{"id":398668,"date":"2023-12-28T19:05:06","date_gmt":"2023-12-28T18:05:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398668"},"modified":"2023-12-28T19:05:06","modified_gmt":"2023-12-28T18:05:06","slug":"shteti-qe-drejtohet-nga-paranoja-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shteti-qe-drejtohet-nga-paranoja-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Shteti q\u00eb drejtohet nga paranoja e Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Armand Shkullaku<\/p>\n<p>Vendimi i Edi Ram\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbajtur ende zvarr\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme \u00e7\u00ebshtjen e vul\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, nxjerr n\u00eb pah p\u00ebrs\u00ebri s\u00eb fundmi nj\u00eb situat\u00eb absurde, gati skizofrenike. Sa m\u00eb shum\u00eb krijohet bindja se Edi Rama \u00ebsht\u00eb i plotfuqish\u00ebm dhe i pak\u00ebrc\u00ebnuar politikisht  p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb opozite t\u00eb goditur e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb shtohen masat respresive ndaj saj, q\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb asgj\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Ky shproporcion mes nj\u00eb pushteti t\u00eb blinduar dhe goditjes frenetike ndaj opozit\u00ebs, ngjan paradoksal p\u00ebr nj\u00eb mendje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Jo vet\u00ebm veglat propaganduese t\u00eb Ram\u00ebs, por edhe vet\u00eb realiteti politik sot n\u00eb Shqip\u00ebri, d\u00ebshmojn\u00eb ep\u00ebrsin\u00eb e regjimit mbi \u00e7do faktor q\u00eb do t\u00eb mund ta rrezikonte at\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb pranojn\u00eb se n\u00eb kushtet aktuale, me opozit\u00ebn e ndar\u00eb dhe t\u00eb diskriminuar, me mjetet e pafundme t\u00eb financimit, me kontrollin total mbi mediat, me bashk\u00ebpunimin n\u00eb rritje me krimin dhe me p\u00ebrdorimin e hapur t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, ndryshimi i pushtetit me vot\u00eb mbetet thjesht nj\u00eb utopi.<br \/>\nN\u00eb korridoret e politik\u00ebs thuhet se n\u00ebse b\u00ebhen zgjedhje sot, Edi Rama merr m\u00eb s\u00eb paku 90 mandate. Se mandati i kat\u00ebrt i tij as q\u00eb mund t\u00eb rrezikohet nga opozita q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb, se ai \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrimin e tij dhe se s\u00eb paku p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb tjet\u00ebr nuk ka kund\u00ebrshtar q\u00eb mund ta rivalizoj\u00eb.<\/p>\n<p>E me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb tablo konfortuese p\u00ebr regjimin, m\u00ebnyra se si ai po sillet me opozit\u00ebn, krijon p\u00ebrshtypjen sikur gjendet n\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim real dhe permanent. Logjika normale do t\u00eb donte q\u00eb n\u00eb kushtet e siguris\u00eb ku gjendet sot, Edi Rama, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dukje t\u00eb b\u00ebnte disa l\u00ebshime. T\u00eb lejonte fjala vjen komisionet parlamentare, t\u00eb mos nd\u00ebrhynte n\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen e opozit\u00ebs, t\u00eb mos diktonte drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb procesin ndaj Sali Berish\u00ebs dhe madje, si\u00e7 predikojn\u00eb propaganduesit e tij, ta linte at\u00eb t\u00eb merrte vul\u00ebn e PD meqen\u00ebse i intereson elektoralisht ta ket\u00eb p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt Edi Rama po b\u00ebn krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ai duket si n\u00eb ethe n\u00eb luft\u00ebn e p\u00ebrditshme p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar \u00e7do fije opozitarizmi ndaj regjimit t\u00eb tij. Kjo p\u00ebrpjekje frenetike m\u00eb shum\u00eb se sa nga logjika politike, duket e frym\u00ebzuar nga paranoja hipotetike se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse ai nj\u00eb dit\u00eb mund ta humbi pushtetin. Sado e pamundur t\u00eb duket kjo n\u00eb kushtet e nj\u00eb regjimi, n\u00eb mendjen e nj\u00eb njeriu t\u00eb gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm shnd\u00ebrrohet n\u00eb t\u00eb vetmin ankth q\u00eb, pak nga pak, dirigjon t\u00eb gjitha veprimet e tij. Paranoja t\u00eb tilla jan\u00eb tipike pik\u00ebrisht tek individ\u00ebt q\u00eb arrijn\u00eb pushtetin absolut.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb shpjegim tjet\u00ebr ve\u00e7 paranoj\u00ebs, q\u00eb ndon\u00ebse kontrollon gjith\u00e7ka, Edi Rama k\u00ebrkon t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme me dy lider\u00ebt e opozit\u00ebs n\u00eb arrest apo n\u00eb dyert e gjykatave. Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00ebp\u00ebrmjet gjykatave edhe at\u00eb opozit\u00eb q\u00eb i ka mbetur e do ta mbaj\u00eb peng p\u00ebr ta regjistruar n\u00eb KQZ dhe k\u00ebrkon ta zhvesh\u00eb edhe nga e drejta m\u00eb minimale q\u00eb ekziston, p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb godas\u00ebsh me top, dik\u00eb q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb pal\u00eb llastiqe. Nj\u00eb skizofreni e till\u00eb mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm nga paranoja. Sepse sado i sigurt t\u00eb ndihet Edi Rama n\u00eb pushtetin e tij, mjafton vet\u00ebm nj\u00eb \u201csikur\u201d p\u00ebr t\u2019ia prishur gjumin. Po sikur t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb kryeminist\u00ebr? Dhe k\u00ebtu nis \u00e7menduria p\u00ebr t\u00eb shkretuar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mund t\u2019i dali p\u00ebrpara, nganj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb vet\u00ebt q\u00eb i duket se ia kan\u00eb me hile.<\/p>\n<p>A nuk ndihej i sigurt\u00eb Edi Rama edhe n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021? Sondazhet, anketimet, testimet e kalkulimet e nxirrnin fitues p\u00ebrball\u00eb Bash\u00ebs. Ai ndryshoi kodin zgjedhor, ndaloi emigrant\u00ebt t\u00eb vinin t\u00eb votonin, hodhi miliona euro t\u00eb rind\u00ebrtimit, mobilizoi bandat dhe keqp\u00ebrdori policin\u00eb e administrat\u00ebn, e megjithat\u00eb mbeti nj\u00eb sikur. Po sikur PD dhe LSI t\u00eb hynin bashk\u00eb n\u00eb zgjedhje? Do t\u00eb mjaftonte nj\u00eb hipotez\u00eb e till\u00eb, pavar\u00ebsisht se edhe n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb ai do t\u2019i kishte marr\u00eb masat, p\u00ebr t\u2019ia shtuar ankthin e nxitur paranoj\u00ebn.<\/p>\n<p>Paranoja se \u00e7\u2019mund t\u00eb ndodh me nj\u00eb lider absolut, n\u00ebse bie nga pushteti, shpesh \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se sa vet\u00eb siguria q\u00eb i jep pushteti. Individ\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk motivohen nga p\u00ebrdorimi i pushtetit p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e programit t\u00eb tyre politik, por vet\u00ebm nga mbajtja e tij me \u00e7do kusht si frik\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Prandaj sot institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit si Parlamenti, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lart\u00eb, SPAK, Gjykatat e Posa\u00e7me, KQZ, Kolegji Zgjedhor, etj duken se jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim jo thjesht t\u00eb pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, por t\u00eb paranoj\u00ebs s\u00eb tij. Ato po luftojn\u00eb \u00e7do grimc\u00eb opozitarizmi dhe \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb do duhej t\u00eb mbrohej n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike. Nga t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend e deri tek mohimi i gar\u00ebs s\u00eb barabart\u00eb n\u00eb zgjedhje. Paranoja e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb rruga e \u00e7artur ku po ec\u00ebn sot Shqip\u00ebria.\/LAPSI<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Armand Shkullaku Vendimi i Edi Ram\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbajtur ende zvarr\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme \u00e7\u00ebshtjen e vul\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, nxjerr n\u00eb pah p\u00ebrs\u00ebri s\u00eb fundmi nj\u00eb situat\u00eb absurde, gati skizofrenike. Sa m\u00eb shum\u00eb krijohet bindja se Edi Rama \u00ebsht\u00eb i plotfuqish\u00ebm dhe i pak\u00ebrc\u00ebnuar politikisht p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":327165,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398668","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398668"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398668\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398669,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398668\/revisions\/398669"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/327165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}