{"id":401831,"date":"2024-02-16T11:36:11","date_gmt":"2024-02-16T10:36:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=401831"},"modified":"2024-02-16T11:36:11","modified_gmt":"2024-02-16T10:36:11","slug":"nga-rikthimi-ne-seli-tek-vizita-e-bliniken-gjekmarkaj-asgje-seshte-si-me-pare-babua-enderron-qe-te-gjithe-nje-dite-te-flasin-si","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-rikthimi-ne-seli-tek-vizita-e-bliniken-gjekmarkaj-asgje-seshte-si-me-pare-babua-enderron-qe-te-gjithe-nje-dite-te-flasin-si\/","title":{"rendered":"Nga rikthimi n\u00eb seli tek vizita e Bliniken, Gjekmarkaj: Asgj\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb si m\u00eb par\u00eb! Babua \u00ebnd\u00ebrron q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb flasin si\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj<\/p>\n<p>Kronik\u00eb e rikthimit n\u00eb seli dhe  pik\u00ebllimit q\u00eb m\u00eb shkaktoi Mamica.<\/p>\n<p>1) Hapi i dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka dje p\u00ebr mua nisi nga fillimi.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nuk ishte si m\u00eb par\u00eb. Magjia e iluzioneve u k\u00ebput si ushkur i vjet\u00ebrsuar brenavek\u00ebsh. Cullak mbr\u00ebm\u00eb p\u00ebrball\u00eb realitetit. Guri i zi i Sizifit u rrokullis prap\u00eb mbi mua.<\/p>\n<p>Pas asaj simbolikes, shkuam n\u00eb mbledhje  avash avash drejt selis\u00eb. Lajmi se vet\u00eb zonja Garo do na priste me kafe e kumel b\u00ebri t\u00eb veten. Jermi  i konfliktit t\u00eb gjat\u00eb duhej lyer me pak \u00ebmb\u00eblsi.<\/p>\n<p>Nuk qe ashtu. Nj\u00eb persherim\u00eb e idhet si bryma u p\u00ebrhap aty k\u00ebtu n\u00eb shenj\u00eb proteste.<\/p>\n<p>Na u premtua q\u00eb pas betej\u00ebs do shfaqej p\u00ebr saluto.<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe Lideri n\u00eb perspektiv\u00eb Gazi shkuam si Luku me Tukun t\u00eb menduar. Pas nesh Sajme Korreshi e Lefko Geshtenja si Coli e Loli plot hare.<\/p>\n<p>Ankthi i paemer mori fund kur mb\u00ebrriti Kryzevendes Lideri Muli mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb tis enigme e misteri si\u00e7 ja lyp koha.<\/p>\n<p>Na ngjatetoi nj\u00eb nga nj\u00eb dhe m\u00eb pas na frym\u00ebzoi per q\u00ebndres\u00eb. Mondi r\u00ebnkoi nga k\u00ebnaq\u00ebsia. Xhela u shkrydh nga befasia. Dhurata \u00c7upi bashk\u00eb me syzet ka kat\u00ebr sy dhe sheh kudo qime n\u00eb p\u00ebrpeq.<\/p>\n<p>Oerdi  \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pak m\u00eb ezmer se zakonisht kohet e fundit. Albana pothuaj m\u00eb e dashur aq sa m\u00eb propozoi si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb rebelimit t\u00eb djesh\u00ebm.<\/p>\n<p>E gatshme  q\u00eb n\u00ebn  urdhrat e mia t\u00eb shkonim drejt sublimes e esfelit. M\u00eb mall\u00ebngjeu. Tanim\u00eb me ka xhan. \u00c7\u2019 do mendoj\u00eb Jorushi?!<\/p>\n<p>Pafaj\u00ebsia e saj me \u00e7\u2019armatosi dhe ju gjegja si i z\u00ebn\u00eb n\u00eb faj \u201cpo un\u00eb moj bekime nuk di t\u00eb jap urdhra e as t\u00eb marr\u201d. Mang\u00ebsit\u00eb me stolisin.<\/p>\n<p>Do zhg\u00ebnjehet shum\u00eb partia prej meje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim , u vrenjta.<\/p>\n<p>Nuk ishte as Salianji ai q\u00eb \u00e7do t\u00eb mire i gjen nj\u00eb t\u00eb keqe e \u00e7do t\u00eb keqeje nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Virani kushedi ku nomatis pro\u00e7ka!<\/p>\n<p>U armatosem me besimin n\u00eb fitore e arm\u00eb t\u00eb tjera. Vrapuam<\/p>\n<p>drejt luft\u00ebs. Tritani mbante nj\u00eb obi\u00e7e ne krah. Ludoviku i tha te gjejm\u00eb nj\u00eb mushk\u00eb po nuk<\/p>\n<p>pranoi se nga p\u00ebrvoja e di q\u00eb ajo q\u00eb duket ka vler\u00eb n\u00eb politike.<\/p>\n<p>2) Interpelanca Mu\u00e7o -Arbi -Mamica ! Blinken si intermexo.<\/p>\n<p>Hym\u00eb n\u00eb sall\u00eb. Grat\u00eb u b\u00ebn\u00eb krenaria jon\u00eb. Na zbardhen faqen. Ina me nj\u00eb dor\u00eb filmonte me tjetren mbante nj\u00eb pankart\u00eb. Kund\u00ebr regjimit me goj\u00eb bu\u00e7iste.<\/p>\n<p>Njeriu orkest\u00ebr do ja kishte zili.<\/p>\n<p>Mamica krejt nektarin e nurin e Qeveris\u00eb mbi supe si velenxe mbante. E zymt\u00eb sikur kishte fjetur brenda nj\u00eb \u00ebndrre me djaj, izmin e Babos mori p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb interpelanc\u00eb me Mu\u00e7on.<\/p>\n<p>N\u00eb oborr  Mu\u00e7o zymbyli e quajti Blinkenin koleg duke harruar kolegun Lavrov q\u00eb e sponsorizoi n\u00eb dit\u00eb t\u00eb keqe (do shenonte qoft\u00eblargu Salianj).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa erdhen bilbilat n\u00eb l\u00ebm\u00eb n\u00ebn z\u00eb flitej se Blinken sapo Babo po i ziente kafen e qeramit i qenk\u00ebsh hak\u00ebrryer, si na e b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Babua ishte hutuar. \u00c7\u2019kam b\u00ebr\u00eb Padishah ? Sekretar i vendit t\u00eb madh ankuar ishte .<\/p>\n<p>Arber Agallia prej tre muajsh nuk po e mbron m\u00eb Amerik\u00ebn e as vet\u00eb at\u00eb  nga rreziqet qe po i kanosen . Ai udh\u00ebn ka marr\u00eb per ta darovitur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb i trazuar.<\/p>\n<p>Babo e qet\u00ebsoi duke i rr\u00ebfyer angazhimin me porosi t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb interpelanc\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sojliut Mu\u00e7o . Por do ju mbroj\u00eb se shpejti.<\/p>\n<p>Bana, Arberin e gjor\u00eb e d\u00ebboi nga foltorja duke i th\u00ebn\u00eb \u201cdo t\u00eb kopanis po u afrove \u201c. Elda Hoti  si tarzan u hodh  dhe kart\u00ebn i mori me skermitje -\u201cfole?!\u2026.ta nduka mjekren zullap\u201d. Pikerisht ajo Elda me pamje engjellore ta shtryll gjakun nga vetulla qerratesha.<\/p>\n<p>3) Ndezullia e Tezes dhe retrospektive mbi asamblen\u00eb<\/p>\n<p>Tezja ishte veshur si Zelenski. Si nj\u00eb sorkalle e pa ngarkuar  motesh vraponte e shpenguar. Fjalimin n\u00eb Asamble e kishte lexuar me delegim. Lajtmotivin \u201cnga fitorja n\u00eb fitorje\u201d per\u00e7oi. Dje, Beles e cila partin\u00eb e ndjen n\u00eb deje,  i \u00e7oi nj\u00eb kafe t\u00eb pjekur n\u00eb zjarr jugu n\u00ebn shikimin e vagelluar t\u00eb Ogit e cila buz\u00ebqesh gjithnj\u00eb e m\u00eb pak p\u00ebr fatin e njeriut. Filxhanin e mori sapo rrufitja u krye. Do zihet me Nikoqirin kush e terezit m\u00eb safi, se Ulsiu nuk m\u00ebrzitet mjaft q\u00eb kafja t\u00eb bjer\u00eb rehat n\u00eb mide.<\/p>\n<p>Toni me qortoi p\u00ebr cinizmin tim ndaj Hyut. Nuk e kuptova cilit prej Zotave i referohej se mua  me  psalmet e Babos me z\u00eb i ngrati gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Kosta i Gramozit dhe Lindites  duke kafshuar gishtat nynykaste per mua \u201cqerratai i menduar\/n\u00eb Tabir nuk ka qet\u00ebsi\/me  Fred Xhaferr\u00eb krah per krah\/silloisur si ai\/\u201d<\/p>\n<p>Ismet Beqiri dhe Bujari i Lushnj\u00ebs shikonin nj\u00ebri tjetrin me xhelozi profesionale rapsodesh.<\/p>\n<p>Atyre u ishte besuar t\u00eb shkruanin himnin e asambles\u00eb. Njeri do fitoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ismeti ishte p\u00ebrqendruar tek dy shkuarjet n\u00eb banjo t\u00eb shokut Gramoz ndersa  Bujari tek q\u00ebndresa pa l\u00ebvizur gjasht\u00eb or\u00eb e Namikut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr at\u00eb pes\u00eb minuteshe t\u00eb  Babos n\u00eb yzyrhane   u caktua nj\u00eb grup pune me Bafton, Damon dhe Bra\u00e7en p\u00ebr t\u00eb kuptuar kush jan\u00eb liberalet e konservatoret kush.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb munges\u00ebs s\u00eb tij r\u00ebndi dhe qet\u00ebsia i qen\u00eb besuar Klosit te cilin salla e respektoi me muhabet.<\/p>\n<p>Fjalimin  e Dilos ministrja e re  e qoshes q\u00eb \u00ebnde si dihet emri  po e konspektonte si shtys\u00eb p\u00ebr sukses.<\/p>\n<p>Babua \u00ebnd\u00ebrron q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb flasin si njeriu i mir\u00eb Dilo, me at\u00eb g\u00ebzim, besim e dliresi. Gonxhe ka filluar ta b\u00ebj\u00eb. \u00c7u\u00e7i po studion fort. Shalsi besohet se e arrin.<\/p>\n<p>Laerti \u00ebnde se ka kapur at\u00eb persosje. Ben Pllumi po ec\u00ebn mire. Etilda ju korigjon gabimet. Ajo \u00ebsht\u00eb pasqyra ku shihen. Bora me hodhi nj\u00eb shikim t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>4) Enigma e Jorushit , pritja per zonj\u00ebn Garo dhe kthimi i luft\u00ebtar\u00ebve n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dermanit.<\/p>\n<p>Jorushi i Tabakeve nuk dihet ku ishte a p\u00ebr t\u00eb na l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm apo per t\u00eb manifestuar vetmin\u00eb e saj noprane kush e di?!<\/p>\n<p>Ajo diku larg mendon mos e do \u00e7ojm\u00eb si Ifgjinin\u00eb n\u00eb Aulid\u00eb.<\/p>\n<p>Tek mbaja mbi supe Luan Ba\u00e7in t\u00eb plagosur nga hasmi u kthyem n\u00eb oborr t\u00eb selis\u00eb.<\/p>\n<p>Drobitur nga plaget e keputur  nga lodhja u shtrim\u00eb n\u00ebn lisa e qeparisa.<\/p>\n<p>Zonja Garo zbriti si nga qielli,  vuri melhem aty ketu. Helidon Bushatit i duhej nj\u00eb kusi plot. Bledion Nallbati lypte  ve\u00e7 nj\u00eb buzqeshje se barnat duhen kursyer,vikati mos u b\u00ebni qaraman\u00eb. Tek qemtoja mon\u00eb e shkuar atij  trazimi zonja Kalaja kaloi pran\u00eb e na tha \u201cah \u00e7amarrok\u00eb \u00e7amarrok\u00eb mjaft hodhet vickla, jo keshtu jo ashtu-gjepura, gjepura, por n\u00eb vathen e Doktorit erdhet por ja b\u00ebt\u00eb zemren mal ama\u201d.<\/p>\n<p>Lideri ne perspektive   Gazi duartrokiti e tha \u201d e verteta na b\u00ebn t\u00eb lir\u00eb, ne ishim rober t\u00eb paqart\u00ebsis\u00eb, mendojm\u00eb njesoj\u201d. Zonja Kalaja i tha t\u00eb kam falur, hallall dhe e p\u00ebrqafoi si evlat.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb zhgun t\u00eb erret , lidhur me konop, si t\u00eb Marin Barletit silueta e Alfred Leles tek shkruante \u201cPd e rrethueme\u201d na mbante n\u00eb mbikqyrje.<\/p>\n<p>Tek kronika mbyllet ndan\u00eb mejhanes ku jam ulur me nj\u00eb celular n\u00eb dor\u00eb po kalon Mimi di Puccini se jetojm\u00eb t\u00eb dy n\u00eb nj\u00eb lagje por shihemi rrall\u00eb o sa rrall\u00eb edhe pse pikat mbi qelq vin\u00eb verdall\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo i jep leje dit\u00ebs t\u00eb behet nat\u00eb dhe kesaj t\u00eb fundit t\u00eb sheroj\u00eb plaget e dites, t\u00eb pikellimeve e melankolive q\u00eb shkaktoi mos mbajtja e interpelances me Mamicen. Na kishte marr\u00eb ai zuzar mall q\u00eb ti ndjenim z\u00ebn\u00eb at\u00eb sokellim\u00eb q\u00eb b\u00ebn terbiet t\u00eb madh e t\u00eb vogel.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Kronik\u00eb e rikthimit n\u00eb seli dhe pik\u00ebllimit q\u00eb m\u00eb shkaktoi Mamica. 1) Hapi i dyt\u00eb. Gjith\u00e7ka dje p\u00ebr mua nisi nga fillimi. Asgj\u00eb nuk ishte si m\u00eb par\u00eb. Magjia e iluzioneve u k\u00ebput si ushkur i vjet\u00ebrsuar brenavek\u00ebsh. Cullak mbr\u00ebm\u00eb p\u00ebrball\u00eb realitetit. Guri i zi i Sizifit u rrokullis prap\u00eb mbi mua. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-401831","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=401831"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401831\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":401832,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/401831\/revisions\/401832"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=401831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=401831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=401831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}