{"id":407448,"date":"2024-08-13T09:28:52","date_gmt":"2024-08-13T07:28:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=407448"},"modified":"2024-08-13T09:28:52","modified_gmt":"2024-08-13T07:28:52","slug":"te-moshuarit-i-lidhnin-ish-infermierja-tregon-trajtimin-skandaloz-ne-azilin-ku-u-vra-i-moshuari-flinin-dy-paciente-ne-nje-krevat-per-te-ngrene-u-jepnin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/te-moshuarit-i-lidhnin-ish-infermierja-tregon-trajtimin-skandaloz-ne-azilin-ku-u-vra-i-moshuari-flinin-dy-paciente-ne-nje-krevat-per-te-ngrene-u-jepnin\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb moshuarit i lidhnin\u201d, ish-infermierja tregon trajtimin skandaloz n\u00eb azilin ku u vra i moshuari: Flinin dy pacient\u00eb n\u00eb nj\u00eb krevat, p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb u jepnin\u2026."},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb ulur pran\u00eb nj\u00ebri tjetrit, kjo \u00ebsht\u00eb foto e fundit s\u00eb bashku e dy t\u00eb moshuarve.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre Zyhdi Shehi doli nga azili me pranga n\u00eb duar, kurse tjetri Virxhil Vesho u nxor i pajet\u00eb prej andej, fillimisht u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb agjenci funerale si nj\u00eb i moshuar q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb p\u00ebr shkaqe natyrale e m\u00eb pas e p\u00ebrcoll\u00ebn n\u00eb morg si t\u00eb vrar\u00eb nga shoku.<\/p>\n<p>Kur grupi i hetimit ka zbardhur skem\u00ebn se \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb moshuarve n\u00eb rrug\u00ebn Ali Visha, dhe kur autori po trajtohet n\u00eb spitalin psikiatrik me urdh\u00ebr t\u00eb Gjykat\u00ebs, Prokuroria ka administrua p\u00ebrpos kartelave t\u00eb dy t\u00eb moshuarve, nj\u00ebri me skleroz\u00eb e tjetri me Parkinson dhe demenc\u00eb, edhe t\u00eb dh\u00ebna mbi administrator\u00ebt.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7ka ka k\u00ebrkuar Prokuroria or\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb sekuestrimi i kartelave t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse plot\u00ebsojn\u00eb apo jo kushtet p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si kujdestar\u00eb t\u00eb moshuarish. Nga ana tjet\u00ebr ka administruar edhe d\u00ebshmin\u00eb  e mjekut te pun\u00ebsuar n\u00eb azilin privat, q\u00eb u informua nga dy infermieret n\u00ebn hetim p\u00ebr ngjarjen. Nazmie Mulla dhe Glesantina Sara\u00e7in thon\u00eb se mbasi e pan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar viktim\u00ebn ato kishin kujtuar se ai ishte rr\u00ebzuar aksidentalisht.<\/p>\n<p>\u201cNuk e vler\u00ebsova q\u00eb duhet ta kontrolloja trupin\u201d, deklaron n\u00eb dosje mjeku i azilit, \u201cmbasi m\u00eb treguan se i moshuari ishte rr\u00ebzuar ndaj dhe ju k\u00ebrkova t\u00eb njoftonin agjencin\u00eb funerale\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-punonj\u00ebse q\u00eb ka punuar si infermiere, n\u00eb kushtet e anonimitetit tregon p\u00ebr Top Channel mbas krimit se cilat jan\u00eb kushtet aty.<\/p>\n<p>Ish infermierja: Kam pasur pozicionin e infermieres, por jo t\u00eb gjitha ishin t\u00eb licensuara. Merreshin n\u00eb pun\u00eb edhe n\u00ebse kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr infermieri dhe kaq. T\u00eb moshuarit nuk seleksionoheshin, nj\u00eb nj\u00eb familjar sillte nj\u00eb t\u00eb moshuar e merrnin direkt. Kapaciteti ishte plot, kishte raste kur vendosnim p\u00ebr t\u00eb fjetur dy pacient\u00eb n\u00eb nj\u00eb krevat gjat\u00eb nat\u00ebs. Me turnin e nat\u00ebs ka dy infermiere dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pacient\u00ebt, nd\u00ebrsa rregulli \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do i moshuar duhet kontrolluar \u00e7do nj\u00eb or\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs. <\/p>\n<p>Pse i lidhnin t\u00eb moshuarit? <\/p>\n<p>Ish-infermierja: Nuk \u00ebsht\u00eb e lejuar, familjar\u00ebt nuk e din\u00eb sepse nuk do t\u2019a linin babain ose n\u00eb at\u00eb gjendje. Shum\u00eb pacient\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb pamenaxhuesh\u00ebm, ata q\u00eb ndodheshin n\u00eb katin e infermieris\u00eb na vinte urdh\u00ebr q\u00eb t\u2019i lidhnim sepse i gjenim t\u00eb rr\u00ebzuar apo t\u00eb vrar\u00eb. <\/p>\n<p>Por i vetmi institucion q\u00eb duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb qendrat publike dhe jo publike p\u00ebr t\u00eb moshuarit \u00ebsht\u00eb Inspektoriati Shtet\u00ebror Sh\u00ebndet\u00ebsor, q\u00eb o kontaktuar nga TCH nuk pranoi t\u00eb prononcohet, n\u00ebse mbas ngjarjes ka nisur apo jo kontroll n\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>Ish-infermierja: Sa kam qen\u00eb un\u00eb asnj\u00eb nga institucionet nuk ka ardhur p\u00ebr kontroll. Higje\u00ebna, ushqimi dhe personeli duhej kontrolluar. Ushqimi nuk ishte i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb. Gjat\u00eb nat\u00ebs pacient\u00ebt ngriheshin dhe k\u00ebrkonin buk\u00eb sepse konsumonin zakonisht p\u00ebrshesh me qum\u00ebsht dhe kos. Disa prej tyre ushqeheshin n\u00ebp\u00ebrmjet shiring\u00ebs. Konsumonin edhe buk\u00eb me vez\u00eb dhe djath\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht. Kushtet ishin deri diku t\u00eb mjerueshme, higjena \u00ebsht\u00eb zero.<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb grafi t\u00eb kryer nga KLSH mbi azilet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ai rekomandon mjaft ndryshime q\u00eb nga kujdestar\u00ebt deri tek paketa ligjore q\u00eb duhet nd\u00ebrhyr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb ulur pran\u00eb nj\u00ebri tjetrit, kjo \u00ebsht\u00eb foto e fundit s\u00eb bashku e dy t\u00eb moshuarve. Nj\u00ebri prej tyre Zyhdi Shehi doli nga azili me pranga n\u00eb duar, kurse tjetri Virxhil Vesho u nxor i pajet\u00eb prej andej, fillimisht u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb agjenci funerale si nj\u00eb i moshuar q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb p\u00ebr shkaqe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":407449,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-407448","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=407448"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407448\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":407451,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/407448\/revisions\/407451"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/407449"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=407448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=407448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=407448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}