{"id":402765,"date":"2024-02-29T10:15:33","date_gmt":"2024-02-29T09:15:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=402765"},"modified":"2024-02-29T10:15:33","modified_gmt":"2024-02-29T09:15:33","slug":"ska-pasur-konflikte-dhe-as-marredhenie-me-femer-tjeter-vrasja-dhe-groposja-e-pellumb-metes-nga-femijet-zbardhet-deshmia-e-bashkeshortes-ka-shfaqur-probleme-te-shendetit-m","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ska-pasur-konflikte-dhe-as-marredhenie-me-femer-tjeter-vrasja-dhe-groposja-e-pellumb-metes-nga-femijet-zbardhet-deshmia-e-bashkeshortes-ka-shfaqur-probleme-te-shendetit-m\/","title":{"rendered":"\u201cS\u2019ka pasur konflikte dhe as marr\u00ebdh\u00ebnie me fem\u00ebr tjet\u00ebr\u201d- Vrasja dhe groposja e P\u00ebllumb Met\u00ebs nga f\u00ebmij\u00ebt, zbardhet d\u00ebshmia e bashk\u00ebshortes: Ka shfaqur probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d nga Klodiana Lala n\u00eb News 24, ka trajtuar mbr\u00ebmjen e djeshme rastin e vrasjes s\u00eb P\u00ebllumb Met\u00ebs n\u00eb Shinavlash t\u00eb Durr\u00ebsit nga f\u00ebmij\u00ebt e tij. Hetuesit e ngjarjes kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje edhe bashk\u00ebshorten e viktim\u00ebs, Blerina Meta.<\/p>\n<p>Dokumentari:<\/p>\n<p>Duket se i tyre ishte nj\u00eb betim, nj\u00eb fjal\u00eb nderi t\u00eb cilin vet\u00ebm ata duhet ta dinin dhe q\u00eb askush prej tyre nuk duhet ta shkelte, sa koh\u00eb q\u00eb kjo heshtje do t\u00eb duhet t\u00eb ishte p\u00ebr ta guri i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i mbante t\u00eb bashkuar, pavar\u00ebsisht se ajo q\u00eb kishin kryer ishte nj\u00eb vrasje e tmerrshme. Ku jo vet\u00ebm kishin q\u00eblluar mbi babain e tyre, por edhe e gropos\u00ebn t\u00eb hedhur n\u00eb nj\u00eb kasolle bag\u00ebtish.<\/p>\n<p>Krimi q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebfehet jo vet\u00ebm sot, por edhe p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Se si f\u00ebmij\u00ebt u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb dhe vran\u00eb prindin e tyre, por edhe e p\u00ebr\u00e7udnuan trupin e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb historia trondit\u00ebse e familjes Meta n\u00eb fshatin Sh\u00ebnavlash t\u00eb Durr\u00ebsit. Ku n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb me h\u00ebn\u00eb, tre f\u00ebmij\u00eb, pasi vran\u00eb babain e tyre, u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb dhe vendos\u00ebn t\u2019i humbnin gjurm\u00ebt, duke krijuar nj\u00eb rr\u00ebfenj\u00eb, e cila pavar\u00ebsisht fundit t\u00eb shkurt\u00ebr, tronditi \u00e7do k\u00ebnd q\u00eb e d\u00ebgjoi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb histori e gjat\u00eb urrejtje brenda familjes Meta, e cila mesa duket kishte koh\u00eb q\u00eb konsumohej. Por q\u00eb kulmin e pati m\u00eb dat\u00eb 10 shkurt 2024. Kur djali i madh i familjes, vet\u00ebm dy or\u00eb pasi babai i tij kishte mb\u00ebrritur n\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa kishte l\u00ebn\u00eb turnin e tij t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb nj\u00eb parking makinash, vendosi ti jepte fund jet\u00ebs s\u00eb tij me kat\u00ebr plumba. T\u00eb nj\u00eb pistolete pa leje q\u00eb kryefamiljari mbante n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ai po pushonte n\u00eb sallonin e katit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb banes\u00ebs. Nj\u00eb histori e cila m\u00eb tej pason me alibi t\u00eb rreme, g\u00ebnjeshtra q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebrfshirjen e t\u00eb gjith\u00eb familjes, n\u00eb aktin e fshehjes s\u00eb trupit t\u00eb kryefamiljarit t\u00eb tyre.  Por si ndodhi vrasja e babait n\u00eb fshatin Sh\u00ebnavlash n\u00eb Durr\u00ebs? \u00c7far\u00eb motivi duhet t\u2019i shtynte tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim dhe t\u2019i jepnin nj\u00eb tjet\u00ebr drejtim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs? Apo t\u00eb sajonin largimin e tij t\u00eb beft\u00eb nga familja, p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt te policia?<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb kryera, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronologjike, gjith\u00e7ka duket se nis m\u00eb dat\u00eb 13 shkurt 2024. I pari q\u00eb paraqitet n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb Hysen Meta, djali i madh i familjes. Ai q\u00eb kall\u00ebzon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtori humbjen e babait, P\u00ebllumbit, q\u00eb sipas tij ishte larguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb zakont\u00eb nga familja q\u00eb m\u00eb dat\u00eb 10 shkurt 2024.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb dat\u00eb 13 shkurt 2024, n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs, u paraqit shtetasi Hysen Meta, banues n\u00eb fshatin Sh\u00ebnavlash t\u00eb Durr\u00ebsit, i cili kall\u00ebzoi se babai i tij P\u00ebllumb Meta, nuk ka ardhur n\u00eb banes\u00eb dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Kjo pasi edhe telefoni i tij del i fikur. Babai ka marr\u00eb me vete edhe mjetin tip \u2018Citroen\u2019 me targa AA125YO\u201d, sqaronte policia.  Por nd\u00ebrsa kaluan disa dit\u00eb nga ky kall\u00ebzim, \u00e7udit\u00ebrisht asnj\u00eb nga familjar\u00ebt e P\u00ebllumb Met\u00ebs, nuk u paraqit m\u00eb n\u00eb polici. Qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00ebse babai i tyre ishte kthyer n\u00eb banes\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb, apo vazhdonte t\u00eb ishte i humbur.  Vet\u00ebm kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb pas, pas kontrolleve t\u00eb vazhdueshme, policia mundi t\u00eb gjej\u00eb jo shum\u00eb larg banes\u00ebs automjetin tip \u2018Citroen\u2019 q\u00eb p\u00ebrdorte, personi deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment i shpallur i humbur nga familja.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb dat\u00eb 17 Shtator 2024, rreth or\u00ebs 15.00, pas k\u00ebrkimeve dhe kontrolleve t\u00eb shumta t\u00eb kryera nga policia, u b\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb fshatin \u2018Sektori Rinia\u2019, n\u00eb zon\u00ebn e pishave pran\u00eb bregdetit, t\u00eb gjendej i fikur, i pad\u00ebmtuar dhe i mbyllur, automjeti tip \u2018Citroen\u2019, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit P\u00ebllumb Meta. Pasi u gjet automjeti, vijoi kontrolli n\u00eb zon\u00eb me an\u00eb t\u00eb dronit, por nuk u gjet asnj\u00eb gjurm\u00eb nga shtetasi i humbur dhe as ndonj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb lidhej me ngjarjen. Pasi automjeti u gjet i mbyllur, grupi hetues n\u00eb vendngjarje, vendosi q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb transportimin e makin\u00ebs p\u00ebr n\u00eb drejtorin\u00eb vendore t\u00eb policis\u00eb\u201d, thuhet m\u00eb tej. Aty ku u p\u00ebrball me prov\u00ebn e par\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ngrinte dyshimin se ngjarja nuk ishte ashtu sikund\u00ebr ishte raportuar nga familjar\u00ebt, por nj\u00eb vrasje e dyshuar.<\/p>\n<p>Hetimet paraprake<\/p>\n<p>Nga k\u00ebqyrja e jashtme dhe e brendshme e automjetit nuk jan\u00eb gjendur gjurm\u00eb papilare. Tek koka e sediljes s\u00eb pasagjerit \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb fije floku q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr ekzaminim si dhe jan\u00eb p\u00ebrdorur tampon\u00eb steril\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimin e provave biologjike, n\u00eb disa vende n\u00eb automjet. Personat e par\u00eb q\u00eb u pyet\u00ebn n\u00eb lidhje me zhdukjen e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tyre, ishin bashk\u00ebshortja, f\u00ebmij\u00ebt dhe v\u00ebllai i P\u00ebllumb Met\u00ebs, por jo vajza e tij, Hygerta. Ata deklaruan se familjari i tyre punonte si roje nate n\u00eb nj\u00eb parking te tregu i makinave.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshorti im punon si roje nate n\u00eb nj\u00eb parking te tregu i makinave nga ora 14.00 deri n\u00eb or\u00ebn 7.00 t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb nes\u00ebrme. Zakonisht ai punon edhe gjat\u00eb dit\u00ebs duke ndihmuar tregtar\u00ebt n\u00eb larjen e makin\u00ebs, kundrejt pages\u00ebs. Dit\u00ebn e shtun\u00eb m\u00eb dat\u00eb 10 shkurt, ai ka ardhur n\u00eb banes\u00eb paradite dhe pasi ka ngr\u00ebn\u00eb drek\u00ebn ka l\u00ebvizur p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen ai nuk ka ardhur n\u00eb sht\u00ebpi, as dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb, ku nuk ka shkuar n\u00eb pun\u00eb. Kam folur me shok\u00ebt e pun\u00ebs, por edhe ata m\u00eb than\u00eb q\u00eb nuk ka ardhur n\u00eb pun\u00eb, dhe as nuk e hapte telefonin q\u00eb dilte i fikur. P\u00ebllumbi nuk kishte konflikte, as marr\u00ebdh\u00ebnie me ndonj\u00eb fem\u00ebr tjet\u00ebr\u201d, m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb deklaruar n\u00eb policia gruaja e P\u00ebllumb Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Po nd\u00ebrsa dha k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi, ku me interes \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb sipas bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, ai nuk ishte kthyer n\u00eb banes\u00eb pasi kishte konsumuar edhe drek\u00ebn, ajo u kujdes t\u00eb tregonte p\u00ebr grupin hetues se kjo nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj largohej nga banesa dhe se ai shpesh humbiste vet\u00ebdijen. \u201cGjat\u00eb dit\u00ebs, P\u00ebllumbi rrinte te lokalet pran\u00eb pun\u00ebs, te nj\u00eb furr\u00eb buke q\u00eb kishte edhe lokal. Para disa vitesh ai ka shfaqur probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe \u00ebsht\u00eb larguar pa vet\u00ebdije nga banesa dy her\u00eb. Ku nj\u00ebher\u00eb ka shkuar n\u00eb Kruj\u00eb ku e ka gjetur policia dhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr ku ka dal\u00eb deri n\u00eb Shetaj t\u00eb Ishmit. Por q\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste telefonin e kishte hapur dhe nuk merrte asnj\u00eb mjekim p\u00ebr s\u00ebmundjen q\u00eb shfaqte\u201d, ka deklaruar Blerina Meta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d nga Klodiana Lala n\u00eb News 24, ka trajtuar mbr\u00ebmjen e djeshme rastin e vrasjes s\u00eb P\u00ebllumb Met\u00ebs n\u00eb Shinavlash t\u00eb Durr\u00ebsit nga f\u00ebmij\u00ebt e tij. Hetuesit e ngjarjes kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje edhe bashk\u00ebshorten e viktim\u00ebs, Blerina Meta. Dokumentari: Duket se i tyre ishte nj\u00eb betim, nj\u00eb fjal\u00eb nderi t\u00eb cilin vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":402508,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,323,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-402765","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kronika-e-zeze","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=402765"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402765\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":402766,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/402765\/revisions\/402766"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/402508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=402765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=402765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=402765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}