{"id":404405,"date":"2024-04-19T13:06:48","date_gmt":"2024-04-19T11:06:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=404405"},"modified":"2024-04-19T13:06:48","modified_gmt":"2024-04-19T11:06:48","slug":"ironia-e-gjekmarkajt-ne-kuvend-fjala-grihet-si-qofte-premtimi-del-si-petull-genjeshtra-vershon-si","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ironia-e-gjekmarkajt-ne-kuvend-fjala-grihet-si-qofte-premtimi-del-si-petull-genjeshtra-vershon-si\/","title":{"rendered":"Ironia e Gjekmarkajt n\u00eb Kuvend: Fjala grihet si qofte, premtimi del si petull, g\u00ebnjeshtra v\u00ebrshon si \u2026"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka mbajtur fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme teksa po diskutohej marr\u00ebveshja p\u00ebr Kolegjin e Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj u shpreh se nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb Evrop\u00ebs, duke theksuar se politikat e qeveris\u00eb jan\u00eb larg asaj \u00e7far\u00eb nj\u00eb vend europian duhet t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb e Gjekmarkajt:<\/p>\n<p>Kolegji evropian dhe identiteti jo i till\u00eb i Qeveris\u00eb shqiptare !<\/p>\n<p>Kolegji i Evrop\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb ndon\u00ebse di\u00e7ka simbolike, inkurajuese e pa fuqi politike t\u00ebrheq\u00ebse nga pas. Kolegji \u00ebsht\u00eb ishull p\u00ebr fat te mire b\u00ebn gjith\u00e7ka vet\u00eb.<\/p>\n<p>Europa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri larg, m\u00eb larg se ura e Qabes\u00eb .<\/p>\n<p>Magneti i saj integrues nuk e t\u00ebrheq Qeverin\u00eb shqiptare, muri i korrupsionit pengon val\u00ebt, b\u00ebmat si pushkaliqe e mahnisin Brukselin n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e \u00e7udis\u00eb e cila n\u00eb refuzim shnd\u00ebrrohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr aq sa e kan\u00eb rrokur Europ\u00ebn shqiptar\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet liberalizimit t\u00eb vizave realizuar nga qeveria e PD, pjesa tjeter \u00ebsht\u00eb folklor politik.<\/p>\n<p>Asokohe enkas qe nd\u00ebrtuar sistemi tims kaq i dhunuar n\u00eb sherbim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar vitet e fundit kur \u201c\u00e7unat\u201d mor\u00ebn n\u00eb dor\u00eb vendin duke e b\u00ebr terbiet, duke i hapur deren dekades s\u00eb marifetit e lezetit.<\/p>\n<p>Eh\u2026. \u201c\u00e7unat\u201d, deri tani jan\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me zgjedhjet, politikat ekonomike, investimet strategjike dhe ato t\u00eb siguris\u00eb, dasht\u00eb Zoti mos ti kap\u00eb qejfi e t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb edhe ato kulturore e arsimore.<\/p>\n<p>Gj\u00eb e mir\u00eb shkolla, gj\u00eb e keqe \u00ebsht\u00eb piramida tejet e madhe e propagandes q\u00eb po e mbulon at\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb r\u00ebndje e pafund prej muajsh me nj\u00eb zd\u00ebrhallje fjal\u00ebsh kuturu, me nj\u00eb kinse g\u00ebzim q\u00eb fillon e mbaron tek propaganda rri mbi ne si re, q\u00eb nuk sjell shi.<\/p>\n<p>Thelbi i propagand\u00ebs s\u00eb agjit-propit p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb harruar \u00ebsht\u00eb transformimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duke stimuluar g\u00ebzim apo hidh\u00ebrim t\u00eb dobishem p\u00ebr nj\u00eb pal\u00eb duke i ofruar shoq\u00ebris\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb thjesht\u00ebzuar pa pik\u00ebpyetje, konceptuar mbi dy sisteme ku tek nj\u00ebri strehohet e mira, e drejta, e bukura, tek tjetri e keqja, e gabuara , e sh\u00ebmtuara.<\/p>\n<p>N\u00eb mes rri habia dhe frika, pastaj ndodh nj\u00eb nd\u00ebrhyrje hyjnore, nj\u00eb ngjarje e madhe nga ku vjen shp\u00ebtimi dhe shoqeria merr frym\u00eb e \u00e7liruar duke thirrur ave-ave \u00c7ezare.<\/p>\n<p>Sapo qytetari ul frik\u00ebn, b\u00ebhet gjykues p\u00ebr hajnin\u00eb dhe hajdut\u00ebt, p\u00ebr uzurpimin dhe uzurpuesit, por at\u00ebhere i tundet para syve p\u00ebrs\u00ebri rreziku t\u00eb cilin vet\u00ebm Skenderbeu e ndal.<\/p>\n<p>N\u00eb ligj\u00ebrimin e Rilindjes dominon fjalori i kufizuar por i mir\u00eb asimiluar dhe i p\u00ebrdorur me shpejt\u00ebsi, fjala grihet si qofte, premtimi del si petull, g\u00ebnjeshtra vershon si p\u00ebrrua, mesazhi p\u00ebrs\u00ebritet pa fund.<\/p>\n<p>Dy buajt q\u00eb t\u00ebrheqin fjalit\u00eb jan\u00eb krenaria dhe diniteti duke leruar ar\u00ebn e gjykimit p\u00ebr ta pastruar at\u00eb nga cdo form\u00eb dyshimi.<\/p>\n<p>Hypur n\u00eb qerre rrin\u00eb ministrat dhe kryetaret e bashkive q\u00eb i shpjegojn\u00eb Kryeministrit sipas rastit, t\u00eb lumtur a t\u00eb menduar, me nxitimin e pun\u00ebs dhe dashurin\u00eb p\u00ebr modestin\u00eb vet\u00eb suksesin n\u00ebn udheheqjen e tij. Ai ngryset dhe kok\u00ebn tund duke krijuar suspanc\u00eb.<\/p>\n<p>I mbani m\u00ebnd 11 mij\u00eb kilometrat e rrugeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb periudhen 2005-2013, n\u00eb pak prej tyre, k\u00ebto vite b\u00ebhet ndonj\u00eb vije, vihet nj\u00eb neon e q\u00eb prezantohen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se vet\u00eb rruga. Nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb udh\u00ebtosh, por ta kryesh at\u00eb n\u00eb kushte estetike. Shija prevalon mbi faktin.<\/p>\n<p>Zbulimet e m\u00ebdha q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa frym\u00eb jan\u00eb lubrifikant\u00eb, ato t\u00eb shtangin si Nafta e Shpiragut ku tollonat do bien si flok\u00eb d\u00ebbore dhe do na hynin vet\u00eb n\u00eb xhep!<br \/>\nMardh\u00ebnia e re me Historin\u00eb dhe Qytetin \u00ebsht\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Le ta ilustrojm\u00eb! Pak durim t\u00eb nderuar koleg\u00eb dhe rixha Kryetare n\u00ebse ma jep hua nj\u00eb minut m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Zonja Spiropali m\u00eb e spikatura e diskursit rilindas shfaqet prej kohesh si Zoja e Shkodres ( Madona di Scutari e th\u00ebrrisnin venedikasit ) per ata q\u00eb se din\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shenjtoren mbrojt\u00ebse e cila iku n\u00eb Itali nga qielli kur qyteti u pushtua nga turqit.<\/p>\n<p>Psh. Ministrja n\u00eb fjal\u00ebt, n\u00eb esklamacionet e veta veneruese me refrene koliqiane duket sikur ka nd\u00ebrtuar kalan\u00eb e Shkodres gati duke na mbushur mendjen se ajo vet\u00eb \u00ebsht\u00eb Rozafa!<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb rehatimi t\u00eb shkurt\u00ebr nga lodhja ka g\u00ebrryer tok\u00ebn dhe u ka dh\u00ebn\u00eb rrug\u00eb dy lumejve Drinit e Bun\u00ebs dhe nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb cil\u00ebn bidon pas bidoni e mbushi me uj\u00eb dhe e quajti liqen, pastaj ndertoi Kish\u00ebn e Madhe dhe Xhamin\u00eb e Plumbit, bandat muzikore dhe teatrot, bibilotekat e fototekat, Piac\u00ebn dhe Kafen e madhe, Bashkin\u00eb dhe Bah\u00e7e miletin. Tek keso pun\u00ebsh b\u00ebnt\u00eb at\u00eb e admironte vete Teuta, Barleti, Idromeno, Ded\u00eb Gjo Luli, Fishta, Migjeni, Preng Jakova i cili mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb operen \u201cElisa\u201d,e plot t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pra ka krijuar Shkodr\u00ebn dhe bashk\u00eb me Kryeministrin artist sh\u00ebtisin rrug\u00ebve dhe u thon\u00eb Shkodran\u00ebve e shihni more harama, \u00e7far\u00eb qyteti ju kemi b\u00ebr\u00eb? Ne habitemi e themi, shih shih b\u00ebn Shkodr\u00ebn, uaaaa !<\/p>\n<p>Ministrat e tjer\u00eb b\u00ebhen xheloz dhe rendin ti marrin atributet natyr\u00ebs dhe historis\u00eb.<\/p>\n<p>Ulsiu kontribuoi tek muret ilirike t\u00eb Lezhes duke u \u00e7uar uj\u00eb me mushk muratorve dibran\u00eb.<\/p>\n<p>Tao thau fushat e Myzeqes\u00eb, dogji pyjet e Fierit dhe formoi koperativ\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Krutje. Damua shkroi alfabetin e Dhaskal Todrit dhe nd\u00ebrtoi shkoll\u00ebn normale t\u00eb Elbasanit. Llatjen landrejtor ne vend te Gurakuqit.<\/p>\n<p>\u00c7u\u00e7i luftoi n\u00eb vend t\u00eb Muzakajve, pikturoi Magalemin dhe lumin Osum bashk\u00eb me Kalan\u00eb e famshme t\u00eb Beratit. Toni nuk u mor me pun\u00eb fizike se hodhi fjal\u00ebn e perendis\u00eb mbi leter n\u00eb kodiket e pupurt.<\/p>\n<p>Majko ka udhehequr Divizionin e par\u00eb sulmues p\u00ebr t\u00eb kaluar Shkumbinin dhe shkat\u00ebrruar reaksionin n\u00eb veri. N\u00eb Kukes ka luftuar si Shefqet Pe\u00e7i.<\/p>\n<p>Klosi i dh\u00ebn\u00eb pas peshkut ka suvatuar fabriken e Konservave n\u00eb Vlor\u00eb dhe minier\u00ebn e Bitumit n\u00eb Selenic.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjeter, si Zoti rruzullin\u00eb l\u00ebshoi edhe ajo mbi dhe Gjirokastren vendosi , madje vete veprat e Kadares\u00eb dhe t\u00eb \u00c7abeut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Edi Rama ka b\u00ebr\u00eb betejat me romaket, turqit, ka mbrojtur Kruj\u00ebn, ka luftuar me Rrapo Hekalin, ka dredhur duhan me Oso Kuken, ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb Tanzimat dhe tek Xhonturqit, ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb, ka ideuar Kongresin e Lushnjes, ka q\u00ebn\u00eb Arqipeshk\u00ebv, Krye Dhespot, KRYEMYFTI, KRYEGJYSH , BABA E BABO.<\/p>\n<p>N\u00eb betejen e Tendes s\u00eb qypit u dha derrmen pushtuesve, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Mezghoranit i ra boris\u00eb i plagosur. Sazeve jua ka terezitur n\u00eb reform\u00ebn agrare, ideolog i revolucionin demokratik dhe tani Kryeminister, si sakrifica e fundit!<\/p>\n<p>Dikush q\u00eb d\u00ebgjon fjalimin tim thot\u00eb paska lojtur nga fiqiri i uruari, largon v\u00ebmendjen nga inceratoret, sterilizmi, timsi, interpelancat e mohuara nga Kryeministri , mocionin me debat gjithashtu, nga r\u00ebnia e Gjykates Kushtetuese po aq , nga drejtoret berber\u00eb q\u00eb t\u00eb rruajn\u00eb e t\u00eb qethin, nga 5D-t\u00eb q\u00eb ng\u00ebrdhesh\u00ebn pasi kan\u00eb vjedhur, nga ai tjetri q\u00eb rr\u00ebmben t\u00eb dh\u00ebnat private t\u00eb shqiptarve, nga segmente t\u00eb drejtesis\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb e marrin peng Opoziten dhe Liderin e saj, t\u00eb par\u00ebs duke turbulluar simbolet, t\u00eb dytit duke i hequr lirin\u00eb pa akuz\u00eb e hetim per llogari t\u00eb Edi Rames, duke pezulluar pluralizmin dhe trukuar garen.<\/p>\n<p>Kjo nuk ndodh n\u00eb Europ\u00eb, nuk mesohet n\u00eb asnj\u00eb kolegj t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb un\u00eb thash\u00eb m\u00eb siper duke luajtur jo shum\u00eb me fantazine jan\u00eb masa, etaloni q\u00eb kjo qeveri ka me t\u00eb v\u00ebrteten dhe manipulimin e saj. Po kaq, forca e err\u00ebt p\u00ebr t\u00eb luajtur m\u00eb t\u00eb duke penguar konsolidimin e identitetit europian t\u00eb shqiptarve dhe konfirmuar sjelljen, identitetin e hiles kund\u00ebr rregullit aspak europian t\u00eb nj\u00eb qeverie q\u00eb vjedh Shqiperin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur votat sipas stilem\u00ebs rilindase.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zem\u00ebrim europian e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb dobishme shkoll\u00ebn e saj n\u00eb Tiran\u00eb sesa panegjeriket e sh\u00ebrbetosur p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka mbajtur fjal\u00ebn e tij gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme teksa po diskutohej marr\u00ebveshja p\u00ebr Kolegjin e Evrop\u00ebs. Gjekmarkaj u shpreh se nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb pran\u00eb Evrop\u00ebs, duke theksuar se politikat e qeveris\u00eb jan\u00eb larg asaj \u00e7far\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":324141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-404405","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404405","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=404405"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404405\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":404406,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404405\/revisions\/404406"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/324141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=404405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=404405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=404405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}