{"id":398920,"date":"2024-01-06T14:43:29","date_gmt":"2024-01-06T13:43:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=398920"},"modified":"2024-01-06T14:43:29","modified_gmt":"2024-01-06T13:43:29","slug":"analiza-satirike-e-gjekmarkajt-nga-bisedat-me-babon-te-ndarja-e-detyrave-me-mulin-regjimi-izoloi-doktorin-tao-ka-ne-patronazh-lulin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/analiza-satirike-e-gjekmarkajt-nga-bisedat-me-babon-te-ndarja-e-detyrave-me-mulin-regjimi-izoloi-doktorin-tao-ka-ne-patronazh-lulin\/","title":{"rendered":"Analiza satirike e Gjekmarkajt: Nga bisedat me Babon, te ndarja e detyrave me Mulin! Regjimi izoloi Doktorin, Tao ka n\u00eb patronazh Lulin&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Nga AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>Festat kaluan, po lan\u00eb pas \u00e7udira. Na pushtoi tahmaja e t\u00eb ngr\u00ebnit ajo lubi q\u00eb plot rrengje i punon njeriut t\u00eb gjor\u00eb. I pari e peson gjumi nga i cili dalin uturima si zhgalitje muri. Endrrat perziejn\u00eb t\u00eb shkuaren me te ardhmen.<\/p>\n<p>Dy t\u00eb tilla me sh\u00ebnjuan nd\u00ebrrimin e viteve me ndonj\u00eb grom\u00ebsime n\u00eb mes si ndarje epokash.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra me personazh Kryezevendes Liderin Muli dhe tjetra me Babon. E para kishte teme partin\u00eb, bashkimin e dyta qeverin\u00eb, performancen dhe inteligjencen artificiale. U poqem me Mulin ndan\u00eb nj\u00eb strehe qe t\u00eb mos lageshim nga shiu. Ai erdhi i menduar si\u00e7 i ka hije. Dy rrudha koha me derte ja kishte qendisur mbi ball\u00eb. U p\u00ebrqafuam me mall si dy luft\u00ebtar\u00eb lirie pas beteje. Nga nj\u00eb duhan drodh\u00ebm. Pas nj\u00eb pauze te nevojshme q\u00eb mendimet t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb fraza si belcia q\u00eb del raki filluam muhaben\u00eb.<\/p>\n<p>Regjimi tha na izoloi Doktorin, demokracia \u00ebsht\u00eb n\u00eb terheqje, Opozita n\u00ebn agresion duhet bashkim, dilemat jan\u00eb oportunizem dhe shkelje syri ndaj kreut t\u00eb meduzes.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse me semboi di\u00e7ka n\u00eb gji miratoja me kok\u00eb. Fola un\u00eb pas nj\u00eb cope here: ne kemi q\u00ebn\u00eb t\u00eb gjithe vartes t\u00eb Doktorit padrejt\u00ebsia ndaj t\u00eb cilit na dh\u00ebmb , madje krejt Shqiperia, ti e di edhe te Lulit. Kur na tha ai  e b\u00ebme hasha , dhe mire qamet  kemi b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Po ja tani kur te vi aty kam nj\u00eb merak k\u00eb do kem shef, kush do mi pergatise deklaratat q\u00eb do lexoj, kush do ma mase performancen, cili do me qortoje per gabimet e kush do me levdoje per sukseset? Gjithmone kam patur d\u00ebshire te jem vart\u00ebs i Ban\u00ebs . Po nese ajo s\u2019ka nge sepaku i Aldos ose Akilit se Oerdi me Lu\u00e7on jan\u00eb m\u00eb nopran\u00eb ata me zor pranojn\u00eb dhe ofiqn t\u00ebn si Kryezevendes Lider qe historia ta skaliti.<\/p>\n<p>Jo, jo mos e kij at\u00eb hall me dha siguri. Ti do ti marr\u00ebsh direktivat drejt e nga Doktori si Salianji , si dikur Abat Do\u00e7i nga Papa, n\u00ebp\u00ebrmjet meje qe s\u2019ta kam me hile. ( psheretiva, kete e di i thashe n\u00ebn z\u00eb).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr grupin e mesit  vazhdoi do caktojm\u00eb nj\u00eb komision 6 mujor monitorimi e nderlidhjeje t\u00eb udh\u00ebhequr nga zonja  Kalaja, zonja Edhit dhe zonja Garo qe t\u00eb integrohen natyrsh\u00ebm dhe pa stres.<\/p>\n<p>Po e b\u00ebjm\u00eb sefte me nj\u00eb fraksion i thash\u00eb e pastaj shohim rrug\u00ebs. Nd\u00ebrhyri: kush ja ka par\u00eb hajrin pakic\u00ebs behu pjese e shumic\u00ebs s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb me k\u00ebshilloi dhe iku befas ashtu si\u00e7 kishte ardhur.<\/p>\n<p>Barkun e ndieja t\u00eb r\u00ebnd\u00eb , fyti m\u00eb ishte thar\u00eb. Shyqyr mu gjend aty afer nj\u00eb sapllak\u00eb me uj\u00eb dhe ja qita fundin, si turbin\u00eb e t\u00ebrhiqja. U solla u mb\u00ebshtolla e me zu prap\u00eb i ziu gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Po nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebnd\u00ebrr ra mi mua. Me ngjau se isha n\u00eb zyre dhe me ra telefoni. T\u00eb k\u00ebrkon Babo me xhebral me than\u00eb. Po hazer jam u gjegja ! Me muaren ca zaptie dhe me shpun\u00eb n\u00eb nj\u00eb konak, ku n\u00eb nj\u00eb shilte t\u00eb madhe, me brandaveke veshur, nj\u00eb \u00e7allme n\u00eb kok\u00eb, tespie n\u00eb dore si sulltan rrinte Babua. Hajer Padishah b\u00ebm kabull se nuk di pse me ke thirrur?!<\/p>\n<p>Ai nuk foli menj\u00ebher\u00eb po trazonte xhezven\u00eb mbi zjarr dhe dikur m\u00eb pyeti si t\u2019u duk promocioni i inteligjences artificiale t\u00eb vitit 2030? Nuk po kuptoja ambienti ishte si i 1453 pyetjet p\u00ebr 2030. Pun\u00eb \u00ebndrrash hesapi. Mblodha veten.<\/p>\n<p>Po \u00e7\u2019 t\u00eb them u p\u00ebrtypa, birinxhi, gezim i madh qe, e fjalet jan\u00eb t\u00eb varfra p\u00ebr ta shprehur. I kam ca pyetje nga aktualiteti por edhe p\u00ebr motet n\u00eb vazhdim. Hajer Padishah !<\/p>\n<p>E kam patur nj\u00eb si m\u00ebrzi , nj\u00eb si re n\u00eb kok\u00eb per k\u00ebt\u00eb Tezen bile me pat dal\u00eb njoll\u00eb edhe n\u00eb filxhan po tani m\u2019u v\u00ebrtetua. Nuk nd\u00ebrhyra e lash\u00eb t\u00eb vazhdonte. Nuk u besova syve ku per 10 milon\u00eb turistet ajo falenderonte stafin e asaj palo ministri q\u00eb e kam per hudh\u00ebr. Po rilindja urbane, po samitet dhe intervistat, hokat e qyfyret , pjatat me fytyr\u00ebn time qe ju dhurova liderve, at\u00eb q\u00eb Mamica e tha me mir\u00eb se kushdo per munxet q\u00eb i tregova ambasadorit rus n\u00eb OKB dhe ke falenderon ajo stafin e saj e veten?!  Nj\u00eb heshtje e murretyer na ndau per disa sekonda.<\/p>\n<p>Kroi pak fytin dhe desh te dinte si i kemi punet ne t\u00eb Opozit\u00ebs po ja ashtu na ke v\u00ebn\u00eb zjarre e fshehur dor\u00ebn  por po te zun\u00eb  do ta presin. Mos bini n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim k\u00ebshilloi me ju q\u00eb jeni grup i madh me 43 veta do merrem vete se keni nevoje per lider t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>U shkrytha pak e reagova po ja sikur jemi me mesuar me shef Taon. Joo ai ka n\u00eb patronazh Lulin e properendimoret e tjere tha. Hajer!<\/p>\n<p>Meqe ra fjala si t\u2019u duk tek Topi ai ? \u00c7\u2019thua i thash\u00eb ne pame  t\u00eb gjith\u00eb ty tek Klani e na k\u00ebnaqej shpirti. Marshallah, marshallah.<\/p>\n<p>Llafe po perhapen tha qe keta t\u00eb mit\u00eb po ziren?! Po vallahi jan\u00eb ndar\u00eb ne tre grupe dhe duan ti han\u00eb koken njeri tjetri q\u00eb ju pla\u00e7in syt\u00eb. Qefiret b\u00ebzani m\u00eb par\u00eb do jua kepus un\u00eb atyre. Aferim aferim.<\/p>\n<p>A mendon q\u00eb duhet ta freskoj pak qeverin\u00eb nga Pranvera? Po shto verioret se e ke b\u00ebr\u00eb fare toskeri perfitova un\u00eb dhe rruget andej te gjitha i b\u00ebn bah\u00e7e me bah\u00e7e , ne ketej siper jetim me kale e gomar gerxheve.<\/p>\n<p>Po ja kam Ulsin\u00eb tha ndon\u00ebse desh\u00ebn ta han\u00eb gjall\u00eb dy burra e dy gra per ti z\u00ebn\u00eb vendin po Ulsia \u00ebsht\u00eb esnaf ma do xhani. Bela sikur po t\u00eb rri r\u00ebnde keto koh\u00eb? Jo mo \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb me pune vatani po me ka n\u00eb vemendje bereqavers, shendet te ket\u00eb.<\/p>\n<p>Si duket Ogi te arsimi a u rehatua? Jang\u00ebllesh i thash\u00eb, ardhi tek ne paret tek fakulteti yn\u00eb e na daroviti me haberre, me zor e lam\u00eb t\u00eb ikte se na u b\u00eb si e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Te kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me Ditmarin apo jo mu drejtua? Po e vertete kishte merakun e Nikos meqenese nuk shihen me po zemra i pikonte mall, me dha ti shpie dy litra raki ca ftonj e pak mjalte se kohe virozash e duhet per kalamaqerit.<\/p>\n<p>Po pse zgjodhi ty jo Damon u b\u00eb kureshtar? Po Nikoqiri nuk takohet me te deklasuarit , nuk e turbullon bindjen. I lodhshem realiteti pohoi, as une se lexoj m\u00eb, keta firaun\u00eb me tejkalojn\u00eb n\u00eb deshira. Le t\u00eb flasim per inteligjencen artificiale dhe t\u00eb ardhmen. Ashtu u b\u00ebfte.<\/p>\n<p>Sikur tha t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb ministri t\u00eb vreshtave e rakise e n\u00eb krye t\u00eb saj t\u00eb ve Bujarin e Lushnjes? Un\u00eb : prishur mos qoft\u00eb. Nese nje tjeter sajoj per t\u00eb mbjellat e t\u00eb korrat dhe si adapt \u00e7oj Bafton? Un\u00eb: prishur mos qoft\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dikaster per lotet e g\u00ebzimit se ve\u00e7 gezime do kemi n\u00eb vazhdim, s\u2019ke kundershti per Laertin?! Jo skam vallahi e ka treguar me vepra. Per Virtytin kunder vesit edhe ty mendja tek Toni te vete? Sigurisht pa asnje dyshim.<\/p>\n<p>Po per nostalgjit\u00eb dhe sevapin politik? Une nuk fola , \u00e7\u2019 me duhej t\u00eb beja isha pa patur pula? Mimi du Puccini, Ermon apo Etilden? Nese ma degjon fjalen, izem Padishah them Etilden si m\u00eb melankolike.<\/p>\n<p>At\u00eb do bej. Bora asokohe me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kontribut do jet\u00eb Kryetare Parlamenti. Tunda koken. A ta bej nj\u00eb rixha?<\/p>\n<p>Jepi tha ai me zemergjersi. Ministrin\u00eb e Bakllavas\u00eb jepja Antoneta Dhimes se e qan, ka bere nje per vit te ri q\u00eb t\u00eb lepish gishtat. Byrekun e merr halle Ikonomi e di gjith\u00eb dynjaja. Qofte e b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00eb te veteranve t\u00eb Rilindjes jemi nj\u00eb z\u00ebri per Pandin se do jet\u00eb plako burr\u00eb.<\/p>\n<p>Dilon shef per vajin e kembes. Margeritin them ta \u00e7oj n\u00eb vend t\u00eb Bakes. Nuk ngurrova aty, ky po q\u00eb \u00ebsht\u00eb sihariq.<\/p>\n<p>Mamicen do u ve mbi krye  si trashigimtare retorike. Do i ve punet per fill e per pe.<\/p>\n<p>Keshtu Babo ishte plot vizione. Ne t\u00eb dale me pan\u00eb Jorushi i Tabakeve q\u00eb \u00e7orri faqet dhe Lideri q\u00eb k\u00ebrkon perspektive Gazi q\u00eb shtiu me \u00e7ifte po sa\u00e7met nuk me moren. Def u b\u00eb gjumi. Firar qetesia. I paqarte horizonti as Kosta  i Gramozit dhe Lindites mes t\u00eb mbajturit that\u00eb diten e Krishtlindjeve e bollekut t\u00eb nates se 31 dhjetorit, sdi me \u00e7\u2019 t\u00eb thote ! Thjesht flet me  vete si murg tibetian. Aren Pellumbi e sheh me bisht t\u00eb syrit duke uruar ishallah e pat dhe ky. Rivalitet i vjeter!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga AGRON GJEKMARKAJ Festat kaluan, po lan\u00eb pas \u00e7udira. Na pushtoi tahmaja e t\u00eb ngr\u00ebnit ajo lubi q\u00eb plot rrengje i punon njeriut t\u00eb gjor\u00eb. I pari e peson gjumi nga i cili dalin uturima si zhgalitje muri. Endrrat perziejn\u00eb t\u00eb shkuaren me te ardhmen. Dy t\u00eb tilla me sh\u00ebnjuan nd\u00ebrrimin e viteve me ndonj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":296056,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-398920","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398920","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=398920"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398920\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":398921,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/398920\/revisions\/398921"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/296056"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=398920"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=398920"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=398920"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}