{"id":399180,"date":"2024-01-09T15:35:11","date_gmt":"2024-01-09T14:35:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=399180"},"modified":"2024-01-09T15:35:11","modified_gmt":"2024-01-09T14:35:11","slug":"propaganda-gebelsiane-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/propaganda-gebelsiane-e-rames\/","title":{"rendered":"Propaganda gebelsiane e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla<\/p>\n<p>Media thuajse \u00ebsht\u00eb e kapur nga qeveria, e shantazhuar dhe nuk g\u00ebzon asnj\u00eb lloj lirie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ajo i bindet urdhrave t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr politika programore agresive ndaj opozit\u00ebs dhe propagand\u00eb sahanl\u00ebpir\u00ebse qeveritare. Ajo shpesh paguhet nga qeveria p\u00ebr analist\u00ebt agresiv\u00eb militante dhe hakmarr\u00ebse me rr\u00ebnj\u00eb nga skutat m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb diktatur\u00ebs dhe ish sigurimit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Arsimi dhe kultura jan\u00eb sot n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza se sa n\u00eb vitet e fundit t\u00eb qeverisjes komuniste 1985-90. Ato nuk g\u00ebzojn\u00eb as liri mendimi dhe t\u00eb shprehjes, pa folur p\u00ebr liri akademike, liri krijimi apo liri intelektuale. Sot intelektual\u00ebt kontrollohen p\u00ebr \u00e7do germ\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb apo \u00e7do mendim q\u00eb shprehim publikisht deri edhe n\u00eb statuset n\u00eb facebook nga patronazhist\u00ebt si n\u00eb koh\u00ebn e Revolucionit kulturor kinez, praktikisht shum\u00eb m\u00eb keq se sa n\u00eb koh\u00ebn e Ramiz Alis\u00eb. Personalitete t\u00eb shquara t\u00eb kultur\u00ebs dhe dijes sot vuajn\u00eb nj\u00eb persekutim t\u00eb thell\u00eb ekonomik, profesional dhe social. Ata jan\u00eb sot, de facto, t\u00eb privuar nga \u00e7do mund\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb karriere normale krijuese dhe profesionale. Ata,  pothuajse jetojn\u00eb n\u00eb kushte varf\u00ebrie.<\/p>\n<p>Ata krijojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb err\u00ebta varf\u00ebrie. Mungojn\u00eb vet\u00ebm praktikat e dikurshme t\u00eb internimit.<\/p>\n<p>Sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb zhvilluar sipas nj\u00eb modeli me moton &#8220;Jet\u00ebn mund  ta ruash vet\u00ebm n\u00ebse je i pasur&#8221;! N\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, edhe pse \u00e7do i pun\u00ebsuar paguan sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor, prekja nga s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb kushton jet\u00ebn dhe rr\u00ebnon mir\u00ebqenien e familjes madje p\u00ebr dy breza! E kam p\u00ebrjetuar  k\u00ebt\u00eb me t\u00eb ndjer\u00ebn gruan time q\u00eb m\u00eb la para 2 muajsh. P\u00ebr 5 vjet me radh\u00eb vuajtje dhe zhg\u00ebnjim; kam ndjer\u00eb thell\u00eb n\u00eb shpirt se  \u00e7far\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr tragjike \u00ebsht\u00eb mjek\u00ebsia shqiptare e regjimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb kjo qeverisje ka dh\u00ebn\u00eb gati 1 miliard koncensione n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Ky sistem (anti)sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet kryesore t\u00eb shpopullimit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Bilancin mund ta vazhdojm\u00eb akoma n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb  e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e hidhur.<\/p>\n<p>Kjo qeverisje duket se ka ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb 2013 me q\u00ebllime dhe objektivat s\u00eb paku t\u00eb gabuara, deri sa po shohim q\u00eb ky sekt ka instaluar nj\u00eb model neodiktatorial.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb ky sekt arriti t\u00eb mashtroj\u00eb segmente vendimmarr\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb ata n\u00eb nj\u00eb investim dhjet\u00ebvje\u00e7ar, i cili i ka sh\u00ebrbyer k\u00ebtij bilanci t\u00eb zi p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb gati t\u00eb shpopulluar dhe me nj\u00eb sistem me t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt e nj\u00eb neodiktature.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb bilancit t\u00eb saj t\u00eb keq kjo qeveri ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb PR( piar) q\u00eb ka t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt e propagand\u00ebs gebelsiane me t\u00eb cilin Hitleri gjunj\u00ebzoi dhe t\u00ebrhoqi zvarr\u00eb nga nj\u00eb demokraci  n\u00eb diktatur\u00ebn naziste kombin gjerman, nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb kulturuarit e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Thelbi i propagand\u00ebs gebelsiane t\u00eb Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb agresiviteti ekstrem dhe negativizmi ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb dhe popullit opozitar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbulohet \u00e7do korrupsion i pushtetit dhe flitet me superlativa p\u00ebr arritje t\u00eb qeveris\u00eb. Rasti m\u00eb flagrant \u00ebsht\u00eb PR i Reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, i mb\u00ebshtetur fuqimisht nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot i gjith\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb m\u00eb i politizuar dhe m\u00eb i kontrolluar nga pushteti se sa kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto 3 dekada pas rr\u00ebzimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>PR gati 10-vje\u00e7ar me deklarata gebelsiane t\u00eb Ram\u00ebs dhe disa p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, \u00e7do dit\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do media, ku flitet vet\u00ebm p\u00ebr burgje, arrestime, hetime, gjykime gati popullore, bastisje banesash, etj krijoi nj\u00eb perceptim sikur kjo Shqip\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ishull q\u00eb popullohet vet\u00ebm nga kriminel\u00eb dhe hajdut\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb mbushur vet\u00ebm me burgje!<\/p>\n<p>Ky PR nuk flet p\u00ebr shkolla por p\u00ebr burgje, nuk flet p\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm dhe njer\u00ebz t\u00eb mire , por vet\u00ebm p\u00ebr keqb\u00ebr\u00ebs, nuk flet p\u00ebr vende pune n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb zhvillimit, por vet\u00ebm p\u00ebr polici, p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb burgje, pun\u00eb n\u00eb BKH, p\u00ebr patronazhist\u00eb, nuk flet p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb ndersh\u00ebm,p\u00ebr patriot,krijues n\u00eb shkenc\u00eb dhe kultur\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebr bilbilfryr\u00ebs n\u00eb administrat\u00eb; nuk flet p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb dijes, por p\u00ebr militant\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet e pushtetit qendror dhe vendor, etj, etj.<\/p>\n<p>M\u00eb thoni ju lutem, a mund t\u00eb mbushet nj\u00eb i ri me shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar e punuar n\u00eb vendin e tij duke qen\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb e k\u00ebtij PR gebelsian t\u00eb k\u00ebsaj qeverie dhe k\u00ebsaj maxhorance?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb jo. P\u00ebrkundrazi \u00e7do i ri \u00ebsht\u00eb frustruar nga kjo propagand\u00eb gebelsiane dhe zgjedh t\u00eb largohet sa m\u00eb par\u00eb nga ky vend.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast tjet\u00ebr po kaq flagrant i PR gebelsian t\u00eb Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb ai i nxitjes s\u00eb emigrimit masiv t\u00eb t\u00eb rinjve dhe profesionist\u00ebve n\u00ebn petkun e &#8220;l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve&#8221;. N\u00eb fakt Rama duket se ndiqte nj\u00eb strategji t\u00eb mir\u00ebstudiuar \u00e7ubrillovi\u00e7iane: krijo kushte p\u00ebr tua b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb deri t\u00eb pamundur t\u00eb rinjve, profesionist\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb, n\u00eb \u00e7do qytet dhe fshat t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u2019i d\u00ebbuar nga vendi.<\/p>\n<p>Por pyetja \u00ebsht\u00eb si e karakterizon qytetari i thjesht gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen apo investimin e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj qeverisjes Rama?<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, \u00e7do qytetar e percepton at\u00eb si investim p\u00ebr funksionet represive t\u00eb nj\u00eb qeverisje neodiktatoriale dhe asgj\u00eb p\u00ebr zhvillimin real t\u00eb vendit e t\u00eb demokracis\u00eb. Pra investim p\u00ebr shtet neodiktatorial, por jo p\u00ebr zhvillim, pun\u00ebsim, edukim, sh\u00ebndet\u00ebsi, shtetin social, etj.<\/p>\n<p>Nuk e di a jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme kancelarit\u00eb e aleat\u00ebve tan\u00eb strategjik\u00eb se po mb\u00ebshtetin me taksat e qytetar\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb tyre instalimin e nj\u00eb neodiktature, dhe kan\u00eb braktisur jo vet\u00ebm q\u00ebllimet e larta t\u00eb demokracis\u00eb, por edhe interesat e qytetar\u00ebve,  rinis\u00eb, intelektual\u00ebve, profesionist\u00ebve dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb thjesht shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj mb\u00ebshtetje t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve k\u00ebtyre grupeve dhe shtresave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb jetesa  iu b\u00eb gati e pamundur n\u00eb Atdheun e tyre dhe ata u detyruan ta braktisin at\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla Media thuajse \u00ebsht\u00eb e kapur nga qeveria, e shantazhuar dhe nuk g\u00ebzon asnj\u00eb lloj lirie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ajo i bindet urdhrave t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr politika programore agresive ndaj opozit\u00ebs dhe propagand\u00eb sahanl\u00ebpir\u00ebse qeveritare. Ajo shpesh paguhet nga qeveria p\u00ebr analist\u00ebt agresiv\u00eb militante dhe hakmarr\u00ebse me rr\u00ebnj\u00eb nga skutat m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":398416,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-399180","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=399180"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399180\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":399181,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399180\/revisions\/399181"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/398416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=399180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=399180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=399180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}