{"id":401393,"date":"2024-02-10T12:47:35","date_gmt":"2024-02-10T11:47:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=401393"},"modified":"2024-02-10T12:47:35","modified_gmt":"2024-02-10T11:47:35","slug":"bashkepunimi-sigal-uniqa-fshf-duka-nuk-mund-te-gjejme-partner-me-te-mire-ponari-i-kenaqur-dhe-krenar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bashkepunimi-sigal-uniqa-fshf-duka-nuk-mund-te-gjejme-partner-me-te-mire-ponari-i-kenaqur-dhe-krenar\/","title":{"rendered":"Bashk\u00ebpunimi SIGAL UNIQA-FSHF\/Duka: Nuk mund t\u00eb gjejm\u00eb partner m\u00eb t\u00eb mir\u00eb; Ponari: I k\u00ebnaqur dhe krenar!"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb kompania lider e tregut t\u00eb sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajon. Mes m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhave jo vet\u00ebm n\u00eb vendin ton\u00eb por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn Juglindore. Paguesja m\u00eb e madhe e d\u00ebmeve n\u00eb pron\u00eb, sh\u00ebndet, automjete etj q\u00eb prej vitit 1999 dhe pjes\u00eb e nj\u00eb prej grupeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>Po flasim p\u00ebr SIGAL UNIQA Group Austria, emri t\u00eb cilit i besojm\u00eb jet\u00ebn, sh\u00ebndetin, pron\u00ebn e \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr me vler\u00eb q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Por kompania n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb grup Sigurimi. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb integrale e shoq\u00ebrive ku operon p\u00ebrmes sponsorizimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe Sportin.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb tjerash, SIGAL UNIQA \u00ebsht\u00eb edhe sponsor zyrtar i FSHF dhe Komb\u00ebtares s\u00eb Futbollit, partneritet q\u00eb ky q\u00eb vijon prej vitit 2016.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb folur mbi k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim, pritshm\u00ebrit\u00eb dhe arritjet e realizuara, ne intervistuam Presidentin e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, z. Armand Duka dhe CEO-n e Grupit SIGAL UNIQA, z.Avni Ponari.<\/p>\n<p>Sipas z.Duka, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim i shk\u00eblqyer, i cili do t\u00eb zgjas\u00eb gjat\u00eb sepse sipas tij, Federata nuk mund t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb kompani tjet\u00ebr sigurimesh q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb m\u00eb mir\u00eb, do bashk\u00ebpunoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb funksionale n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e futbollit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Armand Duka: Bashk\u00ebpunimi i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit me kompanin\u00eb SIGAL UNIQA ka filluar q\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn dhe p\u00ebrderisa ka vazhduar kaq gjat\u00eb, p\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb rinovuar disa her\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie, do t\u00eb thot\u00eb se ka qen\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb i mir\u00eb dhe shum\u00eb i frytsh\u00ebm.<br \/>\nN\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb, FSHF ka siguruar pothuajse t\u00eb gjith\u00eb futbollist\u00ebt e niveleve profesioniste, t\u00eb futbollist\u00ebve t\u00eb Komb\u00ebtareve, t\u00eb Kategoris\u00eb Superiore, t\u00eb futbollit t\u00eb vajzave\u2026 Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mb\u00ebshtetje financiare por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim i v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebndv\u00ebshtrimet.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse kemi ndonj\u00eb rast q\u00eb nuk parashikohet nga kontrata, SIGAL n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb nuk refuzon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb apo t\u00eb mbuloj\u00eb \u00e7dolloj d\u00ebmtimi<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim i shk\u00eblqyer dhe jam shum\u00eb i sigurt q\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb gjat\u00eb sepse nuk besoj se Federata do t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb kompani tjet\u00ebr sigurimesh q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb m\u00eb mir\u00eb, do bashk\u00ebpunoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb funksionale n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e futbollit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb drejtuesi i kompanis\u00eb SIGAL \u00ebsht\u00eb vet\u00eb nj\u00eb njeri i sportit. E kupton shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe e b\u00ebn me pasion k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb detyrim kontraktor.<\/p>\n<p>Edhe themeluesi dhe CEO i SIGAL UNIQA, z.Ponari u shpreh i k\u00ebnaqur nga ky partneritet, i cili, sipas tij, vjen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb sociale q\u00eb ka nj\u00eb kompani e madhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo e drejtuar prej tij.<\/p>\n<p>Avni Ponari: Mes misioneve q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kompani Sigurimi \u00ebsht\u00eb edhe misioni social, i cili e b\u00ebn t\u00eb domosdosshme pjes\u00ebmarrjen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore. K\u00ebshtu q\u00eb ne e kemi konsideruar shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bashk\u00ebpunimin me Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Futbollit. Dhe natyrisht, njohja me Presidentin Duka dhe mund\u00ebsit\u00eb e hap\u00ebsirat q\u00eb na ka krijuar ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb ne t\u00eb jemi sa m\u00eb af\u00ebr ekipit dhe futbollit.<br \/>\nDuke qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb nj\u00eb federate tjet\u00ebr, po t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, un\u00eb e kam par\u00eb si nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme Sigurimin e Sportist\u00ebve, \u00e7ka Shqip\u00ebris\u00eb i ka munguar prej vitesh.<br \/>\nUn\u00eb jam i k\u00ebnaqur dhe krenar. Duke qen\u00eb sponsor i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit p\u00ebrs\u00ebri pas 8 vitesh kur Shqip\u00ebria ishte n\u00eb Kampionatin Europian dhe logoja e SIGAL ishte e pranishme, ne jemi fatlum\u00eb q\u00eb ndiodhemi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Federat\u00ebs dhe un\u00eb i uroj suksese ekipit komb\u00ebtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arritje dhe Presidentit Duka n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Armand Duka: Viti q\u00eb mbyll\u00ebm apo Kualifikueset e Kampionatit Europian kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb suksesshmet e historis\u00eb s\u00eb futbollit shqiptar. Vendi i par\u00eb n\u00eb grup, performanca fantastike e ekipit, performance fantastike e t\u00eb gjith\u00eb ambjentit, e tifoz\u00ebve ka qen\u00eb nj\u00eb ngjarje, n\u00eb kompeks, p\u00ebr tu sh\u00ebnuar n\u00eb histori.<br \/>\nE kam theksuar q\u00eb asgj\u00eb nuk mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm. Aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb sport kolektiv si futbolli. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu merr forc\u00eb edhe bashk\u00ebpunimi q\u00eb kemi me SIGAL, bashk\u00ebpunimi q\u00eb kemi edhe me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb futbollit shqiptar, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb t\u00eb realizojm\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb fundit komb\u00ebtare. Sepse futbolli n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb fe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb sport shum\u00eb shum\u00eb i dashur dhe k\u00ebt\u00eb sukses e kemi arritur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Pa dyshim me kontributin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb futbollist\u00ebve por edhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve tan\u00eb. Dhe t\u00eb SIGAL-it q\u00eb ka qen\u00eb, si\u00e7 e thash\u00eb n\u00eb fillim, mb\u00ebshtetje e p\u00ebrhershme, e pakursyer dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kthehemi n\u00eb 2016, ishte fillimi i bashk\u00ebpunimit me SIGAL-in, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre na solli fat, na \u00e7oi n\u00eb Europian. Ky bashk\u00ebpunim \u00ebsht\u00eb edhe sot n\u00eb 2024-\u00ebn dhe un\u00eb uroj t\u00eb jet\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb dhe jam i bindur q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nPra, ne kemi realizuar v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb objektiv shum\u00eb madhor, kemi b\u00ebr\u00eb realitet nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb dhe do vazhdojm\u00eb edhe n\u00eb Europian. Jemi p\u00ebrgatitur p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb Europianin. Nuk \u00ebsht\u00eb se presim surpriza sepse surprise Komb\u00ebtarja shqiptare quhej dikur. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr konkurente, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skuad\u00ebr e mir\u00eb q\u00eb do ti jape vler\u00eb Kampionatit Europian. Kam besim te skuadra q\u00eb mund t\u00eb shkojm\u00eb akoma m\u00eb shum\u00eb se grupi.<\/p>\n<p>Avni Ponari: Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe duhet ta theksojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Shqip\u00ebria ka rreth 100 mij\u00eb sportist\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb moshat, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb gara t\u00eb ndryshme. Dhe ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Federata Shqiptare e Futbollit mund ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha federatat. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do sportist t\u00eb jet\u00eb i siguruar. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb jam n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Presidentit t\u00eb SIGAL UNIQA Group Austria p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Nj\u00eb kompani e suksesshme, q\u00eb mban vendin e par\u00eb dhe nj\u00eb nga 50 m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb Evrop\u00ebn Q\u00ebndrore dhe Lindore. \u00c7ka e b\u00ebn at\u00eb dinjitoze n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve dhe premtimeve q\u00eb i b\u00ebn klient\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne jemi gjithmon\u00eb pran\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Sigurimet Sh\u00ebndet\u00ebsore, Sigurimet e Pasuris\u00eb dhe sigurime t\u00eb tjera. Duke qen\u00eb fokusi te sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore sepse jan\u00eb m\u00eb t\u00eb domosdosshme dhe p\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb gjith\u00eb ne luftojm\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u2019ju thoja t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb tregohen t\u00eb kujdessh\u00ebm sepse sh\u00ebndeti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe natyrisht duke qen\u00eb t\u00eb siguruar ata krijojn\u00eb nj\u00eb privilegj p\u00ebr veten sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit ngjarjet e siguruara ndodhin por kujdesi financiar \u00ebsht\u00eb i domosdossh\u00ebm.<br \/>\nSIGAL UNIQA \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb \u00e7do detyrim q\u00eb ka ndaj mbi 1.2 milion\u00eb klient\u00ebve por edhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb Europian t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb lavdish\u00ebm p\u00ebr Komb\u00ebtaren ton\u00eb, ne jemi akoma m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe m\u00eb dinjitoz\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha detyrat dhe detyrimet q\u00eb kemi ndaj klient\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<div class=\"youtube-embed\" data-video_id=\"P2Y7uB93sII\"><iframe loading=\"lazy\" title=\"8 vite bashk\u00ebpunim SIGAL UNIQA-FSHF\/ Ponari: I k\u00ebnaqur dhe krenar!\" width=\"696\" height=\"392\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/P2Y7uB93sII?feature=oembed&#038;enablejsapi=1\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" allowfullscreen><\/iframe><\/div>\n<p>Sot, sporti \u00ebsht\u00eb elementi m\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb gjith\u00ebve dhe nd\u00ebr evenimentet m\u00eb interesante p\u00ebr miliarda njer\u00ebz kudo n\u00eb bot\u00eb. Pa harruar edhe mediat e biznesin.<\/p>\n<p>Sporti \u00ebsht\u00eb mjeti m\u00eb efikas i edukimit, i arg\u00ebtimit, i parandalimit t\u00eb s\u00ebmundjeve, forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve sociale, alternativ\u00eb e sh\u00ebndetshme p\u00ebr koh\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb brezave t\u00eb rinj por edhe \u201cambasadori\u201d m\u00eb i mir\u00eb i nj\u00eb kombi.<\/p>\n<p>Ndaj dhe SIGAL UNIQA do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e fort\u00eb, jo vet\u00ebm e futbollit por edhe i sporteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb s\u00eb bashku<\/p>\n<p>Web: www.sigal.com.al<br \/>\nE-mail: info@uniqa.al<br \/>\nWhatsapp: 068 60 62 829<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb kompania lider e tregut t\u00eb sigurimeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe rajon. Mes m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhave jo vet\u00ebm n\u00eb vendin ton\u00eb por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn Juglindore. Paguesja m\u00eb e madhe e d\u00ebmeve n\u00eb pron\u00eb, sh\u00ebndet, automjete etj q\u00eb prej vitit 1999 dhe pjes\u00eb e nj\u00eb prej grupeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kontinent. Po flasim p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":401394,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-401393","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401393","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=401393"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401393\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":401396,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401393\/revisions\/401396"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/401394"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=401393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=401393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=401393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}