{"id":408145,"date":"2024-09-11T09:51:26","date_gmt":"2024-09-11T07:51:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=408145"},"modified":"2024-09-11T09:51:26","modified_gmt":"2024-09-11T07:51:26","slug":"tre-vjet-me-pas-profete-te-rreme-idiote-te-dobishem-dhe-listat-e-hapura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tre-vjet-me-pas-profete-te-rreme-idiote-te-dobishem-dhe-listat-e-hapura\/","title":{"rendered":"Tre vjet m\u00eb pas: Profet\u00eb t\u00eb rrem\u00eb, idiot\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm dhe listat e hapura"},"content":{"rendered":"<p>Nga Genc Pollo <\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike jav\u00ebn e shkuar nj\u00eb an\u00ebtar pyeti me tone disi dyshuese-qortuese se cili kishte qen\u00eb q\u00ebndrimi i partis\u00eb p\u00ebr \u201clistat e hapura\u201d (m\u00eb tej LH) n\u00eb negociatat me Partin\u00eb Socialiste n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore. P\u00ebrgjigja nga presidiumi ishte plot detaje teknike jo fort t\u00eb kuptueshme por n\u00ebnteksti ting\u00eblloi sikur \u201cne ishim pro hapjes s\u00eb listave por PS vuri veton e s\u2019kishim \u00e7\u2019ti b\u00ebnim\u201d. Dyshoj q\u00eb shpjegimi t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb mbasi kam p\u00ebrshtypjen se t\u00eb dyja partit\u00eb me konsensus korrigjuan deri diku nj\u00eb posht\u00ebrsi e nj\u00eb marr\u00ebzi q\u00eb mazhoranca soc-rilindiste n\u00eb tetor 2020 e futi n\u00eb Kodin Zgjedhor me ndihm\u00ebn e opozit\u00ebs jeni\u00e7ere. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhen p\u00ebrg\u00ebzuar !<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2021 n\u00eb sh\u00ebnimin tim \u201cProfet\u00eb t\u00eb rrem\u00eb, idiot\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm, listat e hapura dhe marr\u00ebzia kolektive n\u00eb v2019-2021\u201d konstatoja me habi nj\u00eb quasi histeri publike nga personazhe budallenj e jo budallenj, t\u00eb ndershem e t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm por edhe propagandist\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore t\u00eb cil\u00ebt pretendonin se me LH kishin gjetur gurin filozofik me t\u00eb cilin do t\u00eb sh\u00ebroheshin t\u00eb t\u00ebra t\u00eb metat e sistemit politik postkomunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Refreni p\u00ebrbashkues i k\u00ebsaj turme diverse ishte \u201cdeputet\u00ebt t\u00eb mos em\u00ebrohen nga kryetari por t\u00eb zgjidhen nga populli\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb sh\u00ebnim argumentoja se LH  d\u00ebshmuan se nuk zgjidh\u00ebn asnj\u00eb nga problemet q\u00eb supozohej se do t\u00eb zgjidhnin. P\u00ebrkundrazi ato  sh\u00ebrbyen p\u00ebr spostimin e debatit publik nga problemet reale tek formulat fantazmagorike dhe p\u00ebr zbutjen e presionit publik p\u00ebr zgjidhje realiste.<\/p>\n<p>S\u00eb pari teza e dashnor\u00ebve t\u00eb LH se p\u00ebrmes preferenc\u00ebs s\u00eb elektoratit shk\u00ebrmoqet monopoli i kryetar\u00ebve t\u00eb partive politike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar faktikisht deputet\u00ebt e ardhsh\u00ebm u rr\u00ebzua nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare t\u00eb v2021. Vet\u00ebm tre kandidat\u00eb e thyen her\u00ebsin dhe u b\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu deputet\u00eb. Por edhe me her\u00ebs m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl pak gj\u00eb do t\u00eb ndryshonte.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti ideja fikse se vota popullore pastron pisll\u00ebkun e kryetar\u00ebve n\u00eb lista rr\u00ebzohet nga ato shum\u00eb pak raste n\u00eb Elbasan e Tiran\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u00eb list\u00ebs me vot\u00eb parap\u00eblqyese. Madje bazuar n\u00eb ato raste mund t\u00eb thuhet se ram\u00eb nga shiu n\u00eb bresh\u00ebr.<\/p>\n<p>S\u00eb treti rastet e rralla t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb LH n\u00eb Europ\u00eb e bot\u00eb dhe p\u00ebrvoja shpesh jo pozitive q\u00eb raportohet prej tyre heq edhe argumentin \u201cle t\u2019a b\u00ebjm\u00eb dhe n\u00eb si Europa\/bota\u201d (q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb pseudoargument po nuk u shoq\u00ebrua me arsyetim konkret n\u00eb kontekstin ton\u00eb). K\u00ebtu mund t\u00eb shtohet edhe p\u00ebrvoja e prishjes s\u00eb harmonis\u00eb brendapartiake t\u00eb fushat\u00ebs q\u00eb ndodhi n\u00eb PD e PS n\u00eb zgjedhjet e v 2021.<\/p>\n<p>Tre vjet m\u00eb von\u00eb kjo analiz\u00eb i ka qendruar koh\u00ebs dhe fatmir\u00ebsisht problemi i krijuar n\u00eb tetor 2020 ka gjetur nj\u00eb zgjidhje n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrmes reform\u00ebs zgjedhore t\u00eb k\u00ebsaj vere (kjo u b\u00eb e mundur edhe pse PS nuk ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb parimisht e interesuar p\u00ebr LH; deri n\u00eb momentin kur kuptoi se mund t\u2019i p\u00ebrdorte si truk p\u00ebr t\u00eb abroguar koalicionin e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb q\u00eb i leverdiste opozit\u00ebs reale; duke p\u00ebrdorur opozit\u00ebn jeni\u00e7ere n\u00eb Kuvend).<\/p>\n<p>Tre vjet m\u00eb von\u00eb e bazuar n\u00eb debatin publik q\u00eb shoq\u00ebroi amendimet verore te Kodit Zgjedhor mund t\u00eb thuhet se numri i idiot\u00ebve t\u00eb dobish\u00ebm q\u00eb insistojn\u00eb p\u00ebr LH \u00ebsht\u00eb reduktuar ndjesh\u00ebm; nd\u00ebrsa numri i profet\u00ebve t\u00eb rrem\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb kuptueshme, mbetet n\u00eb nivelet e para kat\u00ebr viteve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duke folur edhe me partiak\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb duket se sidomos nd\u00ebr m\u00ebtonj\u00ebsit p\u00ebr deputet idea LH mbetet popullore. Shpjegimi duket se \u00ebsht\u00eb sa besimi tek mrekullia e thyerjes s\u00eb her\u00ebsit aq edhe ambicia personale e ekzagjeruar q\u00eb t\u00eb shtyn tek short-cuts q\u00eb anashkalojn\u00eb karrier\u00ebn e rregullt.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb shpjegim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe legjitim \u00ebsht\u00eb imazhi i partive politike si organizata pa transparenc\u00eb e meritokraci dhe me kontroll personal t\u00eb shefit titullar, ku edhe listat b\u00ebhen sipas qejfit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit. Shembull konkret ishin edhe miratimi i listave t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet n\u00eb v2021 n\u00eb dy partit\u00eb kryesore. Tek nj\u00ebra syresh mbledhja miratuese e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar u b\u00eb n\u00eb zoom ku an\u00ebtar\u00ebt ishin pa mikrofon (muted) p\u00ebrve\u00e7 kryetarit;  ky i fundit lexonte list\u00ebn e kandidat\u00ebve dhe n\u00eb fund thoshte vet\u00eb votohet-miratohet. N\u00eb partin\u00eb tjet\u00ebr kur mblidhej kryesia mikrofon\u00ebt ishin ndezur dhe nj\u00eb ish minist\u00ebr v\u00ebrente me surpriz\u00eb se disa emra n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve (segmenti fitues) kishin b\u00ebr\u00eb \u201chemoragji t\u00eb financave publike\u201d (sot deputet\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin me burg p\u00ebr incenerator\u00ebt).<\/p>\n<p>Idea e \u201clistave totalisht t\u00eb hapura\u201d n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb refuzim naiv i partive politike t\u00eb perceptuara si t\u00eb kapura e t\u00eb korruptuara. Si shum\u00eb ide naive n\u00eb histori ajo ofron nj\u00eb zgjidhje t\u00eb rreme p\u00ebr nj\u00eb problem real. K\u00ebshtu p.sh. anarkist\u00ebt rus\u00eb t\u00eb shek. 19, t\u00eb indinjuar nga bujkrob\u00ebria e absolutizmi carist, propozonin nj\u00eb sistem shoq\u00ebror pa autoritet e pa hierarki. Por ideja e tyre t\u00eb \u00e7onte ose n\u00eb kaos shoq\u00ebror ku e p\u00ebsonte m\u00eb i dob\u00ebti ose, n\u00eb versionin kolektivist t\u00eb saj i cili do t\u00eb ushqente bolshevizmin, do t\u00eb sillte regjimin m\u00eb opresiv e totalitar t\u00eb shek. 20. Po k\u00ebshtu forca politike n\u00eb Europ\u00ebn aktuale pretendojn\u00eb reduktimin e Bashkimit Europian n\u00eb nj\u00eb lig\u00eb t\u00eb shteteve-komb sovrane mbasi politikat BE po adoptonin gradualisht elemente t\u00eb planifikimit socialist n\u00eb zbatim t\u00eb ideologjive t\u00eb dit\u00ebs; me pasoj\u00eb ndrydhjen e tregut e asfiksimin e bizneseve dhe fermer\u00ebve e m\u00eb tej r\u00ebnien e konkurrueshm\u00ebris\u00eb e uljen e rolit t\u00eb Europ\u00ebs n\u00eb ekonomin\u00eb globale. Kjo kritik\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e bazuar por propozimi mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebrproduktiv. N\u00eb fakt zgjedhjet e sivjetshme p\u00ebr Parlamentin Europian sh\u00ebnuan nj\u00eb spostim djathtas t\u00eb elektoratit duke validuar shum\u00eb kritika ndaj politikave t\u00eb deritanishme t\u00eb Brukselit. Si pasoj\u00eb fjalimi programatik i Presidentes s\u00eb Komisionit para Parlamentit Europian para dy muajsh p\u00ebrmbante korrigjime thelb\u00ebsore duke reflektuar kritikat.<\/p>\n<p>Pra mund t\u00eb biem dakord se korrigjimi i politikave t\u00eb gabuara dhe reformimi i institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb i volitsh\u00ebm se abrogimi i k\u00ebtyre institucioneve n\u00eb favor t\u00eb alternativave historikisht t\u00eb d\u00ebshtuara ose aktualisht kundraproduktive.<\/p>\n<p>Idea LH \u00ebsht\u00eb de facto p\u00ebr nj\u00eb parlament me deputet\u00eb t\u00eb pavarur e pa lidhje me partit\u00eb politike. N\u00eb kontekstin shqiptar e m\u00eb gjer\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb legjislatur\u00eb rumpall\u00eb ku s\u2019njeh i pari t\u00eb dytin. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshirueshme edhe pse publiku me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00ebrzitur me deputet\u00ebt \u201cbag\u00ebti votuese\u201d q\u00eb miratojn\u00eb me disiplin\u00eb e pa nd\u00ebrgjegje kontratat korruptive t\u00eb PPP-ve.  <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sistem politik pluralist e demokratik si\u00e7 e ka zhvilluar Europa n\u00eb dy shekujt e fundit, partit\u00eb politike jan\u00eb elemente q\u00ebndrore q\u00eb garantojn\u00eb lidhjen organike t\u00eb popullit me shtetin. Kjo realizohet edhe p\u00ebrmes kandidateve p\u00ebr ofiq q\u00eb partit\u00eb i propozojn\u00eb elektoratit. Keqfunksionimi i tyre nuk justifikon abrogimin e tyre; ai lipset t\u00eb nxis\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e tyre.<\/p>\n<p>Keqfunksionimet tona nuk zgjidhen me eliminimin e rolit t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb apo t\u00eb organeve drejtuese t\u00eb saj. Kjo gj\u00eb do t\u00eb ishte jodemokratike  dhe e pap\u00ebrgjegjshme. Por si mund t\u00eb arrihet q\u00eb kandidat\u00ebt e partive t\u00eb jen\u00eb jo vet\u00ebm njer\u00ebz normal\u00eb e t\u00eb panjollosur por edhe t\u00eb mish\u00ebrojn\u00eb idet\u00eb politike t\u00eb partis\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb e t\u00eb jen\u00eb t\u00eb njohur e t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb besimin e antar\u00ebsis\u00eb, elekoratit partiak e m\u00eb gjer\u00eb? \u00cbsht\u00eb m\u00eb pak sempliste dhe populiste por qartazi m\u00eb e dobishme t\u00eb insistosh e t\u00eb realizosh pro\u00e7edura demokratike brenda partive duke marr\u00eb si model primaret amerikane ose t\u00eb pakt\u00ebn konsultimet edhe me vot\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb a t\u00eb hapur me baz\u00ebn e strukturat partiake si\u00e7 praktikohet gjer\u00ebsisht n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe aty nuk mohohet roli i kryetarit apo i kryesis\u00eb qendrore por me rregull e tradit\u00eb ky rol kufizohet n\u00eb veto individuale e ndryshime t\u00eb vogla e p\u00ebrher\u00eb t\u00eb arsyetuara. Por kjo k\u00ebrkon vullnet n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb e praktikim t\u00eb gjat\u00eb. Por m\u00eb mir\u00eb t\u00eb identifikosh drejt e sakt\u00eb problemin e pazgjidhur sesa t\u00eb jap\u00ebsh formula kryek\u00ebput t\u00eb gabuara.<\/p>\n<p>P. S. Nd\u00ebrsa shkruaja k\u00ebto radh\u00eb hasa lajmin se Edi Rama do t\u00eb vinte kandidat\u00eb rishtar\u00eb n\u00eb segmentin fitues t\u00eb listave t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. N\u00eb segmentin m\u00eb posht\u00eb ku funksionon formula LH do t\u00eb renditen t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb senioritet n\u00eb parti. Me nj\u00eb gur\u00eb vrau dy zogj. S\u00eb pari me persona no name siguron bag\u00ebti votuese absolute q\u00eb as nuk e \u00e7on nd\u00ebrmend t\u00eb komentoj\u00eb e kritikoj\u00eb e jo me te mos votoj\u00eb  projekt\/ ligjet e mbrapshta q\u00eb kryeministri i propozon Kuvendit. S\u00eb dyti po jep vetes k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb perverse t\u00eb kundroj\u00eb se si shok\u00ebt veteran\u00eb t\u00eb partis\u00eb e t\u00eb qeveris\u00eb brenda qarkut do sherrosen me njeri tjetrin p\u00ebr nj\u00eb grusht votash, si\u00e7 ndodhi n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>\/Genc Pollo &#8211; Ish minist\u00ebr e deputet\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc Pollo N\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike jav\u00ebn e shkuar nj\u00eb an\u00ebtar pyeti me tone disi dyshuese-qortuese se cili kishte qen\u00eb q\u00ebndrimi i partis\u00eb p\u00ebr \u201clistat e hapura\u201d (m\u00eb tej LH) n\u00eb negociatat me Partin\u00eb Socialiste n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore. P\u00ebrgjigja nga presidiumi ishte plot detaje teknike jo fort t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":408146,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-408145","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408145","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=408145"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408145\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":408148,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408145\/revisions\/408148"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/408146"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=408145"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=408145"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=408145"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}