{"id":405663,"date":"2024-06-03T08:56:25","date_gmt":"2024-06-03T06:56:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=405663"},"modified":"2024-06-03T08:56:25","modified_gmt":"2024-06-03T06:56:25","slug":"flasin-pasi-nuk-ua-ngroh-me-te-ndenjurat-karrigia-e-pushtetit-rama-i-pergjigjet-ahmetajt-ne-rai3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/flasin-pasi-nuk-ua-ngroh-me-te-ndenjurat-karrigia-e-pushtetit-rama-i-pergjigjet-ahmetajt-ne-rai3\/","title":{"rendered":"\u201cFlasin pasi nuk ua ngroh m\u00eb t\u00eb ndenjurat karrigia e pushtetit\u201d, Rama i p\u00ebrgjigjet Ahmetajt n\u00eb Rai3"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cReport\u201d n\u00eb Rai3, ka folur edhe n\u00eb lidhjet me akuzat q\u00eb ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka b\u00ebr\u00eb nga arratia, duke u shprehur se kokat e krimit marrin tendera nga qeveria.<\/p>\n<p>Rama tha se ai nuk i beson shum\u00eb atyre q\u00eb flasin pasi nuk ua ngroh m\u00eb t\u00eb ndenjurat karrigia e pushtetit dhe shton se sipas k\u00ebta persona nuk duhet t\u00eb merren seriozisht, por vet\u00ebm t\u00eb m\u00ebshirohen.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhjen me faktin se ky person ka pasur poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb qeveria, Rama u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb: Ah! Kemi nj\u00eb th\u00ebnie ne n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cpyll pa derra nuk ka\u201d<\/p>\n<p>Rai3: Pra, jan\u00eb d\u00ebrgesat e emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>KM: Ne kemi kryer nj\u00eb studim, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb nuk gjendeshim p\u00ebrpara nj\u00eb flluske dhe doli q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamente \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb sesa oferta edhe sot. Pastaj, jan\u00eb italian\u00ebt q\u00eb blejn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Banka qendrore e Shqip\u00ebris\u00eb ka botuar nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs, investimet e huaja n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb rritur, kan\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje t\u00eb menj\u00ebhershme fal\u00eb investimeve t\u00eb t\u00eb huajve nga Bashkimi Europian, t\u00eb cil\u00ebt blejn\u00eb sht\u00ebpi ose zyra n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr qindra miliona, jo p\u00ebr nj\u00eb.<\/p>\n<p>Rai3: Dometh\u00ebn\u00eb, edhe Kastrati i nd\u00ebrton kullat me parat\u00eb e emigrant\u00ebve q\u00eb kursejn\u00eb n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>KM: Nuk e di sakt\u00ebsisht se kush jan\u00eb, pasi jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrziera, por ju duhet t\u00eb kuptoni q\u00eb, p\u00ebr \u00e7do banes\u00eb q\u00eb shitet n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebhet kontrolli i origjin\u00ebs s\u00eb parave. Dometh\u00ebn\u00eb, ka marr\u00eb fund faza kalabreze, t\u00eb themi, e Shqip\u00ebris\u00eb, kur bliheshin sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb me para n\u00eb dor\u00eb dhe pastaj b\u00ebheshin bilance, b\u00ebheshin fatura q\u00eb ishin gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<br \/>\nRai3: Kemi folur me nj\u00eb eksponent, ish-eksponent t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjat\u00eb mbledhjeve zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb, ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr kanabizimin dhe se ju keni th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201cboost\u201d, nj\u00eb kontribut i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb, do t\u00eb zhvilloj\u00eb shqiptar\u00ebt. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p>KM: Nuk di me k\u00eb keni folur, po un\u00eb nuk do iu besoja shum\u00eb atyre q\u00eb flasin pasi nuk ua ngroh m\u00eb t\u00eb ndenjurat karrigia e pushtetit. K\u00ebshtu e mendoj un\u00eb. Nuk jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb duhen marr\u00eb seriozisht, por vet\u00ebm mund t\u00eb m\u00ebshirohen.<\/p>\n<p>Rai3: I nj\u00ebjti person pretendon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb kan\u00eb ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe q\u00eb ju i keni takuar k\u00ebtu.<\/p>\n<p>KM: I nj\u00ebjti burim.<br \/>\nRai3: Po.<\/p>\n<p>KM: At\u00ebher\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb burim t\u00ebr\u00ebsisht i ndotur dhe duhet t\u00eb ket\u00eb probleme me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Rai3: E, megjithat\u00eb, ka mbajtur poste shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb qeverit\u00eb tuaja.<\/p>\n<p>KM: Ah! Kemi nj\u00eb th\u00ebnie ne n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cpyll pa derra nuk ka\u201d.<\/p>\n<p>Rai3: Po, a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb apo jo q\u00eb ju keni takuar figura t\u00eb krimit t\u00eb organizuar shqiptar.<\/p>\n<p>KM: Do ju them di\u00e7ka, se \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka e b\u00ebri t\u00eb neveritsh\u00ebm reportazhin tuaj.<br \/>\nRai3: Megjithat\u00eb, un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar mendimin tuaj.<\/p>\n<p>KM: Do t\u2019ju them k\u00ebt\u00eb. Q\u00eb nga romak\u00ebt, civilizimi yn\u00eb e ka zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem. I takon barra atij q\u00eb akuzon t\u00eb paraqes\u00eb provat, jo t\u00eb akuzuarit, sepse, n\u00ebse un\u00eb ju akuzoj tani ose n\u00ebse ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje t\u00eb pafajshme, po q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb: \u201cM\u00eb falni, mos ju ka paguar gj\u00eb Becchetti?\u201d Ju takon juve ta v\u00ebrtetoni apo m\u00eb takon mua ta v\u00ebrtetoj? At\u00ebher\u00eb, n\u00ebse un\u00eb jua b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pyetje, ju do thoni: \u201cSigurisht q\u00eb jo.\u201d Po nuk \u00ebsht\u00eb kjo m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb ushqyer publikun, sepse, nd\u00ebrkoh\u00eb, po t\u2019jua b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pyetje, publiku do t\u00eb nis\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb me vete, \u201c\u00ebh\u00eb\u00eb\u00eb\u201d, pasi, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, qenia njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e prirur t\u00eb t\u00ebrhiqet g\u00ebnjeshtrat sesa t\u00eb v\u00ebrtetat. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, t\u00eb v\u00ebrtetat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitshme, nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb lajm; g\u00ebnjeshtrat nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb arg\u00ebtuese, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb lajm dhe, pastaj, t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb korruptuar, t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt jan\u00eb kriminel\u00eb. At\u00ebher\u00eb, pse jo, edhe krer\u00ebt e organizatave kriminale kan\u00eb ardhur k\u00ebtu dhe un\u00eb vizatoj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata m\u00eb vinin p\u00ebrpara hartat e tyre t\u00eb trafiqeve. Do ishte nj\u00eb film i bukur.<\/p>\n<p>Rai3: Sigurisht, nj\u00eb detaj specifik p\u00ebr figur\u00ebn e Erebus (zoti i krimit) Agasit, dometh\u00ebn\u00eb Erebus Agasi mund t\u00eb jet\u00eb paksa ai q\u00eb ka raporte\u2026<br \/>\nKM: M\u00eb fal, po si mundemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne nj\u00eb intervist\u00eb, me ju q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni nj\u00eb program t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb Itali, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe hetime, t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zbulime befasuese, pra sh\u00ebrbimi publik, dhe me mua q\u00eb jam Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, e k\u00ebtu e sjellim bised\u00ebn n\u00eb nj\u00eb nivel kaq t\u00eb ul\u00ebt dhe flasim p\u00ebr njer\u00ebzit. Dometh\u00ebn\u00eb, marrim emra njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt as nuk jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, nuk kan\u00eb poste e tituj, njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb jet\u00ebt e tyre, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Rai3: Un\u00eb ju b\u00ebj nj\u00eb pyetje, p\u00ebrgjigjja juaj mund t\u00eb jet\u00eb bind\u00ebse.<\/p>\n<p>KM: P\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb kjo: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb publikut t\u00eb marr\u00ebsh emrat e njer\u00ebzve, q\u00eb kan\u00eb jet\u00ebt e tyre, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb lidhje kurrkund me pun\u00ebn tuaj, me pun\u00ebn time, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb me pesh\u00eb, ku flitet v\u00ebrtet p\u00ebr gjera me pesh\u00eb, e b\u00ebhen pastaj objekt.<\/p>\n<p>Rai3: Po edhe media shqiptare flasin p\u00ebr Agasin si njeriu hije i pushtetit tuaj. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu apo jo?<\/p>\n<p>KM: Jo. Mediat shqiptare nuk b\u00ebjn\u00eb dallim. Un\u00eb midis \u201cReport\u201d dhe homologes s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri zgjedh Report-in. Dometh\u00ebn\u00eb, p\u00ebr mua neveria e Report-it \u00ebsht\u00eb mjalt\u00eb krahasuar me neverin\u00eb e homologes suaj k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. Mediat shqiptare nuk jan\u00eb nj\u00eb argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb, kur flas me ju, duke qen\u00eb se m\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt arkitekt\u00ebt, flas me dik\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson kategorin\u00eb q\u00eb, le t\u00eb themi, \u00ebsht\u00eb krijuar nga Montanelli, jo kategorin\u00eb e krijuar nga Enver Hoxha.<\/p>\n<p>Rai3: Duke hyr\u00eb m\u00eb konkretisht n\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cilat ka prova t\u00eb dokumentuara: takimet tuaja me Luftar Hys\u00ebn. Pse jeni takuar me Luftar Hys\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb vitin\u2026.<\/p>\n<p>KM: Nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr q\u00eb p\u00ebrmendet si pa t\u00eb keq. M\u00eb fal, po nuk dua t\u00eb humbas mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb transmetim te ju duke p\u00ebrmendur emra, q\u00eb nuk di as \u00e7far\u00eb duan t\u00eb thon\u00eb apo kush jan\u00eb.<\/p>\n<p>Rai3: Sipas autoriteteve kanadeze \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej pastruesve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb parave dhe i kartelit t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit. K\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb koncesion p\u00ebr nj\u00eb kazino, k\u00ebshtu q\u00eb flasim p\u00ebr fakte dhe rrethana mjaft konkrete.<br \/>\nKM: Un\u00eb ju them k\u00ebt\u00eb, q\u00eb ju flisni p\u00ebr Engj\u00ebll Aga\u00e7in dhe k\u00ebtu ishte kulmi i emisionit tuaj.<\/p>\n<p>Rai3: Do jua b\u00ebj pyetjet p\u00ebr Aga\u00e7in.<br \/>\nKM: Epo, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb flisni p\u00ebr emra q\u00eb nuk hyjn\u00eb fare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fyerje e inteligjenc\u00ebs, t\u00eb z\u00ebsh n\u00eb goj\u00eb emra.<\/p>\n<p>Rai3: Po, p\u00ebr mua si gazetar, fakti q\u00eb kreu i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb takohet me nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb, m\u00eb pas, zbulohet se \u00ebsht\u00eb pastruesi i parave t\u00eb kartelit Sinaloa dhe nj\u00eb nga pjes\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr mua ky \u00ebsht\u00eb lajm dhe un\u00eb do t\u2019ju pyes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nuk do b\u00ebja mir\u00eb zanatin tim, n\u00ebse nuk do ju pyesja.<br \/>\nKM: M\u00eb falni, un\u00eb takohem me shum\u00eb njer\u00ebz dhe un\u00eb mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebj vet\u00eb dhe p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb personat jan\u00eb kur vijn\u00eb tek un\u00eb. Pastaj, n\u00ebse zbulohet se dikush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, i takon drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn e saj dhe, sigurisht, m\u00eb takon mua, i takon qeveris\u00eb, i takon administrat\u00ebs t\u00eb distancohen. N\u00ebse un\u00eb ju them, m\u00eb falni, po ju takoheni me Francesco Becchettin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriminel, m\u00eb fal po \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo? Ju b\u00ebni pun\u00ebn tuaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cReport\u201d n\u00eb Rai3, ka folur edhe n\u00eb lidhjet me akuzat q\u00eb ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka b\u00ebr\u00eb nga arratia, duke u shprehur se kokat e krimit marrin tendera nga qeveria. Rama tha se ai nuk i beson shum\u00eb atyre q\u00eb flasin pasi nuk ua ngroh m\u00eb t\u00eb ndenjurat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":405664,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-405663","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=405663"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405663\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":405666,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405663\/revisions\/405666"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/405664"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=405663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=405663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=405663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}