u00eb Milano-Como-treni St.Moritz, me trenin Bernina q\u00eb udh\u00ebtohet nga Italia drejt Alpeve t\u00eb Zvicr\u00ebs, me nj\u00eb kosto rreth 350 euro p\u00ebr p\u00ebrson, p\u00ebr 3 net\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebsaj tendence drejt Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe diversiteti i zgjedhjeve. N\u00ebse disa shqiptar\u00eb zgjedhin qytete t\u00eb m\u00ebdha evropiane p\u00ebr t\u00eb festuar me stil dhe eleganc\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb preferojn\u00eb qytete bregdetare si Barcelona, Nica, apo Venecia, ku klima e but\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb festive.<\/p>\n<p>Destinacionet e \u201cnxehta\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb prenotimeve \u00ebsht\u00eb Dubai. Dikur, pohojn\u00eb agjencit\u00eb, ishte nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00eb shtrenjta, por prej tre vitesh, \u00e7mimet kan\u00eb p\u00ebsuar ulje t\u00eb leht\u00eb, prej vendosjes s\u00eb linj\u00ebs direkte t\u00eb fluturimit nga Tirana. Paketat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb destinacion variojn\u00eb rreth 550 euro p\u00ebr person, 5 dit\u00eb. K\u00ebrkesat jan\u00eb kryesisht p\u00ebr data si 02-07 janar 2024.<\/p>\n<p>Eksplorimi i rajoneve t\u00eb panjohura dhe t\u00eb magjishme, si Lapland dhe qyteti i Rovaniemit, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb kthehen nga destinacionet e zakonshme dhe t\u00eb zgjedhin nj\u00eb aventur\u00eb t\u00eb re n\u00eb vendet q\u00eb dikur shiheshin si m\u00eb shum\u00eb legjenda se sa realitet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ndjenj\u00eb misteri dhe kurioziteti, e mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb paket\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb po qarkullon n\u00eb shum\u00eb agjenci, po shtyn shqiptar\u00ebt drejt k\u00ebtyre destinacioneve t\u00eb njohura p\u00ebr natyr\u00ebn e tyre t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe historin\u00eb e pasur.<\/p>\n<p>Lapland, me peizazhet e saja t\u00eb bardha, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb fundvitit m\u00eb ndryshe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb Laponis\u00eb s\u00eb Finland\u00ebs, vendi i famsh\u00ebm i Babagjyshit dhe i Elf\u00ebve dhe ku slitat t\u00ebrhiqen nga Husky-t, po b\u00ebhet nj\u00eb destinacion i preferuar p\u00ebr familjet dhe \u00e7iftet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme festive.<\/p>\n<p>Rovaniemi, qyteti kryesor i Lapland\u00ebs dhe vendi ku ndodhet \u2018zyra\u2019 zyrtare e Babagjyshit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i vog\u00ebl por i shp\u00ebrndar\u00eb me mrekulli natyrore dhe atmosfer\u00eb festive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb varg aktivitetesh dhe eventesh specifike, p\u00ebrfshir\u00eb qendr\u00ebn e qytetit t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201cVil\u00ebn e Babagjyshit,\u201d ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ky destinacion t\u00eb nis\u00eb t\u00eb jet\u00eb i preferuar.<\/p>\n<p>Kjo tendenc\u00eb e zgjedhjes s\u00eb destinacioneve n\u00eb rajone t\u00eb panjohura ka nj\u00eb ndikim thelb\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shqiptar\u00ebt po e shohin aventur\u00ebn dhe fest\u00ebn e fundvitit, por domosdoshm\u00ebrisht edhe n\u00eb \u2018kulet\u00ebn\u2019 e tyre.<\/p>\n<p>Sipas agjencive, ky udh\u00ebtim ka nj\u00eb kosto q\u00eb fillon nga 899 euro p\u00ebr person, p\u00ebr 4 net\u00eb.\/Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cUria\u201d dhe tendenca p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb dit\u00ebt e pushimit ka ndikim n\u00eb industrin\u00eb e turizmit, duke nxitur zhvillimin e ofertave dhe eventeve t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb paharrueshme p\u00ebr fundvit. Hotele, restorantet dhe agjencit\u00eb turistike jan\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr t\u00eb ofruar paketa dhe sh\u00ebrbime t\u00eb personalizuara q\u00eb i p\u00ebrshtaten nevojave dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":397846,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398462","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398462"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398462\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398466,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398462\/revisions\/398466"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}