{"id":405741,"date":"2024-06-05T08:48:46","date_gmt":"2024-06-05T06:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=405741"},"modified":"2024-06-05T08:48:46","modified_gmt":"2024-06-05T06:48:46","slug":"skandali-me-punesimet-fiktive-zyrtari-i-shtetit-berber-ne-tirane-gjate-orarit-te-punes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/skandali-me-punesimet-fiktive-zyrtari-i-shtetit-berber-ne-tirane-gjate-orarit-te-punes\/","title":{"rendered":"Skandali me pun\u00ebsimet fiktive\/ Zyrtari i shtetit, berber n\u00eb Tiran\u00eb gjat\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni Fiks Fare denoncoi mbr\u00ebmjen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs pun\u00ebsimet fiktive n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Luz i Vog\u00ebl n\u00eb Bashkin\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb topograf, gjat\u00eb orarit zyrtar t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb shtet, punon berber n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb punonj\u00ebs i tatim-taksave dhe nj\u00eb hidraulik, t\u00eb dy 20 vje\u00e7ar\u00eb, jan\u00eb student\u00eb me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Em\u00ebrimet jan\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Topografi quhet Limon Ajdini dhe \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb Nj\u00ebsi Administrative. Z. Ajdini ka pasur disa detyra n\u00eb k\u00ebt\u00eb Nj\u00ebsi. Fillimisht te Urbanistika, m\u00eb pas te Marr\u00ebdh\u00ebniet me Publikun dhe s\u00eb fundmi topograf. Mesdit\u00ebn e dat\u00ebs 8 prill 2024, rreth or\u00ebs 12.00, gazetar\u00ebt e Fiks Fare shkuan te zona e \u201cSelvis\u00eb\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, ku ka biznesin z. Limon Ajdini. Kamera e Fiksit kap gjat\u00eb pun\u00ebs si berber topografin. Nuk po b\u00ebnte matje topografike n\u00eb Luz, por po i sh\u00ebrben gazetarit t\u00eb Fiksit gjat\u00eb orarit zyrtar t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb shtet si berber.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 17 prill, rreth or\u00ebs 13.00, Fiksi shkon te Nj\u00ebsia n\u00eb Luz dhe k\u00ebrkon z. Limon Ajdini. Gazetar\u00ebt bisedojn\u00eb me policin e Nj\u00ebsis\u00eb, i cili thot\u00eb se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb\u201d. Ai thot\u00eb se \u201cpo k\u00ebrkoni berberin, t\u00eb mos ngat\u00ebrrohem\u201d. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb dijeni p\u00ebr em\u00ebrimet fiktive.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 15 maj, n\u00eb or\u00ebn 12.00, gazetar\u00ebt e Fiksit shkojn\u00eb s\u00ebrish te zona e Selvis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku e gjen z. Ajdini duke punuar berber. Madje, ai i thot\u00eb gazetarit se \u201cparadite b\u00ebn kurs berberi dhe pas or\u00ebs 12 punon n\u00eb sallon\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dy punonj\u00ebsit e tjer\u00eb quhen Leo Lusha dhe Egland Beu, t\u00eb dy student n\u00eb Tiran\u00eb por me pun\u00eb shteti n\u00eb Luz t\u00eb Vog\u00ebl n\u00eb Kavaj\u00eb. T\u00eb dy jan\u00eb nga 20 vje\u00e7 dhe jan\u00eb em\u00ebruar fiktivisht disa muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Luz i Vog\u00ebl n\u00eb Kavaj\u00eb. Leo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar hidraulik dhe Eglandi si punonj\u00ebs i Tatim-Taksave.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Fiksi shkoi te Nj\u00ebsia Administrative, n\u00eb or\u00ebn 12:50, n\u00eb dit\u00eb dhe orar pune, p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb punonj\u00ebsit Limon Ajdini dhe dy student\u00ebt Leo Lusha dhe Egland Beu. Nj\u00eb punonj\u00ebse pohon se administratori nuk \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb linin nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim. Gazetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb administratorin dhe ai i thot\u00eb punonj\u00ebses se \u201cjam n\u00eb mbledhje n\u00eb Bashkin\u00eb Kavaj\u00eb\u201d. Fiksi e pyet p\u00ebr t\u00eb tre punonj\u00ebsit, n\u00ebse jan\u00eb aktualisht n\u00eb pun\u00eb dhe ku, p\u00ebr t\u2019i filmuar ku po punojn\u00eb.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja komunikon s\u00ebrish me Administratorin dhe thot\u00eb se Limon Ajdini \u00ebsht\u00eb topograf, Leo Lusha \u00ebsht\u00eb hidraulik dhe Egland Beu \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebs i tatim-taksave.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngulin q\u00eb t\u2019i filmojn\u00eb n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Pas shum\u00eb minutash, n\u00eb or\u00ebn 14.25 n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative shkon Limon Ajdini, i cili thot\u00eb se ka qen\u00eb me pun\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb dhe takoi nj\u00eb banor p\u00ebr nj\u00eb problem. Gazetar\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb me dije se Kavaja \u00ebsht\u00eb af\u00ebr dhe nuk duhen 1 or\u00eb e 30 minuta p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Luz. P\u00ebrgjigjet se s\u2019ka makin\u00eb dhe ka ardhur me makina t\u00eb rastit.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt i tregojn\u00eb edhe datat kur e kan\u00eb filmuar duke punuar berber, apo e kan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Nj\u00ebsi Administrative. Pohon se edhe mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur, por ka ikur kur ka pasur dit\u00eblindjen dhe ndonj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, rreth or\u00ebs 15:00 punonj\u00ebsja q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb paradhom\u00ebn e Administratorit t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative u b\u00ebn me dije gazetar\u00ebve se punonj\u00ebsi Leo Lusha ndodhet n\u00eb mes t\u00eb fshatit Vorrozen, duke punuar dhe mund ta gjeni atje. Grupi i Fiksit shkon n\u00eb Vorrozen dhe e gjen n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb fshatit. Gazetar\u00ebt e pyesin se sa vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nd\u00ebrsa fillimisht pohon se 22. M\u00eb pas tregon vitlindjen dhe n\u00eb fund pranon se \u00ebsht\u00eb 20 vje\u00e7. Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb student n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb deg\u00ebn Administrim Biznesi te Ekonomiku. Gazetar\u00ebt i thon\u00eb se jelekun e pun\u00ebs e ka t\u00eb ri, t\u00eb hekurosur dhe t\u00eb pa b\u00ebr\u00eb pis. \u201cJemi djem t\u00eb rinj, e mbajm\u00eb veten nuk rrim\u00eb zhul\u201d p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>Fiksi shkon te Nj\u00ebsia dhe n\u00eb at\u00eb vend shkon Leo. Gazetar\u00ebt i k\u00ebrkojn\u00eb punonj\u00ebsit q\u00eb t\u2019i shohin duart, pasi duke qen\u00eb hidraulik pun\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmtuara. Leo thot\u00eb se s\u2019i ka t\u00eb d\u00ebmtuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb, deri n\u00eb or\u00ebn 16:00, grupi i Fiks Fare e priti Administratorin, por ai nuk pranoi t\u00eb jepte informacione p\u00ebr punonj\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia Administrative Luz i Vog\u00ebl, Bashkia Kavaj\u00eb<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Administratorin donim pak!<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 12:00 ka qen\u00eb n\u00eb mbledhje.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Na e lajm\u00ebron dot.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 N\u00ebse mund ta di se p\u00ebr \u00e7far\u00eb problematike?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 N\u00eb or\u00ebn 13:10 fillon mbledhja, ai sa l\u00ebvizi.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po shkojm\u00eb atje, e takojm\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb. Po \u00ebsht\u00eb mir\u00eb k\u00ebtu, thuaji, t\u00eb t\u00eb takojn\u00eb k\u00ebtu. Sa \u00ebsht\u00eb ora 13:00 fiks?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Vonohet shum\u00eb atje?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Nuk e di sa do zgjas\u00eb mbledhja, se n\u00eb or\u00ebn 13:10 \u2026<\/p>\n<p>(Komunikon me mesazhe me Administratorin)<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 H\u00eb \u00e7\u2019thot\u00eb, vazhdon shk\u00ebmbimi i mesazheve?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Ai m\u00eb thot\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbledhje dhe nuk e di sa vonon se n\u00eb or\u00ebn 13:00 fillon mbledhja. Mund ta l\u00ebsh informacionin me shkres\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb k\u00ebrkohet?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Na l\u00eb nj\u00eb or\u00eb nes\u00ebr vijm\u00eb nes\u00ebr, ose sot do t\u00eb pres\u00eb kur t\u00eb dal\u00eb?!<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 (Vazhdon komunikimin me mesazhe) Insiston te e nj\u00ebjta p\u00ebrgjigje me shkres\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb ju duhet.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Kemi nj\u00eb list\u00eb me disa punonj\u00ebs q\u00eb nuk vijn\u00eb fare n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 E tani, ne informacionin e kemi vet\u00ebm na verifiko. Ja sot \u00ebsht\u00eb ora 13.08 minuta, z. Limon Ajdini \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb pun\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Ata jan\u00eb punonj\u00ebs terreni!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ai punon ose te Marr\u00ebdh\u00ebniet me Publikun ose te Urbanistika?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Jo, Marr\u00ebdh\u00ebnie me Publikun \u2026<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po ka qen\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnie me Publikun dhe ka kaluar n\u00eb pozicion tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ok. \u00cbsht\u00eb aktualisht n\u00eb pun\u00eb dhe ku \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po se ku \u00ebsht\u00eb e di Administratori \u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po prandaj po prisnim Administratorin. Merre n\u00eb telefon Administratorin dhe vet\u00ebm ta verifikojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 (Vijon t\u00eb shk\u00ebmbej\u00eb mesazhe)<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dhe \u00e7far\u00eb detyre ka Limoni?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 \u00cbsht\u00eb specialist topograf.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ka ardhur sot n\u00eb m\u00ebngjes?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 N\u00eb \u00e7far\u00eb ore? Vjen p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb pun\u00eb?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 N\u00eb Tiran\u00eb apo k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 (Qesh) P\u00ebrdit\u00eb k\u00ebtu te ne vjen, tani un\u00eb s\u2019e di. Ai vjen paraqitet k\u00ebtu n\u00eb m\u00ebngjes, merr urdh\u00ebr nga Administratori ku ka p\u00ebr t\u00eb punuar \u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Tani ne e kemi filmuar, thuaji Administratorit se edhe ti po b\u00ebn telefonin e prishur. E kemi filmuar disa her\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb biznes n\u00eb Tiran\u00eb. Ka nj\u00eb berberhane dhe punon gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb at\u00eb berberhane. Tjet\u00ebr, z. Eglant Beu \u00e7far\u00eb detyre ka?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Eglant Beu \u00ebsht\u00eb te taksat.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Sa vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb Eglanti, e ka p\u00ebrfunduar shkoll\u00ebn?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Nuk kam informacion.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00cbsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb apo \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb, n\u00eb Luz.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Eglanti, nuk e di!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Leo Lusha \u00ebsht\u00eb te mir\u00ebmbajtja, elektri\u00e7ist.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00cbsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb, jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb k\u00ebta dy punonj\u00ebs? Ma pyet \u2026<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Me ardh nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Jo se nes\u00ebr do t\u2019i sjelli ai se e di shum\u00eb mir\u00eb, po sot thuaji. Ora \u00ebsht\u00eb 13:11 minuta n\u00eb Kavaj\u00eb thuaji Administratorit, meq\u00ebn\u00ebse e donte me shkrim. Sot k\u00ebta persona, Limon Ajdini, Eglant Betu dhe Leo Lusha jan\u00eb aktualisht n\u00eb pun\u00eb dhe kur kan\u00eb ardhur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb pun\u00eb? Kemi ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Administratori \u2026<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 \u00cb\u00eb do vini nes\u00ebr!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Sot thuaj jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb ora thuaj 13:15, k\u00ebta 3 punonj\u00ebs jan\u00eb sot n\u00eb pun\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 N\u00eb dijenin\u00eb e Administratorit jan\u00eb!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ku jan\u00eb se shkoj un\u00eb e i xhiroj n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb vini nes\u00ebr \u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Sot, sot. N\u00ebqoft\u00ebse jan\u00eb aktualisht thuaji, se un\u00eb shkoj i xhiroj un\u00eb ku jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Ku jan\u00eb n\u00eb cilin vend? Eglanti duhet t\u00eb jet\u00eb te taksat apo jo?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00cbsht\u00eb te taksat, tani sot k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Tani ne si punonj\u00ebs k\u00ebtu kemi A.\u00c7ek\u00ebn, kurse ai \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebs terreni.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po ku \u00ebsht\u00eb n\u00eb terren se shkoj un\u00eb?! N\u00eb cilin fshat?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po s\u2019e di un\u00eb, un\u00eb s\u2019i ndaj punonj\u00ebsit ku shkojn\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Leo ku \u00ebsht\u00eb elektricist se shkoj un\u00eb e takoj? N\u00eb cilindo fshat, n\u00eb cilindo vend! Leo Lusha \u2026 Dhe Limoni n\u00eb cilin vend, n\u00eb cilin fshat? Te berberhane n\u00eb Tiran\u00eb apo te ndonj\u00eb fshat te Nj\u00ebsia Luz? Do i presim thuaji deri n\u00eb or\u00ebn 16:00 t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta punonj\u00ebs. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb topograf Limoni?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Limoni ka berberhane n\u00eb Tiran\u00eb. Po Kryetarin e Bashkis\u00eb e dini q\u00eb ka qen\u00eb berber? Kryetari aktual \u2026<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Ka pas punuar m\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 A ka qen\u00eb berber?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Po. Ka punuar po, tani ka kaluar kryetar.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dhe Limoni \u00ebsht\u00eb te kjo.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Ka punuar m\u00eb p\u00ebrpara. Sepse un\u00eb te ai (daja i kryetarit) qethem vet\u00eb, sepse un\u00eb jam prej Kavaj\u00eb a kupton.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Te Limoni je qethur?<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia Administrative Luz i Vog\u00ebl, Kavaj\u00eb<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 N\u00eb Vorrozen \u00ebsht\u00eb Leo Lusha bashk\u00eb me punonj\u00ebsin tjet\u00ebr duke punuar p\u00ebr dritat. Nd\u00ebrsa Eglanti ka dal\u00eb me punonj\u00ebsit e bashkis\u00eb n\u00eb terren \u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po ku \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb vendi?<\/p>\n<p>Grupi i Fiks Fare shkon n\u00eb fshatin Vorrozen<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ju t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb jeni?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ne t\u00eb k\u00ebrkuam 3 or\u00eb atje (te Nj\u00ebsia Administrative).<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Kam qen\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Hajde nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Po ik o v\u00eblla, mos na nxirr?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Pse? Sa (vje\u00e7) je?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00c7far\u00eb dat\u00eblindje?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 06.04.2004.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 2004 pra, 21 (vje\u00e7).<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Si 21 mo, tani ke mbushur 20 ti ..<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 O v\u00eblla (mos filmo)<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Me \u00e7far\u00eb detyre je k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Hidraulik.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Prej sa vitesh punon k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Tani kam hyr\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po ku e gjet\u00eb k\u00ebt\u00eb (jelekun)? Po ku e gjete k\u00ebt\u00eb se tani e ke veshur?!<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Po jo mo \u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ti je n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Administrim Biznesi.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Te kush (Universitet)?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Te Ekonomiku.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Je n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po Eglant Beu edhe ai n\u00eb shkoll\u00eb \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 S\u2019e njoh fare!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dhe tani (ti) punon k\u00ebtu, prej sa koh\u00ebsh me the, prej sa muajsh?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 4-5 muaj.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Sot ku ishe? Se ne kemi vajtur n\u00eb or\u00ebn 14:50 \u2026<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Sot un\u00eb shkova, i mora leje kryetarit, p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim te shkolla.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dhe pastaj erdhe k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Pastaj erdha \u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dmth, n\u00eb or\u00ebn 1 pa 10 ishim ne aty, ora \u00ebsht\u00eb 3, ma shiko sa \u00ebsht\u00eb ora tani?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 S\u2019e di! Un\u00eb kam qen\u00eb k\u00ebtu n\u00eb or\u00ebn 12:00.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ti paraqitesh \u00e7do dit\u00eb atje?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Po p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 K\u00ebt\u00eb jelekun ku e gjete?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Si ku e gjeta?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 N\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po qenka i paveshur.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 Ku e sheh ti se e laj un\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ja pra se qenka i hekurosur.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 O v\u00eblla ne jena \u00e7una t\u00eb ri, s\u2019na shkon t\u00eb jena zhul.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Jo qenka i hekurosur \u2026<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Leo Lusha \u2013 I hekurosur \u00ebsht\u00eb si duhet t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Shkojm\u00eb s\u00ebrish te Nj\u00ebsia Administrative<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Administratori jo (s\u2019ka ardhur)?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Jo. E gjete k\u00ebt\u00eb (Leon Lush\u00ebn)?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 E gjeta po s\u2019m\u00eb tregon duart! Dale ti shoh duart?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi 2 \u2013 S\u2019ka shkuar n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 I paska nj\u00ebsoj me mua.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Limon Ajdini \u2013 Ai s\u2019\u00ebsht\u00eb lyer \u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Duhet t\u2019i ket\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb me k\u00ebshtu me ndonj\u00eb gj\u00eb. I kan\u00eb pak pis, i kan\u00eb me \u2026<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Limon Ajdini \u2013 Ka pasur ndonj\u00eb pal\u00eb pinca.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Duken duar studenti.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi 2 \u2013 I ka lar\u00eb duart.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Administratori nuk e di kur do t\u00eb vij\u00eb!<\/p>\n<p>Deri n\u00eb or\u00ebn 16:00, Administratori nuk shkoi te Nj\u00ebsia Administrative Luz i Vog\u00ebl!\/Top Channel<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni Fiks Fare denoncoi mbr\u00ebmjen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs pun\u00ebsimet fiktive n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Luz i Vog\u00ebl n\u00eb Bashkin\u00eb Kavaj\u00eb. Nj\u00eb topograf, gjat\u00eb orarit zyrtar t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb shtet, punon berber n\u00eb Tiran\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb punonj\u00ebs i tatim-taksave dhe nj\u00eb hidraulik, t\u00eb dy 20 vje\u00e7ar\u00eb, jan\u00eb student\u00eb me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Em\u00ebrimet jan\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":405742,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-405741","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=405741"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405741\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":405744,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405741\/revisions\/405744"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/405742"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=405741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=405741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=405741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}