{"id":405861,"date":"2024-06-08T09:35:43","date_gmt":"2024-06-08T07:35:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=405861"},"modified":"2024-06-08T09:35:43","modified_gmt":"2024-06-08T07:35:43","slug":"profeti-i-purgatorit-djali-i-nje-nazisti-edvin-prifti-tregon-kush-e-krijoi-covid19-e-projektoi-ne-2018-en","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/profeti-i-purgatorit-djali-i-nje-nazisti-edvin-prifti-tregon-kush-e-krijoi-covid19-e-projektoi-ne-2018-en\/","title":{"rendered":"\u201cProfeti i Purgatorit, djali i nj\u00eb nazisti\u201d, Edvin Prifti tregon kush e krijoi Covid19: E projektoi n\u00eb 2018-\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>Kardiokirurgu Edvin Prifti, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb detajuar n\u00eb proflin e tij n\u00eb Facebook, thot\u00eb se virusi Sascov 2 q\u00eb shkaktoi Covid19 ka n\u00eb krijues, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb Peter Daszak, t\u00eb cilin ai e p\u00ebrshkruan si djalin e nj\u00eb nazisti ukrainas n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Prifti shpjegon se Daszak \u00ebsht\u00eb presidenti i EchoHealth Alliance, apo si\u00e7 njihet ndryshe \u2018profeti i purgatorit\u2019, nd\u00ebrsa tregon se s\u00eb bashku me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb New York, dhe Wuhan t\u00eb Kin\u00ebs, aty ku virusi shp\u00ebrtheu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e kan\u00eb projektuar n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Projekti Defusse i cili nuk u pranua, sipas tij, kishte t\u00eb b\u00ebnte me krijimin e nj\u00eb koronavirusi kimerik n\u00ebp\u00ebrmjet inxhinieris\u00eb gjentike duke e kthyer at\u00eb n\u00eb patogjen p\u00ebr njer\u00ebzit dhe efikasiteti t\u00eb vler\u00ebsohej te minjt\u00eb trangjenik\u00eb, me gene njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>\u201cKa ndodhur shpesh her\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb fshihet, q\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb mbrojtur at\u00eb t\u00eb shtypen, t\u00eb vriten apo t\u00eb prosvalden, shpesh her\u00eb edhe t\u00eb injorohen por n\u00eb fund ajo \u00ebsht\u00eb aq kok\u00ebfort\u00eb sa triumfon mbi \u00e7do intrig\u00eb apo injoranc\u00eb. Tashm\u00eb ai virus q\u00eb e njohim si Sarscov2 dhe q\u00eb shkaktoi Covid19 ka nj\u00eb em\u00ebr krijuesi\/projektuesi dhe ky \u00ebsht\u00eb Peter Daszak, djali i nj\u00eb nazisti ukrainas n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Bohdan Dayshak ose Daszak, sot president i EchoHealth Alliance apo si\u00e7 konsiderohet n\u00eb mediat amerikane si PROFETI I PURGATORIT. Mbase origjina e familjes s\u2019do t\u00eb thot\u00eb gj\u00eb, ose mbase \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka?! <\/p>\n<p>Tashm\u00eb e v\u00ebrteta e cila po b\u00ebhet \u00e7do dit\u00eb dhe m\u00eb lakuriqe ka v\u00ebrtetuar q\u00eb ky individ s\u00eb bashku me koleg\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Ne\u00eb York dhe \u00ebuhan projektuan n\u00eb vitin 2018 virusin n\u00eb fjal\u00eb dhe p\u00ebr krijimin e tij paraqit\u00ebn projektin Deffuse n\u00eb DARPA ( Defence Advance Research Projects Agency) n\u00eb vitin 2017. Projekti sikurse tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar kishte t\u00eb b\u00ebnte me krijimin e nj\u00eb koronavirusi kimerik n\u00ebp\u00ebrmjet inxhinieris\u00eb gjenetike i cili t\u00eb kishte t\u00eb shtuar segmentin e furin\u00ebs p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb patogen p\u00ebr njeriun dhe m\u00eb pas efikasiteti i tij t\u00eb vler\u00ebsohej tek minjt\u00eb transgjenik t\u00eb cilat jan\u00eb minj t\u00eb prodhuar me gene njer\u00ebzore, e p\u00ebrkthyer ndryshe i nj\u00ebjti virus si Sarscov2. Ky projekt nuk u aprovua nga Darpa n\u00eb 2018\u2033, shkruan Prifti.<\/p>\n<p>Mjeku shkruan se Peter Daszak e ka pranuar n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb maj 2024 n\u00eb Seantin amerikan autor\u00ebsin\u00eb mbi projektin Defusse po jo at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb pas. Pas k\u00ebsaj, administrata e Biden ka nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do financim p\u00ebr kompanin\u00eb e tij, dhe se sipas tyre, shkruan Prifti, pandemia \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga fakti se Daszak e b\u00ebri koronavirusin t\u00eb transmetuesh\u00ebm, por jo vdekjeprur\u00ebs. Mbase kurr\u00eb nuk do t\u00eb dihet procesi se si u krijua ky virus, thot\u00eb kardiologu, pasi materialet shkencore jan\u00eb zhdukuar nga ai.<\/p>\n<p>\u201cPeter Daszak n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Maj 2024 e pranon k\u00ebt\u00eb n\u00eb Senatin amerikan. Ai gjithashtu e pranon publikisht autor\u00ebsin\u00eb mbi projektin Deffuse pavar\u00ebsisht se nuk pranon ngjarjet e m\u00ebtejshme. Fatmir\u00ebsisht administrata Biden me nj\u00eb urdh\u00ebr ekzekutiv n\u00eb dat\u00eb 22 maj 2024 ka nd\u00ebrprer\u00eb \u00e7do financim t\u00eb EchoHealth Alliance. Senati amerikan pas investigimit del n\u00eb konkluzion q\u00eb pandemia u shkaktua nga fakti q\u00eb Daszak e b\u00ebri koronavirusin m\u00eb t\u00eb transmetuesh\u00ebm por jo m\u00eb vdekjeprur\u00ebs?!<\/p>\n<p>Gjithsesi ajo \u00e7ka dim\u00eb dhe konfirmuar \u00ebsht\u00eb ideatori dhe projektuesi i k\u00ebtij virusi q\u00eb do t\u00eb behej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb artificiale t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga viti 2018, aplikimi i k\u00ebtij projekti n\u00eb Wuhan, edhe pse nuk dihet akoma dhe mbase asnj\u00ebher\u00eb s\u2019do t\u00eb dihet procesi teknologjik pasi jan\u00eb gjetur emaile t\u00eb Peter Daszak ku k\u00ebrkonte q\u00eb \u00e7do material mbi shtamet e prodhuara artificialisht t\u00eb koronavirusit n\u00eb Quhan t\u00eb zhdukeshin dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb asnj\u00eb prej tyre nuk u gjet kur misioni i OBSH u d\u00ebrgua n\u00eb Wuhan p\u00ebr verifikime dhe kur p\u00ebr \u00e7udi kryetari i misionit ishte po Peter Daszak. Aq i madh ka qen\u00eb kompromentimi shkencor sa edhe revista m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme shkencore The Lancet do t\u00eb publikonte n\u00eb 2020 nj\u00eb artikull t\u00eb Peter Daszak mbi origjin\u00ebn natyrore t\u00eb Covid19. Qesharake dhe e dhimbshme\u201d, thot\u00eb Prifti.<\/p>\n<p>Kardiokirurgu shtoi se Daszak konsiderohet n\u00eb shtypin amerikan si eko-fashisti i shekullit t\u00eb 21-t\u00eb dhe q\u00eb lajm\u00ebronte q\u00eb n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebmundje X e nj\u00ebjt\u00eb me Covid-19, nd\u00ebrsa p\u00ebrmend edhe vakisat, t\u00eb cilat po rrisin vdekshm\u00ebrin\u00eb, thot\u00eb mjeku.<\/p>\n<p>Prifti n\u00ebnvizon se dit\u00eb pas dite po dalin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja q\u00eb evidentojn\u00eb rritjen e vdekshm\u00ebris\u00eb n\u00eb mbar\u00eb globin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashpjegueshme pas prillit 2021 kur nisi vaksinimi. Prifti shkruan se e v\u00ebrteta po del n\u00eb shesh dhe se historia do sh\u00ebnoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur dhe emrat e shkenc\u00ebtar\u00ebve, mjek\u00ebve q\u00eb u vran\u00eb, persekutuan, vet\u00ebvran\u00eb pasi u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb zbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe mjekimin e duhur ndaj Covid-19.<\/p>\n<p>\u201cSot agjencit\u00eb shtet\u00ebrore amerikane kan\u00eb vendosur t\u00eb veprojn\u00eb ndaj k\u00ebtij njeriu q\u00eb n\u00eb shtypin amerikan konsiderohet si eko-fashisti i shekullit XXI. Po Peter Daszak shkruante q\u00eb n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr \u201cDiseaseX\u201d ose s\u00ebmundja X e nj\u00ebjt\u00eb me Covid19. Edhe pse \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar \u00ebsht\u00eb konform me dijet tona q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb, m\u00eb kujtohen ata individ\u00eb, media institucione n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb histerike deklaronin me pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Sigurisht nj\u00eb bot\u00eb e till\u00eb q\u00eb s\u2019d\u00ebgjonte m\u00eb z\u00ebrin e shkenc\u00ebs por t\u00eb populizmit do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb nj\u00eb histeri akoma dhe m\u00eb t\u00eb madhe at\u00eb t\u00eb vaksinimit planetar, ku tashm\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt e gjith\u00eb bot\u00ebs po evidentojn\u00eb dit\u00eb pas dite rritjen e vdekshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vendet e zhvilluara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashpjegueshme pas prillit 2021 pik\u00ebrisht pasi filloi vaksinimi. Studimi i fundit n\u00eb British Medical Journal n\u00eb qershor 2024 analizon pik\u00ebrisht \u201cexcess death\u201d ose rritjen e vdekshm\u00ebris\u00eb pas Covid19.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb reja t\u00eb maj qershor 2024 tregojn\u00eb q\u00eb e v\u00ebrteta po vjen n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe q\u00eb njer\u00ebzimi po reagon dhe po ashtu edhe ata q\u00eb e drejtojn\u00eb po reflektojn\u00eb dhe veprojn\u00eb n\u00eb konseguenc\u00eb. Historia n\u00eb t\u00eb ardhmen do e sh\u00ebnoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje dhe do i bashk\u00ebngjis\u00eb emrat e atyre dhjet\u00ebra shkenc\u00ebtar\u00ebve q\u00eb u eliminuan, ekzekutuan, u vet\u00ebvran\u00eb, vdiq\u00ebn n\u00eb rrethana misterioze apo u burgos\u00ebn vet\u00ebm sepse u p\u00ebrpoq\u00ebn p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar kur\u00ebn dhe mjekimin e duhur p\u00ebr Covid19, por do t\u00eb mbarte edhe emrat e atyre q\u00eb e krijuan, e ideuan dhe projektuan dhe persekutuan k\u00ebdo tjet\u00ebr! Dhe n\u00eb fund \u00e7do njeri do b\u00ebj\u00eb llogarit\u00eb se n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb t\u00eb barrikad\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut u ndodh! \u00c7do gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ia b\u00ebm\u00eb me dije publikut shqiptar dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb vitin 2020 tashm\u00eb po del n\u00eb drit\u00ebn e diellit.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kardiokirurgu Edvin Prifti, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb detajuar n\u00eb proflin e tij n\u00eb Facebook, thot\u00eb se virusi Sascov 2 q\u00eb shkaktoi Covid19 ka n\u00eb krijues, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb Peter Daszak, t\u00eb cilin ai e p\u00ebrshkruan si djalin e nj\u00eb nazisti ukrainas n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Prifti shpjegon se Daszak \u00ebsht\u00eb presidenti i EchoHealth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":405862,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-405861","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=405861"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405861\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":405864,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/405861\/revisions\/405864"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/405862"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=405861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=405861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=405861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}