{"id":400704,"date":"2024-01-29T13:24:41","date_gmt":"2024-01-29T12:24:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=400704"},"modified":"2024-01-29T13:24:41","modified_gmt":"2024-01-29T12:24:41","slug":"spak-nuk-eshte-jashte-kontrollit-por-spak-i-prin-shpeses-se-askush-mbi-ligjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/spak-nuk-eshte-jashte-kontrollit-por-spak-i-prin-shpeses-se-askush-mbi-ligjin\/","title":{"rendered":"SPAK nuk \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontrollit, por SPAK i prin shpes\u00ebs s\u00eb \u201caskush mbi ligjin\u201d"},"content":{"rendered":"<p>NGA PRE\u00e7 ZOGAJ<\/p>\n<p>Ideja e shumic\u00ebs socialiste per ngritjen e nj\u00eb komisoni parlamentar me q\u00ebllim forcimin e rolit t\u00eb Kuvendit ishte e vag\u00ebllt q\u00eb kur u hodh n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb tyre n\u00eb vigjilie t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e disa deputet\u00ebve p\u00ebr ta shpjeguar e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, teksa i ngarkojn\u00eb nj\u00eb mishmash detyrash t\u00eb llojit shto uj\u00eb e shto miell, deri n\u00eb uljen qesharake t\u00eb stek\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshembull mir\u00ebfunksinimi i administrat\u00ebs s\u00eb Kuvendit !<\/p>\n<p>Disa prej detyrave q\u00eb i taksen Komisionit t\u00eb ri Kuvendi i ka q\u00ebkurse \u00ebsht\u00eb krijuar, por i kryen keq e shum\u00eb e keq. Si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebr shembull ato t\u00eb kontrollit parlamentar t\u00eb qeveris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb n\u00eb maksimun hetimin parlamentar, llogaridh\u00ebnien, interpelancat, trasparenc\u00ebn e qevesis\u00eb dhe agjensive t\u00eb saj n\u00eb Kuvend, deputet\u00ebt e shumic\u00ebs b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb n\u00eb maksimum, nd\u00ebrsa p\u00ebr vete, n\u00eb vazhd\u00ebn e nj\u00eb tradite t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb shumicave t\u00eb m\u00ebparshme, me shum\u00eb pak p\u00ebrjashtime, sillen si noter\u00eb lepe-peqe t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr komisione t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr mend\u00ebsi t\u00eb reja dhe rregulla q\u00eb promovojn\u00eb formimin dhe integritetin e deputet\u00ebve, vart\u00ebsin\u00eb e tyre nga vota e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo nuk realizohet me arnime q\u00eb anashkalojn\u00eb shkaqet reale q\u00eb e kan\u00eb zhvler\u00ebsuar n\u00eb ektrem parlamentarizmin. As me truke q\u00eb fshehin q\u00ebllime t\u00eb tjera nga ato q\u00eb thuhen.<br \/>\nCili do t\u00eb jet\u00eb specifikisht funksioni q\u00eb nuk dublon asnj\u00eb tjet\u00ebr i Komisionit t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb cilin po flitet kaq shum\u00eb? Askush nuk e ka th\u00ebn\u00eb qart\u00eb deri tani. N\u00eb kushtet kur nuk ka asnj\u00eb sektor t\u00eb jet\u00ebs publike n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb i mbuluar nga nj\u00eb komison parlamentar i p\u00ebrhersh\u00ebm, t\u00eb riut q\u00eb mendohet t\u00eb ngrihet i bie t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb komision i komisioneve, nj\u00eb superkomision!<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb e vag\u00ebllt \u00ebsht\u00eb burim hamendjesh lloj-lloj. Ndaj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr tu \u00e7uditur q\u00eb ideja e superkomisionit, rrjedhja aty k\u00ebtu n\u00eb media, qoft\u00eb edhe n\u00eb form\u00ebn e telefonit t\u00eb prishur e asaj q\u00eb dyshohet se kan\u00eb n\u00eb mendje ideator\u00ebt, i ka dh\u00ebn\u00eb z\u00eb opionionit dhe denoncimit se duke folur p\u00ebr nevoj\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga c\u00ebnimi i tyre prej drejt\u00ebsis\u00eb, socialist\u00ebt po k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje q\u00eb ti tregojn\u00eb vendin drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb zotin. Dhe m\u00eb tej, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a tjet\u00ebr, t\u2019i mbaj\u00eb dor\u00ebn SPAK-ut, ta trembin, ta fenojn\u00eb n\u00eb vrullin q\u00eb ka marr\u00eb.<\/p>\n<p>Emisar\u00ebt e Ram\u00ebs n\u00eb media i kan\u00eb p\u00ebrg\u00ebnj\u00ebshtruar pa forc\u00eb k\u00ebto pandehma, q\u00eb si\u00e7 e thash\u00eb, ushqehen e do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ushqehen piks\u00ebpari nga paqart\u00ebsia p\u00ebr Komisionin ri.<\/p>\n<p>Truku \u00ebsht\u00eb por nuk shihet, thot\u00eb nj\u00eb shprehje italiane. N\u00eb g\u00ebjrat e paqarta gjej shpeshher\u00eb m\u00eb shum\u00eb qart\u00ebsi se n\u00eb gj\u00ebrat e qarta, n\u00ebnvizonte filozofi gjerman Frederik Ni\u00e7e. Superkomisioni p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ilustrim i mir\u00eb i k\u00ebsaj sentence t\u00eb holl\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ideja, vet\u00eb mjergullimi i saj, vet\u00eb filtrimet publike se drejtohet kund\u00ebr SPAK dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re jan\u00eb nj\u00eb testim pa dal\u00eb n\u00eb sken\u00eb i reagimit t\u00eb mjedisit politik dhe agor\u00ebs publike ndaj hedhjes s\u00eb gurit.<\/p>\n<p>Njeher\u00ebsh, nj\u00eb lloj mesazhi po nga prapaskena, duke dashur t\u2019u kujtojn\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve kodin e tradit\u00ebs akoma t\u00eb fresk\u00ebt t\u00eb n\u00ebnvendosjes s\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor ndaj pushtetit politik.<\/p>\n<p>Krer\u00ebt e kast\u00ebs politike plurale solidare t\u00eb tranzicionit n\u00eb pushtet dhe n\u00eb opozit\u00eb nuk heqin dor\u00eb nga pretendimi dhe synimi p\u00ebr t\u00eb mbetur mbi ligjin dhe drejt\u00ebsin\u00eb apo p\u00ebr ta shmangur at\u00eb.<\/p>\n<p>Sidomos n\u00eb kushtet kur raftet e tyre mbajn\u00eb skelete krimesh apo \u201cthesare\u201d t\u00eb korrupsionit, q\u00eb jan\u00eb ven\u00eb kur nuk \u00ebsht\u00eb ditur e nuk \u00ebsht\u00eb pritur t\u00eb ndodhte kjo q\u00eb po ndodh me hetimet pa tabu.<\/p>\n<p>Mir\u00eb ish zyrtar\u00ebt e korruptuar t\u00eb qeverive t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb PD-s\u00eb nuk shihnin larg dhe ndiheheshin t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb injoranc\u00ebn e tyre, po k\u00ebta t\u00eb PS q\u00eb startuan, vazhduan dhe vazhdojn\u00eb n\u00eb qeverisje paralel me miratimin dhe zbatimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb k\u00ebta e kan\u00eb lyer kaq shum\u00eb gishtin, nd\u00ebrsa SPAK po shfaqej dhe po konsolidohej n\u00eb sken\u00ebn e historis\u00eb? Mos n\u00eb subkonsh kan\u00eb menduar se drejt\u00ebsia e re do t\u00eb kap\u00eb vet\u00ebm ata t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr, zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb ish qeveris\u00eb?<\/p>\n<p>Mos e kan\u00eb mendur se reforma \u00ebsht\u00eb sa p\u00ebr sy e faqe dhe do t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb zbatim si plot nisma t\u00eb tjera ligjore t\u00eb votuara me fanfara si ngjarje historike?<\/p>\n<p>Mos kan\u00eb kujtuar se amerikan\u00ebt nuk do ta ruajn\u00eb protagonizmin edhe n\u00eb zbatimin e k\u00ebsaj reforme, dhe ata, socialist\u00ebt e Ram\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb mendje me opozit\u00ebn anti-SPAK t\u00eb Berish\u00ebs dhe Met\u00ebs, do t\u2019ja gjenin an\u00ebn t\u2019ja p\u00ebrdridhin loz\u00ebn rrug\u00ebs, n\u00eb ecje e sip\u00ebr, duke p\u00ebrfituar nga shfokusimet dhe hiatuset e politik\u00ebs amerikane dhe europiane n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vog\u00ebl, shfryt\u00ebzimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebria e vetme e politikan\u00ebve dinak\u00eb n\u00eb bajrakun ton\u00eb.<\/p>\n<p>(Gj\u00eb q\u00eb i ka marr\u00eb e do t\u00eb vazhdoj\u00eb ti mar\u00eb n\u00eb qaf\u00eb n\u00eb afat t\u00eb mes\u00ebm e t\u00eb gjat\u00eb, duke qen\u00eb se partner\u00ebt strategjik\u00eb, SHBA, Britania e Madhe dhe BE, edhe kur merren me \u00e7eshtje t\u00eb m\u00ebdha, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Lufta e Ukrain\u00ebs apo Lufta n\u00eb Gaza, e mbajn\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb sy nga rajoni yn\u00eb, nga Shqip\u00ebria jon\u00eb dhe kthehen me koh\u00eb dhe agjend\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb pare).<\/p>\n<p>\u00cbndrrat dhe synimet p\u00ebr ta devijuar produktin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb shtratin e vjet\u00ebr t\u00eb droj\u00ebs dhe vart\u00ebsis\u00eb de fakto nga pushteti politik jan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nj\u00eb mori episodesh t\u00eb dukshme e t\u00eb padukshme gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. N\u00eb evoluimin e tyre, k\u00ebto synime e nxor\u00ebn zbuluar edhe kryeministrin Edi Rama, duke e ven\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb litarit n\u00eb raport me amerikan\u00ebt, tashm\u00eb jo si kalor\u00ebsi, por si penguesi i fsheht\u00eb i nj\u00eb drejt\u00ebsie efektive q\u00eb nuk njeh mite, q\u00eb nuk i ndan subjektet e ligjit penal n\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb njerk\u00ebs.<\/p>\n<p>Ngjarja q\u00eb e nxori n\u00eb drit\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb publikun e gjer\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt \u00ebsht\u00eb pjesmarrja pa precedent e ish-ambadasores s\u00eb SHBA, Juri Kim, n\u00eb mbledhjen per zgjedhjen e kreut t\u00eb SPAK, ku u pa ashiqare se ishte n\u00eb loj\u00eb premtimi i SHBA \u201caskush mbi ligjin\u201d dh\u00ebn\u00eb popullit shqiptar, reputacioni i tyre p\u00ebrball\u00eb kulisave dhe loj\u00ebrave perfide t\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb vendas.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e papritur, madje do thosha \u00ebsht\u00eb fiziologjike, q\u00eb kush ka nj\u00eb pozicion n\u00eb politik\u00ebn e lart\u00eb dhe ka frik\u00eb nga hetimet t\u00eb jet\u00eb i shqet\u00ebsuar q\u00eb \u201cp\u00ebrbindshi\u201d nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontollin e tyre dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme p\u00ebr ta shfryr\u00eb, trembur, frenuar, penguar .<br \/>\nSi?<\/p>\n<p>Duke hapur fjal\u00eb apo duke hedhur n\u00eb agor\u00eb komisione gjys\u00ebm reale e gjys\u00ebm kimerike q\u00eb me demek do t\u00eb fusin duart n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb ngrehin\u00ebn e SPAK-ut dhe drejt\u00ebsis\u00eb e re.<br \/>\nMe shpres\u00ebn se kjo zhurm\u00eb dhe k\u00ebto manovra me top e pa top do t\u00eb spostoj\u00eb ekulibra brenda k\u00ebtyre institucioneve t\u00eb reja, duke nxitur e shtryr\u00eb n\u00eb prishaqejfe e veprime n\u00eb kontrapedal njer\u00ebzit q\u00eb i mendojn\u00eb t\u00eb tyret aty brenda.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do duan t\u00eb joshin e ti hedhin karremin pjes\u00ebs anti-SPAK t\u00eb opozit\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e motivuar edhe pa ket\u00eb, por duke par\u00eb zgjerimin e frontit sigurisht q\u00eb merr edhe m\u00eb shum\u00eb zem\u00ebr n\u00eb intifad\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Merret vesh se nuk jan\u00eb t\u00eb motivuar nga ndonj\u00eb shqet\u00ebsim i karakterit profesional apo shoq\u00ebror, por thjesht kan\u00eb frik\u00eb p\u00ebr vete. Ndaj edhe luft\u00ebn kund\u00ebr SPAK e b\u00ebjn\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb prenotuar reklamimin se po p\u00ebrndiqen n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje politike n\u00eb momentin kur t\u00eb merren n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>SPAK nuk \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontollit, nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin. SPAK nuk \u00ebsht\u00eb i pagabuesh\u00ebm. Por SPAK i prin shpes\u00ebs s\u00eb \u201caskush mbi ligjin\u201d, s\u00eb paku n\u00eb rrafshin e hetimeve t\u00eb mungura p\u00ebr dekada n\u00eb sferat e larta, po b\u00ebhet e do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb normalitet n\u00eb Shqip\u00ebri si n\u00eb mbar\u00eb boten demokratike. Drejt\u00ebsin\u00eb pastaj e ka gjykata. Ndaj p\u00ebrpar\u00ebsi absolute n\u00eb ket\u00eb koh\u00eb ka p\u00ebrkrahja dhe inkurajimi i tij pa kushte.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA PRE\u00e7 ZOGAJ Ideja e shumic\u00ebs socialiste per ngritjen e nj\u00eb komisoni parlamentar me q\u00ebllim forcimin e rolit t\u00eb Kuvendit ishte e vag\u00ebllt q\u00eb kur u hodh n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb tyre n\u00eb vigjilie t\u00eb sesionit t\u00eb ri parlamentar. P\u00ebrpjekjet e disa deputet\u00ebve p\u00ebr ta shpjeguar e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, teksa i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":326404,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-400704","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400704","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=400704"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400704\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":400705,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/400704\/revisions\/400705"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/326404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=400704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=400704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=400704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}