{"id":400205,"date":"2024-01-22T15:33:59","date_gmt":"2024-01-22T14:33:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=400205"},"modified":"2024-01-22T15:33:59","modified_gmt":"2024-01-22T14:33:59","slug":"parlamenti-jo-funksional-bardhi-ngre-shqetesimet-e-opozites-ne-pe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/parlamenti-jo-funksional-bardhi-ngre-shqetesimet-e-opozites-ne-pe\/","title":{"rendered":"\u201cParlamenti, jo funksional\u201d- Bardhi ngre shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs n\u00eb PE"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin e Stabilizim Asociimit n\u00eb Parlamentin Europian ne Bruksel, Gazment Bardhi ka ngritur shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se parlamenti \u00ebsht\u00eb jofunksional prej 3 muajsh, teksa shtoi se nga ana e mazhoranc\u00ebs nuk ka pasur nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebr dialog, por vet\u00ebm arrogac\u00eb t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Ai tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Bardhi p\u00ebrmendi dhe ng\u00ebr\u00e7in e Reform\u00ebs Zgjedhore, ku tha se lidhet me nevoj\u00ebn qe ka Shqip\u00ebria p\u00ebr zgjedhje te lira dhe te ndershme.<\/p>\n<p>Fjala e Bardhit:<\/p>\n<p>Faleminderit zoti kryetar,<\/p>\n<p>Biem besoj dakort t\u00eb gjith\u00eb se integrimi europian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv i p\u00ebrbashk\u00ebt i mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs. Un\u00eb dua t\u00eb sqaroj, edhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb, q\u00eb n\u00eb fakt arsyet e munges\u00ebs normalitetit aktualisht n\u00eb kuvend gjenden n\u00eb raportin e fundit t\u00eb progresit t\u00eb Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Si\u00e7 evidentohet aty situata jo normale, apo funksionimi jo normal i parlamentit lidhet me disa t\u00eb drejta kushtetuese q\u00eb kan\u00eb deputetet e opozit\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne kemi depozituar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb 8 k\u00ebrkesa per komision hetimor. Ne kemi dor\u00ebzuar 8 k\u00ebrkesa p\u00ebr komision hetimor gjat\u00eb 2 viteve t\u00eb k\u00ebsaj legjislature dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta ekzaktesisht pas atij komisioni hetimor q\u00eb p\u00ebrmendi kolegu Majko q\u00eb ishte i suksessh\u00ebm dhe fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij prokuroria e posa\u00e7me arriti t\u00eb provonte akuza p\u00ebr korrupsion ndaj disa ish zyrtar\u00ebve, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb quhet afera e incenerator\u00ebve. Q\u00eb nga ai moment mazhoranca ndaloi \u00e7do ngritje t\u00eb komisioneve hetimore t\u00eb k\u00ebrkuara nga opozita. N\u00eb total jan\u00eb 8 dhe vetem sesionin e fundit jan\u00eb rrezuar brenda 1 jave 3 k\u00ebrkesa p\u00ebr komisione hetimore. Jan\u00eb refuzuar 4 k\u00ebrkesa p\u00ebr interpelanc\u00eb nga kryeministri i vendit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb interes p\u00ebr publikun. Mbahen t\u00eb pashqyrtuara 31 projekt ligje t\u00eb deputeteve te opozites, nderkohe sa i takon ligjeve me porosi ti deputeteve apo kolege te mazhorances ato miratohen pa u future ne kalendar, pa kaluar 2 jav\u00eb nga depozitimi i tyre n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse sot deputet\u00ebt e opozit\u00ebs nuk kan\u00eb lejuar funksionimin normal t\u00eb parlamentit pa u rikthyer ato t\u00eb drejta qe atyre ja njeh Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqiperis\u00eb. Un\u00eb e vler\u00ebsoj fjal\u00ebn e kolegut Majko qe eshte i gatshem p\u00ebr dialog edhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb thirrjes s\u00eb partnereve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, edhe ketu degjova q\u00eb behej thirrje per dialog, por ne fakt gjat\u00eb ketyre 3 muajve t\u00eb mungeses s\u00eb funksionimit normal t\u00eb parlamentit ne nuk kemi gjetur rrug\u00ebn e dialogut apo doren e shtrire p\u00ebr dialog nga mazhoranca por kemi par\u00eb shtimin e masave agresive, arrogante ndaj opozit\u00ebs. Ndryshimet e nj\u00ebanshme n\u00eb rregulloren e Kuvendit apo ndryshimet e nj\u00ebanshme n\u00eb ligjin per komisionet hetimore nuk jan\u00eb nj\u00eb dor\u00eb e shtrire p\u00ebr dialog por jane nj\u00eb mesazh i qart\u00eb i munges\u00ebs s\u00eb vullnetit p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje, p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb drejtat kushtetuese t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjeter \u00e7eshtje q\u00eb ne fakt e ka futur ne nger\u00e7 kuvendin lidhet me nevoj\u00ebn qe ka Shqip\u00ebria p\u00ebr zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ashtu si raporti i Komisionit Europian evidenton, prej 22 muajsh n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebrise ne kemi r\u00ebn\u00eb dakort t\u00eb ngrem nj\u00eb komision bipartizan p\u00ebr te realizuar reformen zgjedhore, i cili eshte bllokuar, nuk ka kryer asnj\u00eb veprimtari, nuk ka zhvilluar asnj\u00eb mbledhje. N\u00ebse analizon 2 raportet e fundit t\u00eb misionit te v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE ODIHR do t\u00eb verehen \u00e7eshtje q\u00eb v\u00ebn ne pik\u00ebpyetje garantimin e standarteve p\u00ebr zgjedhje te lira dhe t\u00eb ndershme n\u00eb Shqip\u00ebri. Qoft\u00eb raporti i vitit 2021, qoft\u00eb raporti i vitit 2023 evidenton fenomenin e shit blerjes se vot\u00ebs, keqperdorimit t\u00eb burimeve shteterore apo abuzimit me n\u00ebnpunesit e administrates publike ne funksion te frik\u00ebsimit te votuesve apo orientimit te votive. Kjo eshte nje \u00e7\u00ebshtje q\u00eb do te duhet t\u00eb adresohet p\u00ebrmes reform\u00ebs zgjedhore por per fat t\u00eb keq gjate k\u00ebtyre 22 muajve puna e komisionit \u00ebsht\u00eb penguar t\u00eb prodhoje nje produkt q\u00eb do ti garantonte Shqip\u00ebrise zgjedhje te lira dhe t\u00eb ndershme vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sikunder po, une bie dakort q\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb ashtu si kolegu im Majko evidentoi kan\u00eb n\u00ebn hetim nj\u00eb ish zv\/kryeminist\u00ebr i cili sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati, ne nuk e dim\u00eb ku \u00ebsht\u00eb, nj\u00eb ish minst\u00ebr mjedisi apo nj\u00eb ish minist\u00ebr t\u00eb brendsh\u00ebm por besoj biem dakort q\u00eb secili prej tyre n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00ebn hetim disa muaj se t\u00eb merrej n\u00ebn hetim nga prokuroria, \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga kryeministri, cka v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje dijenin e kryeministrit mbi hetimet q\u00eb po kryheshin nga ana e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Asnj\u00eb zyrtar n\u00eb detyr\u00eb aktualisht, pra asnj\u00eb minist\u00ebr, edhe pse ka akuza ndaj tyre, asnj\u00eb kryetar bashkie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka akuza dhe hetime nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb n\u00ebn hetim nga prokuroria.<\/p>\n<p>Megjitah\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe dua p\u00ebrs\u00ebris edhe k\u00ebtu, p\u00ebr ne opozit\u00ebn nxitja ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn p\u00ebrpara drejt\u00ebsis cilindo q\u00eb me fakte dhe prova ka abuzuar me ligjin, ka q\u00ebn gjithmon\u00eb dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet e till\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin e Stabilizim Asociimit n\u00eb Parlamentin Europian ne Bruksel, Gazment Bardhi ka ngritur shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se parlamenti \u00ebsht\u00eb jofunksional prej 3 muajsh, teksa shtoi se nga ana e mazhoranc\u00ebs nuk ka pasur nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebr dialog, por vet\u00ebm arrogac\u00eb t\u00eb shtuar. Ai tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Bardhi p\u00ebrmendi dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":307049,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-400205","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=400205"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400205\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":400206,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400205\/revisions\/400206"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/307049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=400205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=400205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=400205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}