{"id":40287,"date":"2018-02-08T20:27:25","date_gmt":"2018-02-08T19:27:25","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=40287"},"modified":"2018-02-08T17:30:35","modified_gmt":"2018-02-08T16:30:35","slug":"kledi-kadiu-rrefen-jeten-mes-italise-dhe-shqiperise-per-bbc","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kledi-kadiu-rrefen-jeten-mes-italise-dhe-shqiperise-per-bbc\/","title":{"rendered":"Kledi Kadiu rr\u00ebfen jet\u00ebn mes Italis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr BBC"},"content":{"rendered":"<p>Balerini i famsh\u00ebm shqiptar Kledi Kadiu ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr BBC-n\u00eb, p\u00ebr jet\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Itali. Kadiu ka treguar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shtetin fqinj p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrrat e tij.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb tij, balerini tregon se her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb shkoi n\u00eb Itali ishte me anijen \u201ce famshme\u201d t\u00eb vitit 1991, por fati nuk e ndihmoi dhe e kthyen pasi Shqip\u00ebria ishte vend demokratik dhe nuk mund t\u00eb k\u00ebrkonte azil.<\/p>\n<p>Fati i trokiti s\u00ebrish dhe her\u00ebn e dyt\u00eb Kadiu shkoi n\u00eb Itali n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore pasi fitoi nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb kompani italiane. Por, jo \u00e7do gj\u00eb ishte ashtu si\u00e7 ai i kishte menduar, pasi iu desh q\u00eb t\u00eb punonte pun\u00eb t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb vidhte n\u00eb supermarkete gj\u00ebra t\u00eb vogla si djath\u00eb apo mish, p\u00ebr mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimin i tij \u00ebsht\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cShikoja \u00e7do dit\u00eb q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit b\u00ebnin balet aty. Doja t\u00eb isha si ata. K\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pyeta baban\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb shkoja n\u00eb balet. Isha vet\u00ebm gjasht\u00eb vje\u00e7. Ai m\u00eb \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr lokale ku praktikoheshin sporte t\u00eb ndryshme. Mora m\u00ebsime vall\u00ebzimi dhe teatri e muzike. N\u00ebn regjimin komunist ne inkurajoheshim t\u00eb merreshim me aktivitete t\u00eb tilla. Ishte e gjitha pa pages\u00eb. Nuk na duhej t\u00eb paguanim gj\u00eb. Qendra ishte e madhe, me dhoma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ndri\u00e7uara dhe aty mora m\u00ebsimet e mia t\u00eb para. Aty m\u00ebsova se baleti k\u00ebrkonte shum\u00eb pun\u00eb dhe dedikim. Kur isha 9 vje\u00e7, u p\u00ebrfshiva n\u00eb aktivitetet e Akademis\u00eb s\u00eb Teatrit t\u00eb Baletit, shkolla m\u00eb prestigjioze n\u00eb vend. Babai im \u00ebsht\u00eb inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kan\u00eb asnj\u00eb prejardhje artisti. Por m\u00eb inkurajuan t\u00eb vazhdoja karrier\u00ebn n\u00eb balet, sepse menduan se ishte m\u00eb e mira p\u00ebr mua. Ndoshta do t\u2019ju duket e vjet\u00ebr, por duhet t\u00eb kuptoni se n\u00ebn regjimin komunist, me t\u00eb tilla aktivitete, ishte e garantuar q\u00eb ju do t\u00eb kishit nj\u00eb pun\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs. N\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebsaj, ju duhet t\u00eb punonit fort n\u00eb ekstrem, t\u00eb fitoje \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ishte e mundur dhe t\u00eb ngrije reputacionin e vendit n\u00eb skenat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Jeta n\u00eb akademi ishte pabesueshm\u00ebrisht e v\u00ebshtir\u00eb. Gjat\u00eb dit\u00ebs duhet t\u00eb shkonim n\u00eb shkoll\u00eb, t\u00eb studionim p\u00ebr provimet dhe mbi t\u00eb gjitha duhet t\u00eb k\u00ebrcenim me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra \u00e7do dit\u00eb. Hoqa dor\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria ime p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcimtar baleti. Dhe ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Studiova aty p\u00ebr tet\u00eb vite me radh\u00eb. Kur dola p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb sken\u00eb isha i emocionuar. Por bashkova emocionin me pasionin dhe m\u00eb pas u k\u00ebrkova q\u00eb tu bashkoja trup\u00ebs s\u00eb baletit.<\/p>\n<p>Ishte vera e vitit 1991. Ky ishte viti shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Kur po p\u00ebrgatitesha p\u00ebr hapin tjet\u00ebr, situata politike n\u00eb vend kishte ndryshuar. Regjimi ra, dhe Shqip\u00ebria u b\u00eb nj\u00eb shtet demokratik. Por, nuk ishte aq e thjesht\u00eb. Un\u00eb isha nj\u00eb k\u00ebrcimtar ambicioz dhe doja q\u00eb t\u00eb provoja stile t\u00eb ndryshme k\u00ebrcimi. E dija se po t\u00eb rrija n\u00eb Shqip\u00ebri, do vazhdoja t\u00eb performoja t\u00eb nj\u00ebjtat pjes\u00eb klasike gjithmon\u00eb e gjithmon\u00eb e gjithmon\u00eb. Nuk mund t\u00eb provoja forma t\u00eb tjera k\u00ebrcimi sepse na ishte th\u00ebn\u00eb se ishin t\u00eb influencuara nga element\u00eb kapitalist\u00eb. Doja t\u00eb isha I lir\u00eb t\u00eb shprehja veten dhe kjo nuk ishte e mundur n\u00eb vendin tim, shkruan \u201cShqip\u00ebria ime\u201d.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr me Italin\u00eb, k\u00ebshtu kishim mund\u00ebsi t\u00eb shihnim TV italiane dhe un\u00eb shihja nj\u00eb bot\u00eb krejt t\u00eb ndryshme. Ku \u00e7dokush dukej sikur kishte nj\u00eb jet\u00eb perfekte t\u00eb lumtur. Ishin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb qeshur dhe hanin ushqim t\u00eb mir\u00eb. Doja t\u00eb kisha at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese. Doja t\u00eb haja \u00e7am\u00e7ak\u00ebz dhe t\u00eb pija kok-kola. Por s\u2019kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb iknim nga vendi. Qeveria kishte d\u00ebrguar ushtrin\u00eb q\u00eb t\u00eb patrullonte portet dhe kufijt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 1991 isha me pushime n\u00eb Durr\u00ebs, duke marr\u00eb rreze n\u00eb plazh me miqt\u00eb e mi. N\u00eb nj\u00eb moment d\u00ebgjuam t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb port kishin marr\u00eb kontrollin e anijeve dhe porti ishte hapur. Nuk kisha ndonj\u00eb plan t\u00eb ikja nga Shqip\u00ebria. S\u2019kisha asnj\u00eb familjar me vete. Nuk kishim as celular q\u00eb t\u00eb njoftonim familjen. Mendoj se ishte fati q\u00eb duhet t\u00eb isha atje kur u hap porti. Thjesht ndoqa miqt\u00eb e mi dhe e gjendem veten te \u201cVlora\u201d, nj\u00eb anije e madhe q\u00eb sillte sheqer nga Kuba n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u quajt \u201cAnija e \u00cbmb\u00ebl\u201d. Kishte gati 20 mij\u00eb persona n\u00eb bord dhe gati 40 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i lam\u00eb pas. N\u00ebse sheh fotot e asaj kohe duket e pamundur q\u00eb aq shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb hynin n\u00eb at\u00eb anije. Kishte aq shum\u00eb njer\u00ebz sa ne as nuk arrinim t\u00eb l\u00ebviznim.<\/p>\n<p>Ne po shkonim n\u00eb Itali, dhe ishte nj\u00eb udh\u00ebtim drejt t\u00eb panjohur\u00ebs. Isha i frik\u00ebsuar dhe gjithashtu i keqardhur q\u00eb nuk pata mund\u00ebsi t\u00eb lajm\u00ebroja familjen. Por, isha gjithashtu kurioz, dhe doja t\u00eb shikoja n\u00ebse ajo jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kisha fantazuar aq shum\u00eb, ishte reale. Kurioziteti m\u00eb mbajti gjat\u00eb gjith\u00eb atij udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb. Anija ecte aq ngadal\u00eb sa na u desh\u00ebn 20 or\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrinim n\u00eb Itali. Nuk kishim as uj\u00eb e as ushqim. Isha aq i etur sa shkova te pjesa e anijes ku ishin motor\u00ebt me shpres\u00ebn se do t\u00eb gjeja uj\u00eb atje. Gjeta nj\u00eb shishe, e piva menj\u00ebher\u00eb. Por n\u00eb fakt ishte uj\u00eb deti i kripur q\u00eb p\u00ebrdorej nga pun\u00ebtor\u00ebt p\u00ebr pajisjet aty posht\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb gjendja u b\u00eb m\u00eb keq akoma.<\/p>\n<p>Kur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Bari, aty ku duhet t\u00eb shkonim n\u00eb fakt, pat\u00ebm nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme. Autoritetet italiane kishin m\u00ebsuar q\u00eb nj\u00eb anije e madhe me emigrant ishte rrug\u00ebs drejt Italis\u00eb, ndaj kishin nxjerr\u00eb dy anije t\u00eb m\u00ebdha luftarake p\u00ebr ta bllokuar. Ne kemi q\u00ebndruar aty me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Njer\u00ebzit ishin aq t\u00eb frustruar dhe t\u00eb lodhur sa filluan q\u00eb t\u00eb hidheshin nga anija n\u00eb uj\u00eb. Mes tyre kishte edhe gra shtatz\u00ebna. Por, n\u00eb at\u00eb moment kan\u00eb ardhur gazetar\u00ebt, dhe shum\u00eb media televizive filluan t\u00eb filmonin se \u00e7far\u00eb po ndodhte. Kur autoritetet e pan\u00eb se \u00e7\u2019po ndodhte, at\u00ebher\u00eb i hoq\u00ebn anijet ushtarake dhe m\u00eb n\u00eb fund na lan\u00eb t\u00eb zbrisnim n\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n<p>U ndam\u00eb n\u00eb disa grupe dhe na d\u00ebrguan n\u00eb qendra t\u00eb p\u00ebrkohshme. Duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb stadium t\u00eb madh q\u00eb e kishin kthyer n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr emigrant\u00ebt. Kemi ndenjur aty n\u00ebn diellin p\u00ebrv\u00eblues me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, por un\u00eb isha aq i lumtur dhe i mbushur me shpres\u00eb dhe e mendova q\u00eb do t\u00eb na l\u00ebviznin p\u00ebr nj\u00eb akomodim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Por nuk ishte ky rasti.<\/p>\n<p>Q\u00ebkur Shqip\u00ebria, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb teori konsiderohej si nj\u00eb vend demokratik ne nuk kishim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb aplikonim p\u00ebr azil politik. K\u00ebshtu q\u00eb 10 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, u kthyem n\u00eb Shqip\u00ebri. Mua m\u00eb hip\u00ebn n\u00eb nj\u00eb traget drejt e n\u00eb Durr\u00ebs. Ishte nj\u00eb udh\u00ebtim shum\u00eb i trishtuesh\u00ebm. \u00cbndrrat e mia mor\u00ebn fund, pash\u00eb vet\u00ebm fare pak Itali, madje nuk pata shansin p\u00ebr t\u00eb shijuar Coca-Cola edhe pse gjeta nj\u00eb shishe bosh n\u00eb rrug\u00eb dhe mbaj mend se e mbajta gjat\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimit tim t\u00eb kthimit. Kur isha n\u00eb Itali nuk pata asnj\u00eb shans q\u00eb t\u00eb kontaktoja me familjen time k\u00ebshtu q\u00eb kur shkova n\u00eb sht\u00ebpi, mamaja dhe gjyshja shp\u00ebrthyen nga g\u00ebzimi nd\u00ebrsa m\u00eb shihnin. Por, babai ishte aq i nxehur sa nuk m\u00eb foli p\u00ebr tre jav\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj aventure, iu riktheva jet\u00ebs normale: k\u00ebrcimit n\u00eb teat\u00ebr. Por, nuk hoqa dor\u00eb nga \u00ebndrra ime. Pak muaj m\u00eb von\u00eb kishte audicion p\u00ebr nj\u00eb kompani italiane. E fitova, dhe m\u00eb n\u00eb fund mund t\u00eb largohesha n\u00eb Itali n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore. Prap\u00eb, kisha shum\u00eb pritshm\u00ebri, por realiteti ishte gri. Ne nuk u trajtuam shum\u00eb mir\u00eb. Isha me shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe ndanim nj\u00eb dhom\u00eb dhe nuk kishim para t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb paguar qiran\u00eb. Ndaj kthenim syt\u00eb nga supermarketet ku vidhnim gj\u00ebra t\u00eb vogla, mish apo djath\u00eb. Dhe t\u00eb gjith\u00eb kishim pun\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb n\u00ebp\u00ebr kuzhina apo n\u00eb nd\u00ebrtim. \u00c7do gj\u00eb. Dhe kur ishim n\u00eb prova nuk kishim koh\u00eb as t\u00eb pinim ndonj\u00eb kafe, dhe njer\u00ebzit filluan q\u00eb ta v\u00ebn\u00eb re k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb nga producent\u00ebt e shfaqjes p\u00ebr t\u00eb cilin po punonim na pyeti p\u00ebr sjelljen ton\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme. Mora kurajon t\u2019i tregoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe ai u shokua. Dhe menj\u00ebher\u00eb na ofroi nj\u00eb kontrat\u00eb me t\u00eb mir\u00eb. Nuk do ta harroj kurr\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebri p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Nga ajo koh\u00eb, karriera ime vazhdoi n\u00eb shfaqje televizive mora pjes\u00eb ne \u201cReality Show\u201d shum\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb Itali. Madje, luajta edhe ne disa filma. Por, teatri ishte gjithmon\u00eb i pari n\u00eb list\u00eb. I kisha dedikuar gjith\u00eb jet\u00ebn time teatrit dhe m\u00eb n\u00eb fund mu dha rasti q\u00eb t\u00eb performoja n\u00eb show q\u00eb kisha dashur gjithmon\u00eb t\u00eb isha. Tani kam shkoll\u00ebn time t\u00eb dansit dhe p\u00ebrpiqem t\u2019u shpjegoj student\u00ebve t\u00eb mi vlerat e tij q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vlefshme n\u00eb jet\u00eb: sakrific\u00ebn, p\u00ebrkushtimin q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs dhe karrier\u00ebs sime se \u00e7\u2019kam kaluar. Kur kthehem dhe shoh pas them se isha fatlum q\u00eb nuk e kisha aq t\u00eb thjesht\u00eb sepse historia ime e jet\u00ebs m\u00eb b\u00ebri at\u00eb q\u00eb jam sot\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Balerini i famsh\u00ebm shqiptar Kledi Kadiu ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr BBC-n\u00eb, p\u00ebr jet\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Itali. Kadiu ka treguar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shtetin fqinj p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrrat e tij. Gjat\u00eb rr\u00ebfimit t\u00eb tij, balerini tregon se her\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,193],"tags":[],"class_list":{"0":"post-40287","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-showbiz"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40287"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40287\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}