{"id":40413,"date":"2018-02-09T17:00:32","date_gmt":"2018-02-09T16:00:32","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=40413"},"modified":"2018-02-09T17:39:06","modified_gmt":"2018-02-09T16:39:06","slug":"strategjia-e-zgjerimit-basha-raporti-radiografi-e-trishtuar-e-realitetit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/strategjia-e-zgjerimit-basha-raporti-radiografi-e-trishtuar-e-realitetit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Strategjia e zgjerimit, Basha: Raporti, radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Lulzim Basha ka p\u00ebrsh\u00ebndetur raportin p\u00ebr strategjin\u00eb p\u00ebr zgjerim t\u00eb BE-s\u00eb, por sipas tij ky raport ngre disa shqet\u00ebsime p\u00ebr realitetin n\u00eb vendin ton\u00eb. Basha thot\u00eb se ky raport \u00ebsht\u00eb nj\u00eb radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Lulzim Bash\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria n\u00eb BE esht\u00eb aspirata m\u00eb e lart\u00eb e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. Shqiptar\u00ebt duan t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e Europ\u00ebs. Partia Demokratike e do Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE. Un\u00eb personalisht dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi kemi lobuar dhe vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb europian\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u2019i hapen negociatat. Ky \u00ebsht\u00eb investimi yn\u00eb ndaj gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb ardhmes son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ne duam q\u00eb negociatat t\u00eb hapen edhe pse vendi p\u00ebrballet me shqet\u00ebsime t\u00eb r\u00ebnda dhe serioze nga nj\u00eb\u00a0s\u00ebr\u00eb vendesh an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb lidhje me krimin dhe drog\u00ebn me origjin\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe me emigracionin e paligjsh\u00ebm nga bashkqytetar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb kan\u00eb humbur shpres\u00ebn dhe mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne shpresojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto probleme t\u00eb mos ndikojn\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebr negociatat nga vendet e BE-s\u00eb dhe t\u00eb mos pengojn\u00eb hapjen e tyre. Me k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrsh\u00ebndes raportin p\u00ebr strategjin\u00eb p\u00ebr zgjerim t\u00eb BE-s\u00eb e cila konfirmon vullnetin e BE-s\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e vendeve t\u00eb Ballkanit. Por qart\u00ebsisht p\u00ebrtej k\u00ebtij vullneti politik, strategjia ngren probleme serioze dhe v\u00eb gishtin mbi plag\u00ebt kryesore q\u00eb ka vendi yn\u00eb. Raporti flet qart\u00eb dhe m\u00eb forc\u00eb p\u00ebr kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit t\u00eb organizuar dhe qeverisjes, p\u00ebr probleme t\u00eb r\u00ebnda dhe serioze t\u00eb korrupsionit, p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe liris\u00eb s\u00eb medias, p\u00ebr ekonomi jokonkuruese q\u00eb duhet t\u00eb reformohet thell\u00ebsisht, p\u00ebr munges\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme dhe p\u00ebr shtypjen e rolit t\u00eb opozit\u00ebs politike. Ky raport \u00ebsht\u00eb nj\u00eb radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit. Strategjia b\u00ebn thirrje p\u00ebr ndryshime dhe transformime t\u00eb v\u00ebrteta demokratike p\u00ebr daljen nga ky realitet dhe thekson se procesi i integrimit nuk \u00ebsht\u00eb proces mekanik por proces p\u00ebrqafimi real t\u00eb vlerave dhe standarteve politike dhe ekonomike europiane. Me k\u00ebt\u00eb rast dua t\u00eb theksoj vullnetin e Partis\u00eb Demokratike dhe timin p\u00ebr t\u00eb ndryshuar politik\u00ebn dhe ekonomin\u00eb shqiptare duke p\u00ebrqafuar standardet dhe vlerat europiane, me q\u00ebllim futjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE brenda nj\u00eb dekade.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Lulzim Basha ka p\u00ebrsh\u00ebndetur raportin p\u00ebr strategjin\u00eb p\u00ebr zgjerim t\u00eb BE-s\u00eb, por sipas tij ky raport ngre disa shqet\u00ebsime p\u00ebr realitetin n\u00eb vendin ton\u00eb. Basha thot\u00eb se ky raport \u00ebsht\u00eb nj\u00eb radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit. Reagimi i Lulzim Bash\u00ebs Shqip\u00ebria n\u00eb BE esht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-40413","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40413"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40413\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}