{"id":404381,"date":"2024-04-19T10:14:44","date_gmt":"2024-04-19T08:14:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=404381"},"modified":"2024-04-19T10:14:44","modified_gmt":"2024-04-19T08:14:44","slug":"kina-dhe-gjermania-forcojne-marredheniet-dypaleshe-ky-zhvillim-konfirmohet-ne-takimin-xi-jinping-olaf-scholtz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kina-dhe-gjermania-forcojne-marredheniet-dypaleshe-ky-zhvillim-konfirmohet-ne-takimin-xi-jinping-olaf-scholtz\/","title":{"rendered":"Kina dhe Gjermania forcojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe. Ky zhvillim konfirmohet n\u00eb takimin Xi Jinping \u2013 Olaf Scholtz."},"content":{"rendered":"<p>Nga Artur Nura<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb koplikohen zhvillimet globale dhe interesat antagoniste n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb globit, aq m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi merr roli gjeopolitik dhe diplomatik i Kin\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ky rol b\u00ebhet m\u00eb i lexuesh\u00ebm n\u00eb raportet Kin\u00eb \u2013 Europ\u00eb dhe vendet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj familje t\u00eb madhe politike.<\/p>\n<p>Kina, dhe Pekini n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, tashm\u00eb jan\u00eb konvertuar n\u00eb stacione diplomatike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe k\u00ebtu mund t\u00eb kujtojm\u00eb vizitat e autoriteteve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb SHBA-ve dhe t\u00eb Bashkimit Europian, por edhe t\u00eb vendeve individuale europiane. Bashkimi Europian \u00ebsht\u00eb akoma larg federalizimit t\u00eb tij p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Europ\u00ebs dhe q\u00eb, jo rast\u00ebsisht realizojn\u00eb vizita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme individuale n\u00eb gjigandin aziatik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dinamike e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme dhe ndodh parimisht p\u00ebr disa arsye konkrete. Duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb e para \u00ebsht\u00eb sigurisht potenciali ekonomik dhe politik q\u00eb afron ky vend i madh p\u00ebr globin dhe, e dyta, padyshim \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i ekuilibruar politik dhe diplomatik q\u00eb ka mbajtur Pekini n\u00eb raport me krizat apo konfliktet e ndryshme rajonale. K\u00ebto dy komponent\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb nj\u00ebra me tjetr\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb Kin\u00ebn nj\u00eb aktor t\u00eb pashmangsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb realizuar zgjidhje optimale n\u00eb glob.<\/p>\n<p>Duket se jo rast\u00ebsisht list\u00ebs s\u00eb vizitave n\u00eb Kin\u00eb ju shtua edhe ajo e kancelarit gjerman Olaf Scholz q\u00eb nisi t\u00eb diel\u00ebn nj\u00eb vizit\u00eb tre-ditore n\u00eb Kin\u00eb, me ftes\u00eb t\u00eb homologut kinez Li Qiang dhe u mbyll me takimin me presidentin Kinez Xi Jinping.<\/p>\n<p>Arritjet dhe q\u00ebllimet ekonomike t\u00eb vizit\u00ebs zyrtare 3-ditore t\u00eb Olaf Scholz n\u00eb Kin\u00eb<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vizita e dyt\u00eb e tij zyrtare e Kancelarit gjerman n\u00eb Kin\u00eb q\u00eb nga marrja e detyr\u00ebs. Gjat\u00eb vizit\u00ebs, ai vizitoi deg\u00ebn e Kompanis\u00eb gjermane \u201cBosch\u201d n\u00eb Chongqing, mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb dialog me student\u00eb, n\u00eb Universitetin Tongji, dhe vizitoi Qendr\u00ebn e Inovacionit Azi-Paq\u00ebsor, t\u00eb kompanis\u00eb gjermane \u201cCovestro\u201d n\u00eb Shangai.<\/p>\n<p>Scholtz shoq\u00ebrohej nga Ministrja e Mjedisit Steffi Lemke, Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb Cem Ozdemir dhe Ministri i Transportit Volker Wissing gj\u00eb q\u00eb tregon se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb vizita p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. Trajektorja historike e marr\u00ebdh\u00ebnieve kino-gjermane tregon se bashk\u00ebpunimi pragmatik ka sh\u00ebrbyer si gur themeli i lidhjeve dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht Scholz n\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb shoq\u00ebrohej edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kompanive t\u00eb njohura gjermane, duke p\u00ebrfshir\u00eb Siemens, Bayer, Mercedes-Benz, BMW dhe Zeiss. Duke folur politikisht, kjo ishte vizita e par\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsit gjerman n\u00eb Kin\u00eb q\u00eb kur qeveria e tij miratoi nj\u00eb strategji vitin e kaluar q\u00eb e p\u00ebrkufizoi fuqin\u00eb aziatike si nj\u00eb \u201cpartner, konkurrent dhe rival sistemik\u201d.<\/p>\n<p>Ekonomia e Gjermanis\u00eb u tkurr vitin e kaluar dhe dob\u00ebsit\u00eb e saj kan\u00eb ekspozuar nevojen e nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr rritje n\u00eb Kin\u00eb. Kompanit\u00eb gjermane kan\u00eb nxitur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb akses n\u00eb Kin\u00eb dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar edhe mb\u00ebshtetje nga qeveria Gjermane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Kancelari vizitoi jo rast\u00ebsisht kompanit\u00eb gjermane me investime t\u00eb gjera n\u00eb Kin\u00eb dhe u takua me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tregtis\u00eb dhe zyrtar\u00eb n\u00eb metropolin e st\u00ebrmadh industrial t\u00eb Chongqing n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Kin\u00ebs dhe n\u00eb Shangai dhe Pekin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport nga Instituti Ekonomik Gjerman, cituar nga Radio e Jashtme e Kines, tregon se totali i investimeve direkte nga kompanit\u00eb gjermane n\u00eb Kin\u00eb, arriti nj\u00eb rekord prej 11.9 miliard\u00eb eurosh (rreth 12.7 miliard\u00eb dollar\u00eb amerikan\u00eb) n\u00eb vitin 2023, nj\u00eb rritje vjetore prej 4.3% , mbi 10% t\u00eb totalit t\u00eb investimeve t\u00eb Gjermanis\u00eb jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Niveli m\u00eb i lart\u00eb q\u00eb nga viti 2014. Nd\u00ebrkoh\u00eb qe v\u00ebllimi i tregtis\u00eb dypal\u00ebshe ishte 253.1 miliard\u00eb euro n\u00eb 2023, vit n\u00eb t\u00eb cilin Kina ruajti pozicionin e saj si partneri kryesor tregtar i Gjermanis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb tetin vit radhazi.<\/p>\n<p>Presidenti kinez Xi Jinping nd\u00ebrsa u takua n\u00eb Pekin me kancelarin gjerman Olaf Scholz, vuri n\u00eb dukje se ky vit sh\u00ebnon 10 vjetorin e krijimit t\u00eb partneritetit strategjik t\u00eb gjithansh\u00ebm mes Kin\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb situat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb-Gjermani jan\u00eb zhvilluar gjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. Bashk\u00ebpunimi n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb konsoliduar dhe thelluar vazhdimisht, duke i dh\u00ebn\u00eb shtys\u00eb zhvillimit t\u00eb t\u00eb dy vendeve.\u201d \u2013 ka th\u00ebn\u00eb presidenti kinez n\u00eb takim duke shtuar se zinxhir\u00ebt industrial\u00eb dhe furnizues t\u00eb Kin\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb, jan\u00eb thell\u00ebsisht t\u00eb nd\u00ebrthurura dhe tregjet e dy vendeve jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarura.<\/p>\n<p>Sipas presidentit Jinping \u201cBashk\u00ebpunimi reciprokisht i dobish\u00ebm mes Kin\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201crrezik\u201d, por nj\u00eb garanci p\u00ebr stabilitetin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe dhe nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen ku qe t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrcjellin karakteristikat dalluese t\u00eb p\u00ebrfitimit reciprok dhe rezultateve t\u00eb favorshme, si edhe t\u00eb arrijn\u00eb sukses t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb \u2013 citohet Xi \u2013 duke p\u00ebrcaktuar jo rast\u00ebsisht se eksportet e Kin\u00ebs t\u00eb automjeteve elektrike, baterive t\u00eb litiumit dhe produkteve fotovoltaike, jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb pasuruar furnizimin global dhe kan\u00eb leht\u00ebsuar presionin inflacionist, por gjithashtu kan\u00eb kontribuuar n\u00eb reagimin global ndaj ndryshimeve klimatike dhe transformimit t\u00eb gjelb\u00ebr me karbon t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb takim kancelari Olaf Scholz citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se aktualisht marr\u00ebdh\u00ebniet Gjermani-Kin\u00eb po zhvillohen mir\u00eb. T\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb shk\u00ebmbime t\u00eb ngushta n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet dhe fushat dhe se Gjermania \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb punoj\u00eb me Kin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb forcoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe, t\u00eb thelloj\u00eb dialogun dhe bashk\u00ebpunimin n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Gjermania \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb forcoj\u00eb komunikimin dhe koordinimin me Kin\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur s\u00eb bashku sfidave globale si ndryshimet klimatike, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur rendin nd\u00ebrkomb\u00ebtar shum\u00ebpal\u00ebsh, promovon paqen dhe zhvillimin bot\u00ebror dhe nuk pranon konfrontimin.<\/p>\n<p>Gjermania si vend lokomotiv\u00eb ne Bashkimin Europian n\u00ebp\u00ebrmjet Kancelarit Scholtz duket ka mbajtur nje q\u00ebndrim te ekuilbruar ndaj proteksionizmit dhe ka mb\u00ebshtetur tregtin\u00eb e lir\u00eb dhe duket se si nj\u00eb an\u00ebtare e r\u00ebnd\u00ebsishme e BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol aktiv n\u00eb promovimin e zhvillimit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis BE-s\u00eb dhe Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Temat delikate nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjejn\u00eb dakort\u00ebsi n\u00eb vizit\u00ebn e kancelarit gjerman ne Kine<\/p>\n<p>Duket se t\u00eb dy udh\u00ebheq\u00ebsit e dy vendeve kan\u00eb shk\u00ebmbyer edhe mendime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, duke u shprehur nj\u00ebz\u00ebri se u p\u00ebrkushtohen zbatimit t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb, kund\u00ebrshtimit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore dhe sulmit ndaj objektivave b\u00ebrthamore, zgjidhjes si duhet t\u00eb furnizimit ushqimor nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe i p\u00ebrmbahen ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar humanitar.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket konfliktit palestinezo-izraelit, ata jan\u00eb t\u00eb mendimit se duhet t\u00eb zbatohet Rezoluta 2728 e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs dhe p\u00ebrkeq\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb siguruar akses humanitar pa pengesa dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb Gaz\u00eb, duke mb\u00ebshtetur zgjidhjen n\u00ebp\u00ebrmjet negociatave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Palestin\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb projektit \u201cdy shtete\u201d.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrpara, Dai Bing, I Ngarkuari me Pun\u00ebn e Misionit t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb OKB u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjitha pal\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb t\u00eb \u201cvet\u00ebp\u00ebrmbahen maksimalisht dhe t\u00eb shmangin p\u00ebrshkall\u00ebzimin e m\u00ebtejsh\u00ebm\u201d t\u00eb sulmit hakmarr\u00ebs t\u00eb Iranit ndaj Izraelit n\u00eb nj\u00eb sesion urgjent, t\u00eb organizuar t\u00eb diel\u00ebn nga K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB-s\u00eb.\/CRI.CN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artur Nura Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb koplikohen zhvillimet globale dhe interesat antagoniste n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb globit, aq m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi merr roli gjeopolitik dhe diplomatik i Kin\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ky rol b\u00ebhet m\u00eb i lexuesh\u00ebm n\u00eb raportet Kin\u00eb \u2013 Europ\u00eb dhe vendet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj familje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":404385,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366],"tags":[],"class_list":{"0":"post-404381","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404381","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=404381"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404381\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":404387,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404381\/revisions\/404387"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/404385"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=404381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=404381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=404381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}