{"id":401733,"date":"2024-02-15T11:20:01","date_gmt":"2024-02-15T10:20:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=401733"},"modified":"2024-02-15T11:20:01","modified_gmt":"2024-02-15T10:20:01","slug":"vrasja-e-liridona-ademajt-zbardhen-deshmi-te-reja-per-krimin-e-rende-cfare-thone-per-lidhjen-e-naim-murselit-me-cfare-beri-viktima-per-te-marre-hak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vrasja-e-liridona-ademajt-zbardhen-deshmi-te-reja-per-krimin-e-rende-cfare-thone-per-lidhjen-e-naim-murselit-me-cfare-beri-viktima-per-te-marre-hak\/","title":{"rendered":"Vrasja e Liridona Ademajt\/ Zbardhen d\u00ebshmi t\u00eb reja p\u00ebr krimin e r\u00ebnd\u00eb: \u00c7far\u00eb thon\u00eb p\u00ebr lidhjen e Naim Murselit me\u2026 \u00c7far\u00eb b\u00ebri viktima p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hak?"},"content":{"rendered":"<p>Kur kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se dy muaj nga vrasja trondit\u00ebse n\u00eb prit\u00eb e Liridona Ademaj, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve, krim i porositur nga bashk\u00ebshorti i saj Naim Murseli, duket se hetimet n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb mbetur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb pa kthim, gati t\u00eb vdekur. <\/p>\n<p>Askush nuk ka m\u00eb dyshim se vras\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti, por ku t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtete, nj\u00eb motivi t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebrse Naim Murseli k\u00ebrkoi me \u00e7do kusht ekzekutimin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ajo dinte q\u00eb e \u00e7oi njeriun me t\u00eb cilin kishte ndar\u00eb rreth 13 vite bashk\u00ebjetes\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmerrte aktin e ekzekutimit t\u00eb tij? \u00c7far\u00eb po p\u00ebrpiqet sot Naim Murseli t\u00eb fsheh\u00eb, apo t\u00eb manipuloj\u00eb opinionin  publik, duke ngritur nga d\u00ebshmia n\u00eb d\u00ebshmi, skenar\u00eb t\u00eb rinj, gati sureale. Rr\u00ebfime t\u00eb pabesueshme t\u00eb cilat kan\u00eb krijuar bindjen edhe te grupi hetues, se p\u00ebrpara tyre kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb g\u00ebnjeshtar kompulsiv, i cili e ka futur veten n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz g\u00ebnjeshtrash t\u00eb vazhdueshme, nga t\u00eb cilat sa her\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb dal\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb po e r\u00ebndon situat\u00ebn e tij para ligjit. K\u00ebshtu duket edhe historia e re q\u00eb po k\u00ebrkon t\u00eb krijoj\u00eb mbi vrasjen e bashk\u00ebshortes, Liridon\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vazhdon t\u00eb insistoj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ai porosit\u00ebs i vrasjes s\u00eb saj, mbr\u00ebmjen e 29 n\u00ebntorit 2023, n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Dalip Alshiqi\u2019 n\u00eb Prishtin\u00eb, vet\u00ebm 500 metra larg banes\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb re.<\/p>\n<p>Fillimisht tha p\u00ebr grupin hetues se familja e tij, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb po l\u00ebvizte me makin\u00eb, drejt banes\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Prishtin\u00eb, kishte r\u00ebn\u00eb pre e nj\u00eb grabit\u00ebsi dhe se e vetmja gj\u00eb q\u00eb kish mundur t\u00eb b\u00ebnte ishte t\u00eb merrte nga makina dy f\u00ebmij\u00ebt e tij dhe t\u00eb linte Liridon\u00ebn t\u00eb vetme n\u00eb automjet. he vet\u00ebm pak \u00e7aste me tej dhe jo shum\u00eb metra pasi ishte larguar me f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb d\u00ebgjonte disa krisma arme. Por cilat jan\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e reja t\u00eb Naim Murselit, ku ai p\u00ebrpiqet t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dinamik\u00eb krimi. Tanim\u00eb i v\u00ebn\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn e pakund\u00ebrshtueshme t\u00eb njohjes me Granit Plav\u00ebn, qit\u00ebsin e dokumentuar, q\u00eb q\u00eblloi mbi Liridon\u00ebn, duke i marr\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Vrasesin, t\u00eb cilin fillimisht Naim Murseli tha se nuk e njihte, por q\u00eb kamerat e siguris\u00eb n\u00eb lokalin ku ky i fundit darkoi mbr\u00ebmjen para krimit me Liridon\u00ebn dhe f\u00ebmij\u00ebt, treguan se Granit Plava ishte aty, duke v\u00ebzhguar l\u00ebvizjet e tyre. Para se t\u2019i ndiqte deri n\u00eb kthes\u00ebn e rrug\u00ebs ku u zuri prit\u00eb dhe q\u00eblloi ndaj 30-vje\u00e7ares. Por n\u00ebse n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e par\u00eb Naim Murseli tha se nuk e njihte Granit Plav\u00ebn, n\u00eb rr\u00ebfimin e radh\u00ebs ai tregoi p\u00ebr grupin hetues se kishte krijuar me koh\u00eb njohje me t\u00eb.<\/p>\n<p>Madje edhe se kishte qen\u00eb ai q\u00eb ia kishte bler\u00eb arm\u00ebn e krimit, por jo p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Liridon\u00ebn, duke ia dhuruar ai parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb arm\u00ebn. Po p\u00ebrse duhet nj\u00eb i panjohur t\u2019i blej\u00eb arm\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr panjohuri, t\u00eb cilin e takon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha edhe tja dhuroj\u00eb parat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn do blej\u00eb k\u00ebt\u00eb arm\u00eb?<br \/>\n \u201cDit\u00ebn para se t\u00eb ndodhte ngjarja, un\u00eb isha n\u00eb Gjakov\u00eb, p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb miat personale. Aty rast\u00ebsisht jam takuar me Granit Plav\u00ebn, ku Kushtrimi m\u00eb ka treguar se ku do t\u00eb takohemi. Takimi u krye n\u00eb Kramovik, te vendi i pun\u00ebs i Granitit, te nj\u00eb karburant. Nga aty ai m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb makin\u00ebn time \u2018Land Rover\u2019  me targa 07 669 CM ngjyr\u00eb e zez\u00eb.  Por gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr te restorant \u2018Liqeni i Dukagjinit\u2019 mua mu prish goma e automjetit dhe shkuam n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Dujak\u00ebs, ku has\u00ebm nj\u00eb servis dhe nj\u00eb mekanik t\u00eb fshatit, q\u00eb na ndihmoi t\u00eb rregullonim rrug\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Por \u00e7udit\u00ebrisht, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb servisi, n\u00eb prani t\u00eb Naim Murselit, sipas rr\u00ebfimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb mekaniku i k\u00ebtij servisi q\u00eb u \u00ebsht\u00eb vet\u00ebofruar t\u2019u shes\u00eb nj\u00eb arm\u00eb zjarri.Dhe kjo pa i njohur absolutisht, dy klient\u00ebt q\u00eb kishin shkuar aty p\u00ebr t\u00eb rregulluar gom\u00ebn e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMekaniku q\u00eb na ndihmoi p\u00ebr rregullimin e gom\u00ebs, e pyeti Granit Plav\u00ebn n\u00ebse ishte i interesuar p\u00ebr nj\u00eb arm\u00eb. Graniti i tha:\u2018Po, por vet\u00ebm dua ta shoh fillimisht\u2019. Duke qen\u00eb se i p\u00eblqeu por nuk kishte para me vete, m\u00eb k\u00ebrkoi mua 250 euro. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe mua m\u00eb merr n\u00eb telefon bashk\u00ebshortja dhe m\u00eb thot\u00eb se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Pra, Naim Murseli thot\u00eb n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij se Liridona q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ishte n\u00eb banes\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb saj, n\u00eb fshatin Rracaj t\u00eb Gjakov\u00ebs, nuk e kishte njoftuar q\u00eb po vinte n\u00eb Prishtin\u00eb dhe pasi blen\u00eb arm\u00ebn te mekaniku i fshatit, ai edhe Graniti, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, u drejtuan p\u00ebr n\u00eb fshatin Kralan. Aty ku Plava do t\u00eb merrte nj\u00eb vetur\u00eb. Ku m\u00eb tej t\u00eb dy kan\u00eb vazhduar rrug\u00ebn me dy makina t\u00eb ndryshme, duke ndjekur nj\u00ebri-tjetrin deri n\u00eb Prishtin\u00eb, deri pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPasi kemi arritur pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb sime, Graniti q\u00eb po m\u00eb ndiqte nga pas me makin\u00eb, kur kemi afruar automjetet, m\u00eb tha se \u2018tani e di se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u2019, thuhet n\u00eb d\u00ebshmi. Pra sipas Naim Murselit, ai e kishte nuhatur q\u00eb Granit Plava do kryente nj\u00eb vrasje, por nuk b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb ngjarje. Ashtu si\u00e7 doli edhe at\u00eb mbr\u00ebmje, ku Naimi thot\u00eb se q\u00eb n\u00eb momentin  e par\u00eb kur njeriu me mask\u00eb u zuri prit\u00eb, ai e dinte q\u00eb ky grabit\u00ebs ishte Granit Plava.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, Graniti doli i maskuar n\u00eb rrug\u00eb me arm\u00eb t\u00eb drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni p\u00ebr prezenc\u00ebn e tij un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam besuar n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se Graniti do t\u00eb marr\u00eb veprime p\u00ebr vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam \u00e7uar duart lart dhe i kam th\u00ebn\u00eb Liridon\u00ebs jepja t\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb t\u00eb k\u00ebrkon. N\u00eb nj\u00eb moment un\u00eb kam hapur der\u00ebn time, pastaj der\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve duke i th\u00ebn\u00eb edhe bashk\u00ebshortes t\u00eb largohet nga vetura. N\u00eb \u00e7astin q\u00eb jemi larguar disa metra, kam d\u00ebgjuar nj\u00eb krism\u00eb por pa e par\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse Naim Murseli e kuptoi q\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7aste se personi me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb q\u00eb fshihej pas mask\u00ebs, ishte Granit Plava, p\u00ebrse nuk u p\u00ebrpoq ta parandalonte k\u00ebt\u00eb ngjarje? Por vendosi t\u2019ia mbath\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt dhe ta l\u00ebr\u00eb Liridon\u00ebn n\u00eb makin\u00eb, aty ku edhe u q\u00ebllua me nj\u00eb plumb t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb qaf\u00eb nga Granit Plava. Por, ajo q\u00eb rr\u00ebzon t\u00eb gjitha shfaj\u00ebsimet e Naim Murselit, se ai nuk dinte asgj\u00eb mbi planin kriminal t\u00eb Granit Plav\u00ebs, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e Kushtrim Kokall\u00ebs.<\/p>\n<p>Kush\u00ebririt t\u00eb par\u00eb t\u00eb Naimit, edhe ky i arrestuar si nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij n\u00eb krim.  Kokalla, efektiv n\u00eb Forcat e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, i cili tha p\u00ebr grupin hetues se Naim Murseli ishte n\u00eb p\u00ebrgatitje prej gati nj\u00eb viti p\u00ebr vrasjen e bashk\u00ebshortes, ku i kishte k\u00ebrkuar atij vet\u00eb q\u00eb ta kryente k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, madje duke i ofruar edhe para n\u00eb k\u00ebmbim, por Kokalla thot\u00eb se nuk kishte pranuar.<\/p>\n<p>\u201cPrej gati nj\u00eb viti, Naimi m\u00eb ka lutur q\u00eb t\u00eb kryej vrasjen e bashk\u00ebshortes. Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb mos ta d\u00ebgjoj m\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Por ndryshe nga \u00e7far\u00eb pritej, Kushtrim Kokalla, \u00ebsht\u00eb shprehur se \u00ebsht\u00eb ai pika lidh\u00ebse e Naim Murselit me Granit Plav\u00ebn, por ka mohuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dor\u00eb n\u00eb vrasjen e bashk\u00ebshortes s\u00eb kush\u00ebririt. Vet\u00eb Granit Plava ka pohuar se Naim Murseli, i ka premtuar 30 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Liridon\u00ebn. Madje i kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorte nj\u00eb kallashnikov p\u00ebr t\u00eb mbaruar pun\u00eb, por q\u00eb nuk ishte pranuar nga Graniti. Por sipas Granit Plav\u00ebs, biseda p\u00ebr vrasjen e Liridon\u00ebs midis tij dhe Naim Murselit, nuk ka ndodhur dit\u00ebn kur u krye ekzekutimi, por nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb furnizimit me karburant n\u00eb Gremnik t\u00eb Klin\u00ebs, ku sipas tij n\u00eb tavolin\u00eb me ta ndodhej edhe Kushtrim Kokalla.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb bised\u00ebs, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb t\u00eb treve, Naimi m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do t\u2019i marr\u00ebsh 30 000 euro pasi ta vrasim k\u00ebt\u00eb grua. Gjat\u00eb k\u00ebsaj bisede u p\u00ebrmend edhe kallashnikovi, por un\u00eb nuk pranova. Pak para se t\u00eb largohem Naimi m\u00eb dha 400 euro, dhe Kushtrimi nj\u00eb shum\u00eb tjet\u00ebr dhe k\u00ebshtu u mor\u00ebm vesh q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kjo pun\u00eb. Po ashtu, Naimi na ka th\u00ebn\u00eb se \u2018do shkoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo pun\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb kryhet sa koh\u00eb ai \u00ebsht\u00eb atje\u2019, thot\u00eb ai. Dit\u00ebn e ngjarjes, Granit Plava, thot\u00eb se Naim Murseli e ka marr\u00eb n\u00eb telefon dhe i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb pun\u00ebn e nisur, pra vrasjen e Liridon\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDit\u00ebn e vrasjes, Naimi m\u00eb ka thirrur n\u00eb Whatsapp dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se sot duhet t\u00eb kryhet kjo pun\u00eb, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb ti e di se \u2018n\u00ebse ndodh di\u00e7ka, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb nxjerr\u2019, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Me interes p\u00ebr grupin hetues \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebshmia e Aurel Pajazitit, personi i cili i ka l\u00ebshuar me qira makin\u00ebn q\u00eb Granit Plava, p\u00ebrdori p\u00ebr t\u2019u dal\u00eb n\u00eb prit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar Liridona Ademaj, mbr\u00ebmjen e 29 N\u00ebntorit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb vetur\u00eb, \u2018Seat Exio\u2019, me targa 07 984 EK ia kemi l\u00ebshuar me qira personit Granit Plava, m\u00eb dat\u00eb 27 N\u00ebntor 2023 rreth or\u00ebs 18:00, i cili e ka mbajtur k\u00ebt\u00eb automjet deri m\u00eb dat\u00eb 29 N\u00ebntor 2023, n\u00eb or\u00ebn 14.00. Nj\u00eb or\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, rreth or\u00ebs 15.00, Granit Plava m\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb telefon dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se m\u00eb duhet s\u00ebrish makina p\u00ebr me shku me marr\u00eb dik\u00eb n\u00eb aeroport\u201d, thot\u00eb Pajaziti.<\/p>\n<p>Aurel Pajaziti tha se kur u kthye her\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb makin\u00ebn, Granit Plava nuk ishte vet\u00ebm,  Por me nj\u00eb person t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk e njohu. Por ajo q\u00eb ai mundi t\u00eb shquaj\u00eb \u00ebsht\u00eb se Graniti erdhi me nj\u00eb makin\u00eb \u2018Range Rover\u2019, t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Naim Murselit.<\/p>\n<p>\u201cPo, m\u00eb kujtohet. Granit Plava erdhi me nj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb tipit \u2018Range Rover\u2019, ngjyr\u00eb hiri t\u00eb cil\u00ebn ka qen\u00eb duke e drejtuar vet\u00eb Graniti. Nd\u00ebrsa bashk\u00eb me t\u00eb ishte edhe nj\u00eb person tjet\u00ebr q\u00eb nuk e kam njohur. Pasi Graniti e mori vetur\u00ebn \u2018Seat\u2019 personi tjet\u00ebr vazhdoi rrug\u00ebn me \u2018Range Rover\u2019\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Por historia q\u00eb Naim Murseli rreket t\u2019i jap\u00eb tjet\u00ebr drejtim dit\u00ebn e takimit me Granit Plav\u00ebn, dhe q\u00eb ka lidhje me or\u00ebt para krimit, ky i fundit e ka treguar ndryshe. Plava thot\u00eb se dit\u00ebn e krimit, n\u00eb or\u00ebn 12.00 ai \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me makin\u00eb nga Naim Murseli dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb xhiro me automjet n\u00eb liqenin e Radoniqit.<\/p>\n<p>\u201cDuke b\u00ebr\u00eb xhiro n\u00eb liqen, na u prish goma e makin\u00ebs dhe m\u00eb pas shkuam n\u00eb fshatin Novosel\u00eb e Ep\u00ebrme. Aty ku Naimi m\u00eb prezantoi me nj\u00eb arm\u00eb zjarri, t\u00eb cil\u00ebn sipas tij ia kishte dh\u00ebn\u00eb pronari i servisit. Un\u00eb nuk i kam par\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, nd\u00ebrsa Naimi ka qen\u00eb n\u00eb vetur\u00eb n\u00eb momentin e vrasjes\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Por n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, nj\u00eb episod roz\u00eb, duket se ka p\u00ebshtjelluar edhe nj\u00ebher\u00eb enigm\u00ebn e pazgjidhur t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje. Ajo e nj\u00eb lidhje t\u00eb pasqaruar sentimentale apo jo midis Naim Murselit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Kushtrim Kokall\u00ebs, mesazhe q\u00eb mesa duket kan\u00eb tronditur edhe raportin bashk\u00ebshortor midis Naimit dhe Liridon\u00ebs.<\/p>\n<p>Biseda q\u00eb jan\u00eb pranuar edhe nga Naim Murseli. \u201cN\u00eb shesh kan\u00eb dal\u00eb disa mesazhe, q\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb problem familjar. K\u00ebto sms i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb edhe Liridon\u00ebs, \u00e7ka e kan\u00eb r\u00ebnduar shum\u00eb lidhjen ton\u00eb martesore\u201d, thot\u00eb ai. Sipas Naim Murselit, ishin k\u00ebto biseda q\u00eb kishin sjell\u00eb edhe hakmarrjen e shpejt\u00eb t\u00eb Liridon\u00ebs, e cila ai thot\u00eb se e kishte tradhtuar gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Suedi.<\/p>\n<p>\u201cPas k\u00ebsaj ngjarje, kontrolli nga Liridona kundrejt meje u shtua ndjesh\u00ebm. Un\u00eb kam k\u00ebrkuar ndarjen, por ajo nuk ka pranuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb ajo u hakmorr duke m\u00eb tradhtuar me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb huaj atje. K\u00ebt\u00eb ngjarje un\u00eb e kam par\u00eb me syt\u00eb e mi mir\u00ebpo nuk ia kam shprehur n\u00eb asnj\u00eb moment. Sigurisht q\u00eb kjo m\u00eb ka r\u00ebnduar dhe ka ndikuar p\u00ebr keq n\u00eb raportin ton\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb problem bashk\u00ebshortor midis Liridon\u00ebs, Naimit dhe familjes Kokalla, e ka pranuar edhe Shaban Murseli. Sipas babait t\u00eb Naim Murselit, ky problem ka ndodhur nj\u00eb vit para se Liridona t\u00eb vritej.<\/p>\n<p>\u201cPara nj\u00eb viti, Naimi ka pasur nj\u00eb problem  me djalin e hall\u00ebs s\u00eb tij K. Kokalla. Jan\u00eb disa mesazhe q\u00eb Naimi ka shk\u00ebmbyer p\u00ebrmes telefonit me B., gruan e K.Kokall\u00ebs. Ajo q\u00eb di un\u00eb \u00ebsht\u00eb se lidhur mbi rastin nuk ka pasur di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb midis Naimit dhe B., p\u00ebrve\u00e7 disa shkrimeve dhe fotove jo intime\u201d, thot\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb sqaruar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme, thuhet se pal\u00ebt jan\u00eb takuar edhe me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por marr\u00ebdh\u00ebnia e m\u00ebtejme duket se ka qen\u00eb e ftoht\u00eb midis tyre.<\/p>\n<p>\u201cNaimi dhe Liridona jan\u00eb takuar me v\u00ebllain e Kushtrim Kokall\u00ebs dhe bashk\u00ebshorten e tij dhe un\u00eb di q\u00eb e kan\u00eb mbyllur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por pas k\u00ebtij momenti marr\u00ebdh\u00ebniet mes meje dhe Naimit jan\u00eb ftohur. Un\u00eb nuk kam ndonj\u00eb informacion se Naimi apo familja kemi paguar ndonj\u00eb hara\u00e7 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d, thot\u00eb babai. Vet\u00eb Kanon Kokalla, v\u00ebllai i Kushtrim Kokall\u00ebs, ka pohuar ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtyre mesazheve, por ai e ka cil\u00ebsuar si t\u00eb pavend  faktin q\u00eb Shaban Murseli i ka p\u00ebrmendur gjat\u00eb rr\u00ebfimit n\u00eb hetuesi dhe se kjo histori nuk ka aspak lidhje me vrasjen e Liridon\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo puna q\u00eb ka p\u00ebrmend Shaban Murseli nuk ka t\u00eb b\u00ebj fare me k\u00ebt\u00eb rast. Ai ve\u00e7se ka dashur t\u00eb m\u00eb p\u00ebrlyej mua, t\u00eb m\u00eb b\u00ebj turp\u00ebroj\u00eb. Kurrgj\u00eb s\u2019ka pasur k\u00ebtu. Disa sms q\u00eb ai Naim Murseli, i ka shkru: \u2018Qysh je? \u00c7ka je kah b\u00ebn? Ne k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e kemi l\u00ebn\u00eb q\u00ebmoti dhe e kemi mbyllur si \u00e7\u00ebshtje\u201d, thuhet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Kanon Kokalla ka mohuar po k\u00ebshtu edhe problemet e tij t\u00eb m\u00ebvonshme me Naim Murselin, duke th\u00ebn\u00eb se me t\u00eb nuk ka pasur shoq\u00ebri. \u201cNaim Murseli ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb i shoq\u00ebruar me v\u00ebllain tim, nd\u00ebrsa un\u00eb kam pas m\u00eb shum\u00eb afrimitet me v\u00ebllain e Naimit. Naimi ka qen\u00eb tip i ftoht\u00eb, por bujar. Nd\u00ebrsa v\u00ebllai Kushtrimi, nuk ka sjell\u00eb kurr\u00eb probleme n\u00eb sht\u00ebpi. Lidhur mbi Granit Plav\u00ebn un\u00eb at\u00eb e njoh q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, por nuk kam pas ndonj\u00eb raport miq\u00ebsor me t\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb interesante mund t\u2019ju them, q\u00eb s\u00eb fundi Graniti m\u00eb ka ftuar bashk\u00eb me nj\u00eb shokun tim, p\u00ebr dit\u00eblindjen e djalit, pasi i kemi t\u00eb nj\u00eb gjenerate. Ku kemi shkuar aty, kam par\u00eb q\u00eb Graniti kishte m\u00eb shum\u00eb t\u00eb holla se zakonisht. Por nuk e di se si ka mundur ai me pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebn, me i siguruar ato pare\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrse u vra Liridona Ademaj? A jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tradhtit\u00eb n\u00eb \u00e7ift, apo zbulimi i jet\u00ebs s\u00eb dyfisht\u00eb q\u00eb b\u00ebnte bashk\u00ebshorti i saj Naimi, ato q\u00eb \u00e7uan k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb porositjen e vrasjes s\u00eb bashk\u00ebshortes. Apo kjo histori do vazhdoj\u00eb t\u00eb rezervoj\u00eb surpriza n\u00eb hetimet e saj, p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund, nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrse u vra n\u00ebna e dy f\u00ebmij\u00ebve, q\u00eb po vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb pezull frym\u00ebn si n\u00eb Kosov\u00eb por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, me detajet e reja trondit\u00ebse q\u00eb zbulohen nga momenti n\u00eb moment.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se dy muaj nga vrasja trondit\u00ebse n\u00eb prit\u00eb e Liridona Ademaj, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve, krim i porositur nga bashk\u00ebshorti i saj Naim Murseli, duket se hetimet n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb mbetur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb pa kthim, gati t\u00eb vdekur. Askush nuk ka m\u00eb dyshim se vras\u00ebsi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":397430,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-401733","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401733","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=401733"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401733\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":401734,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401733\/revisions\/401734"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397430"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=401733"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=401733"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=401733"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}