{"id":406339,"date":"2024-06-24T12:44:29","date_gmt":"2024-06-24T10:44:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=406339"},"modified":"2024-06-24T12:44:29","modified_gmt":"2024-06-24T10:44:29","slug":"publikohet-foto-e-leonard-dukes-dhe-ervis-martinajt-xhiro-me-skaf-ne-det","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/publikohet-foto-e-leonard-dukes-dhe-ervis-martinajt-xhiro-me-skaf-ne-det\/","title":{"rendered":"Publikohet foto e Leonard Duk\u00ebs dhe Ervis Martinajt, xhiro me skaf n\u00eb det!"},"content":{"rendered":"<p>Ervis Martinajn dhe Leonard Duk\u00ebn, i vet\u00ebquajtur si \u201cPrinci Damian\u201d, dukej se nuk kishte asgj\u00eb q\u00eb t\u2019i ndante.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia e tyre po i ngrinte ata n\u00eb majat e bot\u00ebs s\u00eb krimit, kontrollonin s\u00eb bashku loj\u00ebrat e fatit, nj\u00eb biznes prej qindra miliona eurosh dhe trafikun e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebrgonin n\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha kokaine dhe kanabisi. Media VNA ka publikuar foton e Leonard Duk\u00ebs dhe Ervis Martinaj n\u00eb koh\u00ebt kur ishin t\u00eb af\u00ebrt me nj\u00ebri tjetrin dhe duke b\u00ebr\u00eb xhiro me skaf n\u00eb det.<\/p>\n<p>Por pasi pushteti i tyre kriminal u rrit aq shum\u00eb, nis\u00ebn dyshimet p\u00ebr tradhti n\u00eb biznes aq sa Ervis Martinaj nisi t\u00eb mendonte se miku i tij Leonard Duka po fitonte m\u00eb shum\u00eb nga d\u00ebrgesat.<\/p>\n<p>Krisja nisi kur nj\u00eb ngarkes\u00eb me drog\u00eb u kap n\u00eb Gjermani, l\u00ebnda narkotike ishte nisur me kamion n\u00ebn kujdesin e Martinajt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do t\u00eb pritej nga Duka, por u kap gjat\u00eb rrug\u00ebs nga policia gjermane.<\/p>\n<p>Ervis Martinaj dyshoi se miku i tij po mashtronte. K\u00ebrkoi p\u00ebr lajmin e kapjes s\u00eb kamionit dhe kur nuk arriti ta konfirmonte variantin e mikut t\u00eb tij u bind se Duka ia kishte hedhur.<\/p>\n<p>N\u00eb shenj\u00eb hakmarrje Martinaj shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e mikut t\u00eb tij, ku kishte qen\u00eb me dhjet\u00ebra her\u00eb dhe i mori peng babain, t\u00eb cilin ia torturoi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Leonard Duk\u00ebn ky ishte fundi i nj\u00eb miq\u00ebsie dhe nisja e nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb hapur, q\u00eb po vazhdon t\u00eb marr\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish. Ai iu betua Ervis Martinajt se k\u00ebt\u00eb nuk do t\u2019ia falte kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Por kush \u00ebsht\u00eb Leonard Duka dhe si nisi konflikti i p\u00ebrgjaksh\u00ebm mes klanit q\u00eb mban mbiemrin e tij dhe Ervis Martinajt?<\/p>\n<p>Erlis Duka s\u00eb bashku me v\u00ebllain e tij Leonard Duka plagosin 34-vje\u00e7arin Eduard Duka. Ai ndodhej n\u00eb trotuarin para nj\u00eb lokali n\u00eb zon\u00ebn e Kinostudios, kur u q\u00ebllua me arm\u00eb. D\u00ebshmitar\u00ebt than\u00eb se Eduard Duka u q\u00ebllua me pistolet\u00eb nga nj\u00eb person q\u00eb l\u00ebvizte me motor dhe kishte skafand\u00ebr n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesi i moto\u00e7iklet\u00ebs ka qen\u00eb dikush tjet\u00ebr, po ashtu me skafand\u00ebr n\u00eb kok\u00eb. M\u00eb pas t\u00eb dy u larguan n\u00eb drejtim t\u00eb Freskut. Atentati erdhi nj\u00eb muaj pas nj\u00eb konflikti fizik q\u00eb i plagosuri, bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllain, Rigert Duka kishin pasur me dy v\u00ebllez\u00ebrit Leonard dhe Erlis Duka. Pavar\u00ebsisht mbiemrit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb-ata nuk kan\u00eb lidhje gjaku me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Kinostudio, plagosen dy v\u00ebllez\u00ebr, Rivelino dhe Juxhin Mumajesi. Banor\u00ebt e zon\u00ebs raportuan mbi 15 t\u00eb sht\u00ebna arm\u00ebsh, q\u00eb vinin nga nj\u00eb lokal bastesh n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb lagjes. P\u00ebrve\u00e7 dy v\u00ebllez\u00ebrve 36 e 24 vje\u00e7, aty u plagos edhe shtetasi Ibrahim Durollari, 28 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Policia n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shoq\u00ebroi 23 persona. Nd\u00ebrsa n\u00eb media u lakua emir i Santiago Malkos, si personi q\u00eb q\u00eblloi me arm\u00eb. Madje u publikua edhe nj\u00eb video ku shfaqeshin dy persona duke q\u00eblluar ndaj v\u00ebllez\u00ebrve dhe mikut t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb video shihet nisja e konfliktit jasht\u00eb ambienteve t\u00eb lokalit t\u00eb basteve. I shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb shihet Rivelino Mumajesi, i mbuluar me gjak, nd\u00ebrsa n\u00eb fund t\u00eb shkall\u00ebve ndodhet Santiago Malko me pistolet\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Nj\u00ebri nga personat q\u00eb q\u00ebllon \u00ebsht\u00eb Santiago Malko, nd\u00ebrsa personi q\u00eb e shoq\u00ebron \u00ebsht\u00eb Erigers Mihasi, i cili po ashtu \u00ebsht\u00eb ekzekutuar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr atentat.<\/p>\n<p>Ngjarja e asaj kohe u dyshua p\u00ebr prishje pazaresh. Nd\u00ebrsa pas saj dol\u00ebn n\u00eb sken\u00eb edhe v\u00ebllez\u00ebrit Leonard dhe Erlis Duka, pasi ata njiheshin p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb me t\u00eb plagosurit. N\u00eb materialet e dosjes hetimore n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje, thuhet se \u00ebsht\u00eb e provuar se shtetasi Santiago Malko ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb plagosje.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb dosje thuhet se Malko ka rrahur edhe Erlis Duk\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut. P\u00ebr t\u00eb dy k\u00ebto ngjarje, direktivat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Ervis Martinaj. Ashtu si\u00e7 u p\u00ebrfol edhe p\u00ebr nj\u00eb ngjarje tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk pati kurr\u00eb asnj\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p>Thuhej se me urdh\u00ebr t\u00eb Ervis Martinajt, Santiago Malko kishte marr\u00eb peng p\u00ebr disa or\u00eb dhe ka dhunuar babain e v\u00ebllez\u00ebrve Duka. E mesa duket fakti q\u00eb nuk ishte denoncuar, tregonte se gjith\u00e7ka do t\u00eb zgjidhej privatisht.<\/p>\n<p>Emri i Santiago Malkos del edhe n\u00eb dosjen e ngjarjes s\u00eb 4 tetorit 2018, n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut, ku mbeti i vrar\u00eb Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Eljon Hato. Megjithat\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb provuar se Malko ishte prezent n\u00eb at\u00eb ngjarje, nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb. Pas k\u00ebtyre ngjarjeve, nis\u00ebn p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb sulmuar Ervis Martinajn.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb par\u00eb, Gjykata e Tiran\u00ebs d\u00ebnoi tre persona q\u00eb informonin klanin \u201cDuka\u201d p\u00ebr l\u00ebvizjet e Ervis Martinajt. K\u00ebta persona, mes tyre dhe nj\u00eb grua, u d\u00ebnuar me nga 2 vite burgim, p\u00ebr akuz\u00ebn \u201cSigurim i kushteve p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d. Vendimi i gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, erdhi n\u00eb koh\u00ebn kur nuk dihet asgj\u00eb p\u00ebr fatin e biznesmenit, Ervis Martinaj, i raportuar si i zhdukur n\u00eb Policin\u00eb e La\u00e7it, prej dat\u00ebs 9 gusht 2022. Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs, rezulton e provuar se Martinaj \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb vritej nga klani \u201cDuka\u201d n\u00eb dy raste.<\/p>\n<p>Nga aktet e ndodhura n\u00eb fashikullin e prokurorit rezulton se: Dejvison Serjani \u00ebsht\u00eb i fejuar me shtetasen Nensi Shaqiri. Ajo punonte n\u00eb nj\u00eb agjenci udh\u00ebtimesh n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Myslym Shyri\u2019 ku shiste bileta udh\u00ebtimesh, paketa turistike, akomodime n\u00eb hotele jasht\u00eb vendit etj.<\/p>\n<p>Shtetasi Dejvison Serjani ka kush\u00ebri t\u00eb par\u00eb shtetasin Daut Elmazi (djal\u00eb daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe jan\u00eb kush\u00ebrinj. Rezultuar q\u00eb t\u00eb tre t\u00eb pandehurit kan\u00eb njohje me nj\u00ebri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar n\u00ebpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Nga deklarimet e Nensi Shaqirit, ka rezultuar se, n\u00ebp\u00ebrmjet Daut Elmazit, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni, kan\u00eb krijuar kontakte me Leonard Duk\u00ebn dhe Fatmir Hysenin. K\u00ebta dy shtetas kan\u00eb pasur n\u00eb plan eliminimin fizik t\u00eb shtetasit Ervis Martinaj dhe p\u00ebr organizimin e vrasjes u \u00ebsht\u00eb dashur informacion prej t\u00eb pandehurve lidhur me l\u00ebvizjet e tij jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nensi Shaqiri ka pranuar se n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb informacioneve do t\u00eb p\u00ebrfitonin shp\u00ebrblim n\u00eb para. Rezulton se n\u00eb dy raste \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacion lidhur me planet e udh\u00ebtimit t\u00eb Ervis Martinaj. Nje her\u00eb informacioni i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb shtetasit Fatmir Hyseni, p\u00ebr nj\u00eb futurim t\u00eb Martinajt me itinerar Prishtin\u00eb-Stamboll-Dubai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa her\u00ebn tjet\u00ebr informacioni i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb Leonard Duk\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb fluturim me itimerar Athin\u00eb-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve t\u00eb Nensi Shaqirit, Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shum\u00ebn prej 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr n\u00eb dosje shpjegohet edhe roli i Ardjan Ahmetit. Ai ka punuar si specialist IT n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Durr\u00ebs si dhe n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb periudh\u00ebn 2015-2019.<\/p>\n<p>Sipas deklarimeve t\u00eb tij, rezulton se Daut Elmazi e ka lidhur me Fatmir Hysenin. Dauti i ka k\u00ebrkuar Ardjanit q\u00eb t\u00eb prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonj\u00ebs policie dhe t\u2019i thot\u00eb q\u00eb ai po siguron informacione lidhur me l\u00ebvizjet jasht\u00eb territorit te Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb Ervis Martinaj.<\/p>\n<p>I ka premtuar edhe shp\u00ebrblim n\u00eb para p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim. Ardjani \u00ebsht\u00eb takuar me Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar porosin\u00eb e Dautit.<\/p>\n<p>Nga takimi q\u00eb ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marr\u00eb nj\u00eb telefon celular \u201cEnkro\u201d. Nd\u00ebrsa Dauti i ka th\u00ebn\u00eb se informacionet lidhur me l\u00ebvizjet e Ervis Martinaj po siguroheshin prej Nensi Shaqirit dhe Dejvison Serjanit.<\/p>\n<p>Nga transkriptet e p\u00ebrgjimeve telefonike dat\u00eb 15 qershor 2019 rezultojn\u00eb edhe konfirimet e deklarimeve t\u00eb shtetasve Dejvison Serjani, Nensi Shaqiri dhe Ardjan Ahmeti.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet let\u00ebrporosive nga ana e autoriteteve Turke p\u00ebr t\u00eb konfirmuar fluturimet dhe akomodimin p\u00ebr shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto).<\/p>\n<p>Nga kthim-p\u00ebrgjigjet e administruara n\u00eb fashikull rezulton se k\u00ebta shtetas kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat data respektive kur supozohet q\u00eb t\u00eb realizohej atentati q\u00eb po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend. Megjithat\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb moskoordinimit si\u00e7 duhej, Ervis Martinaj i shp\u00ebtoi atentatit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Ekzektutohet brenda makin\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb atentat t\u00eb organizuar n\u00eb rrug\u00ebn \u201cXhanfize Keko\u201d, Santiago Malko. Duke qen\u00eb se d\u00ebshtuan n\u00eb vrasjen e Ervis Martinajt, klani \u201cDuka\u201d organizoi atentatit ku mbeti i vrar\u00eb njeriu u besuar i tij.<\/p>\n<p>Blendi Teta, personi i arrestuar p\u00ebr moskall\u00ebzim krimi, ka treguar se ka qen\u00eb duke darkuar n\u00eb bodrumin e nj\u00eb lokali, n\u00eb zon\u00ebn e Freskut, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb teleferikut. Lokal \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Leonard dhe Elris Duka.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb bodrumin e k\u00ebtij lokali, ku ndodhet nj\u00eb ambient q\u00eb sh\u00ebrben si zyr\u00eb. Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Blendi Tet\u00ebs, i vetmi i d\u00ebnuar p\u00ebr ngjarjen deri tani, rreth or\u00ebs 20:00, Leonardi dhe Erlisi kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201c\u00c7ohuni \u00e7una se kemi pun\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb dhe kan\u00eb hipur n\u00eb dy makina. E para \u201cGolf 5\u201d, ngjyr\u00eb gri dhe e dyta, \u201cSkoda\u201d, q\u00eb u gjet e fshehur n\u00eb nj\u00eb parkim pran\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb ish-pyjores n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDalip Topi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin e par\u00eb t\u00eb Skod\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ulur Blendi Teta. Makina ka l\u00ebvizur nga Fresku t\u00eb IKV, te Komisariati i Qarkullimit Rrugor, ka dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Keta\u201d dhe m\u00eb pas ka marr\u00eb drejtimin te Komisariati nr.4.<\/p>\n<p>Aty ka mb\u00ebrritur edhe Golfi. N\u00eb pak minuta, makinat kan\u00eb ecur n\u00eb drejtim t\u00eb kryq\u00ebzimit t\u00eb Alliasit, m\u00eb pas kan\u00eb vazhduar l\u00ebvizjen n\u00eb rrug\u00ebn ngjitur me murin e shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar n\u00eb drejtim t\u00eb Oxhakut. Aty jan\u00eb kthyer djathtas n\u00eb rrug\u00ebn Kongresi i Manastirit n\u00eb drejtim t\u00eb SHISH.<\/p>\n<p>L\u00ebvizjet e automjeteve jan\u00eb fokusuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga kamerat e siguris\u00eb s\u00eb bizneseve t\u00eb ndryshme. Kur \u201cSkoda\u201d ndodhej tek spitali nr.5, nj\u00ebri nga personat n\u00eb makin\u00eb, i ka k\u00ebrkuar shoferit t\u00eb ndryshoj\u00eb drejtimin e l\u00ebvizjes, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cktheje se ka parkuar te kazan\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn \u201cXhanfize Keko\u201d, ata kan\u00eb par\u00eb makin\u00ebn \u201cBMW X5\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Blendi Teta thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb larguar drejt sht\u00ebpis\u00eb pasi ka kuptuar se dicka e keqe do ndodhte. Dinamika e ngjarjes \u00ebsht\u00eb zbardhur p\u00ebrmes kamerave t\u00eb siguris\u00eb. M\u00eb 27 janar, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me u shfaq\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pamjet filmike t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb kan\u00eb fiksuar vrasjen e Santjago Malkos.<\/p>\n<p>Ngjarja \u00ebsht\u00eb fiksuar nga kamera e nj\u00eb lavazhi ne zon\u00ebn e Porcelanit, ku duket makina e atentator\u00ebve. Nga pamjet q\u00eb u shfaq\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore, duket q\u00eb autor\u00ebt fillimisht i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shenj\u00eb me drita Malkos p\u00ebr t\u00eb ndaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb ai ndalon ata e q\u00ebllojn\u00eb me bresh\u00ebri kallashnikovi nga brenda makin\u00ebs. M\u00eb pas makina \u201cBMW X5\u201d, ku ishte Sanjago Malko l\u00ebviz p\u00ebr disa sekonda dhe p\u00ebrplaset me kazan\u00ebn e mbeturinave.<\/p>\n<p>P\u00ebr vrasjen e Santiago Malkos  \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 25 vite burg  Blendi Teta, i pari q\u00eb u arrestua p\u00ebr ngjarjen dhe u gjykua n\u00eb nj\u00eb proces m\u00eb vete si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb vrasje. Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet t\u00eb jet\u00eb Fatmir Hyseni nga Vlora, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb akuzohen si organizator\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e klanit Duka, Leonard dhe Erlis Duka, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka nisur gjykimi n\u00eb munges\u00eb. Santiago Malko dyshohet se u ekzekutua nga grupi rival i Ervis Martinaj, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb af\u00ebrta me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Nga p\u00ebrfundimi i hetimeve ka dal\u00eb se shkaku i vrasjes s\u00eb tij ishte rivaliteti n\u00eb biznesin e paligjsh\u00ebm t\u00eb lotove sportive.<\/p>\n<p>Sekuestrimi i pasurive t\u00eb Ervis Martinaj<\/p>\n<p>Policia e shtetit dhe SPAK nis\u00ebn t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn operacionin p\u00ebr sekuestrimin e pasurive t\u00eb Ervis Martinajt. Vendimi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Posa\u00e7me me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve q\u00eb po zhvillojn\u00eb hetime n\u00eb lidhje me dosjen \u201cPlumbi i Art\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb sekuestro jan\u00eb vendosur 34 pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Martinajt dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr disa shoq\u00ebri treg\u00ebtare, sip\u00ebrfaqe toke, apartamente, autmojete dhe llogari bankate. Martinaj \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim prej muajit maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar si nj\u00eb nga personat e akuzuar nga SPAK.<\/p>\n<p>Emri tij doli nga d\u00ebshmia e Nuredin Dumanit q\u00eb pranoi t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me prokurorin\u00eb p\u00ebr zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale. Dumani ka treguar p\u00ebr hetuesit se Martinaj i ka ofruar 500 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb Endrit Dokl\u00ebn, por atenati d\u00ebshtoi. Edhe pse Martinaj ishte n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar prej muajit maj, tre muaj m\u00eb von\u00eb familjar\u00ebt kall\u00ebzuan n\u00eb Polici se kishin humbur kontaktet dhe dyshonin se mund ta kishin eleminuar grupet e tjera rivale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri deri tani ka qen\u00eb nj\u00eb histori q\u00eb l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, p\u00ebr mua nj\u00eb asgj\u00eb madhe, dhe shum\u00eb sekuestrohen dhe asgj\u00eb nuk I shkon shteti, Ata sekuestrohen dhe ato prap\u00eb lirohen. Ervis Marinaj ka b\u00ebr\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb koh\u00ebn kur loj\u00ebrat e fati ishin t\u00eb lejuara dhe ato kur nuk jan\u00eb lejuar. Vis Martinaj ishte futur n\u00eb bot\u00ebn e krimit, si nj\u00ebri q\u00eb i merret pak rr\u00ebmujshme gj\u00ebrat. N\u00eb si shoq\u00ebri jemi me fat, q\u00eb krimi vritet me nj\u00ebri tjetrin. Sikur krimi do kishte gjetur gjuh\u00ebn me nj\u00ebri tjetrit, do ishim shum\u00eb m\u00eb keq situata kriminale n\u00eb Shqip\u00ebri. Llogaritet rreth 1 mln euro xhiro ditore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, tha gazetari Ferdinand Dervishi.<\/p>\n<p>Pas arrestimit t\u00eb Leonard Duk\u00ebs n\u00eb Belgjik\u00eb, tashm\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim vijon t\u00eb jet\u00eb v\u00ebllai i tij Erlisi dhe 3 persona t\u00eb tjer\u00eb. Ndon\u00ebse ka akuz\u00eb zyrtare vet\u00ebm p\u00ebr vrasjen e Santiago Malkos, emri i Leonard Duk\u00ebs ka qen\u00eb i pari q\u00eb p\u00ebrflitej pas eleminimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Ervis Martinajt.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, emri i tij u lakua edhe pas zhdukjes s\u00eb Martinajt. Edhe pse pritshm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, grupi hetimor po e pret me interes d\u00ebshmin\u00eb e Leonard Duk\u00ebs, n\u00eb momentin q\u00eb ai do t\u00eb ekstradohet n\u00eb vendin ton\u00eb. Do flas\u00eb apo jo mbetet po ashtu mister, nj\u00ebsoj si fati i Ervis Martinajt.\/pamfleti.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ervis Martinajn dhe Leonard Duk\u00ebn, i vet\u00ebquajtur si \u201cPrinci Damian\u201d, dukej se nuk kishte asgj\u00eb q\u00eb t\u2019i ndante. Miq\u00ebsia e tyre po i ngrinte ata n\u00eb majat e bot\u00ebs s\u00eb krimit, kontrollonin s\u00eb bashku loj\u00ebrat e fatit, nj\u00eb biznes prej qindra miliona eurosh dhe trafikun e drog\u00ebs. D\u00ebrgonin n\u00eb vende t\u00eb BE-s\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":406340,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-406339","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406339","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=406339"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406339\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":406342,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406339\/revisions\/406342"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/406340"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=406339"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=406339"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=406339"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}