{"id":408281,"date":"2024-09-17T10:58:10","date_gmt":"2024-09-17T08:58:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=408281"},"modified":"2024-09-17T10:58:10","modified_gmt":"2024-09-17T08:58:10","slug":"grupimi-i-ri-politik-a-synon-alibeaj-drejtimin-dera-e-hapur-per-bashen-distancim-nga-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/grupimi-i-ri-politik-a-synon-alibeaj-drejtimin-dera-e-hapur-per-bashen-distancim-nga-berisha\/","title":{"rendered":"Grupimi i ri politik, a synon Alibeaj drejtimin? Dera e hapur p\u00ebr Bash\u00ebn, distancim nga Berisha"},"content":{"rendered":"<p>Tri dit\u00eb pasi shpalli publikisht krijimin e grupimit t\u00eb ri parlamentar, Enkelej Alibeaj rr\u00ebfeu n\u00eb Ditarin me Bruna \u00c7ifligun n\u00eb A2 CNN, filozofin\u00eb ku mb\u00ebshtetet formacioni i ri politik, si\u00e7 e quajti ai, dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi do t\u00eb funksionoj\u00eb. Sipas tij, mb\u00ebshtetja ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, mbajtja e raporteve t\u00eb sh\u00ebndetshme me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, listat e hapura dhe asnj\u00eb lidhje me PS-n\u00eb e Ram\u00ebs e PD-n\u00eb e Berish\u00ebs jan\u00eb modeli ku do t\u00eb mb\u00ebshtetet ky formacion, q\u00eb si\u00e7 theksoi Alibeaj n\u00eb A2, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre deputet\u00ebve priten t\u2019i bashkohen edhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb strukturim i q\u00ebndrimeve individuale q\u00eb sjell disa efekte; i pari \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb parlament. T\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin nga nj\u00eb segment tjet\u00ebr i opozit\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb i Berish\u00ebs q\u00eb ka trajektoren e tezat e veta politike. P\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb grupim tjet\u00ebr brenda parlamentit. Elementi i dyt\u00eb; PD n\u00eb k\u00ebto vite ka krijuar distanc\u00eb t\u00eb madhe me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, ndaj ishte domosdoshm\u00ebri t\u00eb krijohej ky grup q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb raportet q\u00eb opozitat duhet t\u00eb ken\u00eb me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. E treta; t\u00eb japim shembullin q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e pritshme ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb vetin, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb secili nga grupimet t\u00eb mund t\u00eb mbledh\u00eb n\u00eb nj\u00eb grup elektoral at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzuese ndaj dy tjer\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Por sesi do t\u00eb funksionoj\u00eb ky grupim i ri, Alibeaj renditi s\u00ebrish q\u00ebndrimet e unifikuara p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore, por edhe iniciativat ekstra parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cDy jan\u00eb drejtimet; nj\u00eb brenda parlamentit. Sot jemi 5 deputet\u00eb. Uroj q\u00eb t\u00eb me kalimin e koh\u00ebs t\u00eb bashkohen edhe t\u00eb tjer\u00eb. Kemi sinjale, por jo t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt kan\u00eb kurajo p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb akt. Shehi e Jakupllari jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr grup parlamentar. M\u00eb besoni q\u00eb ka edhe t\u00eb tjer\u00eb, na bashkon fakti q\u00eb p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore; mb\u00ebshtetja ndaj drejt\u00ebsis\u00eb e SPAK, mbajtja e raporteve t\u00eb sh\u00ebndosha me partner\u00ebt dhe s\u00eb treti; t\u00eb pranojm\u00eb e b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb efektive listat e hapura.<\/p>\n<p>Ne kemi vendosur q\u00eb t\u2019i kemi t\u00eb unifikuara me q\u00ebndrime t\u00eb b\u00ebra publike. Mb\u00ebshtesim edhe iniciativa ekstra parlamentare si ajo q\u00eb Shehi n\u00ebnshkroi, padin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor, ka mb\u00ebshtetjen ton\u00eb. Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb politik\u00eb aspiron t\u00eb prezantohet n\u00eb zgjedhje dhe kodi e p\u00ebrcakton si nj\u00eb parti politike apo koalicion. Si nj\u00eb etnitet juridik nuk mund t\u00eb jesh ilegal. P\u00ebrtej k\u00ebsaj nj\u00eb bashk\u00ebsi njer\u00ebzish q\u00eb kan\u00eb ndar\u00eb q\u00ebndrimet e tyre n\u00eb k\u00ebto vite dhe jan\u00eb ndodhur p\u00ebrball\u00eb dilemave t\u00eb forta politike dhe kan\u00eb mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim n\u00eb raport me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt dhe at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ndodhte n\u00eb PD. K\u00ebta njer\u00ebz duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim politik. Un\u00eb kam qen\u00eb e jam p\u00ebr krijimin e k\u00ebtij etniteti politik q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse aspiron ai p\u00ebr t\u00eb kryetar i k\u00ebtij etniteti politik, Alibeaj u p\u00ebrgjigj se forca kryesore do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia dhe rregulli kryesor \u00ebsht\u00eb ndarja e pushteteve. Sipas tij struktura partiake duhet t\u00eb jet\u00eb e ndar\u00eb nga drejtimi politik p\u00ebr t\u00eb mbrojtur vlerat e djathta.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb kultura e deformuar partiake e politike jan\u00eb konsideruar si domain i kryetarit q\u00eb nuk largohet as n\u00eb rrebeshe e koh\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb nga risit\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb do jet\u00eb nj\u00eb formacion q\u00eb do i jap\u00eb forc\u00eb reale an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, vendimet nuk merren nga kryetar\u00ebt. S\u00eb dyti kushdo q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb nj\u00eb formacion politik i vendos objektiva elektoral\u00eb vetes dhe kush nuk i arrin shk\u00ebputet nga ai pozicion pa rikthim. Rregulli kryesor \u00ebsht\u00eb ndarja e pushteteve brenda nj\u00eb partie edhe n\u00eb formacion partiak duhet t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. S\u00eb treti; zgjedhjet duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb trup\u00eb tjet\u00ebr jasht\u00ebm konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Duhet nj\u00eb element garancie; kryetar\u00ebt e partive tona flasin p\u00ebr liri e respekt kur vjen fundi vendosin e vulosin vet\u00ebm ata. Duhet nj\u00eb trup\u00eb q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb organizmin partiak, t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb kryetarit, strukturat t\u00eb jet\u00eb e ndar\u00eb nga drejtimi politik. N\u00ebse je nj\u00eb parti me vlera t\u00eb djathta duhet t\u2019i q\u00ebndrosh atyre vlerave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb aleanca me parti t\u00eb majta, apo gjysm\u00eb t\u00eb majta. K\u00ebto vlera duhet t\u00eb jet\u00eb dikush q\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb.  N\u00ebse ka nj\u00eb problem demokracia \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e sistemit zgjedhor, por thelbi \u00ebsht\u00eb mungesa e demokracis\u00eb reale n\u00eb parti politike. Duhet vendosur me rregulla t\u00eb garantuara\u201d, u p\u00ebrgjigj Alibeaj n\u00eb A2.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrjashtuar gar\u00ebn me Berish\u00ebn n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare, n\u00eb studion e A2, Alibeaj tha se objektivi kryesor i grupimit t\u00eb ti politik \u00ebsht\u00eb \u00e7arja e sistemit politik t\u00eb Ram\u00ebs e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSynimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u00e7ahet sistemi politik q\u00eb ka mb\u00ebrthyer Edi Rama me Sali Berish\u00ebn. Duke qen\u00eb n\u00eb gjat\u00ebsi vale me publikun shqiptar, shqiptar\u00ebt duan sistem e lista t\u00eb hapura, t\u2019i jepet mund\u00ebsia \u00e7do shqiptari t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb spektrit politik me formacione t\u00eb vjetra. Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb etur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar korrupsionin dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur drejt\u00ebsin\u00eb. Hapje p\u00ebr flukse t\u00eb reja jasht\u00eb parlamentit. Jan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb do thon\u00eb fjal\u00ebn e fundit\u201d, tha Alibeaj n\u00eb A2.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Berisha, der\u00ebn e hapur p\u00ebr t\u2019iu bashkuar grupimit t\u00eb tij politik Alibeaj e la edhe p\u00ebr Lulzim Bash\u00ebn, por n\u00ebse ndan t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00ebndrime.<\/p>\n<p>\u201cNuk jemi grupim as hermetik, as me teka politike, por i hapur q\u00eb plot\u00ebson k\u00ebto element\u00eb Mb\u00ebshtetja ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, mbajtja e raporteve t\u00eb sh\u00ebndetshme me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb  dhe lista t\u00eb hapura dhe nuk na lidh asgj\u00eb me PS e Ram\u00ebs e PD me Berish\u00ebs. Kushdo q\u00eb e vler\u00ebson, e ndjen dhe e ka detyrim n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jap\u00eb kontributin e vet, absolutisht po, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb por p\u00ebr k\u00ebdo tjet\u00ebr q\u00eb vjen nga opozita\u201d. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tri dit\u00eb pasi shpalli publikisht krijimin e grupimit t\u00eb ri parlamentar, Enkelej Alibeaj rr\u00ebfeu n\u00eb Ditarin me Bruna \u00c7ifligun n\u00eb A2 CNN, filozofin\u00eb ku mb\u00ebshtetet formacioni i ri politik, si\u00e7 e quajti ai, dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi do t\u00eb funksionoj\u00eb. Sipas tij, mb\u00ebshtetja ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, mbajtja e raporteve t\u00eb sh\u00ebndetshme me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, listat e hapura [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":408282,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-408281","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408281","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=408281"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408281\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":408284,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408281\/revisions\/408284"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/408282"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=408281"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=408281"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=408281"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}