{"id":408711,"date":"2024-10-07T09:30:24","date_gmt":"2024-10-07T07:30:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=408711"},"modified":"2024-10-07T09:30:24","modified_gmt":"2024-10-07T07:30:24","slug":"burgosja-e-salianjit-opozita-nis-sot-mosbindjen-civile-zbardhen-skenaret-pd-kerkon-4-ore-leje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/burgosja-e-salianjit-opozita-nis-sot-mosbindjen-civile-zbardhen-skenaret-pd-kerkon-4-ore-leje\/","title":{"rendered":"Burgosja e Salianjit\/ Opozita nis sot mosbindjen civile, zbardhen skenar\u00ebt! PD k\u00ebrkon 4 or\u00eb leje"},"content":{"rendered":"<p>Opozita nis sot n\u00eb or\u00ebn 18:00 mosbindjen civile deri n\u00eb largimin e Kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga tradita e krijuar, nuk do t\u00eb ket\u00eb fjalime politike dhe marshimi do t\u00eb nis\u00eb nga godina e qeverise p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb n\u00eb disa prej rrug\u00ebve kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas drejtuesve t\u00eb PD-s\u00eb, m\u00eb 7 tetor fjal\u00ebn e kan\u00eb qytetar\u00ebt. Edhe pse demokrat\u00ebt tregohen t\u00eb rezervuar p\u00ebr skenarin e tyre, m\u00ebsohet se objektiv i protestuesve pritet t\u00eb jet\u00eb edhe Bashkia e Tiran\u00ebs, ku prej muajsh demokrat\u00ebt protestojn\u00eb para godin\u00ebs s\u00eb saj. Pik\u00ebnisja kryesore e protestuesve do t\u00eb jet\u00eb nga selia blu p\u00ebr t\u00eb marshuar m\u00eb pas drejt Kryeministris\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr do t\u2019i bashkohet tubimit nga pika t\u00eb tjera sipas organizimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga strukturat e PD n\u00eb rrethe. Pas grumbullimit para Kryeministris\u00eb, protestuesit do t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb zona t\u00eb ndryshme me q\u00ebllim bllokimin e rrug\u00ebve kryesore t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me PD-n\u00eb, n\u00eb shesh do t\u00eb jen\u00eb edhe aleat\u00ebt e saj, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka e Vangjel Dule, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi nuk do t\u00eb marrin pjes\u00eb, pasi besojn\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb strategjia m\u00eb e mir\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Protesta e 7 tetorit u caktua pas burgosjes s\u00eb ish-deputetit Ervin Salianji, por nisja e revolt\u00ebs ishte paralajm\u00ebruar m\u00eb her\u00ebt nga Partia Demokratike, e cila shprehet se me Edi Ram\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb nuk ka zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, opozita ka paralajm\u00ebruar se protestat do t\u00eb vazhdojn\u00eb deri n\u00eb largimin e liderit t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe krijimin e nj\u00eb qeverie teknike, q\u00eb ta \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb zgjedhje. N\u00eb 11 vitet e fundit, PD-ja ka provuar disa aksione radikale kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama dhe mazhoranc\u00ebs socialiste duke nisur nga \u00e7adra q\u00eb zgjati 3 muaj para Kryeministris\u00eb n\u00eb vitin 2017 deri te djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale e qindra protesta kund\u00ebr qeveris\u00eb. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse ky aksion i ri do t\u2019i sjell\u00eb apo jo opozit\u00ebs fitoren p\u00ebrball\u00eb PS dhe Edi Ram\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e ardhshme parlamentare.<\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb, strukturat e PD krahas p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme, kan\u00eb mobilizuar demokrat\u00ebt dhe p\u00ebr protest\u00ebn e Komb\u00ebtare t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, e cila do t\u00eb jet\u00eb edhe form\u00ebn e mosbindjes civile. Demokrat\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb presion mazhoranc\u00ebs p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb qeverie teknike para zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025 si dhe respektimin e Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit, q\u00eb sipas demokrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb shkelur nga mazhoranca p\u00ebr mandatin e deputetes Olta Xha\u00e7ka. Drejtuesit e PD theksojn\u00eb se pa nj\u00eb qeveri teknike nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb sigurta, duke paralajm\u00ebruar manipulimin e procesit zgjedhor rreth tet\u00eb muaj para se t\u00eb ndodh\u00eb. Edhe pse kishte disa muaj q\u00eb brenda PD kishte z\u00ebra p\u00ebr mbajtjen e protestave komb\u00ebtare antiqeveritare, aksioni i opozit\u00ebs mori form\u00eb konkrete pas d\u00ebnimit me burg t\u00eb Ervin Salinjit. Ky aksion filloi n\u00eb Kuvend, me djegien e karrigeve t\u00eb opozit\u00ebs dhe do t\u00eb vijoj\u00eb n\u00eb terren. Por, nd\u00ebrsa p\u00ebr aksionin n\u00eb Kuvend theksojn\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb i vazhduesh\u00ebm, p\u00ebr frontin tjet\u00ebr n\u00eb terren, PD ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se si do t\u00eb vijoj\u00eb pas protest\u00ebs t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>POLICIA<\/p>\n<p>Rreth 1200 efektiv\u00eb policie do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb terren p\u00ebr protest\u00ebn e thirrur nga opozita pasditen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs. M\u00ebsohet se krahas strukturave t\u00eb rendit n\u00eb Policin\u00eb e Tiran\u00ebs, n\u00eb gatishm\u00ebri do t\u00eb jen\u00eb FNSH, RENEA dhe Garda e Republik\u00ebs. K\u00ebta t\u00eb fundit do jen\u00eb t\u00eb pozicionuar n\u00eb pjes\u00ebn e brendshme t\u00eb institucioneve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, pran\u00eb Kryeministris\u00eb. Zyrtarisht, opozita ka k\u00ebrkuar leje n\u00eb polici p\u00ebr 4 or\u00eb tubim p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, protesta pritet t\u00eb shtrihet edhe n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb Tiran\u00ebs dhe koh\u00ebzgjatja \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb. P\u00ebr t\u2019i paraprir\u00eb \u00e7do skenari t\u00eb mundsh\u00ebm, uniformat blu pritet t\u00eb instalojn\u00eb kamera inteligjente n\u00eb disa prej akseve ku parashikohet t\u00eb shtrihet protesta. Gjithashtu, n\u00eb gatishm\u00ebri do t\u00eb jen\u00eb edhe autobot\u00eb me uj\u00eb. Po n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave t\u00eb nd\u00ebrmarra, policia ka programuar bllokimin e disa akseve kryesore n\u00eb kryeqytet, duke nisur nga Ministria e Brendshme deri n\u00eb sheshin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d dhe deg\u00ebzimet q\u00eb lidhen me t\u00eb. Kufizime pritet t\u00eb ket\u00eb dhe n\u00eb segmente t\u00eb tjera, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb zhvillimit t\u00eb tubimit.<\/p>\n<p>Mbar\u00ebvajtja e k\u00ebtij tubimi, cil\u00ebsohet me tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr uniformat blu t\u00eb kryeqytetit, t\u00eb cilat pasditen djeshme u mblodh\u00ebn nga drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb, Ilir Proda, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb porosit\u00eb e fundit p\u00ebr protest\u00ebn e opozit\u00ebs. Policia e Shtetit publikoi dje planin e masave, me q\u00ebllim garantimin e rendit dhe siguris\u00eb. N\u00eb njoftimin e policis\u00eb thuhet se n\u00eb or\u00ebn 18:00, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb tubimit, do t\u00eb ket\u00eb bllokim t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb automjeteve n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d nga kryq\u00ebzimi i Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme deri te sheshi \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d dhe n\u00eb rrug\u00ebt: \u201cUkraina e Lir\u00eb\u201d, \u201cPapa Gjon Pali II\u201d dhe \u201cIsmail Qemali\u201d. Duke qen\u00eb se opozita ka paralajm\u00ebruar se protesta do t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, policia b\u00ebri me dije se n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb zhvillimit t\u00eb tubimit, mund t\u00eb ket\u00eb kufizime t\u00eb qarkullimit t\u00eb automjeteve dhe n\u00eb disa akse rrugore t\u00eb kryeqytetit. Po ashtu, Policia e Shtetit apelon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tubim, q\u00eb t\u00eb distancohen nga \u00e7do akt q\u00eb cenon sigurin\u00eb publike dhe jet\u00ebn dhe \u00e7do akt dhune ndaj institucioneve shtet\u00ebrore, pron\u00ebs publike e private, ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb mediave dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Opozita nis sot n\u00eb or\u00ebn 18:00 mosbindjen civile deri n\u00eb largimin e Kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga tradita e krijuar, nuk do t\u00eb ket\u00eb fjalime politike dhe marshimi do t\u00eb nis\u00eb nga godina e qeverise p\u00ebr t\u2019u shtrir\u00eb n\u00eb disa prej rrug\u00ebve kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs. Sipas drejtuesve t\u00eb PD-s\u00eb, m\u00eb 7 tetor fjal\u00ebn e kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":408712,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-408711","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=408711"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408711\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":408714,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/408711\/revisions\/408714"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/408712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=408711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=408711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=408711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}