{"id":406506,"date":"2024-06-29T09:22:50","date_gmt":"2024-06-29T07:22:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=406506"},"modified":"2024-06-29T09:22:50","modified_gmt":"2024-06-29T07:22:50","slug":"jetoj-cdo-dite-me-vuajtjet-e-pacienteve-thyen-heshtjen-mjeku-edmond-gashi-kam-kryer-me-sukses-90-te-operacioneve-edhe-ne-gabojme-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/jetoj-cdo-dite-me-vuajtjet-e-pacienteve-thyen-heshtjen-mjeku-edmond-gashi-kam-kryer-me-sukses-90-te-operacioneve-edhe-ne-gabojme-por\/","title":{"rendered":"\u201cJetoj \u00e7do dit\u00eb me vuajtjet e pacient\u00ebve\u201d\/ Thyen heshtjen mjeku Edmond Gashi: Kam kryer me sukses 90% t\u00eb operacioneve. Edhe ne gabojm\u00eb, por\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndodhet prej dit\u00ebsh n\u00ebn furtun\u00ebn e indinjat\u00ebs qytetare n\u00eb lidhje me p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb skandalin e zbuluar tek Onkologjiku, duke qen\u00eb se emri i tij p\u00ebrmendet n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb dhe ndaj tij \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe masa e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb n\u00eb fund mjeku Edmond Gashi ka thyer heshtjen.<\/p>\n<p>Mesnat\u00ebn e mbr\u00ebmshme, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale, ai u shpreh se si mjek \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr nga Betimi i Hipokratit, duke \u201cu lavd\u00ebruar\u201d se 90 p\u00ebrqind e nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb kryer nga ai kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksesshme.<\/p>\n<p>POSTIMI I PLOTE<\/p>\n<p>Ndjej detyrimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale para familjes time, pacient\u00ebve, koleg\u00ebve dhe stafit mjek\u00ebsor t\u00eb Onkologjikut, qytetar\u00ebve t\u00eb vendit tim, t\u00eb sqaroj disa t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb nxitura nga portale anonime dhe gazetar\u00eb keqdash\u00ebs n\u00eb adres\u00eb t\u00eb personit tim.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs dhe e p\u00ebrs\u00ebris, si mjek udh\u00ebhiqem n\u00eb pun\u00ebn time nga ai betim q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebron prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb kam hedhur mantelin e bardh\u00eb mbi supe. Mjeku b\u00ebn detyr\u00ebn e tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb trajtimi dhe referimi i pacientit p\u00ebr \u00e7do rast q\u00eb paraqitet p\u00ebr nj\u00eb problematik\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore. Mjeku nuk di ta mbyll\u00eb telefonin apo der\u00ebn e dhom\u00ebs s\u00eb vizitave e konsultave. Mjeku nuk ka orar pune, por p\u00ebrgjigjet at\u00ebher\u00eb kur pacienti e k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb t\u00eb dy s\u00eb bashku s\u00ebmundjen. Si mjek kirurg kam p\u00ebrballuar numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve kirurgjikale n\u00eb spitalin publik dhe 90% e tyre jan\u00eb operacione t\u00eb suksesshme. I ka t\u00eb dh\u00ebnat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni p\u00ebr \u00e7do dyshim.<\/p>\n<p>Distancohem ndaj \u00e7do tendence keqp\u00ebrdorimi t\u00eb emrit tim nga interesa t\u00eb mir\u00ebfillta okulte.<\/p>\n<p>Le t\u2019ia l\u00ebm\u00eb hetimit t\u00eb zbardh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, besimi im ndaj institucioneve ka qen\u00eb dhe mbetet primar. Jo pa q\u00ebllim dit\u00ebn e djeshme un\u00eb kam mb\u00ebrritur para ambienteve t\u00eb Gjykat\u00ebs n\u00eb orarin e p\u00ebrcaktuar nga kjo Gjykat\u00eb, duke iu p\u00ebrgjigjur hetimit dhe institucioneve. S\u00ebrish u sulmova dhe atakova padrejt\u00ebsisht pse me mua nuk ishte edhe Policia(?) K\u00ebsaj nuk di t\u2019i jap shpjegim. Un\u00eb respektova orarin dhe u gjenda aty n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb institucionit. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, po nj\u00ebsoj jam larguar nga ambientet e Gjykat\u00ebs dhe dikujt mund t\u00eb mos i ket\u00eb p\u00eblqyer pse zgjodha der\u00ebn tjet\u00ebr. Gjykova se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb shmang t\u00eb gjitha ato \u201ctopa balte\u201d t\u00eb pamerituara q\u00eb jan\u00eb l\u00ebshuar e l\u00ebshohen drejt meje. Kam respektuar masen e caktuar nga Gjykata. Oficeri i Policis\u00eb ka trokitur n\u00eb der\u00ebn time dhe un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb banes\u00eb, \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e verifikueshme. Por si\u00e7 duket mediave q\u00eb shpifin dhe p\u00ebrbaltin, faktet nuk i interesojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kam pritur t\u00eb ndalet mllefi i pakuptim\u00eb ndaj nj\u00eb mjeku, prindi dhe familjari, por jo. E jam i bindur se as nuk do t\u00eb ndalet edhe pas k\u00ebtij momenti q\u00eb po b\u00ebj reagimin e par\u00eb publik.<br \/>\nPortale, media apo gazetar\u00eb me q\u00ebllime dhe mision t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dashakeq\u00ebs po tentojn\u00eb t\u00eb shantazhojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe ta kthejn\u00eb at\u00eb n\u00eb \u201cmash\u00eb\u201d n\u00eb duart e veta, p\u00ebr realizimin e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e kuptueshme pse po e b\u00ebjn\u00eb. Po tentohet te denigrojn figuren e nj\u00eb mjeku, nj\u00eb profesionisti t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb der\u00eb e hapur p\u00ebr qindra pacient\u00eb dhe q\u00eb ka vuajtur nj\u00ebsoj me dhimbjet e pacientit. Trajtimi sh\u00ebndet\u00ebsor i nj\u00eb pacienti n\u00eb klinik\u00eb private \u00ebsht\u00eb zgjedhje dhe e drejt\u00eb e tij. Mjeku ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjet nj\u00ebsoj, me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrkushtim si n\u00eb shtet ashtu edhe n\u00eb privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon nj\u00eb mjek t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb shtet dhe n\u00eb privat. Ndjej keqardhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb keqkuptim t\u00eb krijuar dhe p\u00ebrhapur q\u00ebllimisht p\u00ebr interesa t\u00eb kush e di se kujt.<\/p>\n<p>Nuk synoj q\u00eb, nga k\u00ebto radh\u00eb shkrimi sqarues, t\u2019iu mbyllet goja pasionant\u00ebve t\u00eb sharjeve n\u00eb rrjet. Shar\u00ebsit do vijojn\u00eb t\u00eb shohin t\u00eb bardh\u00ebn t\u00eb zez\u00eb, t\u00eb mbjellin mjegull, t\u00eb shtremb\u00ebrojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Intensiteti i sharjeve edhe mund t\u00eb rritet nga mendjet e ngrysura dhe t\u00eb err\u00ebsuara nga urrejtja patologjike q\u00eb po na avitet si shpagim p\u00ebr \u201cm\u00ebkatet\u201d dhe \u201ckrimet\u201d e pakryera. Si qenie njer\u00ebzore edhe mjeku \u00ebsht\u00eb i gabuesh\u00ebm. T\u00eb luftosh me s\u00ebmundjen e dukshme dhe t\u00eb padukshme, me plag\u00ebt e vuajtjes \u00e7do dit\u00eb, me qindra pacient\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shpres\u00ebn e vetme e shohin te mjeku, nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb. Ma besoni! Po t\u00eb trajtohet drejt dhe t\u00eb ket\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb drit\u00ebn e transparenc\u00ebs \u00e7far\u00eb nuk funksionon te Onkologjiku, le t\u00eb b\u00ebhet hetim i gjithansh\u00ebm dhe i plot\u00eb. Nuk jam n\u00eb pozicionin e akuzuesit e as t\u00eb denoncuesit, i takon drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe n\u00eb fund t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon: Drejt\u00ebsi!<\/p>\n<p>Gjej rastin t\u00eb falenderoj nga zemra qindra pacient q\u00eb m\u00eb shkruajn \u00e7do dit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pun\u00ebs dhe p\u00ebrkushtimit tim si Mjek.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndodhet prej dit\u00ebsh n\u00ebn furtun\u00ebn e indinjat\u00ebs qytetare n\u00eb lidhje me p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb skandalin e zbuluar tek Onkologjiku, duke qen\u00eb se emri i tij p\u00ebrmendet n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb dhe ndaj tij \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe masa e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb n\u00eb fund mjeku Edmond Gashi ka thyer heshtjen. Mesnat\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":406507,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-406506","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=406506"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406506\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":406509,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/406506\/revisions\/406509"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/406507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=406506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=406506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=406506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}