{"id":402438,"date":"2024-02-24T14:10:27","date_gmt":"2024-02-24T13:10:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=402438"},"modified":"2024-02-24T14:10:27","modified_gmt":"2024-02-24T13:10:27","slug":"beri-9-muaj-burg-spiunia-ruse-flet-per-arrestimin-dhe-jeten-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/beri-9-muaj-burg-spiunia-ruse-flet-per-arrestimin-dhe-jeten-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"B\u00ebri 9 muaj burg, \u201cspiunia\u201d ruse flet p\u00ebr arrestimin dhe jet\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Rusja Svetlana Timofeeva b\u00ebri 9 muaj burg p\u00ebr spiunazh n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo akuzohet p\u00ebr qasje dhe veprime q\u00eb bien ndesh me pun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb si vend i NATI-s. Por cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e saj? Eljan Tanini bisedoi me t\u00eb n\u00eb Report TV.<\/p>\n<p>Tanini: -Sa koh\u00eb keni q\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Svetlana: -Kam dal\u00eb nga burgu prej 8 muajsh, kam rreth nj\u00eb vit e gjysm\u00eb q\u00eb jetoj k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Tanini: P\u00ebrse rat\u00eb n\u00eb burg? P\u00ebr cil\u00ebn arsye, ku e keni vuajtur ju d\u00ebnimin? Ku e vuajt\u00ebt d\u00ebnimin tuaj 9 mujor?<\/p>\n<p>Svetlana: -N\u00eb 20 gusht t\u00eb vitit 2022 jam akuzuar p\u00ebr spiunazh!<\/p>\n<p>Tanini: -\u00c7far\u00eb thon\u00eb letrat m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ju, d\u00ebnimi?<\/p>\n<p>Svetlana: -Un\u00eb kam p\u00ebrshtypjen se k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kan\u00eb krijuar gazetar\u00ebt. N\u00eb Gramsh e gjuajt\u00ebn shokun tim, ata q\u00eb e godit\u00ebn at\u00eb thirr\u00ebn policin\u00eb, dhe treguan t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb territorin e nj\u00eb fabrike ushtarake shqiptare.<\/p>\n<p>Tanini: -Si e gjet\u00ebt ju k\u00ebt\u00eb vend ushtarak n\u00eb Shqip\u00ebri, nga e mor\u00ebt k\u00ebt\u00eb informacion?<\/p>\n<p>Svetlana: -K\u00ebt\u00eb baz\u00eb nuk e gjeta un\u00eb por shoku im, ai q\u00eb hodhi \u201cpiper\u201d p\u00ebr ushtar\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ushtarake q\u00eb gjendet kollaj edhe n\u00eb Google.<\/p>\n<p>Tanini: -A \u00ebsht\u00eb ky pasioni juaj p\u00ebr t\u00eb gjetur vende t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Svetlana: -Po, ne jemi t\u00eb interesuar p\u00ebr historin\u00eb e shekullit t\u00eb 20. Kan\u00eb ngelur ende k\u00ebto artefakte t\u00eb braktisura. Un\u00eb munda tani p\u00ebrmes fotove t\u00eb mia q\u00eb ti ruaj k\u00ebto nd\u00ebrtesa n\u00eb foto.<\/p>\n<p>Tanini: -Nga hyt\u00eb, si hyt\u00eb ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb ushtarake?<\/p>\n<p>Svetlana: -Edhe nj\u00eb her\u00eb dua ta them se nuk jam ndeshur me asnj\u00eb ushtar m\u00eb par\u00eb. Nuk ka ndodhur asnj\u00eb p\u00ebrplasje.<\/p>\n<p>Tanini: -Pra nuk kishte asnj\u00eb ushtar atje?<\/p>\n<p>Svetlana: -Ne vajt\u00ebm atje me makin\u00eb, pam\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb braktisura e t\u00eb shkat\u00ebrruara. U fut\u00ebm n\u00eb nj\u00eb prej tyre p\u00ebrmes nj\u00eb vrime. Kishte shum\u00eb pem\u00eb e shkurre. Ne nuk dol\u00ebm bashk\u00eb nga atje. Pash\u00eb q\u00eb Fjodor ishte larguar, u bashkuam n\u00eb rrug\u00ebn kryesore. Un\u00eb nuk kisha kart\u00eb telefoni, vajta n\u00eb fshat q\u00eb t\u00eb lidhesha me djemt\u00eb.<\/p>\n<p>Svetlana: -Kur u larguam me Fjodor me makin\u00eb, atje n\u00eb C\u00ebrrik ai tha se e kishin ndaluar polic\u00ebt. Erdhi policia nga Tirana dhe Elbasani, ishte policia antiterror. E kuptuam q\u00eb ishim futur n\u00eb telashe. Na kan\u00eb ndaluar n\u00eb dat\u00ebn 20, pyetjet na i b\u00ebn\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 21 kur filluan t\u00eb gjitha letrat, procedurat.<\/p>\n<p>Tanini: -Si ishin njer\u00ebzit q\u00eb ju hetuan, e kuptuan q\u00eb jeni blogere apo ata ishin idiot\u00eb q\u00eb nuk donin t\u00eb kuptonin asgj\u00eb?<\/p>\n<p>Svetalana: -Hetuesit na kan\u00eb pyetur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebr mua ishin 5-6 burra agresiv\u00eb.<\/p>\n<p>Svetlana: -Ata than\u00eb se ishte g\u00ebnjesht\u00ebr. Un\u00eb nuk kisha nj\u00eb p\u00ebrkthyes dhe nuk m\u00eb jan\u00eb sqaruar t\u00eb drejtat e mia. Familja ime n\u00eb Rusi ka marr\u00eb djeni vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet lajmeve.<\/p>\n<p>Tanini: -Pse, edhe atje u b\u00eb e njohur kjo histori?<\/p>\n<p>Stvetlana: Po, lajmi ishte se spiun\u00ebt rus\u00eb kan\u00eb goditur nd\u00ebrtesat ushtarake. Sh\u00ebrbimet ruse kan\u00eb hapur edhe nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ata than\u00eb se ajo nuk \u00ebsht\u00eb spiune por futet atje ku nuk duhet t\u00eb hyj\u00eb.<\/p>\n<p>Tanini: -N\u00ebse ju kthejn\u00eb n\u00eb Rusi, do t\u00eb kishit  penalitete atje? Do ju  mbajn\u00eb n\u00eb burg?<\/p>\n<p>Svetlana: -Un\u00eb nuk do t\u00eb shkoj n\u00eb Rusi, atje do t\u00eb m\u00eb arrestojn\u00eb. Do t\u00eb futem p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb burg atje. Nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb kthehem m\u00eb n\u00eb Rusi.  <\/p>\n<p>Tanini: -Kur ju rrethuan polic\u00ebt, e pat\u00eb si di\u00e7ka q\u00eb po ndodh p\u00ebr qejf apo that\u00eb q\u00eb tani u fut\u00ebt n\u00eb telashe?<\/p>\n<p>Svetlana: -E mendova n\u00eb \u00e7ast se tani po futemi realisht n\u00eb telashe!<\/p>\n<p>Tanini: -Mos vall\u00eb kjo histori ka lidhje me para q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb repart ushtarak?<\/p>\n<p>Svetlana: -P\u00ebrpara se Mikail t\u00eb merrej n\u00eb pyetje, ose e kan\u00eb detyryar ose i kan\u00eb gjuajtur-goditur, ka firmosur nj\u00eb dokument pa p\u00ebrkthyes q\u00eb ishte n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. K\u00ebto jan\u00eb dokumenta baz\u00eb p\u00ebr n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Tanini: A shikoni t\u00eb nj\u00ebjtin stil jete si n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Rusi edhe p\u00ebr nga llojet e pasojave t\u00eb komunizmit? T\u00eb nj\u00ebjtin budallall\u00ebk mendor?<\/p>\n<p>Svetlana: N\u00eb Rusi, epoka socialiste ka mbaruar, ka njer\u00ebz q\u00eb nuk mendojn\u00eb k\u00ebshtu. N\u00eb Shqip\u00ebri ka njer\u00ebz q\u00eb duan t\u00eb ecin p\u00ebrpara. Tani n\u00eb Europ\u00eb rus\u00ebt po p\u00ebrballen me probleme, t\u00eb shohin me m\u00ebdyshje. Policia ndaloi nj\u00eb grup tjet\u00ebr turist\u00ebsh nga \u00c7ekia, por nuk i mbajti askush tre dit\u00eb n\u00eb paraburgim. Ama, \u00ebsht\u00eb hapur thjesht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb penale. P\u00ebr ne kjo gj\u00eb s\u2019ka mbaruar, jemi pa dokumenta, nuk mund t\u00eb punojm\u00eb, nuk mund t\u00eb hapim nj\u00eb llogari bankare dhe nuk ka nj\u00eb limit ose kufi sesa do t\u00eb zgjase kjo gj\u00eb.<\/p>\n<p>Tanini: -Zonja \u201cSpiune Ruse\u2019\u2019, me \u00e7far\u00eb jetoni ju n\u00eb Shqip\u00ebri? Ku po mbijetoni tani? Si fillim, ku e vuajt\u00ebt d\u00ebnimin?<\/p>\n<p>Svetlana: -Miqt\u00eb e mi i lan\u00eb p\u00ebr 9 muaj n\u00eb burgun 313, nd\u00ebrsa mua m\u00eb \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb burg spital, nuk flisja dot me t\u00eb tjer\u00ebt, dhe prind\u00ebrve t\u00eb mi i kam b\u00ebr\u00eb telefon pas dy muajve. 3 muajt e par\u00eb qendrova n\u00eb spitalin e burgut. Avokati b\u00ebri k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb sqaruar veprimet, e pastaj m\u00eb d\u00ebrguan te burgu i grave te Ali Demi, pastaj ndenja ve\u00e7 po atje. Gati gjysm\u00eb viti kam qendruar e izoluar.<\/p>\n<p>Tanini: -Te Burgu i grave te Ali Demi nuk \u00e7mendesh kollaj se ka edhe zonja t\u00eb tjera, po te Burgu i Spitalit nuk luajte nga mendja?<\/p>\n<p>Svetlana: -Shpresoj q\u00eb jo! Atje flisja vet\u00ebm me policen grua. N\u00eb spital nuk kishte as bibliotek\u00eb. Drejtori i spitalit t\u00eb burgut m\u00eb gjeti dy libra n\u00eb anglisht. As avokatin tim nuk merrja dot n\u00eb telefon, nuk ma dhan\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. As n\u00eb momentin e ndalimit dhe arrestimit nuk m\u00eb jan\u00eb lexuar t\u00eb drejtat e mia. Pas 2 muajsh n\u00eb spitalin e burgut erdh\u00ebn p\u00ebrfaq\u00ebsues nga organizata q\u00eb mbron t\u00eb drejtat e njeriut dhe nga Avokati i Popullit. Atje shkruhej se institucioni q\u00eb m\u00eb mbante duhet t\u00eb m\u00eb siguronte komunkimin me avokatin. Deri m\u00eb sot askush nuk m\u00eb tha se p\u00ebrse po mbahesha n\u00eb Spitalin e Burgut.<\/p>\n<p>Tanini: -Si i siguroni t\u00eb ardhurat n\u00eb Shqip\u00ebri? Ku banoni? Si \u00ebsht\u00eb jetesa juaj k\u00ebtu? Ju nuk e keni as edhe nj\u00eb leje q\u00ebndrimi k\u00ebtu<\/p>\n<p>Svetlana: -Pasi dol\u00ebm nga burgu mor\u00ebm nj\u00eb apartament me qera n\u00eb Tiran\u00eb. Dik\u00eb e ndihmon familja mua jo. Jetojm\u00eb edhe nga t\u00eb ardhurat tona t\u00eb dikurshme. Nuk mundemi ndryshe, vet\u00ebm p\u00ebrmes avokatit ose miqve q\u00eb t\u00eb marrim ndonj\u00eb para nga miqt\u00eb.<\/p>\n<p>Tanini: -I keni r\u00ebn\u00eb pishman k\u00ebsaj historie? A jeni penduar?<\/p>\n<p>Svetlana: -Mua nuk m\u00eb vjen keq q\u00eb kam ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri por mendoj vet\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn e humbur. Jam e detyryar t\u00eb jetoj k\u00ebtu. S\u2019m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ende asnj\u00eb dokument. Edhe p\u00ebr strehim politilk nuk m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dokument, kam vet\u00ebm nj\u00eb let\u00ebr nga prokurori. Une po pres vendimin e gjykat\u00ebs, policia ka gabuar. K\u00ebt\u00eb e ka pranuar edhe vet\u00eb Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes, ka gati 30 vite q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb nuk ka asnj\u00eb aktivitet, nuk kemi b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb krim. N\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri ti nuk e v\u00ebrteton dot faktin e aktivitetit q\u00eb ke kryer ose jo, si n\u00eb rastin tim ti b\u00ebn 9 muaj burg.<\/p>\n<p>Tanini: -Si ishte baza ushtarake nga brenda, \u00e7far\u00eb pat\u00eb atje kur hyt\u00eb?<\/p>\n<p>Svetlana: -Ka gati 15 nd\u00ebrtesa t\u00eb shkat\u00ebrruara, brenda ka tanke, ka bim\u00eb kacavjerr\u00ebse. \u00cbsht\u00eb fabrik\u00eb e braktisur, ajo ruhet q\u00eb mos t\u00eb shkat\u00ebrrohet fare.<\/p>\n<p>Tanini: -A ka municione t\u00eb vjetra atje?<\/p>\n<p>Svetlana: -Ka ndonj\u00eb pjes\u00eb granate, pjes\u00eb arme prej druri, e t\u00eb gjitha k\u00ebto mbetje i gjeje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb minimale. Ishte bukur p\u00ebr ta kthyer n\u00eb muze. Niveli i ruajtjes s\u00eb k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr ta kthyer edhe n\u00eb pik\u00eb turistike.<\/p>\n<p>Tanini: -Shqip\u00ebria ka shum\u00eb vende t\u00eb tilla, jan\u00eb shum\u00eb interesante ato vende q\u00eb i p\u00ebrkasin arkeologjis\u00eb ushtarake shqiptare. \u00c7far\u00eb thon\u00eb prind\u00ebrit tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngajrje q\u00eb ju ka ndodhur?<\/p>\n<p>Svetlana: -Prind\u00ebrit e mi nuk kan\u00eb nj\u00eb mendim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u00c7far\u00eb tregojn\u00eb n\u00eb lajme ata e besojn\u00eb, n\u00ebse ka dal\u00eb n\u00eb lajme q\u00eb un\u00eb jam spiune nd\u00ebrkomb\u00ebtare ata e besojn\u00eb. Ata nuk e kuptojn\u00eb ose nuk duan ta kuptojn\u00eb dhe besojn\u00eb, n\u00ebse un\u00eb do t\u00eb kthehem n\u00eb Rusi do t\u00eb m\u00eb arrestojn\u00eb. Ndoshta ata mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb burg n\u00eb atdheun t\u00ebnd se jasht\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tanini: -A ka sot Rusia nj\u00eb shumic\u00eb popullsie komuniste?<\/p>\n<p>Svetlana: -Popullata ruse nuk e quan veten komuniste, por patriote.<\/p>\n<p>Tanini: -Po Ambasada Ruse n\u00eb Tiran\u00eb, \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb, \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ju?<\/p>\n<p>Svetlana: -Askush nga Ambasada Ruse nuk m\u00eb ka ndihmuar edhe kur babai im b\u00ebri k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mua se p\u00ebrse nuk e ndihmojn\u00eb vajz\u00ebn e tij. Ambasada Ruse ka th\u00ebn\u00eb se un\u00eb e kam refuzuar ndihm\u00ebn e tyre, sepse ata n\u00eb fakt nuk m\u00eb kan\u00eb ofruar asnj\u00eb lloji ndihme, nga ana e tyre nuk kam d\u00ebgjuar dhe marr\u00eb asgj\u00eb. Nga Rusia un\u00eb kam marr\u00eb vet\u00ebm k\u00ebrkes\u00ebn e eksradimit.<\/p>\n<p>Tanini: Ju keni motra dhe vellez\u00ebr?<\/p>\n<p>Svetlana: -Kam dy v\u00ebllez\u00ebr m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se un\u00eb.<\/p>\n<p>Tanini: -\u00c7far\u00eb mendojn\u00eb ata p\u00ebr arrestimin tuaj?<\/p>\n<p>Svetlana: -Ata kan\u00eb familjen e tyre, kan\u00eb jet\u00ebn e tyre private. N\u00eb Rusi \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb kur f\u00ebmij\u00ebt rriten, ata  jetojn\u00eb ve\u00e7. Me vell\u00ebzerit nuk \u00ebsht\u00eb se kam pasur ndonj\u00eb komunikim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, sejcili ka par\u00eb jet\u00ebn e tij dhe e kund\u00ebrta. N\u00ebse nuk u intereson kjo gj\u00eb, as un\u00eb nuk kam interes p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Tanini: -Kush ju ndihmon m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Svetlana: -Un\u00eb mbijetoj vet\u00eb, shok\u00ebt m\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk i porosis dot, k\u00ebshtu ata blejn\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Tanini: -\u00c7far\u00eb ndodh sot me situat\u00ebn n\u00eb Rusi? A ka ndryshuar jeta kulturore dhe shoq\u00ebrore atje?<\/p>\n<p>Svetlana: -Ndryshime ka, shum\u00eb djem jan\u00eb larguar nga Rusia sepse ata nuk e mb\u00ebshtesin luft\u00ebn. Familjet e reja q\u00eb mund t\u00eb largohen kan\u00eb ikur, sidomos njer\u00ebz t\u00eb arsimuar. Shumica e tyre kan\u00eb q\u00ebndruar jasht\u00eb Rusis\u00eb, Gjeorgji, Kazakistan dhe n\u00eb Amerik\u00ebn Jugore.<\/p>\n<p>Tanini: -A \u00ebsht\u00eb Rusia e dit\u00ebve t\u00eb sotme nj\u00eb vend ku njer\u00ebzit kan\u00eb liri dhe t\u00eb drejta t\u00eb barabarta? Apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb fusin n\u00eb burg p\u00ebr asgj\u00eb, apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku mbizot\u00ebron oligarkia dhe populli i mes\u00ebm e i varf\u00ebr vazhdon e vuan?<\/p>\n<p>Svetlana: -N\u00eb Rusi ka shtresa t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, mbizot\u00ebron shtresa e mesme e shoq\u00ebris\u00eb, ka oligark\u00eb qeverie, ka njer\u00ebz q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb varf\u00ebri. 80-85 p\u00ebrqind e Rus\u00ebve nuk kan\u00eb pasaport\u00eb dhe nuk kan\u00eb tentuar kurr\u00eb t\u00eb marrin pasaport\u00eb.<\/p>\n<p>Tanini: -Sa m2 \u00ebsht\u00eb apartamenti juaj n\u00eb Rusi? Ku jetoni ju? <\/p>\n<p>Svetlana: -N\u00eb Mosk\u00eb kam jetuar n\u00eb nj\u00eb apartament q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 30 m2.<\/p>\n<p>Tanini: -Po \u00e7mimet jan\u00eb t\u00eb larta apo mbijeton n\u00eb nj\u00eb qytet si Moska?<\/p>\n<p>Svetlana: -N\u00eb Rusi p\u00ebrve\u00e7 qeras\u00eb apo blerjes, t\u00eb gjitha produktet, mjek\u00ebsia etj\u2026 jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb lir\u00eb. P\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin \u00ebsht\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duhet nj\u00eb kredi 30 vje\u00e7are, sepse nuk ka import makinash p\u00ebrve\u00e7 atyre kineze. Pas luft\u00ebs \u00e7mimet u rrit\u00ebn 2-3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Tanini: -Shoku Putin, a \u00ebsht\u00eb diktator?<\/p>\n<p>Svetlana: -N\u00eb Rusi at\u00eb e kategorizojn\u00eb si demokrat. Tani kan\u00eb filluar t\u00eb marrin emigrant\u00ebt p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb luft\u00eb, u japin pasaport\u00ebn Ruse dhe u thon\u00eb: \u201cMerre pasaport\u00ebn dhe tani shko n\u00eb luft\u00eb\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Tanini: -Nuk m\u00eb that\u00eb, tavarish Putin, \u00ebsht\u00eb apo jo diktator?<\/p>\n<p>Svetlana: -Po, ai \u00ebsht\u00eb diktator. N\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 vite t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij ai ka ndryshuar shum\u00eb ligje, ka ndryshuar kushtetut\u00ebn, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb zgjidhje alternative. 90 e ca p\u00ebrqind e partis\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb Parlament. Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb diktatur\u00eb. \u00c7do person q\u00eb del n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike kund\u00ebr Putinit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai mund t\u00eb arrestohet, gjobitet. N\u00ebse ti thua publikisht se ushtar\u00ebt q\u00eb po luftojn\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb gabim, ty mund t\u00eb t\u00eb kap\u00eb neni p\u00ebr diskriminimin, mund t\u00eb futesh n\u00eb burg p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Tanini: -Cilat vende ju p\u00eblqejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Svetlana: -Tunelet, ka fabrika t\u00eb braktisura, m\u00eb p\u00eblqen atmosfera q\u00eb krijojn\u00eb. Un\u00eb publikoj fotografi shpesh, shumica jan\u00eb t\u00eb huaj ata q\u00eb m\u00eb komentojn\u00eb dhe q\u00eb duan t\u00eb shkojm\u00eb bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende. Shikoj nj\u00eb potencial t\u00eb madh turistik n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtesa, sidomos ato t\u00eb arkeologjis\u00eb industriale. Jan\u00eb artefakte t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb shekullit t\u00eb 20. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb Korea e Veriut, k\u00ebshtu m\u00eb shkruajn\u00eb. P\u00ebr natyr\u00ebn dhe plazhet ata mund t\u00eb shkojn\u00eb edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera, por k\u00ebto nd\u00ebrtesa nuk i gjen dot askund.<\/p>\n<p>Tanini: -A ka kafsh\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto bunker\u00eb?<\/p>\n<p>Svetlana: -Kam par\u00eb lakuriqe nate n\u00eb disa bunker\u00eb e tunele n\u00eb Tiran\u00eb, kafsh\u00eb sht\u00ebpiake n\u00eb disa bunker\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb e Shkod\u00ebr, n\u00ebse nga Tirana shkon n\u00eb Durr\u00ebs ka bunker\u00eb ku mbajn\u00eb dele.<\/p>\n<p>Tanini: -Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb ju ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri, a urreni m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb apo shqiptar\u00ebt?<\/p>\n<p>Svetlana: -Un\u00eb nuk urrej ask\u00ebnd, urrej \u00e7do lloj burokracie. Armiku im n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb burokracia, sepse policia nuk po e mbyll \u00e7\u00ebshtjen time. As azili im politik nuk po b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Tanini: -A keni nj\u00eb mesazh?<\/p>\n<p>Svetlana: -Do t\u00eb desha t\u00eb m\u00eb ndihmonte qeveria, sepse nuk mund t\u00eb kthehem n\u00eb Rusi. Jam e gatshme t\u00eb futem n\u00eb fush\u00ebn e turizmit. Jam e gatshme t\u00eb bisedoj me qeverin\u00eb vendore p\u00ebr nisma t\u00eb ndryshme n\u00eb fush\u00ebn e turizmit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rusja Svetlana Timofeeva b\u00ebri 9 muaj burg p\u00ebr spiunazh n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo akuzohet p\u00ebr qasje dhe veprime q\u00eb bien ndesh me pun\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb si vend i NATI-s. Por cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e saj? Eljan Tanini bisedoi me t\u00eb n\u00eb Report TV. Tanini: -Sa koh\u00eb keni q\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb Shqip\u00ebri? Svetlana: -Kam dal\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":306221,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-402438","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=402438"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402438\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":402439,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402438\/revisions\/402439"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/306221"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=402438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=402438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=402438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}