{"id":407367,"date":"2024-08-09T09:43:03","date_gmt":"2024-08-09T07:43:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=407367"},"modified":"2024-08-09T09:43:03","modified_gmt":"2024-08-09T07:43:03","slug":"humbja-e-votave-te-te-djathteve-eshte-sfide-per-ty-flamur-pergjigju","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/humbja-e-votave-te-te-djathteve-eshte-sfide-per-ty-flamur-pergjigju\/","title":{"rendered":"Humbja e votave t\u00eb t\u00eb djatht\u00ebve \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr ty, Flamur. P\u00ebrgjigju!"},"content":{"rendered":"<p>NGA ARDIT BIDO<\/p>\n<p>I dashur Flamur,<\/p>\n<p>Ky gusht, fatmir\u00ebsisht, m\u00eb ka gjetur mir\u00eb nga ana sh\u00ebndet\u00ebsore, por rast\u00ebsisht e nisa muajin duke i shkruar nj\u00eb doktori, Vangjelit, dhe tani po e vijoj duke i shkruar nj\u00eb doktori tjet\u00ebr, ty. P\u00ebr Himar\u00ebn po ju shkruaj t\u00eb dyve, jo n\u00eb \u00e7\u00ebshtje mjek\u00ebsore, sepse ky inflacion i doktor\u00ebve jovendas n\u00eb Himar\u00eb ve\u00e7se mund t\u00eb ket\u00eb bezdisur doktor Janin q\u00eb as doni ju, as ai, as qyteti q\u00eb t\u2019ia zini vendin se ka nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben Himar\u00ebs, por p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konjukturash lokale.<\/p>\n<p>Kur para zgjedhjeve flisja n\u00ebp\u00ebr media, doja q\u00eb ajo krahin\u00eb krenare e Lab\u00ebris\u00eb, ku, po, ka edhe tre fshatra ku banojn\u00eb banor\u00eb me vetidentifikim grek, t\u00eb begatoj\u00eb si\u00e7 e meritojn\u00eb banor\u00ebt e atysh\u00ebm e n\u00eb vend t\u00eb kthehet n\u00eb betej\u00eb mes vorioepirotizmit e normalitetit, t\u00eb kthehej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb diskutim mbi hallet e banor\u00ebve. E di pse? Sepse flasin shum\u00eb p\u00ebr Himar\u00ebn ata q\u00eb ve\u00e7se shkojn\u00eb n\u00eb resortet e milioner\u00ebve, apo ata q\u00eb lodrojn\u00eb n\u00eb detin e kristalt\u00eb e dehen klubeve t\u00eb qejfit nat\u00ebn e ver\u00ebs s\u00eb mrekullueshme t\u00eb rivier\u00ebs shqiptare, e mendojn\u00eb se duke pasur ndonj\u00eb sht\u00ebpi aty posht\u00eb buz\u00eb detit e jo lart maj fshatit, jan\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb zon\u00ebs. Po t\u00eb flas, pik\u00ebrisht p\u00ebr ata, q\u00eb tezat beleriste i pasqyrojn\u00eb si shqiptare se arrijn\u00eb t\u00eb flasin ve\u00e7 me pasanik\u00ebt e atysh\u00ebm q\u00eb jan\u00eb o belerist\u00ebt o pasanik\u00ebt e Tiran\u00ebs, e nuk kan\u00eb shkelur kurr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb fshatrat e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, pavar\u00ebsisht sa tentova t\u00eb flisja p\u00ebr protest\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb nivicjot\u00ebve e shevasjot\u00ebve, lukovar\u00ebve e borshjot\u00ebve, qeparotasve e kudh\u00ebsjot\u00ebve, vunjotasve e pilurjot\u00ebve, ku\u00e7jot\u00ebve e vranishtjot\u00ebve, nuk ia dola se, fatkeq\u00ebsisht, kishit vendosur paraprakisht q\u00eb ta humbisnit k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, duke e shk\u00ebrmoqur vot\u00ebn e djatht\u00eb n\u00eb at\u00eb bashki.<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb e mendoj se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb m\u00eb thuash: mor\u00ebm pak m\u00eb pak se votat e Belerit. E n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Ndoshta ti e di, por po e them p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb nuk e di, se bastjonet e djathta n\u00eb Bashkin\u00eb Himar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb Piluri, Borshi dhe Lukova, q\u00eb ia dol\u00ebt t\u2019i humbisni t\u00eb treja, duke p\u00ebrs\u00ebritur skenarin e vet\u00ebshkat\u00ebrrimit t\u00eb PD n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Himar\u00eb, si nj\u00eb kalk n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashkin\u00eb tanim\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pak\u00ebz histori jo t\u00eb larg\u00ebt, q\u00eb e kam fort qejf ta shoh me v\u00ebmendje, PD ka qen\u00eb forca patriotike e Himar\u00ebs, themeluar mbi baza t\u00eb forta aq sa fitoi edhe bashkin\u00eb me Anesti Dhimojanin. N\u00eb 7 fshatrat e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative, deri n\u00eb vitin 2007 ishte bindsh\u00ebm forc\u00eb e par\u00eb ose e dyt\u00eb. Sot, ekziston si nj\u00eb forc\u00eb minore, fort pas PS e PBDNJ e kjo si nj\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrim i programuar kur forca patriotike e zon\u00ebs nisi t\u00eb bashk\u00ebpunoj n\u00ebn rrogoz me OMONIA-n. E kishit treguar m\u00eb her\u00ebt, q\u00eb kur m\u00eb 2003, Fredi Beleri u shfaq komisioner i opozit\u00ebs n\u00eb Pilur, ku ende kishit shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb votave dhe e shpalos\u00ebt bindsh\u00ebm pas 2007, kur vendos\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde q\u00eb t\u00eb kalonit ylberin. E ku jeni sot? Ku i keni Gjokajt, Todhr\u00ebt, Gji\u00e7al\u00ebt, Prift\u00ebt, \u00c7ipajt, Jabaq\u00ebt, Kusht\u00ebt, Lejat, M\u00ebrkur\u00ebt, q\u00eb ishin themeluesit e PD? Majtas i keni, jo se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb majt\u00eb, por sepse s\u2019mund t\u00eb rrin\u00eb me t\u00eb djatht\u00ebn q\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar q\u00ebndron djathtas e n\u00eb nivel lokal flirton me vorioepirotizmin. E ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrimi juaj i dyt\u00eb n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, pasi q\u00eb prej viteve 2000, kishit vendosur vet\u00ebshkat\u00ebrrimin tuaj n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Xarr\u00eb, aty ku ka ve\u00e7 shqiptar\u00eb e m\u00eb pak se 10% grek\u00eb e befas i dhat\u00eb PD lokale PBDNJ, duke d\u00ebbuar Mano e Kote, Rubie e Gremo, themeluesit e PD jo ve\u00e7 n\u00eb Xarr\u00eb, por edhe n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Nga gabimi i par\u00eb i pakuptimt\u00eb n\u00eb Xarr\u00eb nuk u nxor m\u00ebsim, nga gabimi i dyt\u00eb i pakuptimt\u00eb n\u00eb NJA Himar\u00eb nuk u nxor m\u00ebsim, a \u00ebsht\u00eb kjo e treta e v\u00ebrteta? Le t\u2019i shohim pak votat. N\u00eb Borsh, dikur bastion i s\u00eb djatht\u00ebs, si\u00e7 shkruante dhe kolegu tuaj n\u00eb politik\u00eb e i imi n\u00eb universitet, Agroni, iu plas\u00ebn der\u00ebn t\u00eb zgjedhurit tuaj lokal\u00eb nga ai fshat. Sepse nuk mundet q\u00eb edhe t\u00eb shkosh n\u00eb zyra ku mbret\u00ebron fotografia e Spiromilos edhe t\u00eb k\u00ebrkosh vot\u00eb n\u00eb fshatin q\u00eb \u00ebsht\u00eb djegur prej Spiromilos.<\/p>\n<p>N\u00eb Lukov\u00eb, bastion i dikursh\u00ebm i s\u00eb djatht\u00ebs, humb\u00ebt bindsh\u00ebm p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. M\u00eb keq se thjesht humbja, iu kthyen kurrizin eksponent\u00ebt lokal\u00eb. Dhe k\u00ebtu nuk ka njeri q\u00eb njeh zon\u00ebn q\u00eb nuk sheh p\u00ebrs\u00ebritjen e skenarit t\u00eb NJA Himar\u00eb. NJA Lukov\u00eb, ku PD fitonte leht\u00ebsisht p\u00ebrher\u00eb, po sheh q\u00eb themeluesit e PD lokale po kalojn\u00eb ylberin, jo se duan, jo se p\u00eblqejn\u00eb shumic\u00ebn aktuale, jo se nuk jan\u00eb opozitar\u00eb, por sepse e ndjen\u00eb mbi kurriz vjet, at\u00eb q\u00eb NJA Himar\u00eb e ndjeu mbi kurriz prej 2007, q\u00eb retorika e dyfisht\u00eb e belerizmit nuk u p\u00ebrdor si opozit\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tyre t\u00eb drejta, por u p\u00ebrdor p\u00ebr vorioepirotiz\u00ebm. T\u00eb kujtoj k\u00ebtu, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb NJA Lukov\u00eb p\u00ebrballej me k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb, teksa n\u00eb periudh\u00ebn 2007-2011, kur vorioepirotizmi luante me ju n\u00eb kurriz t\u00eb identitetit lokal, ishte komun\u00eb m\u00eb vete, bindsh\u00ebm e djatht\u00eb, e jo 70% majtas si sot.<\/p>\n<p>E ku fitoi Gjikuria, hiq bastioneve t\u00eb vot\u00ebs greke t\u00eb zon\u00ebs q\u00eb jan\u00eb Himara fshat e Gjileka, aty ku g\u00eblojn\u00eb bizneset dhe presioni qeveritar mund t\u00eb ishte i thjesht\u00eb por nuk pi uj\u00eb, se n\u00eb at\u00eb zon\u00eb nuk pi uj\u00eb presioni? Fitoi n\u00eb Kudh\u00ebsin e majt\u00eb, n\u00eb Sh\u00ebn Vasilin e majt\u00eb e n\u00eb Nivic\u00ebn q\u00eb dikur votonte majtas. Fitoi ama me diferenc\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb e jo si n\u00eb \u00e7do fshat tjet\u00ebr ku vota shkonte mbi 70% p\u00ebr secilin nga kah\u00ebt se qe vot\u00eb proteste kund\u00ebr vorioepirotizmit n\u00eb 15 fshatra a pro tij n\u00eb dy fshatra. Fitoi pra n\u00eb tre fshatra q\u00eb kan\u00eb \u00e7\u00ebshtje jetike q\u00eb kjo shumic\u00eb nuk ua plot\u00ebson. A e di ti se n\u00ebse kandidati i opozit\u00ebs do qe nj\u00eb kandidat normal, qoft\u00eb Afrovita e familjes q\u00eb ka treguar se merr vota, qoft\u00eb Vladimiri i Nivic\u00ebs q\u00eb ka treguar se merr vota, q\u00eb n\u00eb Nivic\u00eb e Sh\u00ebn Vasil e Kudh\u00ebs do i num\u00ebroje n\u00eb gishta votat pro shumic\u00ebs? A e di ti q\u00eb Lukova do q\u00ebndronte djathtas bindsh\u00ebm e Borshi do ishte betej\u00eb kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb? A e di ti se Vunoi, Piluri e Qeparoi q\u00eb vuajn\u00eb p\u00ebr uj\u00eb e Iliasi e \u00c7orraj q\u00eb nuk kan\u00eb rrug\u00eb do ju jepnin vota spektakolare?<\/p>\n<p>Hedh bast q\u00eb edhe kush\u00ebrinjt\u00eb e Andi Bushatit n\u00eb T\u00ebrba\u00e7 do e d\u00ebgjonin kush\u00ebririn e tyre e do votonin djathtas, sepse do qe nj\u00eb vot\u00eb normale e lidhur edhe me problemet q\u00eb Andi ngre nga plazhi i Gjilek\u00ebs e Palas\u00ebs, e jo nj\u00eb vot\u00eb kund\u00ebr djeg\u00ebsve t\u00eb T\u00ebrba\u00e7it e Kallaratit q\u00eb Andi nuk e sheh se kuvendon me aleanc\u00ebn e pasanik\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb belerizmit e i duket gjith\u00eb Himara nj\u00eb Gjilek\u00eb, pa par\u00eb se mbi 85% t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj aleance.<\/p>\n<p>I dashur Flamur,<\/p>\n<p>Votat opozitare q\u00eb mori Gjikuria jan\u00eb ve\u00e7 20% t\u00eb tij, prej t\u00eb cilave 15% votat e banor\u00ebve me vetidentifikim grek\u00eb t\u00eb Himar\u00ebs, q\u00eb edhe un\u00eb besoj se duhet t\u00eb \u00e7kompleksohemi e t\u2019i pranojm\u00eb, e 5% t\u00eb votave q\u00eb i sjell disbalanca e sjelljes me autobuz\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb prej nacionalizmit politik grek. Por kujdes, \u00e7kompleksim nuk do t\u00eb thot\u00eb shitje, por pranim. Nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb mohojm\u00eb se, n\u00eb qytetin e Himar\u00ebs s\u00eb paku mbi 30% (e n\u00eb fakt mbi 50%) shqiptar\u00eb, n\u00eb bashkin\u00eb me mbi 85% shqiptar\u00eb, n\u00eb republik\u00ebn ku shqipja \u00ebsht\u00eb gjuha e vetme zyrtare, shqipja mbizot\u00ebron e nuk mund t\u00eb dal\u00ebsh t\u00eb mbyll\u00ebsh fushat\u00ebn para nj\u00eb baneri vet\u00ebm n\u00eb greqisht. E kupton se si humb\u00ebt tani? Nuk mundet q\u00eb \u00e7kompleksim t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh me fotografin\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb mercenar\u00ebve jominoritar\u00eb e johimarjot\u00eb por kretan\u00eb q\u00eb dogj\u00ebn Borshin e Kallaratin e nipit t\u00eb atij q\u00eb dogji Hund\u00eb\u00e7ov\u00ebn. Por t\u00eb b\u00ebhesh me Gjon Kastriotin q\u00eb udh\u00ebhoqi betej\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e trevave arb\u00ebrore prej Himar\u00ebs dhe t\u00eb njoh\u00ebsh se n\u00ebn 15% e bashkis\u00eb flasin nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, greqishten, q\u00eb as duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb problem.<\/p>\n<p>Halli \u00ebsht\u00eb q\u00eb 20% vota t\u00eb tjerat nuk jan\u00eb m\u00eb tuajat. Sepse s\u2019ka m\u00eb struktura PD zona teksa eksponent\u00ebt e PD punuan kund\u00ebr vorioepirotizmit. E pyetja \u00ebsht\u00eb \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebni n\u00ebse kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb tuaj\u00ebt nuk do e tradh\u00ebtojn\u00eb mesazhin e k\u00ebtyre zgjedhjeve e do risjellin n\u00eb brazd\u00eb ata q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb protestuan dhe ju votuan jo si vot\u00eb p\u00ebr ju por si vot\u00eb mesazhi p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt tuaj?<\/p>\n<p>Kujt i sh\u00ebrben q\u00ebndrimi krah vorioepirotizmit kur as ndihmoi banor\u00ebt lokal\u00eb n\u00eb hallet e tyre teksa n\u00eb media nuk d\u00ebgjova asnj\u00ebher\u00eb Kakome e Kror\u00ebz, uj\u00ebsjell\u00ebs e rrug\u00eb, q\u00eb un\u00eb s\u00eb paku personalisht i p\u00ebrmend n\u00eb \u00e7do dalje time dhe as ju elektoralisht teksa vota u kthye n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr vorioepirotizmit dhe protest\u00eb kund\u00ebr shumic\u00ebs, me vet\u00ebshkat\u00ebrrim t\u00eb PD tradicionale n\u00eb zon\u00eb?<\/p>\n<p>Si mundet q\u00eb t\u00eb punohet kund\u00ebr vetes duke zhb\u00ebr\u00eb me radh\u00eb vetveten n\u00eb Xarr\u00eb, Himar\u00eb e tanim\u00eb Lukov\u00eb, bastione dikur tuajat, duke shpresuar q\u00eb t\u00eb djatht\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb majtas, por ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur do \u201cb\u00ebhen\u201d t\u00eb djatht\u00eb? K\u00ebta t\u00eb fundit mund t\u00eb votojn\u00eb nj\u00eb her\u00eb ju, nj\u00ebher\u00eb Belerin, nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb forc\u00eb tjet\u00ebr, e n\u00eb fund s\u00ebrish PS, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb mesazheve q\u00eb japin e n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb halleve q\u00eb u zgjidhen ose jo, por kurr\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebhen baz\u00eb elektorale si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb ata q\u00eb nuk ju kthehen m\u00eb n\u00ebse vijoni q\u00ebndroni si nj\u00eb e djatht\u00eb apatride n\u00eb jugun e thell\u00eb e sovraniste n\u00eb retorik\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>I dashur Flamur,<\/p>\n<p>Faji nuk \u00ebsht\u00eb i yti e hiq gabimet q\u00eb mua m\u00eb vjen r\u00ebnd\u00eb e s\u2019do isha kurr\u00eb n\u00ebn nj\u00eb baner vet\u00ebm n\u00eb greqisht e n\u00ebn nj\u00eb fotografi t\u00eb djeg\u00ebsve e vras\u00ebsve t\u00eb shqiptar\u00ebve, e quaj thjesht mosnjohje t\u00eb zon\u00ebs pjes\u00ebn tjet\u00ebr. Se \u00e7far\u00eb b\u00ebni me vet\u00ebshkat\u00ebrrimin e PD n\u00eb at\u00eb zon\u00eb \u00ebsht\u00eb pun\u00eb p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>T\u00eb shkruajta vet\u00ebm p\u00ebr faktin se ndihem keq q\u00eb leb\u00ebrve t\u00eb mi bregas e kurveleshar\u00eb nuk u lini hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr Kakome e Kror\u00ebz, a sh\u00ebtitore Borshi, a rrug\u00eb \u00c7orraj, Kudh\u00ebsi e Iliasi, a uj\u00ebsjell\u00ebsi ngado ve\u00e7 Himar\u00ebn qytet q\u00eb e ka t\u00eb ri por q\u00eb prap\u00ebseprap\u00eb s\u2019voton as PS e as PD, a p\u00ebr vaditjen e autobuzin e Vranishtit, T\u00ebrba\u00e7it, Kallaratit, Bolen\u00ebs e Ku\u00e7it.<\/p>\n<p>T\u00eb shkruajta sepse krenarin\u00eb e Himar\u00ebs e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebt bashkarisht duke e kthyer n\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqiptar\u00ebsh e grek\u00ebsh nj\u00eb bashki me mbi 85% shqiptar\u00eb e b\u00ebt\u00eb q\u00eb mbivjos\u00ebsit t\u00eb mendojn\u00eb gabimisht se votat e protest\u00ebs aty jan\u00eb vota \u201cshqiptar\u00ebsh t\u00eb shitur te greku\u201d, apo b\u00ebt\u00eb q\u00eb mbivjos\u00ebsit t\u00eb mendojn\u00eb gabimisht se minoriteti grek, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vllez\u00ebr me ne n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, \u00ebsht\u00eb provokues si\u00e7 ishte spiromilizmi i Belerit e Gjikuris\u00eb, para banerave vet\u00ebm greqisht t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve dole.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb tjerat, kemi koh\u00eb. Kalimtar\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb. Doktor Jani do jet\u00eb i vetmi doktor i Himar\u00ebs s\u00ebrish.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA ARDIT BIDO I dashur Flamur, Ky gusht, fatmir\u00ebsisht, m\u00eb ka gjetur mir\u00eb nga ana sh\u00ebndet\u00ebsore, por rast\u00ebsisht e nisa muajin duke i shkruar nj\u00eb doktori, Vangjelit, dhe tani po e vijoj duke i shkruar nj\u00eb doktori tjet\u00ebr, ty. P\u00ebr Himar\u00ebn po ju shkruaj t\u00eb dyve, jo n\u00eb \u00e7\u00ebshtje mjek\u00ebsore, sepse ky inflacion i doktor\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":407368,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,2006,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-407367","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kosova","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=407367"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407367\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":407370,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407367\/revisions\/407370"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/407368"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=407367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=407367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=407367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}