{"id":406210,"date":"2024-06-20T11:12:01","date_gmt":"2024-06-20T09:12:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=406210"},"modified":"2024-06-20T11:12:01","modified_gmt":"2024-06-20T09:12:01","slug":"basha-humbi-vulen-dhe-logon-e-pd-alibeaj-merr-vendimin-nese-per-te-qene-demokrat-kushti-eshte-te-jesh-berishist-atehere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/basha-humbi-vulen-dhe-logon-e-pd-alibeaj-merr-vendimin-nese-per-te-qene-demokrat-kushti-eshte-te-jesh-berishist-atehere\/","title":{"rendered":"Basha humbi vul\u00ebn dhe logon e PD, Alibeaj merr vendimin: N\u00ebse p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb \u201cdemokrat\u201d kushti \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh \u201cberishist\u201d, at\u00ebher\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e grupit parlamentar t\u00eb drejtuar nga Sali Berisha. Teksa ka reflektuar p\u00ebr disa dit\u00eb q\u00eb nga shpallja e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, q\u00eb i dha vul\u00ebn dhe logon Sali Berish\u00ebs, Alibeaj thot\u00eb se distancohet nga politika e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb demokrat, por duke th\u00ebn\u00eb se nuk pranon kushtin q\u00eb t\u00eb jesh demokrat duhet t\u00eb jesh me Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Zgjedhjen e tij q\u00eb t\u00eb mos i bashkohet Sali Berish\u00ebs thote se e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb shenj\u00eb respekti ndaj vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Alibeajt <\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i Gjykates s\u00eb Apelit ishte nj\u00eb pesh\u00eb e madhe p\u00ebr demokrat\u00ebt dhe betej\u00ebn brenda PD. Mbi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr mua, si n\u00ebnshkruesi i ankimit kund\u00ebr vendimit t\u00eb Zhukrit. Kam patur bindjen at\u00ebher\u00eb, e kam ende dhe sot, se ishte rruga e vetme, institucionale dhe bazuar n\u00eb argumenta juridike p\u00ebr t\u00eb refuzuar paligjshm\u00ebrin\u00eb e vendimit gjyq\u00ebsor. Sepse edhe n\u00eb organizimin partiak vullneti duhet form\u00ebsuar dhe shfaqur sipas rregullave statutore dhe jo me kaos e dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb vendimi i apelit \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, e me takon ndoshta vet\u00ebm mua, por n\u00eb \u00e7do rast m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr, t\u00eb mos hesht. Jo p\u00ebr t\u00eb komentuar vendimin e gjykat\u00ebs, sepse i mbahem q\u00ebndrimit se do ta pranoj vendimin pa koment. Por nuk kam si t\u00eb mos ndalem tek pasojat q\u00eb ka ky vendim p\u00ebr PD, e nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe tek qendrimi apo p\u00ebrgjegj\u00ebsia ime pask\u00ebtaj.<\/p>\n<p>PD, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb syt\u00eb e mi, p\u00ebr k\u00ebto 3 vjet, nuk ka qen\u00eb nj\u00eb \u201ccasus\u201d juridik, por vullnet i lir\u00eb  politik i njer\u00ebzve q\u00eb besonin tek vlerat e saj. 3 vitet e fundit treguan qart\u00eb se ky vullnet u fokusua tek betejat e brendshme, kryesisht tek beteja me berishizmin brenda PD, si mend\u00ebsi dhe ideologji, ku u fokusua energjia e shumic\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve. Nuk e fsheh, se pertej aktit juridik t\u00eb ankimit, synimi dhe p\u00ebrpjekja ime ishte p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb PD t\u00eb dominohej nga nj\u00eb model dhe mend\u00ebsi e re, ndryshe, e aft\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrronte PD n\u00eb forc\u00ebn kryesore p\u00ebr t\u00eb sfiduar modelin e Ram\u00ebs. Duke iu kthyer ideologjis\u00eb dhe vlerave themelore t\u00eb saj. P\u00ebr t\u2019u p\u00ebrqafuar si shpres\u00eb nga shumica d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb transformimit t\u00eb brendsh\u00ebm, spontan e t\u00eb natyrsh\u00ebm, rruga gjyq\u00ebsore erdhi dhe mbeti thjesht nj\u00eb instrument i pak\u00ebrkuar nga un\u00eb, por i detyruesh\u00ebm p\u00ebr tu ndjekur. Tashm\u00eb vendimi i gjykat\u00ebs e vulosi pa m\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyet p\u00ebrse ndodhi k\u00ebshtu, jan\u00eb t\u00eb dukshme dhe t\u00eb padukshme. Por nuk mund t\u00eb fshihen interesat ekonomike q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb aleanc\u00ebn e vjet\u00ebr Berisha-Rama. Sikund\u00ebr dhe komoditeti i t\u00eb q\u00ebnurit dy pjes\u00eb t\u00eb vjetra dhe t\u00eb konsumuara t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb nuk mund t\u00eb mbijetojn\u00eb  pa nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Jo rast\u00ebsisht kjo rrym\u00eb pati mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb mir\u00eb t\u00eb medias.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre 3 viteve kam qen\u00eb nj\u00ebri prej nj\u00eb grupi njer\u00ebzish, q\u00eb jemi p\u00ebrpjekur, si grup jo i madh n\u00eb num\u00ebr, nj\u00eb grup me mjete t\u00eb reduktuara, por me d\u00ebshir\u00eb, shpres\u00eb dhe ide t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb fort ndaj s\u00eb vjetr\u00ebs brenda PD, me bindjen e pal\u00ebkundur se shumica e shqiptar\u00ebve e do k\u00ebt\u00eb ndryshim. Q\u00ebndresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga demokrat\u00ebt dhe sulmuar nga qeveria dhe nj\u00eb pjes\u00eb e atyre q\u00eb nuk duan ndryshimin n\u00eb PD. Akuzat, sulmet dhe llumi q\u00eb pjesa e drejtuar nga Berisha hodhi ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb guxuan ta kund\u00ebrshtojn\u00eb linj\u00ebn e tij n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb gjithashtu arsye e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndryshimin e forc\u00ebs politike q\u00eb shenjoi krijimin e pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb pra, shenjoi dhe status quo-n e k\u00ebsaj partie. Parti q\u00eb zyrtarisht i p\u00ebrket Sali Berish\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb drejtimit dhe t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb. Personalisht jam ndar\u00eb me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do koh\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb d\u00ebshmoj se i p\u00ebrkas nj\u00eb soji tjet\u00ebr politik. Nuk besoj tek premtimi i Sali Berish\u00ebs se PD-ja e tij do t\u00eb ket\u00eb demokraci t\u00eb brendshme dhe respekt p\u00ebr mendimin ndryshe. Mbi t\u00eb gjitha nuk gjykoj q\u00eb ajo mund t\u00eb jet\u00eb oferta politike q\u00eb meritojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Si form\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb \u00ebsht\u00eb model i dal\u00eb jasht\u00eb funksionit t\u00eb betej\u00ebs me Ram\u00ebn. Dy modele t\u00eb ngjashme, e simbiotike, nuk mund t\u00eb p\u00ebrballen duke sjell\u00eb rezultate ndryshe nga ai q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Mbetem tek e verteta dhe tek bindja ime se kjo mend\u00ebsi e kulture politike duhet larguar nga PD dhe politika. Berishizmi i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb prova m\u00eb e qart\u00eb n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve se cfar\u00eb zymt\u00ebsie dhe d\u00ebshp\u00ebrimi ka krijuar p\u00ebr ta. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrteta e numrave, ajo q\u00eb vlen \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e asaj q\u00eb beson se do sjell\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr vendin dhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam demokrat sepse besoj te vlerat p\u00ebr t\u00eb cilat dikur lindi si PD. Ama n\u00ebse p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb \u201cdemokrat\u201d kushti \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh \u201cberishist\u201d dhe me Sali Berish\u00ebn, nuk jam i till\u00eb. E duke pretenduar t\u00eb mos jem pjes\u00eb e modelit t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb politik\u00eb, duke u perpjekur t\u00eb jem koherent me q\u00ebndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar t\u00eb PD t\u00eb drejtuar nga Sali Berisha. Kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhja ime n\u00eb shenj\u00eb respekti ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, q\u00ebndrimit tim t\u00eb deritanish\u00ebm, atyre q\u00eb e mendojn\u00eb ndryshe nga un\u00eb, dhe ndjesis\u00eb s\u00eb trisht\u00eb se nj\u00eb PD e till\u00eb, k\u00ebshtu as nuk i sh\u00ebrben shqiptar\u00ebve q\u00eb duan ndryshimin e as ata t\u00eb japin dot besimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e grupit parlamentar t\u00eb drejtuar nga Sali Berisha. Teksa ka reflektuar p\u00ebr disa dit\u00eb q\u00eb nga shpallja e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, q\u00eb i dha vul\u00ebn dhe logon Sali Berish\u00ebs, Alibeaj thot\u00eb se distancohet nga politika e vjet\u00ebr. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":403320,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-406210","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=406210"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406210\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":406211,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406210\/revisions\/406211"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/403320"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=406210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=406210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=406210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}