{"id":401825,"date":"2024-02-16T11:29:37","date_gmt":"2024-02-16T10:29:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=401825"},"modified":"2024-02-16T11:29:37","modified_gmt":"2024-02-16T10:29:37","slug":"krijohet-federata-e-opozites-se-bashkuar-firmoset-sot-marreveshja-mes-partive-politike-ja-pikat-kryesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/krijohet-federata-e-opozites-se-bashkuar-firmoset-sot-marreveshja-mes-partive-politike-ja-pikat-kryesore\/","title":{"rendered":"Krijohet Federata e Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar\/ Firmoset sot marr\u00ebveshja mes partive politike: Ja pikat kryesore"},"content":{"rendered":"<p>Pas bashkimit t\u00eb dy grupimeve t\u00eb opozit\u00ebs, atij t\u00eb Rithemelimit dhe grupit t\u00eb Gazment Bardhit, sot pritet t\u00eb firmoset marr\u00ebveshja me partit\u00eb e tjera opozitare p\u00ebr krijimin e Federat\u00ebs s\u00eb Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar.<\/p>\n<p>Ne, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive opozitare:<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar me shqet\u00ebsim situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Ballkan, interesin ton\u00eb si shqiptar\u00eb dhe si vend an\u00ebtar i NATOs, dhe duke qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebr t`ju p\u00ebrgjigjur sfidave t\u00eb siguris\u00eb dhe nj\u00eb Shqip\u00ebrie Europiane, \u00ebsht\u00eb e nevojshme ruajtja dhe zhvillimi i nj\u00eb partneritet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me SHBA, BE dhe  vendet e NATOs;<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb situat\u00ebn shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike, ekonomike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb korruptuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, si dhe c\u00ebnimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb sistemit ton\u00eb kushtetues, pluralizmit politik t\u00eb nj\u00eb Republike Parlamentare, ku Qeveria kontrollon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antidemokratike t\u00eb gjitha pushtetet;<\/p>\n<p>Duke konstatuar me shum\u00eb shqet\u00ebsim braktisjen masive t\u00eb vendit nga shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe nga profesionist\u00eb, t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja, p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb shpres\u00ebs dhe rr\u00ebshkitjes s\u00eb vendit drejt nj\u00eb qeverisje autoritare, t\u00eb bazuar n\u00eb korrupsionin, krimin dhe drog\u00ebn, persekutime, arrestime dhe burgosje politike t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb partive opozitare;<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar si jetike pjesmarrjen e diaspor\u00ebs n\u00eb votime dhe angazhimin e tyre politik dhe qeveris\u00ebs;<\/p>\n<p>Duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij n\u00eb apendiks t\u00eb qeveris\u00eb, mohimin e t\u00eb drejtave kushtetutese t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Parlament, mosrespektimin e lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve dhe shkeljet flagrante t\u00eb tyre nga qeveria, apo munges\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb shtetit p\u00ebr interesa politike, p\u00ebrdorimin e grupeve kriminale p\u00ebr blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr rikthimin e pluralizmit dhe demokracis\u00eb funksionale, krijimit t\u00eb shpres\u00ebs dhe besimit tek qytetar\u00ebt, dhe nevoj\u00ebn q\u00eb opozita t\u00eb ngrihet n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e saj, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuar interesat e shqiptar\u00ebve, p\u00ebrmes nj\u00eb politike q\u00eb tejkalon debatin rreth lider\u00ebve politik\u00eb, por q\u00eb bashkohet rreth ideve me interes komb\u00ebtar, mund\u00ebsimin e Integrimit Europian dhe nj\u00eb demokraci Institucionale;<\/p>\n<p>Deklarojm\u00eb sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Institucionalizimin e Federat\u00ebs s\u00eb Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar, sipas parimit \u201cEdhe pse t\u00eb ndrysh\u00ebm, kemi nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie Europiane\u201d, ku p\u00ebrfshihen t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt politik\u00eb parlamentar\u00eb dhe relevant opozitar, t\u00eb cil\u00ebt marr\u00ebdh\u00ebnien dhe bashk\u00ebpunimin opozitar, e cmojn\u00eb si detyrim dhe jo marr\u00ebveshje q\u00eb fuqizojn\u00eb qeverin\u00eb dhe antikushtetutshm\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nRikonfirmojm\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me regjimin e korruptuar dhe t\u00eb kriminalizuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij ka shnd\u00ebrruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin e pamund\u00ebsive p\u00ebr shqiptar\u00ebt e ndersh\u00ebm dhe po detyron rinin\u00eb t\u00eb braktis\u00eb vendin p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsive ekonomike.<\/p>\n<p>Shpallim:<br \/>\ni) \u201cgarantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme\u201d, p\u00ebrmes realizimit t\u00eb nj\u00eb Reform\u00eb Zgjedhore kuptimplot\u00eb dhe p\u00ebr adresimin e t\u00eb gjitha rekomandimeve t\u00eb ODIHR-it, q\u00eb siguron nj\u00eb kuad\u00ebr zgjedhor gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, si dhe<br \/>\nii) \u201cnevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb koordinuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr rikthimin e pluralizimit dhe demokracis\u00eb funksionale\u201d,<\/p>\n<p>si dy prioritete kryesore t\u00eb axhend\u00ebs politike t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas bashkimit t\u00eb dy grupimeve t\u00eb opozit\u00ebs, atij t\u00eb Rithemelimit dhe grupit t\u00eb Gazment Bardhit, sot pritet t\u00eb firmoset marr\u00ebveshja me partit\u00eb e tjera opozitare p\u00ebr krijimin e Federat\u00ebs s\u00eb Opozit\u00ebs s\u00eb Bashkuar. Ne, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive opozitare: Duke vler\u00ebsuar me shqet\u00ebsim situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Ballkan, interesin ton\u00eb si shqiptar\u00eb dhe si vend an\u00ebtar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":401826,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-401825","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401825","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=401825"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401825\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":401828,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401825\/revisions\/401828"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/401826"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=401825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=401825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=401825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}