{"id":398584,"date":"2023-12-27T12:38:08","date_gmt":"2023-12-27T11:38:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398584"},"modified":"2023-12-27T12:38:08","modified_gmt":"2023-12-27T11:38:08","slug":"zyrtare-te-ps-dhe-anetare-te-krimit-privilegje-pas-hekurave-birn-te-denuarit-vip-i-kthejne-qelite-ne-apartamente-private","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zyrtare-te-ps-dhe-anetare-te-krimit-privilegje-pas-hekurave-birn-te-denuarit-vip-i-kthejne-qelite-ne-apartamente-private\/","title":{"rendered":"\u201cZyrtar\u00eb t\u00eb PS dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit, privilegje pas hekurave\u201d- BIRN: T\u00eb d\u00ebnuarit VIP i kthejn\u00eb qelit\u00eb n\u00eb apartamente private"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb sistemin e burgjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, ish-zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe an\u00ebtar\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar g\u00ebzojn\u00eb privilegje dhe kushte t\u00eb favorizuara, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb dhe rregulloreve p\u00ebr trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 shtator, nj\u00eb grup inspektimi i Avokatit t\u00eb Popullit v\u00ebzhgoi dy pamje t\u00eb kund\u00ebrta brenda burgut t\u00eb Durr\u00ebsit. N\u00eb godin\u00ebn A rrinin t\u00eb burgosurit e zakonsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt ankoheshin p\u00ebr lag\u00ebshtir\u00eb n\u00eb mure, dushe t\u00eb amortizuara dhe dyshek\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb konsumuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb godin\u00ebs B ishin akomoduar nj\u00eb grup ish-zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr vepra penale t\u00eb korrupsionit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, ata g\u00ebzonin kushte dhe privilegje luksi.<\/p>\n<p>Dhomat e tyre ishin t\u00eb investuara, t\u00eb lyera dhe t\u00eb arreduara me krevat\u00eb t\u00eb rinj, pajisje elektrosht\u00ebpiake dhe dushe t\u00eb personalizuara. N\u00eb sektorin e tyre kishte gjithashtu nj\u00eb palest\u00ebr p\u00ebr aktivitete sportive, nj\u00eb kuzhin\u00eb private dhe nj\u00eb mini-fush\u00eb bashkohore futbolli \u2013 donacion i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit.<\/p>\n<p>\u201cBrenda k\u00ebtij sektori ishte p\u00ebrshtatur nj\u00eb dhom\u00eb banimi si ambient gatimi, i cili ishte i pajisur me sob\u00eb, frigorifer\u00eb, raft p\u00ebr mbajtjen e ushqimeve, tavolin\u00eb ngr\u00ebnieje dhe en\u00eb kuzhine,\u201d thuhet n\u00eb rekomandimin e Avokatit t\u00eb Popullit, q\u00eb iu dor\u00ebzua drejtuesve t\u00eb Burgjeve m\u00eb 20 dhjetor.<\/p>\n<p>T\u00eb burgosurit VIP t\u00eb burgut t\u00eb Durr\u00ebsit, t\u00eb till\u00eb si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako apo ish-kreu jet\u00ebgjat\u00eb i Bashkis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Vangjush Dako simbolizojn\u00eb jasht\u00eb burgjeve shembujt e luft\u00ebs kund\u00ebr pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por brenda nj\u00eb sistemi q\u00eb duhet t\u00eb garantoj\u00eb trajtim t\u00eb barabart\u00eb dhe pa diskriminim mes t\u00eb burgosurve, ish-zyrtar\u00ebt socialist\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Dhe ata nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes dokumenteve, emaileve dhe raporteve t\u00eb inspektimit tregojn\u00eb se trajtimi me dy standarde i t\u00eb burgosurve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e zakonshme e sistemit t\u00eb burgjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila nuk favorizon vet\u00ebm ish-zyrtar\u00ebt e lart\u00eb publik\u00eb, por edhe figura t\u00eb krimit t\u00eb organizuar apo t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Dokumentet tregojn\u00eb gjithashtu se kjo ka sjell\u00eb cenim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb burgje, kontrolle selektive dhe diskriminim p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb burgosurve.<\/p>\n<p>Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN se sistemi i burgjeve ka nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar situat\u00ebn, por p\u00ebrballet ende me sfida t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>\u201cSistemi ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit nj\u00ebsoj,\u201d tha Ballanca, nd\u00ebrsa shtoi se disa godina t\u00eb vjetra \u201cnuk plot\u00ebsojn\u00eb kushtet e siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Problemet e trajtimit me dy standarde dhe futjes n\u00eb burgje t\u00eb sendeve t\u00eb ndaluara u ekspozuan pas vrasjes s\u00eb ndodhur m\u00eb 15 dhjetor brenda burgut t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Peqin, por BIRN gjeti se raporte t\u00eb tilla u jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb vazhdim\u00ebsi krer\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb burgjeve, nd\u00ebrsa masat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb diskutueshme.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Burgjeve, Admir Abrija nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN p\u00ebr favorizimin e nj\u00eb kategorie t\u00eb d\u00ebnuarish n\u00eb burgje deri n\u00eb publikimin e shkrimit. Edhe ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja nuk pranoi t\u00eb komentonte, duke sugjeruar q\u00eb t\u2019i drejtoheshim Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve.<\/p>\n<p>Festa dhe vrasje<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria num\u00ebroi rreth 5200 t\u00eb d\u00ebnuar dhe t\u00eb paraburgosur n\u00eb n\u00ebntor 2023, t\u00eb cil\u00ebt i ka akomoduar n\u00eb nj\u00eb rrjet prej 16 institucionesh t\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale. Mes tyre, 2128 veta ishin t\u00eb d\u00ebnuar dhe 3107 t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paraburgosur dhe n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vendimi.<\/p>\n<p>Rreth 10% e numrit total t\u00eb t\u00eb burgosurve gjenden n\u00eb burgun e Peqinit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme \u2013 nj\u00eb institucion me dy seksione t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, regjim 41 Biz si dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera mb\u00ebshtet\u00ebse.<\/p>\n<p>Ndryshe nga burgu i Durr\u00ebsit q\u00eb akomodoi t\u00eb akuzuarit p\u00ebr krime \u201ct\u00eb jakave t\u00eb bardha\u201d, Peqini strehon kategorin\u00eb e t\u00eb burgosurve m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb n\u00ebntor 2023, rreth 66% t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe 64% t\u00eb personave t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar n\u00eb rang vendi ndodheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 dhjetor, siguria e burgut t\u00eb Peqinit u c\u00ebnua r\u00ebnd\u00eb, pasi i d\u00ebnuari me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, Sokol Mjacaj vrau nj\u00eb bashk\u00ebvuajt\u00ebs, plagosi nj\u00eb tjet\u00ebr dhe k\u00ebrc\u00ebnoi disa punonj\u00ebs policie. Arma e krimit, nj\u00eb pistolet\u00eb bashk\u00eb me fishek\u00ebt, ishte futur n\u00eb burg n\u00eb rrethana t\u00eb paqarta, nd\u00ebrsa Mjacaj deklaroi m\u00eb pas se e mbante at\u00eb t\u00eb fshehur prej 1 muaji n\u00eb nj\u00eb kuti qum\u00ebshti.<\/p>\n<p>Ngjarja n\u00eb burgun e Peqinit nuk ishte nj\u00eb rrufe n\u00eb qiell t\u00eb kthjell\u00ebt.<\/p>\n<p>Thuajse nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr episod i thyerjes s\u00eb siguris\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Peqin, \u00e7ka kishte zbuluar favorizime dhe futje t\u00eb sendeve t\u00eb ndaluara n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregulloret.<\/p>\n<p>BIRN siguroi nj\u00eb video dhe nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb Sh\u00ebrbimit t\u00eb Kontrollit t\u00eb Brendsh\u00ebm, t\u00eb cilat tregojn\u00eb se brenda ambienteve t\u00eb burgut ishte zhvilluar nj\u00eb fest\u00eb private me pjesmarrjen e mbi 30 t\u00eb d\u00ebnuarve me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe krime t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnda m\u00eb 20 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Mbi tryez\u00ebn e t\u00eb d\u00ebnuarve kishte ushqime t\u00eb porositura, shishe uji dhe Coca- Cola. Nj\u00eb telefon celular klandestin filmonte t\u00eb d\u00ebnuarit teksa ngrinin dolli me gota plastike q\u00eb dyshohet se jan\u00eb t\u00eb mbushura me raki, pija tradicionale e shqiptar\u00ebve, e ndaluar p\u00ebr popullat\u00ebn e burgjeve.<\/p>\n<p>Ngjarja u pasua me pezullimin e drejtorit t\u00eb burgut, Artan Tabaku m\u00eb 22 n\u00ebntor dhe komandimin n\u00eb vend t\u00eb tij t\u00eb Kamber Hoxh\u00ebs. Por tre jav\u00eb m\u00eb pas, Hoxha dhe 11 vart\u00ebs t\u00eb tij u arrestuan pas vrasjes s\u00eb kryer nga Mjacaj n\u00ebn akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, Hoxha deklaroi para gjykat\u00ebs se \u201cburgu i Peqinit ishte kthyer n\u00eb  hotel\u201d. Para vrasjes, Hoxha i kishte p\u00ebrcjell\u00eb informacione t\u00eb ngjashme drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Burgjeve, Admir Abrija.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb burgosurve u \u00ebsht\u00eb lejuar nd\u00ebrhyrja\/ investimi n\u00eb dhoma (rikonstruksion\/kompletim), tashm\u00eb t\u00eb privatizuara. Nd\u00ebrhyrja n\u00eb dhoma e ka kufizuar shum\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e kontrollit p\u00ebr element\u00eb sigurie dhe sende t\u00eb ndaluara\u2026,\u201d thuhet n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb dat\u00ebs 30 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr shtohet m\u00eb tej se t\u00eb d\u00ebnuarit i konsideronin qelit\u00eb si pron\u00eb t\u00eb tyre dhe akomodimi i t\u00eb d\u00ebnuarve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb dhomat e tyre \u201cishte n\u00eb kufijt\u00eb e s\u00eb pamundur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dy sektor\u00ebt e siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Peqin, sipas shkres\u00ebs s\u00eb Hoxh\u00ebs, kishte 160 shtret\u00ebr bosh, nd\u00ebrsa 115 t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb tjer\u00eb ishin akomoduar n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktet ligjore dhe jasht\u00eb kushteve normale t\u00eb jetes\u00ebs dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Lista e sendeve t\u00eb ndaluara q\u00eb u gjend\u00ebn brenda burgut ishte gjithashtu e gjat\u00eb; frigorifer\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb lejuara, kondicioner\u00eb, furra pjekjeje, mikroval\u00eb, shtrydh\u00ebse frutash dhe aksesor\u00eb e bokse muzike t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Trajtimi me dy standarde<\/p>\n<p>Vrasja e ndodhur n\u00eb burgun e Peqinit ndikoi edhe privilegjet e grupit t\u00eb t\u00eb burgosurve VIP n\u00eb Durr\u00ebs, i cili p\u00ebrb\u00ebhej nga nj\u00eb ish-minist\u00ebr, nj\u00eb ish-deputet, pes\u00eb ish-kryebashkiak\u00eb, nj\u00eb prokuror dhe nj\u00eb ish-drejtues i lart\u00eb i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Ata u transferuan p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb burgun e Fierit, pasi sipas nj\u00eb drejtuesi t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve, \u201cishin trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale dhe n\u00eb kund\u00ebrshti me rregullat e brendshme t\u00eb burgjeve\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, trajtimi me dy standarde n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe rregulloreve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb shkon p\u00ebrtej nj\u00eb kohe t\u00eb caktuar apo institucioneve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport inspektimi i kryer n\u00eb qershor- korrik 2023 n\u00eb 16 institucionet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit, t\u00eb cilin BIRN e disponon, ekspozon cenim t\u00eb siguris\u00eb dhe shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb parimit t\u00eb barazis\u00eb dhe mosdiskriminimit edhe n\u00eb institucione t\u00eb tjera t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>N\u00eb burgun \u201cJordan Misja\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, institucioni m\u00eb i madh i paraburgimit n\u00eb Shqip\u00ebri, grupi i inspektimit evidentoi kontrolle selektive p\u00ebr sende t\u00eb ndaluara.<\/p>\n<p>\u201cKishte jo vet\u00ebm dhoma q\u00eb nuk kontrolloheshin, por edhe sektor\u00eb q\u00eb nuk ishin prekur dhe kontrolluar asnj\u00ebher\u00eb\u2026,\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb regjimin e brendsh\u00ebm t\u00eb burgut t\u00eb Vlor\u00ebs, trajtimi me dy standarde i t\u00eb burgosurve u konstatua fare leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKishte t\u00eb burgosur t\u00eb sistemuar q\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr dhoma t\u00eb mir\u00ebarreduara, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb sistemuar n\u00eb disa dhoma t\u00eb quajtura dhoma karantinimi, pa asnj\u00eb orendi brenda, pa tualete, vet\u00ebm me nj\u00eb krevat, pa der\u00eb dhome, vet\u00ebm me zgar\u00eb,\u201d shton raporti.<\/p>\n<p>N\u00eb burgun e Kosov\u00ebs n\u00eb Lushnje, inspektor\u00ebt kishin gjetur nj\u00eb ndarje t\u00eb pabarabart\u00eb t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs mes t\u00eb burgosurve. N\u00eb disa dhoma ishin akomoduar vet\u00ebm dy persona, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat \u201cishin mbushur plot\u201d.<\/p>\n<p>Inspektimi konstatoi gjithashtu se n\u00eb shumic\u00ebn e burgjeve, kontrollet p\u00ebr sende t\u00eb ndaluara ishin fiktive, se punonj\u00ebsit e turnit t\u00eb nat\u00ebs flinin gjum\u00eb dhe se kishte shkelje t\u00eb rregulloreve p\u00ebr futjen e sendeve t\u00eb ndaluara.<\/p>\n<p>\u201cNga sondazhi i kryer p\u00ebr procedur\u00ebn e kontrollit t\u00eb element\u00ebve t\u00eb ndaluar, u konstatua se kontrolli zgjaste 3 minuta n\u00eb nj\u00eb sektor me 10-12 dhoma, ku mesatarja e kontrollit p\u00ebr nj\u00eb dhom\u00eb i bie 20 sekonda,\u2019 citon raporti p\u00ebr burgun \u201cJordan Misja\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb sistemin e burgjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, ish-zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe an\u00ebtar\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar g\u00ebzojn\u00eb privilegje dhe kushte t\u00eb favorizuara, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb dhe rregulloreve p\u00ebr trajtimin e t\u00eb d\u00ebnuarve. M\u00eb 18 shtator, nj\u00eb grup inspektimi i Avokatit t\u00eb Popullit v\u00ebzhgoi dy pamje t\u00eb kund\u00ebrta brenda burgut t\u00eb Durr\u00ebsit. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":398585,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398584","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398584"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398584\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398587,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398584\/revisions\/398587"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/398585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}