{"id":400317,"date":"2024-01-23T15:15:10","date_gmt":"2024-01-23T14:15:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=400317"},"modified":"2024-01-23T15:15:10","modified_gmt":"2024-01-23T14:15:10","slug":"shtyrja-e-rezultateve-te-censusit-bozdo-instat-te-ofroje-shifrat-e-verteta-popullsia-e-shqiperise-eshte-reduktuar-me-35-gjate-kesaj-dekade","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shtyrja-e-rezultateve-te-censusit-bozdo-instat-te-ofroje-shifrat-e-verteta-popullsia-e-shqiperise-eshte-reduktuar-me-35-gjate-kesaj-dekade\/","title":{"rendered":"Shtyrja e rezultateve t\u00eb Censusit, Bozdo: INSTAT t\u00eb ofroj\u00eb shifrat e v\u00ebrteta, popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb reduktuar me 35% gjat\u00eb k\u00ebsaj dekade"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb drejtua nga \u201cRithemelimi\u201d, Eno Bozdo ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, ka folur n\u00eb lidhje me regjistrimin  e popullsis\u00eb dhe mos publikimin e rezultateve nga INSTAT.<\/p>\n<p>Bozdo shprehet PD i b\u00ebn thirrje INSTAT q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb integritetin dhe profesionalizimin duke ofruar shifrat e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Sipas tij, t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb BE tregojn\u00eb s\u00eb af\u00ebr 1 milion shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 10 vitet e fundit popullsia e vendit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb reduktuar me 35%.<\/p>\n<p>DEKLARATA E AN\u00cbTARIT T\u00cb KRYESIS\u00cb S\u00cb PD, ENO BOZDO:<\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e debatit publik mbi censusin n\u00eb Shqip\u00ebri, lajm\u00ebrimi i INSTAT se rezultatet nuk do t\u00eb mund t\u00eb shpallen p\u00ebrpara qershorit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kamban\u00eb e fort\u00eb alarmi mbi besueshm\u00ebrin\u00eb e shifrave q\u00eb qeveria do t\u00eb na servir\u00eb.<\/p>\n<p>Censusi i fundit ne Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb periudh\u00ebn tetor -dhjetor 2011. Brenda tetorit 2011 p\u00ebrfundoi procesi i num\u00ebrimit dhe t\u00eb dh\u00ebnat paraprake u shpall\u00ebn zyrtarisht ne dhjetor 2011. Pra, vet\u00ebm tre muaj p\u00ebr mbledhjen e t\u00eb dh\u00ebnave dhe p\u00ebrpunimin paraprak t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 2024, t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb mbledhur n\u00eb shtator 2023 dhe rezultatet do t\u00eb shpallen n\u00eb qershor 2024.  Pasi kemi num\u00ebruar me sukses 10 milion\u00eb turist\u00eb, e paskemi shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb num\u00ebrojm\u00eb shqiptar\u00ebt e mbetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!<\/p>\n<p>Censusi i fundit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, me popullsi rreth 340 milion\u00eb banor\u00eb, filloi n\u00eb janar 2020 dhe rezultatet paraprake u shpall\u00ebn n\u00eb tetor 2020. Censusi i fundit n\u00eb Kin\u00eb, me popullsi 1,4 miliard\u00eb banor\u00eb,  filloi n\u00eb n\u00ebntor 2020 dhe rezultatet u shpall\u00ebn n\u00eb maj 2021. Censusi i fundit ne fqinjin ton\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, me popullsi t\u00eb af\u00ebrt me ne, filloi n\u00eb shtator 2020 dhe rezultatet u shpall\u00ebn n\u00eb mars 2021.<\/p>\n<p>Vonesa e pajustifikuar ne shpalljes s\u00eb rezultateve t\u00eb censusit n\u00eb Shqip\u00ebri, kur p\u00ebrpara 12 vitesh, nga qeveria Berisha, k\u00ebto rezultate u shpall\u00ebn brenda 3 muajsh, hedhin dyshime t\u00eb forta mbi shifrat q\u00eb qeveria do t\u00eb na servir\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht mbi tem\u00ebn m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, at\u00eb t\u00eb braktisjes masive t\u00eb vendit n\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb BE tregojn\u00eb se afro 1 milion\u00eb shqiptare jan\u00eb larguar nga vendi. Informacionet paraprake q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb rruge informale tregojn\u00eb se edhe censusi i fundit konfirmon k\u00ebt\u00eb fakt, se n\u00eb Shqip\u00ebri jetojn\u00eb vet\u00ebm 1,8 milion\u00eb banor\u00eb, nga 2,8 milion\u00eb banor\u00eb q\u00eb jetonin n\u00eb vitin 2011. Po k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna informojn\u00eb se presioni politik mbi INSTAT \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e tmerrshme t\u00eb braktisje s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike i b\u00ebn thirrje INSTAT q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb integritetin dhe profesionalizmin duke na ofruar vet\u00ebm shifrat e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb reduktuar me 35% gjat\u00eb k\u00ebsaj dekade. Se shqiptar\u00ebt prej vitesh tejkalojn\u00eb edhe sirian\u00ebt n\u00eb k\u00ebrkesat e tyre p\u00ebr azil. Rama e di dhe e nxit k\u00ebt\u00eb fakt. Politikat e tij ekonomike dhe sociale jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb u krijojn\u00eb shqiptar\u00ebve pamund\u00ebsi jetese me dinjitet brenda vendit. Arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia jan\u00eb n\u00eb kolaps. P\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb, mos pyet. Droga dhe krimi jan\u00eb zot\u00ebr t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Administrata sa vjen dhe fryhet p\u00ebr t\u00eb siguruar votat e zgjedhjeve t\u00eb radh\u00ebs.  Sektori i vet\u00ebm q\u00eb lul\u00ebzon \u00ebsht\u00eb betonizimi me financimin e parave t\u00eb drog\u00ebs. Opozit\u00ebs, e vetmja q\u00eb ngre fort z\u00ebrin, i \u00ebsht\u00eb mbyllur cdo der\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb kontrolluar qeverin\u00eb. Lideri i saj \u00ebsht\u00eb i arrestuar dhe mbahet i izoluar pa asnj\u00eb prove edhe pse SPAK ka kat\u00ebr vite q\u00eb e heton.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst,shkaktar i zhb\u00ebrjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Rama. Shkaktari duhet v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb morale, poltike dhe ligjore.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00eb k\u00ebto rrethana kaq t\u00eb r\u00ebnda, opozita do t\u00eb vazhdoj\u00eb q\u00ebndres\u00ebn e saj pa asnj\u00eb kompromis dhe aksionin  e saj opozitar deri n\u00eb fund. Esht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e opozit\u00ebs, e Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb ekspozojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe tu b\u00ebjm\u00eb thirrje shqiptar\u00ebve se duhet, o sot o kurr\u00eb, bashkimi n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb vet\u00ebm i t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duan q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos zhb\u00ebhet por t\u00eb zhvillohet, q\u00eb shqiptar\u00ebt mos punojn\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e vendeve t\u00eb tjera, por mundin dhe djers\u00ebn ta derdhin p\u00ebr vendin e tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb se Rama \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm, por Shqip\u00ebria e p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prandaj O Sot, O kurr\u00eb, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb drejtua nga \u201cRithemelimi\u201d, Eno Bozdo ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, ka folur n\u00eb lidhje me regjistrimin e popullsis\u00eb dhe mos publikimin e rezultateve nga INSTAT. Bozdo shprehet PD i b\u00ebn thirrje INSTAT q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb integritetin dhe profesionalizimin duke ofruar shifrat e v\u00ebrteta. Sipas tij, t\u00eb dh\u00ebnat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":396829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-400317","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400317","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=400317"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400317\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":400318,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400317\/revisions\/400318"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/396829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=400317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=400317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=400317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}