{"id":405791,"date":"2024-06-06T13:08:09","date_gmt":"2024-06-06T11:08:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=405791"},"modified":"2024-06-06T13:08:09","modified_gmt":"2024-06-06T11:08:09","slug":"gjekmarkaj-thirrje-maxhorances-nga-kuvendi-hapini-rruge-qeverise-teknike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjekmarkaj-thirrje-maxhorances-nga-kuvendi-hapini-rruge-qeverise-teknike\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj thirrje maxhoranc\u00ebs nga Kuvendi: Hapini rrug\u00eb qeveris\u00eb teknike"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nj\u00ebher\u00ebsh edhe n\u00ebnkryetar i Kuvendit ka deklaruar se kjo qeveri duhet t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb \u201cqeveris\u00eb teknike\u201d.<\/p>\n<p>Nga foltorja e Kuvendit, ai  nuk i ka kursyer ironit\u00eb dhe akuzat n\u00eb drejtim t\u00eb qeveris\u00eb \u2018Rama\u2019.<\/p>\n<p>Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj teksa theksoi se besonte q\u00eb PS-ja ishte nj\u00eb aset komb\u00ebtar, u ndal te akuzat e Arben Ahmetajt. Ai tha se Arben Ahmetaj ishte pik\u00ebrisht personi q\u00eb zgjodhi Rama si numrin dy t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Secilit prej nesh- tha ai- n\u00ebse ka nj\u00eb fije nd\u00ebrgjegje duhet n\u00eb heshtje t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb \u2018mea culpa\u2019<\/p>\n<p>Fjala n\u00eb Kuvend e Agron Gjekmarkajt <\/p>\n<p>Un\u00eb kam besuar dhe ende besoj q\u00eb Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aset kombetar edhe pse kundershtar\u00ebt e mi. Por un\u00eb, jam vet\u00ebm nj\u00eb individ p\u00ebrball\u00eb z\u00ebrave t\u00eb shumt\u00eb publik\u00eb dhe jo publik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb trupa juaj politike n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr dhe baz\u00eb t\u00eb hetohet p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar!<\/p>\n<p>Ata pyesin !<\/p>\n<p>Kush jeni ju ?! Kush ?!<\/p>\n<p>Partia Socialiste q\u00eb duhej t\u00eb ishte sociale dhe socialiste me shqiptar\u00ebt, apo nj\u00eb organizat\u00eb partnere dhe e till\u00eb vet\u00ebm me bandit\u00ebt e cituar nga ish Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs Kryeministri juaj?<\/p>\n<p>Kush jeni, partia q\u00eb matet elektoralisht me kund\u00ebrshtar\u00ebt apo ajo q\u00eb pret agimin e \u201dFitoreve\u201d pas nat\u00ebs s\u00eb err\u00ebt t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb tyre nga t\u00eb \u201cfortet\u201d me \u201cthikat e tyre te gjata\u201d.<\/p>\n<p>Kush jeni, lokomativa apo vagonet ?<\/p>\n<p>Kush jeni, partia e gjuh\u00ebs politike apo ajo e enkro\u00e7atit ? Kush jeni, padron\u00ebt apo Hyzmeqar\u00ebt lepe peqe, administratoret e asaj qe konsiderohet \u201cRes publica\u201d apo grabit\u00ebsit e saj ?<\/p>\n<p>Kush jeni, ata q\u00eb marrin urdhra nat\u00ebn p\u00ebr tu dridhur dit\u00ebn, apo e dridhni dit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fjetur naten?<\/p>\n<p>Kush jeni partia e qytetarve apo e investitorve strategjike t\u00eb partis\u00eb? Kush jeni partia q\u00eb i djeg plehrat n\u00eb incenerator\u00eb apo inceneratori q\u00eb djeg parat\u00eb e l\u00eb plehrat ?<\/p>\n<p>Duket sikur jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment ku gjithsecili b\u00ebn nj\u00eb sakrific\u00eb, dikush ik\u00ebn, dikush p\u00ebrshtatet, dikush hesht, dikush thyhet, ndonj\u00eb tjet\u00ebr bindet, disa dor\u00ebzohen, t\u00eb tjer\u00eb pranojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin e paguajn\u00eb, por dikush q\u00eb q\u00ebndron si shembull emancipues mbetet gjithmon\u00eb!<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb sot jasht\u00eb, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij Parlamenti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr do jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Sot \u00ebsht\u00eb dita e ftes\u00ebs ajo tjetra do jet\u00eb e pendes\u00ebs!<\/p>\n<p>E vetmja q\u00eb ka hequr dor\u00eb nga sakrifica \u00ebsht\u00eb Qeveria.<\/p>\n<p>Asaj i k\u00ebrkohet vetem nj\u00eb, m\u00eb modestja e tyre, m\u00eb e lehta, t\u00eb ike, ti hap\u00eb rrug\u00eb \u201c Qeveris\u00eb teknike\u201d sepse pas qeveris\u00eb q\u00eb duket , anipse shum\u00eb e p\u00ebrfolur dhe e akuzuar, e pamjaftueshme n\u00eb gjith\u00e7ka e kudo, q\u00ebndron n\u00eb hije, n\u00eb terrin e nat\u00ebs dhe arroganc\u00ebn e dit\u00ebs, nj\u00eb tjet\u00ebr Qeveri, e cila nuk ka asnj\u00eb besim vote dhe nuk ndien asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj popullit dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo e v\u00ebrteta. Qeveria e mafias e cila sht\u00ebrgon qeverin\u00eb politike q\u00eb rri k\u00ebtu sip\u00ebr t\u00eb veproj\u00eb sipas ligjeve t\u00eb saj.Ne jemi n\u00eb piken q\u00eb populli ka mbi krye dy qeveri, derivat i nj\u00ebra tjetr\u00ebs dhe duket se po shkojm\u00eb drejt tiranis\u00eb s\u00eb korrupsionit dhe imponimit, profumosur nga shp\u00ebrlarja e trurit si propogande.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjeter rreshqitje Historike. Kjo ndodh se populli nuk konsiderohet m\u00eb. Demokraci ka vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur qeveria ka frik\u00eb nga populli. Nj\u00eb popull i ndaluar t\u00eb zgjedh\u00eb, zgjedh t\u00eb ik\u00eb, nj\u00eb opozite e ndaluar t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet nga nj\u00eb prej alenacave me t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb bashkoh\u00ebsis\u00eb vazhdon e k\u00ebrc\u00ebnohet ! Opozit\u00ebs i tunden prangat, krimit i serviret me frak dhe tabaka \u00e7do gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend !<\/p>\n<p>N\u00eb plan personal edhe pse kjo nuk ka shum\u00eb dometh\u00ebnie, nuk kam patur kurr\u00eb respekt p\u00ebr Arben Ahmetajn dhe tipologjin\u00eb e tij, e nuk kam as tani p\u00ebr cekt\u00ebsin\u00eb e performanc\u00ebs publike, vanitetin e thelle adoloshencial, korrupsionin e p\u00ebrfolur, g\u00ebzimin afrodiziak nga pushteti, si dominim publik dhe jo sh\u00ebrbim publik, servilizmin si shtys\u00eb p\u00ebr karrier\u00eb. Po ndoshta pik\u00ebrisht fal\u00eb k\u00ebtyre cil\u00ebsive ai u b\u00eb numri dy i qeveris\u00eb s\u00eb Edi Rames. Secili duhet t\u00eb matet me hijen e Tigrushit t\u00eb gjor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do deklarat\u00eb t\u00eb tij, Edi Rama ka detyrim publik t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale, juridike politike e historike. Snobimi tregon p\u00ebrmas\u00ebn e sikletit.<\/p>\n<p>K\u00ebto cil\u00ebsi q\u00eb p\u00ebrmenda, gjuha mushk, leht\u00ebsia p\u00ebr ti atashuar fytyr\u00ebn \u00e7do paturp\u00ebsie e g\u00ebnjeshtre, gara p\u00ebr tu p\u00ebrdorur, jan\u00eb sot virusi m\u00eb vdekje prur\u00ebs i dinjitetit njerzor n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Secilit prej nesh n\u00ebse ka nj\u00eb fije nd\u00ebrgjegje duhet s\u00ebpaku n\u00eb heshtje t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb mea culpa teksa ket\u00eb rit kryen.<\/p>\n<p>Dhe tani ai konfidenti, i p\u00ebrzgjedhuri, jet\u00ebgjati n\u00eb karrige, po ju akuzon si d\u00ebshmitar i dores s\u00eb par\u00eb! Tigrushi nuk k\u00ebrkoi falje p\u00ebr veten e tij por na tregoi \u00e7\u2019ka par\u00eb, at\u00eb qe e mendojme t\u00eb gjith\u00eb, at\u00eb q\u00eb kemi ndeshur n\u00eb fushen e betejes politike, ku nuk jemi p\u00ebrballur me koleget socialist po me bandat q\u00eb mblidhnin vota per ta!<\/p>\n<p>Tigrushi tha nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, kobzez\u00eb, thjesht\u00eb t\u00eb tmerrshme q\u00eb ata dinozaur\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar uleshin n\u00eb sall\u00ebn e mbledhjeve t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebrreth Kryeministrit!<\/p>\n<p>Ata t\u00eb Dibr\u00ebs n\u00eb karrigen e Zv Kryeministrit, t\u00eb Elbasanit n\u00eb vend t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, t\u00eb Durresit n\u00eb vend t\u00eb ministrit t\u00eb arsimit, t\u00eb Lezh\u00ebs si zon\u00eb poetike n\u00eb vend t\u00eb ministrit t\u00eb kultures e k\u00ebshtu me rradh\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb me keqardhje duhet ti pyes koleget, kush \u00ebsht\u00eb shefi juaj, bosi lokal, apo Kryeministri global, kush?!  Kush na qeveris ne, ai dhe Ju ? Apo thjeshte ata me at\u00eb,  dhe Ju?!<\/p>\n<p>Kush pra, kartelet, paraja e tyre q\u00eb blen vota dhe vullneti i tjet\u00ebrsuar i cili shpreh dominimin e kafsh\u00ebs brenda njeriut ndaj njeriut q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar ende n\u00eb kafsh\u00eb, apo njeriu  politik ?!<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb Shqiperi ka mbetur nj\u00eb prokuror me dinjitet duhet t\u00eb hetoj\u00eb ! Duhet t\u00eb hetoj\u00eb krimin dhe partin\u00eb q\u00eb b\u00ebhet fasade e saj.<\/p>\n<p>K\u00ebta prokurore nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrojn\u00eb Opozit\u00ebn n\u00eb institucion t\u00eb ndaluar, as Liderin e saj n\u00eb t\u00eb arrestuar politik por duhet t\u00eb ndalojn\u00eb Qeverin\u00eb e cila i jep mikpritje e li\u00e7enc\u00eb, Sinaloas dhe ushtar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Mediat m\u00eb prestigjioze t\u00eb Europes ndaj t\u00eb cilave nuk arrin as k\u00ebrc\u00ebnimi as joshja, nuk po nxijn\u00eb aspak Shqip\u00ebrin\u00eb por thjesht faqen e zez\u00eb t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb \u00ebsht\u0119 paraqitur n\u00eb 2013 me nj\u00eb fytyr\u00eb politike dhe sot nuk ka m\u00eb fytyr\u00eb por vetem mask\u00ebn e skandaleve t\u00eb korruptimit e korrupsionit !<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ndihma e madhe q\u00eb liria e kontinentit t\u00eb vjeter po p\u00ebrpiqet ti jap\u00eb si oksigjen liris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vdes\u00eb.<\/p>\n<p>Jo thjesht Rai 3, dhe Bild se k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb fundit po para tyre shum\u00eb t\u00eb tjera po kaq prestigjioze e dinjitoze e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb bombat q\u00eb Europa e s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracis\u00eb po hedh mbi fanarin ndri\u00e7ues t\u00eb Rilindjes suaj.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam qytetar i ketij vendi, me aft\u00ebsi mesatare a n\u00ebn, kt\u00eb sdi ta them se ndaj vetes mbetem subjektiv, shpesh her\u00eb bie n\u00eb pesimizmin e atyre q\u00eb thone asgj\u00eb nuk ndryshon duke i pranuar gj\u00ebrat si fat, ndon\u00ebse e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb individi, shoq\u00ebria dhe shtetet fatin e nd\u00ebrtojn\u00eb vet\u00eb n\u00eb raport me objektivat q\u00eb kan\u00eb, me horizontin e lirise q\u00eb projektojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jam aspak trim dhe as e kam qellim n\u00eb vetvete, dua monotonin\u00eb dhe rutin\u00ebn time, gj\u00ebrat e vogla t\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmes n\u00eb suazen e dinjitetit publik! Nuk jam njeri i kauzave t\u00eb m\u00ebdha e sublime, thelle thelle jam nj\u00eb antihero, nj\u00eb njeri i zakonsh\u00ebm, m\u00ebse i zakonshem, njeri prej tyre por me nje tager p\u00ebrfaqesimi q\u00eb besimi i shum\u00eb t\u00eb ngjashmeve te mi me ka dhene.<\/p>\n<p>E zakonshme do t\u00eb thote, drejt\u00ebsi, rend, barazi n\u00eb ligj, barazi n\u00eb vote, barazi n\u00eb pasurine publike, siguri n\u00eb je i njohur apo anonim, indiferent apo i angazhuar, prosperitet ekonomik dhe standartet e t\u00eb  v\u00ebrtetave demokratike, do te thote kriminel\u00ebt n\u00eb burg dhe qytetar\u00ebt n\u00eb qytet!<\/p>\n<p>Por nuk kam b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb kjo suaz\u00eb publike t\u00eb jet\u00eb e sigurt\u00eb, nuk jam rebeluar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb testuar kufirin e ep\u00ebrm t\u00eb vetvetes n\u00eb raport me t\u00eb keqen! Nuk dua t\u00eb gaboj por as ne, Opozita nuk e ka b\u00ebr\u00eb, n\u00eb gjykimin tim modest as shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00eb menyre mistike kemi besuar tek koha, si ila\u00e7i m\u00eb i mir\u00eb, tek logjika e saj. Kur koha e humbet logjik\u00ebn dhe kuptimin, individi duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb veten dhe ti jape kuptim q\u00ebnjes s\u00eb tij brenda saj. Sot qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm po japin paralajm\u00ebrimin se jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jashtezakonshme, n\u00eb emergjence komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kur Qeveria \u00e7mendet, bie n\u00eb delir dhe p\u00ebrdor pushtetin p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer krimit dhe korrupsionit e ky binom z\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike e institucionale , per t\u00eb penguar me \u00e7do kusht rrotacionin, p\u00ebr t\u00eb mbajtur k\u00ebt\u00eb Qeveri, Opozita si e vetmja garanci morale e politike e mbetur po ndermjet\u00ebson q\u00eb zem\u00ebrimi t\u00eb mos vej\u00eb n\u00eb diskutim paqen sociale.<\/p>\n<p>Qeveria teknike dhe harta e saj deri n\u00eb zgjedhje mbetet zgjidhja rreth seciles mund te rindertohet besimi dhe bashk\u00ebjetesa !<\/p>\n<p>Ajo nuk e z\u00ebv\u00ebnd\u00ebson drejt\u00ebsin\u00eb e cila duhet te z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsoje vetveten<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, nj\u00ebher\u00ebsh edhe n\u00ebnkryetar i Kuvendit ka deklaruar se kjo qeveri duhet t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb \u201cqeveris\u00eb teknike\u201d. Nga foltorja e Kuvendit, ai nuk i ka kursyer ironit\u00eb dhe akuzat n\u00eb drejtim t\u00eb qeveris\u00eb \u2018Rama\u2019. Nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj teksa theksoi se besonte q\u00eb PS-ja ishte nj\u00eb aset komb\u00ebtar, u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":405478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-405791","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=405791"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405791\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":405792,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405791\/revisions\/405792"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/405478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=405791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=405791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=405791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}