{"id":399506,"date":"2024-01-13T14:13:14","date_gmt":"2024-01-13T13:13:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=399506"},"modified":"2024-01-13T14:13:14","modified_gmt":"2024-01-13T13:13:14","slug":"kronike-e-paplote-per-pushtetin-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kronike-e-paplote-per-pushtetin-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Kronik\u00eb e paplot\u00eb p\u00ebr pushtetin e Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enton Abilekaj<\/p>\n<p>N\u00eb 10 janar 2024 Edi Rama i dha vetes nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb ia mori opozit\u00ebs, ta b\u00ebj\u00eb Kodin Zgjedhor vet\u00ebm. Konferenca e shtypit nga Sh\u00ebngjini, ku u shpall ky vendim, ndodhi dje, por raportimi nuk mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb pa data. Jan\u00eb momentet historike t\u00eb rikthimit n\u00eb diktatur\u00eb prandaj \u00e7do vendim q\u00eb i sh\u00ebrben, duhet t\u00eb ket\u00eb dat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndodhi n\u00eb 2017, q\u00eb, n\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb Lulzim Bash\u00ebn, pas 5 or\u00ebsh bisedime jotransparente, t\u00eb b\u00ebheshin zgjedhjet n\u00eb nj\u00eb afat m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr se 40 dit\u00ebt q\u00eb Kodi Zgjedhor k\u00ebrkonte p\u00ebr regjistrimin e Koalicioneve. Pasoja ishte q\u00eb Edi Rama, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fitoi pa aleat\u00eb, vet\u00ebm 1 vit pas kanabizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vendit. Ishte 17 maj 2017, kur Lulzim Basha me shtr\u00ebngimin e dor\u00ebs p\u00ebrpara kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit, i hapi rrug\u00ebn Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar pushtetin personal.<\/p>\n<p>Ndodhi n\u00eb shkurt t\u00eb 2019 kur opozita dor\u00ebzoi mandatet, p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb parlament nj\u00ebpartiak dhe p\u00ebr ta shtuar pushtetin personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Dukej sikur Lulzim Basha kishte marr\u00eb vendimin t\u00eb mos ndiqte m\u00eb fars\u00ebn institucionale t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb ishte kapur n\u00eb p\u00ebrgjime, duke vjedhur zgjedhjet, duke mohuar t\u00eb drejt\u00ebn baz\u00eb q\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb quhet demokratik. U duk sikur opozita do t\u00eb bashkohej me qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rikthyer vot\u00ebn e lir\u00eb, si parakusht p\u00ebr zgjedhjet e ardshme. Ishte 16 shkurt 2019, kur Edi Ram\u00ebs iu dor\u00ebzua pushteti legjislativ.<\/p>\n<p>Ndodhi n\u00eb qershor t\u00eb 2019, kur i nj\u00ebjti Lulzim Basha, bojkotoi zgjedhjet vendore, p\u00ebr t&#8217;i hapur rrug\u00ebn nj\u00eb pushteti nj\u00ebpartiak lokal. Ende dukej sikur rruga e bashkimit me qytetar\u00ebt po b\u00ebhej e pashmangshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD po dor\u00ebzonte \u00e7do pushtet tek Edi Rama. Dukej sikur aleanca e qytetar\u00ebve me opozit\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrplasej me pushtetin e uzurpuar nga nj\u00eb njeri, edhe pse kishte mb\u00ebshtetjen per\u00ebndimore. Por, pas zgjedhjeve lokale, lideri i opozit\u00ebs u zhduk, p\u00ebr t\u2019u shfaqur disa muaj m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr t\u2019u ulur me Damian Gjiknurin n\u00eb tryez\u00ebn e reform\u00ebs zgjedhore. Ishte 30 qershor 2019 kur Edi Rama mori n\u00eb dor\u00eb gjith\u00eb pushtetin lokal.<\/p>\n<p>Ndodhi n\u00eb 2020, q\u00eb pasi b\u00ebri disa ndryshime konsensuale, t\u00eb diktuara nga SHBA dhe BE, n\u00eb Kodin Zgjedhor, Edi Rama e prishi marr\u00ebveshjen duke prishur koalicionet me ligj. Ai ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr instalimin e pushtetit personal, pasojat e t\u00eb cilit po i vuan opozita sot. Ishte 30 korrik 2020, kur marionetat e Edi Ram\u00ebs dhe mbetjet e opozit\u00ebs votuan kund\u00ebr barazis\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Ndodhi n\u00eb 2021, q\u00eb rezultati i zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrcaktohej nga blerja masive e vot\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb operacion special t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb, kriminel\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur dhe biznesmen\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Edi Rama fitoi mandatin e tret\u00eb. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb opozite q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb pushtonte institucionet pas manipulimit, zgjodhi fars\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb fakteve n\u00eb zyrat e manipulimit, kishte mb\u00ebshtetjen e pashpjegueshme t\u00eb SHBA dhe BE, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb raportet e v\u00ebzhguesve per\u00ebndimor\u00eb vler\u00ebsuan se partia -shtet p\u00ebrdori \u00e7do mjet, edhe blerjen e votave. Ishte 25 prill 2021 kur Edi Rama fitoi i vet\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb pasi kishte shpallur ambicien p\u00ebr t\u00eb qeverisur jo m\u00eb pak se 16 vjet.<\/p>\n<p>Ndodhi n\u00eb maj &#8211; shtator 2021, m\u00eb pak se 1 muaj pas zgjedhjeve, kur, n\u00eb vend t\u00eb tentonin kufizimin e pushtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, SHBA-t\u00eb i dhan\u00eb nj\u00eb goditje opozit\u00ebs. Lideri historik i PD-s\u00eb u shpall non grata, nd\u00ebrsa liderit n\u00eb detyr\u00eb iu k\u00ebrkua p\u00ebrjashtimi i tij. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohej te reagimi pas vjedhjes s\u00eb zgjedhjeve, opozita u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb sherrin brenda vetes. Kryetari n\u00eb detyr\u00eb vendosi t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb Sali Berish\u00ebn, duke i hapur rrug\u00ebn p\u00ebr\u00e7arjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs. Ishte 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb, dha nj\u00eb dor\u00eb n\u00eb instalimin e pushtetit personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Data t\u00eb tjera para, nd\u00ebrmjet apo pas k\u00ebtyre mund t\u00eb ket\u00eb. T\u00eb gjitha shenjojn\u00eb momentet historike t\u00eb kalimit nga nj\u00eb shtet kaotik-demokratik, n\u00eb nj\u00eb shtet personal, autokratik q\u00eb po b\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb totalitar.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb vet\u00ebm datat, jan\u00eb edhe njer\u00ebzit q\u00eb e mb\u00ebshtesin q\u00eb duhet t\u00eb shenjohen, p\u00ebr t\u00eb mos u harruar k\u00ebt\u00eb her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00ebjtin faj, p\u00ebr t\u00eb mos e zhytur edhe nj\u00eb her\u00eb vendin n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn ku po zhytet me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb dal\u00eb nga err\u00ebsira.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb 11 janar, 78 vjet nga dita kur Enver Hoxha e shpalli Shqip\u00ebrin\u00eb Republik\u00eb Popullore, pasi fitoi zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, n\u00ebn akuza p\u00ebr manipulime.<\/p>\n<p>\/Dosja.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enton Abilekaj N\u00eb 10 janar 2024 Edi Rama i dha vetes nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb ia mori opozit\u00ebs, ta b\u00ebj\u00eb Kodin Zgjedhor vet\u00ebm. Konferenca e shtypit nga Sh\u00ebngjini, ku u shpall ky vendim, ndodhi dje, por raportimi nuk mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb pa data. Jan\u00eb momentet historike t\u00eb rikthimit n\u00eb diktatur\u00eb prandaj \u00e7do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":209482,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-399506","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=399506"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399506\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":399507,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/399506\/revisions\/399507"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209482"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=399506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=399506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=399506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}