{"id":399312,"date":"2024-01-11T10:09:38","date_gmt":"2024-01-11T09:09:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=399312"},"modified":"2024-01-11T10:09:38","modified_gmt":"2024-01-11T09:09:38","slug":"u-ngrita-ne-mengjes-dhe-e-pashe-bedrien-te-shtrire-ne-dhomen-e-ndenjes-zbardhet-deshmia-e-xhemal-lokes-dhe-femijeve-te-41-vjecares","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/u-ngrita-ne-mengjes-dhe-e-pashe-bedrien-te-shtrire-ne-dhomen-e-ndenjes-zbardhet-deshmia-e-xhemal-lokes-dhe-femijeve-te-41-vjecares\/","title":{"rendered":"\u201cU ngrita n\u00eb m\u00ebngjes dhe e pash\u00eb Bedrien t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e ndenjes\u201d- Zbardhet d\u00ebshmia e Xhemal Lok\u00ebs dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb 41-vje\u00e7ares"},"content":{"rendered":"<p>Vet\u00ebvrasja e Bedrie Lok\u00ebs, 41-vje\u00e7m n\u00ebn\u00eb e 3 f\u00ebmij\u00ebve duke pir\u00eb fostoksin\u00eb ende nuk ka \u00ebsht\u00eb zbardhur p\u00ebrfundimisht nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pse n\u00eb burg ka p\u00ebrfunduar bashk\u00ebshorti i saj, Xhemal Loka, me akuz\u00ebn se e ka shtyr\u00eb t\u00eb ndjer\u00ebn drejt vet\u00ebvrasjes.<\/p>\n<p>Fillimisht u raportua se shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bullizimi q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb persona t\u00eb paindenfikuar Bedrie Lok\u00ebs n\u00eb Tik Tok, por m\u00eb von\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve dhe publikimi i pamjeve, treguan se viktima po ashtu kishte probleme me bashk\u00ebshortin e saj, i cili e dhunonte.<\/p>\n<p>Emisioni \u201cN\u00eb Shenjest\u00ebr\u201d ka siguruar dosjen hetimore n\u00eb lidhje me ngjarjen e tragjike, e po ashtu jan\u00eb siguruar edhe d\u00ebshmit\u00eb e Xhemal Lok\u00ebs dhe 3 f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Xhemal Loka n\u00eb polici \u00ebsht\u00eb se shprehur se shkak p\u00ebr vet\u00ebvrasjen e Bedrie Lok\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fotoja q\u00eb i \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb Tik Tok dhe m\u00eb pas ka p\u00ebrshkruar edhe ngjarjen, nga momenti q\u00eb e gjeti Bedrien t\u00eb shtrir\u00eb t\u00eb dhom\u00ebn e ndenjes pasi kishte pir\u00eb fostoksin\u00eb, transportimin n\u00eb spitalin e Durr\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb QSUT.<\/p>\n<p>Dokumentari:<\/p>\n<p>Bedrie Loka u gjet n\u00eb grahmat e fundit n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb saj, n\u00eb fshatin Vardardh\u00eb t\u00eb Sukthit, n\u00eb or\u00ebn 07:30 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 2 Janar, p\u00ebr t\u00eb humbur jet\u00ebn vet\u00ebm disa or\u00eb m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb nga pavion\u00ebt e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Policia raportoi se shkaku i vdekjes, s\u00eb 41-vje\u00e7ares, n\u00ebn\u00eb e kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve, ishte p\u00ebrdorimi i fostoksin\u00ebs, por n\u00eb fakt shkaku i saj i v\u00ebrtet\u00eb i vdekjes, nuk ishte thjesht nj\u00eb medikament helmues vdekjeprur\u00ebs, por u b\u00eb nj\u00eb helm njer\u00ebzor q\u00eb e kishte p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb intrig\u00eb q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb p\u00ebrfundonte me dhun\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, q\u00eb e \u00e7oi edhe drejt aktit final t\u00eb vet\u00ebflijimit.<\/p>\n<p>E ndjera, e cila punonte n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb fason\u00ebsh n\u00eb zon\u00ebn ku jetonte, ishte prej nj\u00eb viti sken\u00eb e nj\u00eb posht\u00ebrimi publik, t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga persona end t\u00eb paidentifikuar, t\u00eb cil\u00ebt e kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr, duke hapur nj\u00eb profil t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb Tik-Tok, nj\u00eb profil q\u00eb cenonte r\u00ebnd\u00eb nderin e saj si grua dhe n\u00ebn\u00eb. Akt t\u00eb cilin Bedrie Loka e kishte denoncuar prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti n\u00eb polici dhe m\u00eb tej n\u00eb prokurori, q pavar\u00ebsisht k\u00ebtij denoncimi, k\u00ebto dy organe nuk nd\u00ebrmor\u00ebn asnj\u00eb veprim, p\u00ebr t\u00eb zbardhur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se kush ishte dora q\u00eb fshihej pas k\u00ebtij profili q\u00eb synonte t\u00eb \u00e7nderonte imazhin e saj si grua, ku vet\u00eb viktima e k\u00ebtij sulmi, kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb polici edhe emra konkret, t\u00eb personave q\u00eb ajo mendonte se ishin investuar p\u00ebr ta fyer publikisht.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb quhem Bedrie Loka. Jam paraqitur p\u00ebrball\u00eb jush sepse sot rreth or\u00ebs 16.00 jam njoftuar nga familjar\u00ebt e mi se mua m\u00eb kan\u00eb hapur nj\u00eb llogari n\u00eb TikTok, ku kan\u00eb hedhur nj\u00eb foto timen dhe kan\u00eb shkruar shum\u00eb fjal\u00eb denigruese dhe ofenduese p\u00ebr mua. Dyshoj se k\u00ebt\u00eb faqe e kan\u00eb hapur dy persona q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb lagjen 4. Quhen Albina D. rreth 30 vjece dhe bashk\u00ebshorti i saj Bilbil D. Arsyeja \u00ebsht\u00eb se kjo vajza Albina D., punon me mua dhe t\u00eb gjitha komentet q\u00eb i ka shkruar i ka b\u00ebr\u00eb rreth pun\u00ebs time dhe prandaj un\u00eb dyshoj te kjo. Un\u00eb punoj tek nj\u00eb firm\u00eb e p\u00ebrpunimit t\u00eb litar\u00ebve q\u00eb ndodhet n\u00eb vendin e quajtur Mbikalimi i Fllak\u00ebs. Un\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb gjendet se kush ma ka hapur mua k\u00ebt\u00eb profil dhe pse e ka b\u00ebr\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb denoncimin n\u00eb policis\u00eb t\u00eb s\u00eb ndjer\u00ebs.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht k\u00ebtij profili dhe goj\u00ebve t\u00eb liga t\u00eb bot\u00ebs, nd\u00ebrsa Bedrie Loka i q\u00ebndroi e fort\u00eb p\u00ebr afro nj\u00eb vit dhe i rezistoi presionit t\u00eb opinionit publik, ajo nuk mundi t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb p\u00ebrball\u00eb terrorit psikologjik dhe dhun\u00ebs q\u00eb i shkaktoi bashk\u00ebshorti i saj, Xhemal Loka. Ai u kthye nga Greqia n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb vitit n\u00eb banes\u00eb dhe sipas d\u00ebshmive t\u00eb dh\u00ebna tashm\u00eb edhe nga f\u00ebmij\u00ebt e \u00e7iftit, ai nisi t\u00eb rrihte gruan dhe n\u00ebn\u00ebn e tyre, ku shkak thuhej se ishte profili i hapur n\u00eb tik-tok q\u00eb denigronte figur\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u201cMami dhe babi gjithmon\u00eb kan\u00eb pasur debate me nj\u00ebri tjetrin e nuk i kan\u00eb pasur mir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet. Ata debatuan fort edhe dhe nj\u00eb dit\u00eb para se mami t\u00eb pinte helm dhe t\u00eb vdiste. Babi nuk e lejonte mamin t\u00eb shkonte t\u00eb sht\u00ebpia e gjyshes dhe filloi duke e shar\u00eb.<\/p>\n<p>Debati at\u00eb nat\u00eb filloi nga ora 19.00 deri n\u00eb or\u00ebn 23:00. Babi kur ka qen\u00eb n\u00eb Greqi, gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, ka marr\u00eb n\u00eb celular mamin dhe i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb; un\u00eb ty do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb vras\u00ebsh veten, mbaje mend\u201d, ka deklaruar djali i Bedrie dhe Xhemalit, Destan Loka.<\/p>\n<p>Dhun\u00ebn e babait mbi n\u00ebn\u00ebn e tyre e konfirmoi p\u00ebrpara policis\u00eb edhe vajza e tyre e madhe, Rozalinda, e cila rr\u00ebfeu edhe bised\u00ebn e fundit q\u00eb pati me t\u00eb, vet\u00ebm pak \u00e7aste, para se ajo ti jepte fund jet\u00ebs. Por edhe se si babai i saj, pavar\u00ebsisht se m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs ndodhej n\u00eb emigrim, e dhunonte bashk\u00ebshorten e tij, duke ushtruar presion psikologjik, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet komunikimeve q\u00eb ata kishin n\u00eb telefon.<\/p>\n<p>\u201cPrej nj\u00eb viti ato nuk i kan\u00eb pasur mir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet. Gjyshja ime kishte kaluar nj\u00eb trompoz\u00eb dhe babi nuk e linte mamin t\u00eb shkonte p\u00ebr vizit\u00eb te ajo. Mami m\u00eb thoshte shpesh se ishte e lodhur dhe do ti jepte fund jet\u00ebs. Biseda e fundit q\u00eb un\u00eb pata me mamin ka qen\u00eb rreth or\u00ebs 22:30. Ajo m\u00eb tha q\u00eb kishin debatuar prap\u00eb.<\/p>\n<p>I thash\u00eb: \u2018Po leje pra at\u00eb muhabet dhe qepe\u2019 dhe ajo m\u00eb tha; \u2018mir\u00eb mo mami, mir\u00eb se e qep un\u00eb\u2019.\u201d, ka d\u00ebshmuar e bija e \u00e7iftit, Rozalinda Loka.<\/p>\n<p>Por vet\u00eb Xhemal Loka, nuk pranoi n\u00eb polici, as p\u00ebrpara gjykat\u00ebs, kur u njoh me mas\u00ebn e siguris\u00eb, se ishte ai shkaktari q\u00eb \u00e7oi n\u00eb vet\u00ebvrasjen e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Ai tha se gruan e tij e vrau Tik-Tok-u, dhe se ai e donte at\u00eb, por ai u p\u00ebrpoq ta fshihte dhun\u00ebn q\u00eb kishte shkaktuar ndaj saj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb u ngrita n\u00eb m\u00ebngjes dhe e pash\u00eb Bedrien t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb te dhoma e ndenjjes, n\u00eb mes t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Fillimisht e transportova me automjetin e v\u00ebllait p\u00ebr n\u00eb urgjenc\u00ebn e spitalit n\u00eb Durr\u00ebs. Aty m\u00eb than\u00eb se kishte konsumuar fotoksin\u00eb dhe e kan\u00eb nisur menj\u00ebher\u00eb me ambulanc\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb QSUT ku e kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb reanimacion. Gruaja ka pasur stres dhe ankth t\u00eb shtuar koh\u00ebt e fundit. Un\u00eb mendoj se k\u00ebt\u00eb veprim ajo mund ta ket\u00eb b\u00ebr\u00eb pasi nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb i kan\u00eb hapur nj\u00eb adres\u00eb tik-tok n\u00eb emrin e saj. Ajo prej koh\u00ebsh shprehej se nuk mund ta p\u00ebrballonte dot foton q\u00eb i kishin publikuar n\u00eb rrjetin Tik-Tok\u201d, ka d\u00ebshmuar n\u00eb polici, Xhemal Loka.<\/p>\n<p> Por nj\u00eb video e publikuar n\u00eb media, tregoi se Xhemal Loka, nuk ishte i sinqert\u00eb n\u00eb th\u00ebniet e tij. Ai shikohet teksa dhunon bashk\u00ebshorten brenda banes\u00ebs, me fjal\u00eb nga m\u00eb fyeset, n\u00eb prani t\u00eb djalit t\u00eb tyre t\u00eb dyt\u00eb, i cili p\u00ebrpiqet me sa t\u00eb mundet q\u00eb t\u00eb frenoj\u00eb t\u00ebrbimin e babait t\u00eb tij, q\u00eb sulet t\u00eb godas\u00eb bashk\u00ebshorten. Episod ky i vazhduesh\u00ebm dhun\u00ebs, q\u00eb ajo p\u00ebrjetonte, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb dokumentuar vet\u00ebm disa or\u00eb para se e ndjera t\u2019i jepte fund jet\u00ebs.<br \/>\n\u201cM\u00eb dat\u00eb 2 Janar n\u00eb sall\u00ebn operative t\u00eb policis\u00eb n\u00eb Manz\u00eb, ka mb\u00ebrritur njoftimi q\u00eb b\u00ebnte fjal\u00eb se shtetasja Bedrie Loka ka konsumuar l\u00ebnd\u00eb t\u00eb dyshuar fostoksin\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e saj, dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar me urgjenc\u00eb nga familjar\u00ebt e saj fillimisht n\u00eb spitalin rajonal n\u00eb Durr\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb QSUT. Nga kryqja e banes\u00ebs s\u00eb familjes Loka n\u00eb: \u2018Katin e par\u00eb t\u00eb banes\u00ebs jan\u00eb gjetur shishe plastike me uj\u00eb dhe disa kapsula t\u00eb dyshuara fostoksin\u00eb, t\u00eb cilat mendohet se i ka konsumuar kjo shtetase. Pavar\u00ebsisht se gjendej e shtruar n\u00eb QSUT \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019 dhe n\u00ebn kujdesin e mjek\u00ebve, m\u00eb dat\u00eb 3 janar 2024, Bedrie Loka ka nd\u00ebrruar jet\u00eb si pasoj\u00eb e komplikacioneve sh\u00ebndet\u00ebsore.\u201d, thuhet n\u00eb dosjen hetimore.<\/p>\n<p>Por \u00ebsht\u00eb Tik-Toku n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shkaku q\u00eb \u00e7oi Bedrije Lok\u00ebn, drejt aktit t\u00eb vet\u00ebvrasjes, apo nj\u00eb intrig\u00eb m\u00eb e madhe njer\u00ebzore luhet n\u00ebn rrogoz, ku nj\u00eb nga personat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb gisht mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb bashk\u00ebshorti i saj Xhemal Loka, nj\u00eb personazh me drit\u00ebhije t\u00eb shumta n\u00eb jet\u00ebn e tij. I d\u00ebnuar p\u00ebr disa vepra penale brenda jasht\u00eb vendit, kryesisht p\u00ebr vjedhje dhe p\u00ebrfshirje n\u00eb drog\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Franc\u00eb, t\u00eb cilit n\u00eb momentin e arrestimit, n\u00eb ambientet e jashtme t\u00eb banes\u00ebs iu gjet edhe nj\u00eb arm\u00eb zjarri dhe nj\u00eb sasi fishek\u00ebsh. Burri q\u00eb pas vet\u00ebvrasjes s\u00eb gruas tentoi t\u00eb fshihte provat, duke e \u00e7uar telefonin  e tij te e motra, nd\u00ebrsa, policia gjeti n\u00eb celularin e djalit t\u00eb mitur t\u00eb \u00e7iftit, videot me p\u00ebrmbajtje t\u00eb dhun\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnimit, q\u00eb babai i tij ushtronte ndaj n\u00ebn\u00ebs. Video t\u00eb cilat, pasi ai kishte dokumentuar dhun\u00ebn, ia kishte d\u00ebrguar t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij, Rozalind\u00ebs q\u00eb ishte nd\u00ebrkoh\u00eb e fejuar, ku e informonte p\u00ebr situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ishte krijuar n\u00eb familje.<\/p>\n<p>\u201cAto gjithmon\u00eb ziheshin me nj\u00ebri tjetrin. Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb me celularin tim ca video dhe ja kam \u00e7uar motr\u00ebs ku i thoja: \u2018Ja \u00e7far\u00eb po b\u00ebn babi me mamin. Telefoni im \u00ebsht\u00eb n\u00eb polici, e ka marr\u00eb babi dhe ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i veti.\u201d, ka d\u00ebshmuar djali i vog\u00ebl i \u00e7iftit.<\/p>\n<p>Por familja e Xhemal Lok\u00ebs, u p\u00ebrpoq t\u2019i dilte n\u00eb krah njeriut t\u00eb tyre. Para Gjykat\u00ebs, ku ai pritej t\u00eb njihej me mas\u00ebn e siguris\u00eb, n\u00ebna e tij, tha se i biri  ia kishte falur t\u00eb shoqes historin\u00eb e Tik-Tokut, duke aluduar k\u00ebshtu p\u00ebr nj\u00eb histori t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb. Madje duke kthyer n\u00eb v\u00ebmendje edhe nj\u00eb incident q\u00eb kishte ndodhur 12 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb familjen e Xhemal Lok\u00ebs, ku ishin grabitur nj\u00eb sasi e konsiderueshme parash, por q\u00eb sipas n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, Xhemali ia kishte falur t\u00eb dyja historit\u00eb Bedries, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit indirekt fajtore.<\/p>\n<p>\u201cDjali ja fali tik toku, ja fali dhe lek\u00ebt. Bedria ka fjetur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e lek\u00ebve t\u00eb djalit\u201d, ka d\u00ebshumuar n\u00ebna e Xhamal Lok\u00ebs, Sanije Loka.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i Xhemal Lok\u00ebs, shfaj\u00ebson Xhemalin, duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk e dhunonte gruan e tij, nd\u00ebrsa akuzon v\u00ebllez\u00ebrit e t\u00eb ndjer\u00ebs p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebllez\u00ebrit e Bedries na kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar\u201d, ka d\u00ebshmuar v\u00ebllai i Xhemalit, Fatmir Loka.<\/p>\n<p>Por v\u00ebllez\u00ebrit e Bedries Lok\u00ebs, kan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mendim nga familja e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Ata b\u00ebjn\u00eb fajtor, p\u00ebr humbjen e jet\u00ebs s\u00eb motr\u00ebs dhe njeriut t\u00eb tyre t\u00eb af\u00ebrt, bashk\u00ebshortin e saj Xhemal Loka, q\u00eb sipas tyre e ka dhunuar bashk\u00ebshorten e tij, q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, q\u00eb ata jan\u00eb lidhur n\u00eb martes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb n\u00eb muajin mars 2000 q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb martuar motra ime ai e ka trajtuar keq. E ka dhunuar fizikisht disa her\u00eb. Besoj se dhe k\u00ebt\u00eb veprim e ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm prej dhun\u00ebs s\u00eb Xhemalit. Nuk ka lidhje puna e tik tokut\u201d, ka deklaruar v\u00eballi i Bedrie Lok\u00ebs, Avdi Bushi.<\/p>\n<p>Por a ishte Tik-Toku nj\u00eb sebep i sajuar enkas, qoft\u00eb edhe nga bashk\u00ebshorti, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb q\u00eb nuk e kishte t\u00eb ndjer\u00ebn Bedrije Loka, i cili me t\u00eb ardhur nga Greqia n\u00eb fundin e vitit 2023, filloi ta akuzonte t\u00eb shoqen p\u00ebr imoralitet dhe p\u00ebr gjoja nj\u00eb lidhje t\u00eb saj jasht\u00ebmartesore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe kjo d\u00ebshmi e djalit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb \u00e7iftit.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 27 dhjetor kur babi erdhi n\u00eb sht\u00ebpi, u zu me mamin, pasi thoshte se kishte d\u00ebgjuar fjal\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ai i tha mamit lloj-lloj fjal\u00ebsh. I tha po k\u00ebshtu se do t\u00eb vras, e ka ofenduar me fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe e ka goditur mamin me grushte dhe shkelma. Madje e akuzonte duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00eb z\u00ebn\u00eb dashnor\u201d, ka d\u00ebshmuar Kledjan Loka.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa shum\u00eb mendime rrotullohen rreth asaj q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb intriga e v\u00ebrtet\u00eb e shkakut q\u00eb \u00e7oi n\u00eb flijimin e Bedrije Lok\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Rozalinda, vajza e madhe e \u00e7iftit, e cila n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj dh\u00ebn\u00eb n\u00eb polici, i jep tashm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dinamik\u00eb, skenarit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb arsyeve q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shkaktimin e vet\u00ebvrasjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre. Ku tanim\u00eb n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj historie futet nj\u00eb grua franceze, e cila dyshohet se kishte krijuar nj\u00eb lidhje me babain e saj, \u00e7ka duket se e intrigon edhe m\u00eb tej ngjarjen e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb pasoi dhe pse jo, shkakun dhe autor\u00ebt q\u00eb u investuan p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb profil t\u00eb rrem\u00eb tik-toku, p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cDiku nga muaji Shtator 2023, mami i ka gjetur babit disa letra n\u00eb gjuh\u00ebn franceze t\u00eb cilat ja ka d\u00ebrguar nj\u00eb fem\u00ebr. Ajo ishte nj\u00eb franceze dhe ka komunikuar me v\u00ebllain tim dhe i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka pasur nj\u00eb lidhje me Xhemalin. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb arsye q\u00eb e ka vrar\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb psikologjikisht mamin tim.\u201d, ka d\u00ebshmuar Rozalinda Loka.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb debati m\u00eb i madh publik \u00ebsht\u00eb n\u00ebse t\u00eb ndjer\u00ebn Bedrie Loka, n\u00ebn\u00ebn e kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve e vrau Tik Toku, apo lig\u00ebsia njer\u00ebzore, nj\u00eb lloj bime helmuese q\u00eb gjendet dhe rritet r\u00ebndom mes nesh. Dhe a \u00ebsht\u00eb kjo kriza e v\u00ebrtet\u00eb morale ku shoq\u00ebria shqiptare \u00ebsht\u00eb zhytur\u2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebvrasja e Bedrie Lok\u00ebs, 41-vje\u00e7m n\u00ebn\u00eb e 3 f\u00ebmij\u00ebve duke pir\u00eb fostoksin\u00eb ende nuk ka \u00ebsht\u00eb zbardhur p\u00ebrfundimisht nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe pse n\u00eb burg ka p\u00ebrfunduar bashk\u00ebshorti i saj, Xhemal Loka, me akuz\u00ebn se e ka shtyr\u00eb t\u00eb ndjer\u00ebn drejt vet\u00ebvrasjes. Fillimisht u raportua se shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bullizimi q\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":398881,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,323,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-399312","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kronika-e-zeze","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=399312"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399312\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":399313,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399312\/revisions\/399313"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/398881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=399312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=399312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=399312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}