{"id":405477,"date":"2024-05-27T12:42:43","date_gmt":"2024-05-27T10:42:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=405477"},"modified":"2024-05-27T12:42:43","modified_gmt":"2024-05-27T10:42:43","slug":"babo-do-te-vije-ne-kuvend-endrra-e-lindites-dhe-planet-e-tjera-satira-e-gjekmarkajt-garda-i-ze-gojen-te-paudheve-muli-salianji-e-bardhi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/babo-do-te-vije-ne-kuvend-endrra-e-lindites-dhe-planet-e-tjera-satira-e-gjekmarkajt-garda-i-ze-gojen-te-paudheve-muli-salianji-e-bardhi\/","title":{"rendered":"\u201cBabo do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Kuvend!\u201d, \u201c\u00cbndrra e Lindit\u00ebs dhe planet e tjera\u201d- Satira e Gjekmarkajt: Garda i z\u00eb goj\u00ebn t\u00eb paudh\u00ebve Muli, Salianji e Bardhi"},"content":{"rendered":"<p>AGRON GJEKMARKAJ<\/p>\n<p>Lindita nuk kishte b\u00ebr\u00eb gjum\u00eb t\u00eb paqt\u00eb! Af\u00ebr sabahut nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e kishte trishtuar sa nuk thuhet aty p\u00ebr aty, por m\u00eb von\u00eb mund ti dal\u00eb p\u00ebr haj\u00ebr. Ishte ngritur brof dhe kishte nxjerr\u00eb kok\u00ebn jasht\u00eb dritares q\u00eb t\u00eb mbushej me frym\u00eb.  T\u00eb zbardhurit e drites kishte pritur e pothuaj me r\u00ebndje ia kishte behur n\u00eb zyr\u00eb. Me nxitim kishte thirrur \u201ctre musketieret\u201d, Jon\u00ebn, Kostaqin dhe Gencin. Nuk dinte si t\u2019ia fillonte dhe nj\u00eb heshtje si lum\u00eb pa ur\u00eb po e ndante prej tyre.<\/p>\n<p>Ata t\u00eb gjithe po shkurtoheshin , mblidheshin e b\u00ebheshin grusht sa Kosta. M\u00eb n\u00eb fund foli: \u201cPash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr se Babua me tha nuk do t\u00eb shkel m\u00eb n\u00eb Kuvend, dhe  lanet do ju b\u00ebj t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb gjum\u00eb me ra t\u00eb fik\u00ebt\u201d\u2026.! Jona ia kishte dh\u00ebn\u00eb kujes me lebeti. Genci q\u00eb nuk kishte d\u00ebshir\u00eb edhe aq t\u00eb qante, i tha mos b\u00ebj k\u00ebshtu, aman, se na preke, por n\u00eb fund u dor\u00ebzua, qau e ul\u00ebriti dhe ai sa e tundi.<\/p>\n<p>Kostaqi, ndryshe nga dy t\u00eb par\u00ebt, nuk e dha veten, por e mbajti dhimbjen p\u00ebrbrenda, qante me mimik\u00eb dhe pa z\u00eb, si n\u00eb filmat e viteve 20, mekej, q\u00eb dhimbja t\u00eb shprehej e qart\u00eb, por t\u00eb mos i dilte vaji si zhurm\u00eb marmite e prishur.<\/p>\n<p>Lindita p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast nuk kishte kuptuar \u00e7\u2019po ndodhte, por shpejt e kishte mbledhur veten!  \u201cPushoni more shkanduj, kishte b\u00ebrtitur, se \u00ebndrrat i kam t\u00eb kund\u00ebrta n\u00eb realitet. I bie q\u00eb Babo do vij\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn me t\u00eb afert! Ndaj erdha shpejt, t\u00eb sjell myzhden\u00eb, por e tromaksur nuk e mblodha vet\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Lot\u00ebt u than\u00eb, fytyrat qesh\u00ebn e buis\u00ebn nga gazi, hareja feksi; u lumturuan t\u00eb kat\u00ebrt, aq sa zyra nuk e mbante g\u00ebzimin, i cili sulmoi korridoret e godin\u00ebs s\u00eb st\u00ebrmadhe t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Si kujtim i trishtimit t\u00eb thell\u00eb mben\u00eb vet\u00ebm fytyrat e muhavitura, t\u00eb fryra e t\u00eb bu\u00e7atura.<\/p>\n<p>\u201cTani duhet nj\u00eb plan, tha Genci dhe do e b\u00ebj un\u00eb q\u00eb mos ta japim sihariqin pa ndodhur mrekullia. Madje q\u00eb i vog\u00ebl doja t\u2019i ngjaja Belul Gjonomadhit tek \u201cDimri i madh\u201d dhe \u201cBall\u00eb p\u00ebr ball\u00eb\u201d, ruante baz\u00ebn nat\u00ebn me dyfek, mos na e merrnin rus\u00ebt, them t\u00eb marr nj\u00eb karabin\u00eb vet\u00ebmbush\u00ebse \u201cSimonov\u201d, model 56, dhe t\u00eb shkoj her\u00ebt t\u00eb b\u00ebj roje se kurr\u00eb nuk i dihet!\u201d Kosta e shikonte pa folur. \u201cM\u00eb duket se m\u00eb shum\u00eb i ngjan Belul Gjeraqin\u00ebs.\u201d, mendoi.<\/p>\n<p>\u201cQyqja tha Lindita, ju tepelenasit  te pushk\u00ebt  e keni mendjen, t\u00eb na akuzoj\u00eb opozita p\u00ebr terror, Babon e ruan dashuria e vegj\u00eblis\u00eb, ti merr nj\u00eb bi\u00e7ak a nj\u00eb pale llastiqe p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje e aq!\u201d<\/p>\n<p>\u201cNa rezulton  q\u00eb planet i b\u00ebjn\u00eb grek\u00ebrit n\u00eb histori, tha Jona, ata fusin kalin ku s\u2019ta pret mendja, ndaj nderi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia i takon Kostaqit t\u00eb Gramozit dhe Lindit\u00ebs, e pe si qau, ve\u00e7 me muskuj, pa zukama, tani po ashtu qesh but\u00eb pa kukurima! T\u00eb k\u00ebpuste shpirtin, por t\u00eb kursente drith\u00ebrim\u00ebn, jo si ne q\u00eb e shnd\u00ebrruam n\u00eb l\u00ebndin\u00eb lot\u00ebsh. Tani t\u00eb mbush me drit\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Kostaqi u d\u00ebnd  me frym\u00eb! Filloi  t\u00eb zb\u00ebrthente planin strategjiko-taktik:<\/p>\n<p>\u201cmendoj, tha, se dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes un\u00eb dhe Genci t\u00eb shkojm\u00eb rreth e qark Kuvendit t\u00eb veshur si pun\u00ebtor\u00eb komunaleje. Gencin ta l\u00ebme aty si pem\u00eb se i gjat\u00eb helbete, thjesht i v\u00ebm\u00eb ca deg\u00eb artificiale jeshile anash. Lop\u00eb nuk baresin asaj ane q\u00eb t\u00eb rrezikojn\u00eb ta kafshojn\u00eb. Nd\u00ebrsa  vet\u00eb, po me kamuflazh. do ngjitem  n\u00eb pish\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe do vrojtoj ! Kush  e sheh i pari,  fishk\u00ebllen viu viu viu, heq xhaket\u00ebn dhe b\u00ebn me shenj\u00eb, duke e rrotulluar n\u00eb aj\u00ebr! N\u00ebse  nuk kuptohemi, ti Genci merr nj\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb bianchi t\u00eb len\u00eb si rast\u00ebsisht ndan\u1ebd nj\u00eb rrapi dhe vrapon t\u2019i jap\u00ebsh lajmin Jon\u00ebs te dera, e cila th\u00ebrret  motrani e shoqeni. Ato t\u00eb dalin e t\u00eb fillojn\u00eb fest\u00ebn n\u00eb shkall\u00eb! E ndezin vet\u00eb se kan\u00eb eksperienc\u00eb.<\/p>\n<p>Garda i ze goj\u00ebn atyre  t\u00eb paudheve Kryezevendes Liderit Muli se bu\u00e7et ai, dhe Liderit n\u00eb perspektive Gaz Bardhit, q\u00eb t\u00eb mos llap\u00eb nga ato q\u00eb t\u00eb prishin gjakun !! Apo atij Salianjit  q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i zi se dreqi i duhet sajuar di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Ftohet edhe Gjekmarkaj se at\u00eb e g\u00ebnjejm\u00eb me  pak se atij qerratait i p\u00eblqejn\u00eb skenat surreale,  t\u00eb rrij\u00eb tek karakolli i rojeve q\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb eventin p\u00ebr kronik\u00ebn, se kushedi \u00e7\u2019kujton se me t\u00eb ndryshon Boten, mileti b\u00ebn lek ai shkruan gjepura?!\u201d! Gjon\u00e7aj sikur doli nga kllapia \u201cpo t\u00eb b\u00ebnte lek nuk shkruan kroniken\u201d e tha si maksim\u00eb.<\/p>\n<p>Lindita menj\u00ebher\u00eb u b\u00eb me humor t\u00eb mir\u00eb. \u201cV\u00ebrtet k\u00ebto tre vite jeni lodhur, keni hequr t\u00eb zit\u00eb e ullirit, po me kaq e keni hallall rrog\u00ebn, madje jam pishmane q\u00eb nuk ju kam dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shtes\u00eb page, dhe nga nj\u00eb buz\u00ebqeshje prej Babos, qoft\u00eb edhe nga larg. Genci tha nga af\u00ebr do qe m\u00eb mir\u00eb dhe ajo shtesa pun\u00eb b\u00ebn ! Po Jona ia priti, do dhe nga af\u00ebr ti, nuk thua shyqyr se deputeteve nuk u flet fare. Kosta miratoi me nj\u00eb gjest, t\u00ebrheqje vetullash dhe hapje krah\u00ebsh! Kostaqit po i \u00ebndej ekspozimi i planit! N\u00eb shkall\u00eb t\u00eb shfaqet  dueti Etilda -Ismet Beqiri  tek k\u00ebndojn\u00eb \u201cnj\u00eb luan ka sot bota, h\u00ebm Azia h\u00ebm Europa\u201d. ( shenim i autorit, Ismeti thote si duet do b\u00ebjm\u00eb prokopi, eleganca e formes   me fuqin\u00eb e tabanit  popullor bashk\u00eb)<\/p>\n<p>Dilua t\u2019i shoqeroj\u00eb me firzamonik\u00eb, si dikur n\u00eb t\u00eb ri n\u00eb vat\u00ebr t\u00eb kultur\u00ebs zefiri. Toni t\u00eb  shp\u00ebrndaje bekime e t\u00eb hedh\u00eb sheqer e petale trendafili, si n\u00eb dasem. Lot gezimi do ket\u00eb, aty Laerti b\u00ebn t\u00eb veten, i mbledh. Bora t\u00eb pllaquris\u00eb duart, por Ogi t\u2019i rrij\u00eb af\u00ebr p\u00ebr ta mbajtur n\u00ebn zap se  gezimi t\u00eb punon qindin. Se Ogi dhe e teperta s\u2019kane asgj\u00eb  t\u00eb p\u00ebrbashket, Ogi dhe masa po, jan\u00eb nj\u00eb.<\/p>\n<p>Mamica t\u00eb ver\u00eb nj\u00eb  banderol\u00eb n\u00eb hyrje \u201cPo vjen si p\u00ebllumb i shkruar, t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Kuvendin e uzurpuar\u201d ose tek e fundit t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb si n\u00eb Milano po kushedi si na reagon Nallbati, na luan nga fiqiri?!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ndihen t\u00eb pasigurt\u00eb p\u00ebr mandatin  tjet\u00ebr, t\u2019i puthin gomat e makin\u00ebs sapo t\u00eb ndalet!! \u201cMjaft de mjaft, e nd\u00ebrpreu Lindita,  le t\u2019ia lem\u00eb spontanitetit,  megjith\u00ebse  e kam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mendoj pse edhe ata dins\u00ebzet  e Opozit\u00ebs, q\u00eb iu pla\u00e7in syt\u00eb, nuk e kan\u00eb fest\u00eb si ne?! Ukubet\u00ebrit me prishin terezin\u00eb  me prishin\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>AGRON GJEKMARKAJ Lindita nuk kishte b\u00ebr\u00eb gjum\u00eb t\u00eb paqt\u00eb! Af\u00ebr sabahut nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e kishte trishtuar sa nuk thuhet aty p\u00ebr aty, por m\u00eb von\u00eb mund ti dal\u00eb p\u00ebr haj\u00ebr. Ishte ngritur brof dhe kishte nxjerr\u00eb kok\u00ebn jasht\u00eb dritares q\u00eb t\u00eb mbushej me frym\u00eb. T\u00eb zbardhurit e drites kishte pritur e pothuaj me r\u00ebndje ia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":405478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5439,364,5380,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-405477","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-ironi","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=405477"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405477\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":405480,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405477\/revisions\/405480"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/405478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=405477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=405477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=405477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}