{"id":404628,"date":"2024-04-27T12:58:23","date_gmt":"2024-04-27T10:58:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=404628"},"modified":"2024-04-27T12:58:23","modified_gmt":"2024-04-27T10:58:23","slug":"burri-i-ministres-delinda-ibrahimaj-goditi-me-thike-drejtorin-e-atk-se-ne-mes-tiranes-ngjarja-u-mbajt-5-muaj-e-fshehur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/burri-i-ministres-delinda-ibrahimaj-goditi-me-thike-drejtorin-e-atk-se-ne-mes-tiranes-ngjarja-u-mbajt-5-muaj-e-fshehur\/","title":{"rendered":"Burri i ministres Delinda Ibrahimaj goditi me thik\u00eb drejtorin e ATK-s\u00eb n\u00eb mes Tiran\u00ebs! Ngjarja u mbajt 5 muaj e fshehur"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i shtetit \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, p\u00ebrndjekur dhe plagosur me thik\u00eb pse nuk pranonte t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen nga posti i drejtorit t\u00eb nj\u00eb drejtorie.<\/p>\n<p>Personi q\u00eb ia k\u00ebrkonte largimin nga detyra ishte pik\u00ebrisht burri i ministres s\u00eb Shtetit, e cila n\u00eb fakt m\u00eb her\u00ebt ka qen\u00eb ministre Financash. Drejtori i sulmuar, i shantazhuar dhe u plagosur ka shkuar n\u00eb polici, ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzimin dhe m\u00eb pas i \u00ebsht\u00eb drejtuar spitalit. Ngjarja ka ndodhur me 20 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb po at\u00eb dit\u00eb dhe po at\u00eb dit\u00eb i plagosuri ka mb\u00ebrritur n\u00eb spital. Por, asnj\u00eb informacion nuk u dha n\u00eb media as nga policia dhe aq m\u00eb pak nga prokuroria apo instanca t\u00eb tjera. Dje, t\u00eb dh\u00ebnat e asaj ngjarjeje n\u00eb kufijt\u00eb e skandalit i b\u00ebri publike media \u2018Newsbomb\u2019, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm ishte reagimi i ministres, gruas s\u00eb agresorit, i cili nuk \u00ebsht\u00eb hetuar fare nga Prokuroria e Tiran\u00ebs!<\/p>\n<p>\u201cAndri Ibrahimaj, bashk\u00ebshorti i ministres s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes, Delina Ibrahimaj (ish-ministre e Financave), ka goditur disa her\u00eb me thik\u00eb drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive (ATK). M\u00ebsohet se Ibrahimaj e shantazhonte drejtorin e ATK-s\u00eb, Eri Koshaj prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb, madje e k\u00ebrc\u00ebnonte p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje si dhe e p\u00ebrndiqte.<\/p>\n<p>Ngjarja ka ndodhur n\u00eb zon\u00ebn e \u201cPazarit t\u00eb Ri\u201d ku m\u00ebsohet se Ibrahimaji i kishte z\u00ebn\u00eb prit\u00eb Koshajt. Nj\u00eb ngjarje n\u00eb p\u00ebrmasat e skandalit ka ndodhur m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 20 n\u00ebntor 2023, n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur nga p\u00ebrfshirja e drejtuesve t\u00eb disa institucioneve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore. Sigurisht, autori i goditjeve me thik\u00eb \u00ebsht\u00eb burri i nj\u00eb ministre.<\/p>\n<p>Rasti \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzuar dhe n\u00eb Policin\u00eb e Tiran\u00ebs, n\u00eb Komisariatin Nr.1 nga Eri Koshaj, por institucionet kan\u00eb heshtur. Me k\u00ebrc\u00ebnime dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb shumta \u201cnga lart\u201d, kall\u00ebzimi i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave \u00ebsht\u00eb pluhurosur n\u00eb sirtar\u00eb. Prokuroria e Tiran\u00ebs ka marr\u00eb materialet procedurale t\u00eb referuara nga blut\u00eb e kryeqytetit, por ka vendosur q\u00eb t\u00eb pushoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen. Nga ndikimi dhe influenca e fort\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarje vet\u00ebkuptohet dhe vendimi i organit t\u00eb akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb ekzaminimin e Institutit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore, kryer nga mjeku ligjor Harallamb Martopullo provohet se n\u00eb trupin e shtetasit Eri Koshaj jan\u00eb konstatuar dremishje n\u00eb pjes\u00ebn e fundshpin\u00ebs t\u00eb shkaktuara nga nj\u00eb mjet prer\u00ebs. Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb n\u00eb Shtator 2023, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin e Ministris\u00eb s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mban dhe aktualisht\u201d, thuhet n\u00eb shkrimin e NewsBomb.<\/p>\n<p>K\u00cbRC\u00cbNIMI<\/p>\n<p>Arsyeja e k\u00ebtij konflikti q\u00eb degjeneroi deri n\u00eb p\u00ebrdorimin e thik\u00ebs nga ana e burrit t\u00eb ministres socialiste, Andri Ibrahimaj, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht posti q\u00eb mban Eri Koshaj si drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive. Atij i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb bashk\u00ebshortja e Andri Ibrahimaj drejtonte Ministrin\u00eb e Financave.<\/p>\n<p>Agjencia e Trajtimit t\u00eb Kredive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj ministrie dhe shtetasi Eri Koshaj nuk ka pranuar q\u00eb t\u00eb largohet pas presioneve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve. Nj\u00eb tjet\u00ebr detaj q\u00eb thellon skandalin ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Andri Ibrahimaj, bashk\u00ebshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Ky shtetas i ka k\u00ebrkuar vazhdimisht Eri Koshaj q\u00eb t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen sepse drejtor do t\u00eb em\u00ebrohej nj\u00eb shok i tiji.<\/p>\n<p>Pra, burri i ministres Delina Ibrahimaj duket se de fakto drejtonte Ministrin\u00eb e Financave, sepse vendoste se kush do t\u00eb em\u00ebrohej dhe kush do t\u00eb largohej nga detyra. P\u00ebrndjekjet ndaj shtetasit Eri Koshaj jan\u00eb shtuar p\u00ebrgjat\u00eb muajve dhe m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 20 n\u00ebntor 2023, Andri Ibrahimaj sapo e ka par\u00eb duke kaluar n\u00eb rrug\u00eb ka dal\u00eb nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive.<\/p>\n<p>Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjal\u00eb fyese, nd\u00ebrsa ka tentuar dhe ta \u00e7oj\u00eb drejt nj\u00eb ambienti tjet\u00ebr privat p\u00ebr \u201ct\u2019u sqaruar\u201d. Kur drejtori nuk ka pranuar, referuar dhe kall\u00ebzimit t\u00eb depozituar n\u00eb Komisariatin Nr.1 n\u00eb Tiran\u00eb, burri i ministres ka nxjerr nga brezi nj\u00eb mjet n\u00eb dukje prer\u00ebs dhe e ka q\u00eblluar n\u00eb pjes\u00ebn e brinj\u00ebve dhe t\u00eb fundshpin\u00ebs. K\u00ebto goditje ndaj drejtorit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive jan\u00eb provuar dhe nga Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore.<\/p>\n<p>NGJARJA U FSHEH<\/p>\n<p>Interesante \u00ebsht\u00eb dhe ajo q\u00eb ka ndodhur pas k\u00ebsaj ngjarje. Andri Ibrahimaj \u00ebsht\u00eb larguar menj\u00ebher\u00eb nga Shqip\u00ebria, e provuar kjo dhe nga sistemi TIMS. Nga frika se mos rasti b\u00ebhej publik dhe ai arrestohej, burri i ministres Delina Ibrahimaj ka vendosur t\u00eb ik\u00eb nga vendi at\u00eb periudh\u00eb. Shteti \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb tij. Ngjarja \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb fshihet dhe Eri Koshaj \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb goj\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga posti i Drejtorit\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Agjencis\u00eb e Trajtimit t\u00eb Kredive, institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave q\u00eb sot drejtohet nga Ervin Mete, dhe asnj\u00eb institucion nuk ka marr\u00eb masa p\u00ebr nj\u00eb sulm fizik n\u00eb p\u00ebrmasat e skandalit. Pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkarkim ka dhe vet\u00eb ministrja Delina Ibrahimaj, e cila edhe p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb larguar nga Financat ka aty t\u00eb gjith\u00eb stafin q\u00eb ka em\u00ebruar n\u00eb vite dhe b\u00ebn ligjin.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 u tentua dhe me drejtorin e ATK-s\u00eb, por ky i fundit nuk pranoi t\u00eb largohej p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb postin shokut t\u00eb burrit t\u00eb ministres. Pun\u00eb ka, por dhe profesionist\u00eb po! Ama n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb rregull t\u00eb pashkruar q\u00eb nuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb punosh kur je i aft\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>REAGIMI I MINISTRES P\u00cbR BURRIN<\/p>\n<p>Ministrja e Shtetit p\u00ebr Sip\u00ebrmarrjen Delina Ibrahimaj reagoi pas publikimit n\u00eb media t\u00eb lajmit se bashk\u00ebshorti i saj ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt fizik me drejtuesin e nj\u00eb institucioni n\u00ebn var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb kjo ministri drejtohej nga zonja Ibrahimaj. Ndon\u00ebse pranon ngjarjen, Ibrahimaj thekson se konflikti ka ndodhur pran\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe se ngjarja \u00ebsht\u00eb hetuar nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb pas padis\u00eb s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga pala tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas saj, hetimet jan\u00eb pushuar p\u00ebr munges\u00eb provash. Ibrahimaj thot\u00eb se ajo e ka ndaluar bashk\u00ebshortin t\u00eb b\u00ebj\u00eb kall\u00ebzim. Jam e keqardhur q\u00eb 5 muaj pas nj\u00eb konflikti t\u00eb pad\u00ebshiruar, i cili ka kaluar n\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje po n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb, sot m\u00eb duhet t\u00eb jap shpjegimin tim. Nuk kam asnj\u00eb arsye t\u00eb faj\u00ebsoj ask\u00ebnd lidhur me publikimin e k\u00ebtij fakti, por kam detyrimin t\u00eb sqaroj elemente q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb plot\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tablos\u00eb s\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Konflikti ka ndodhur pran\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit tim, jo n\u00eb zyrat e shtetit dhe pasi \u00ebsht\u00eb hetuar nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kall\u00ebzimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga pala tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pushuar p\u00ebr munges\u00eb provash. I vetmi ndikim i imi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ka qen\u00eb se nuk e kam lejuar bashk\u00ebshortin t\u00eb b\u00ebj\u00eb kall\u00ebzim, pik\u00ebrisht sepse personi n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb drejtues i nj\u00eb institucioni var\u00ebsie kur kam marr\u00eb detyr\u00ebn si Ministre e Financave dhe s\u2019kam dashur n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb familja ime t\u00eb marr\u00eb iniciativ\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element tjet\u00ebr leht\u00ebsisht i provuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se pavar\u00ebsisht dinamik\u00ebs s\u00eb ngjarjes dhe faktit q\u00eb bashk\u00ebshorti im ka qen\u00eb padrejt\u00ebsisht i kall\u00ebzuar p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve t\u00eb akuz\u00ebs, pala kall\u00ebzuese ka vijuar t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb 7 muaj m\u00eb par\u00eb. Nuk besoj se \u00ebsht\u00eb e nevojshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, por po sqaroj sidoqoft\u00eb se nuk kam pasur asnj\u00eb konflikt me kall\u00ebzuesin gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit tim n\u00eb at\u00eb detyr\u00eb, si\u00e7 nuk kam pasur asnj\u00eb konflikt me asnj\u00eb person n\u00eb var\u00ebsin\u00eb time.<\/p>\n<p>Ky fakt besoj e thot\u00eb vet\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb konflikti n\u00eb fjal\u00eb, nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje me mua apo detyr\u00ebn time. Padyshim do t\u00eb kishte qen\u00eb me e mira q\u00eb t\u00eb mos kishte ndodhur, por nganj\u00ebher\u00eb zhvillimet e pad\u00ebshiruara n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb tjer\u00ebt na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb kjo ngjarje nuk ka asnj\u00eb lidhje me institucionet shtet\u00ebrore, me funksionet e institucionit q\u00eb kam drejtuar dhe me mua personalisht.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkohe e mir\u00ebkuptoj me keqardhje faktin se pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs dhe angazhimit tim publik, nj\u00eb ngjarje e 5 muajve t\u00eb shkuar b\u00ebn sot lajm p\u00ebr arsye q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb tagrin tim institucional t\u2019i komentoj. Ndjes\u00eb kujtdo q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsuar nga ky lajm, por kushdo t\u00eb jet\u00eb i bindur se s\u2019ka asnj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr nga sa rendita m\u00eb lart.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte dhe p\u00ebrndiqte t\u00eb dor\u00ebhiqesha\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb material t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr mediat shihet se policia ka dokumentuar nj\u00eb fakt ku fiksohet se: N\u00eb dt.21 n\u00ebntor 2023 \u00ebsht\u00eb paraqitur shtetasi Eri Koshaj te komisariati nr.1 n\u00eb kryeqytet dhe ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal ku ka th\u00ebn\u00eb se burri i ministres s\u00eb Shtetit p\u00ebr Sip\u00ebrmarrjen, Delina Ibrahimajt, e ka goditur me thik\u00eb n\u00eb trup. Drejtori i Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive ka marr\u00eb nj\u00eb goditje me mjet prer\u00ebs nga Andri Ibrahimaj, por fatmir\u00ebsisht pa pasoja serioze. Policia thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb referuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs vepra penale \u201cgoditje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d ndaj Andri Ibrahimajt.<\/p>\n<p>Koshaj ka th\u00ebn\u00eb para oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb se kishte konflikte t\u00eb hershme me Ibrahimajn pasi, ky i fundit, i k\u00ebrkonte t\u00eb dor\u00ebhiqej nga detyra e drejtorit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive. P\u00ebrplasja mes t\u00eb dyve m\u00ebsohet se ka nisur q\u00eb nga koha kur Delina Ibrahimaj mbante detyr\u00ebn e ministres s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb. Pas marrjes s\u00eb denoncimit prej tij, policia \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb Andi Ibrahimajt, i cili nuk \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb banes\u00eb. Por, pas disa dit\u00ebsh thuhet se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrimi i tij.<\/p>\n<p>Burimet b\u00ebjn\u00eb me dije se ka qen\u00eb Prokuroria ajo q\u00eb ka k\u00ebrkuar nga policia q\u00eb Ibrahimaj t\u00eb hetohej n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr shkak se zanafilla e ngjarjes dhe goditja e Koshajt ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs. Ngjarja ka ndodhur n\u00eb rrug\u00ebn \u201cTefta Pashko\u201d, pran\u00eb \u201cPazarit t\u00eb Ri\u201d n\u00eb kryeqytet, n\u00eb or\u00ebt e paradites s\u00eb dat\u00ebs 21 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Andri Ibrahimaj i kishte z\u00ebn\u00eb \u201cprit\u00eb\u201d Koshajt dhe pas p\u00ebrplasjes verbale, ka nxjerr\u00eb thik\u00ebn dhe e ka q\u00eblluar n\u00eb pjes\u00ebn e shpin\u00ebs, si\u00e7 thuhet edhe n\u00eb raportin mjekoligjor. M\u00ebsohet se Eri Koshaj nuk ka marr\u00eb trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb spital, por n\u00eb aktekspertimin mjekoligjor thuhet se ai ka marr\u00eb goditje nga nj\u00eb mjet prer\u00ebs.<\/p>\n<p>EKSPERTIZA MJEKO-LIGJORE<\/p>\n<p>Si\u00e7 u m\u00ebsua pas daljes s\u00eb informacionit se burri i ministres s\u00eb Shtetit ka plagosur me thik\u00eb nj\u00eb drejtor drejtorie pse ai nuk pranoante t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen nga posti, u m\u00ebsua se Prokuroria e Tiran\u00ebs e kishte pushuar hetimin ndaj bashk\u00ebshortit t\u00eb ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj. Pushimi i \u00e7\u00ebshtjes ka ndodhur pasi agresori kishte ikur nga Shqip\u00ebria, menj\u00ebher\u00eb pasi ka m\u00ebsuar se i plagosuri kishte shkuar n\u00eb polici dhe kishte b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb shumta q\u00eb pasuan skandalin u m\u00ebsua se ngjarja ka ndodhur 5 muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cTefta Tashko Ko\u00e7o\u201d n\u00eb zon\u00ebn e \u2018Pazarit t\u00eb ri\u2019 m\u00eb 20 n\u00ebntor 2023.<\/p>\n<p>Andri Ibrahimaj \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb polici nga shtetasi Eri Koshaj me pretendimin se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe q\u00eblluar me thik\u00eb nga burri i ministres. I d\u00ebmtuari Eri Koshaj n\u00eb koh\u00ebn kur ka ndodhur konflikti ka pasur detyr\u00ebn e drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive, institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave. Sipas burimeve nga prokuroria i d\u00ebmtuari n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij ka pretenduar se burri i ministres ka nxjerr\u00eb nga brezi nj\u00eb mjet n\u00eb dukje t\u00eb mpreht\u00eb dhe e ka q\u00eblluar n\u00eb pjes\u00ebn e brinj\u00ebve dhe t\u00eb fund shpin\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto goditje ndaj drejtorit t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive jan\u00eb provuar dhe nga Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore. Sipas raportit t\u00eb Institutit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore thuhet se provohet se n\u00eb trupin e shtetasit Eri Koshaj jan\u00eb konstatuar dremishje n\u00eb pjes\u00ebn e fundshpin\u00ebs t\u00eb shkaktuara nga nj\u00eb mjet mpreh\u00ebs. Policia b\u00ebri me dije se blut\u00eb e kryeqytetit kan\u00eb referuar materialet n\u00eb prokurori n\u00eb koh\u00ebn kur ka ndodhur ngjarja. Prokuroria e Tiran\u00ebs ka marr\u00eb materialet procedurale t\u00eb referuara nga policia, por ka vendosur m\u00eb pas q\u00eb ta pushoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i konfliktit, nd\u00ebrsa burime nga Prokuroria thon\u00eb se i d\u00ebmtuari pretendon se ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ai mbante dhe se burri i ministres Ibrahimaj i k\u00ebrkonte t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Koshaj \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga posti i Drejtorit\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Agjencis\u00eb e Trajtimit t\u00eb Kredive, institucion n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave q\u00eb sot drejtohet nga Ervin Mete. Nd\u00ebrsa Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb n\u00eb shtator 2023, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin e Ministris\u00eb s\u00eb Sip\u00ebrmarrjes, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mban dhe aktualisht!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i shtetit \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, p\u00ebrndjekur dhe plagosur me thik\u00eb pse nuk pranonte t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen nga posti i drejtorit t\u00eb nj\u00eb drejtorie. Personi q\u00eb ia k\u00ebrkonte largimin nga detyra ishte pik\u00ebrisht burri i ministres s\u00eb Shtetit, e cila n\u00eb fakt m\u00eb her\u00ebt ka qen\u00eb ministre Financash. Drejtori i sulmuar, i shantazhuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":404629,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-404628","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=404628"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404628\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":404631,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/404628\/revisions\/404631"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/404629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=404628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=404628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=404628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}